Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LDK e PDK në balotazh në Rahovec

Shko poshtë

LDK e PDK në balotazh në Rahovec Empty LDK e PDK në balotazh në Rahovec

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 22, 2010 12:51 am

LDK e PDK në balotazh në Rahovec


Bota Sot

LDK e PDK në balotazh në Rahovec KUTITE21111

Kandidati i LDK-së, Ibrahim Kryeziu prin me 5332 vota, përkatësisht me 27.77 për qind, ndërsa pasohet nga kandidati i PDK-së, Xhelal Canziba me 27.41 për qind të votave
LDK e PDK në balotazh në Rahovec 211110x
Derisa partitë politike kanë akuzuar njëra-tjetrën për blerje votash në garën për të parin e Rahovecit, drejtues të Komisionit Qendror Zgjedhor kanë bërë të ditur se procesi zgjedhor në përgjithësi ka kaluar mirë dhe pa probleme, ndërkohë që numri i qytetarëve që kanë dalë për të votuar është 19 mijë e 960, ose 40,51 për qind

(E plotësuar) Sipas rezultateve preliminare, pas rinumërimit të votave nga vëzhguesit e koalicionit “Demokracia në Veprim”, në balotazh shkojnë LDK dhe PDK, ndërsa kanë mbetur pa u numëruar edhe 472 vota.
Kandidati i LDK-së, Ibrahim Kryeziu prin me 5332 vota, përkatësisht me 27.77 për qind, ndërsa pasohet nga kandidati i PDK-së, Xhelal Canziba me 27.41 për qind të votave apo me 5263 vota, i treti radhitet kandidati i AAK-së, Smajl Latifi me 25.32 për qind apo 4862 vota, ndërsa i katërti radhitet kandidati i AKR-së, Rexhep Oruqi me 16.6 për qind 3104 vota, dhe e fundit radhitet kandidatja e LDD-së, Luljeta Kadiri me 3.35 për qind të votave, me 643 vota. Ndërsa, vota me kusht janë 472 vota.
* * * * * *
DV: Për shkak të rezultatit të ngushtë mes partive, rinumërohen votat
Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” (DV) ende nuk ka dalë me një rezultat lidhur me zgjedhjet për kryetar të komunës së Rahovecit, ngase zyrtarë të saj kanë pohuar se ka një rezultat shumë të ngushtë mes partive, PDK, LDK, AAK dhe AKR.
* * * * * *
PDK-ja e Rahovecit thotë se Canziba është fitues
Vetëm gjysmë ore nga mbyllja e dyerve të qendrave të votimit, drejtuesit e shtabit zgjedhor të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Rahovec, kanë thënë se kandidati i tyre Xhelal Canziba është duke i prirë garës zgjedhore për kryetar të komunës. Shefi i shtabit zgjedhor të PDK-së në Rahovec, Xhemajli Haxhimustafa ka thënë se informatat e para nga terreni tregojnë se kandidati i tyre Xhelal Canziba është fitues i garës për kryetar të komunës.
“Sipas informatave që vijnë nga vendvotimet, deri në 18:15 kanë dal në zgjedhje rreth 43 për qind të qytetarëve me të drejtë vote dhe nga numërimet e para shihet se PDK-ja dhe kandidati i saj kanë vjelë numrin më të madh të votave, dhe së paku do t’i kalojmë 6 mijë e 500 vota”, ka thënë ai. Haxhimustafa ka mohuar kritikat e disa subjekteve politike se PDK-ja ka ndikuar në procesin zgjedhor.
* * * * * * *
KQZ: Dalja në votime 40.51 për qind
Në konferencën e mbajtur për media nga Komisioni Qendror Zgjedhor në orët e mbrëmjes, kryetarja e këtij komisioni, Valdete Daka theksoi se në zgjedhjet e së dielës në komunën e Rahovecit kanë dalur rreth 41 % e votuesve. Ajo tha se janë shënuar disa parregullsi, por jo edhe incidente që kanë rrezikuar procesin zgjedhor.
Gjithashtu, dalja e votuesve në zgjedhjet e së dielës në Rahovec ishte rreth 5% më e ulët se ajo e zgjedhjeve të kaluara lokale.
“Në zgjedhjet e sotme të mbajtura në komunën e Rahovecit, kanë votuar gjithsejtë 40.51%, ose 19,960 qytetarë me të drejtë vote. Në krahasim me raundin e parë të zgjedhjeve të kaluara lokale të mbajtura në komunën e Rahovecit, kjo shifër ka qenë më e lartë për rreth 5%, gjegjësisht 45.5%”, ka theksuar kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.
* * * * * *
Rahovec: Përfunduan votimet për kryetar komune
Në ora 19:00 janë mbyllur dyert e qendrave të votimeve në komunën e Rahovecit, ku gjatë ditës qytetarët kanë votuar për të parin e komunës, ndërsa votat mund t’i hedhin vetëm edhe ata qytetarë që kanë qenë duke pritur para vendvotimeve.
Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), në ora 20:00 do të mbajë konferencë për media, për të njoftuar lidhur me ecurinë procesit zgjedhor, ku deri në ora 15.30 sipas këtij institucioni në Rahovec kanë votuar 24.49 për qind e qytetarëve me të drejtë vote, ose 12.068.
* * * * * *
“DV”: Deri në ora 16.00 kanë votuar 38.55 për qind e qytetarëve
Drejtues të Koalicionit të OJQ-ve “Demokracia në Veprim” kanë vlerësuar se deri më tani në procesin zgjedhor për të parin e komunës së Rahovecit nuk janë shënuar parregullsi të mëdha, të cilat mund të dëmtojnë procesin e votimit, ndërsa kanë kritikuar partitë se kanë akredituar numër të madh të vëzhguesve, gjë e cila sipas tyre ka qenë e panevojshme.
* * * * * *
KQZ: Deri në orën 15:30 votuan 24.49 % e votuesve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), bëri të ditur së deri në orën 15:30, në këto zgjedhje kanë marrë pjesë 12 068 votues, ose 24.49 për qind nga gjithsej 49 mijë e 272 votuesit potencialë të Rahovecit.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se nuk është raportuar për parregullsi apo incidente në vendvotime.
“Nga raportimet që janë dërguar nga menaxherët e 34 qendrave të votimit në 71 vendvotime, deri në këtë moment të raportimit nuk është raportuar për ndonjë parregullsi, apo ndonjë incident, që do të dëmtonte imazhin e këtij procesi zgjedhor”, bëri të ditur Daka.
Për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në aspektin e sigurisë është përgjegjëse Policia e Kosovës që ka të angazhuar gjithsej 200 pjesëtarë policorë, prej të cilëve 120 thuhet se janë përgjegjës vetëm për mbikëqyrjen e procesit të votimeve.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, njoftoi se deri më tani nuk është raportuar për ndonjë incident apo parregullsi.
“Sa u përket informatave dhe bashkëpunimit që kemi edhe me KQZ-në, qendrat e votimit janë hapur me kohë dhe që nga ai moment, kur edhe zyrtarët policorë janë paraqitur në qendrat e votimit, nuk kemi të regjistruar as incidentin më të vogël”, konfirmoi Kelani.
Ndërkohë, sipas rrjetit të organizatave joqeveritare që po monitoron procesin zgjedhor në komunën e Rahovecit, nuk janë shënuar parregullsi të mëdha.
Në Rahovec, pastaj fshatrat Palluzhë, Drenoc, Çifllak, Krushë, Senoc, Sopniq, Nagavc dhe Reti e Poshtme vëzhguesit e këtij rrjeti thuhet se kanë vërejtur votime familjare.
Përmes një komunikate për shtyp, “Demokracia në Veprim” njoftoi gjithashtu se “në Palluzhë është evidentuar qëndrimi i personave prapa kutive të votimit. Në po të njëjtin fshat është vërejtur një rast ku një person ka asistuar për dhjetë persona të tjerë”.
* * * * * * *
DV: Deri në ora 12:00 hodhën votën 14 për qind e votuesve
“Demokracia për Veprim” (DV), ka njoftuar se deri në ora 12:00 për zgjedhjen e kryetarit të komunës së Rahovecit kanë votuar 6980 votues, apo 14 për qind e votuesve të kësaj komune.
* * * * * * *
Rahovec: Hedhin votën 8.23 për qind e votuesve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) bëri të ditur së deri në orën 11:30 në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Rahovecit kanë marrë pjesë 8.23 për qind, nga më se 47 mijë votuesit potencialë të kësaj komune.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se nuk është raportuar për parregullsi apo incidente në vendvotime.
* * * * * * *
DV: Është ndërprerë votimi për disa minuta në Ratkoc
Driton Semanaj, nga “Demokracia për Veprim” (DV), ka thënë se të gjitha vendvotimet për zgjedhjen e kryetarit të komunës së Rahovecit janë hapur me kohë, kurse i vetmi problem që është identifikuar, ka qenë në fshatin Ratkoc të kësaj komune, ku është ndërpre votimi nga ora 07:20 deri në ora 08:20, pas një mosmarrëveshje mes komisionerve të partive dhe vëzhguesve.
* * * * * * *
KQZ: Të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë në Rahovec
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve KQZ) në konferencën e parë të mbajtur të dielën, ka njoftuar se të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë në Rahovec, në zgjedhjet e jashtëzakonshme që po mbahen për të parin e kësaj komune.
* * * * * * *
Kryetari i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Rahovec, Burim Lezi ka njoftuar se me kohë janë hapur të gjitha qendrat e votimit për zgjedhjen e kryetarit të komunës së Rahovecit.
Në orën 07:00 në Rahovec kanë filluar votimet për kryetar të kësaj komune. Për këtë post sot garojnë kandidatët e pesë partive politike: Xhelal Canziba (PDK), Ibrahim Kryeziu (LDK), Smajl Latifi (AAK), Rexhep Oruçi (AKR) dhe Luljeta Kadiri (LDD).
Edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se janë kryer të gjitha përgatitjet e duhura për mbajtjen e zgjedhjeve në Rahovec.
Të drejtë vote në këtë komunë kanë 49.272 qytetarë dhe për ta do të jenë në dispozicion 34 qendra votimi dhe 71 vendvotime. Për herë të parë të drejtë vote në këtë komunë kanë edhe afro 1200 zgjedhës të rinj.
Në fshatin Hoçë e Madhe mendohet se në zgjedhje do të dalin edhe serbët lokalë, ndërsa, sipas KKZ-së, nga një qendër e votimit do të jetë e hapur për komunitetin serb dhe për atë rom, ashkali dhe egjiptian.
Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” (DV), do të jetë pjesë e monitorimit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Komunën e Rahovecit. Gjatë procesit të monitorimit nga “Demokracia në Veprim” do të jenë të angazhuar 71 monitorues në të gjitha vendvotimet si dhe do të ketë edhe disa ekipe monitoruese mobile.
“Demokracia në Veprim” gjatë ditës së sotme do të ketë një qendër në qytetin e Rahovecit ku përmes konferencave dhe komunikatave do të njoftojë opinionin e gjerë për tërë rrjedhën e procesit zgjedhor, gjerë në kumtimin e rezultateve preliminare.
Ndërsa policia e Kosovës ka njoftuar se për këtë proces zgjedhor, ka angazhuar 120 zyrtar policor.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

LDK e PDK në balotazh në Rahovec Empty Re: LDK e PDK në balotazh në Rahovec

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 22, 2010 2:02 am

KQZ: LDK 28.3 për qind, PDK 26.9 për qind

(E plotësuar) Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, të shpallur nga kryetarja e saj Valdete Daka, në orën 23.25 minuta, del se në balotazh shkojnë LDK dhe PDK, ndërsa kanë mbetur pa u numëruar edhe 408 vota me kusht.
Kandidati i LDK-së Ibrahim Kryeziu prin me 5211vota, përkatësisht me 28.3 për qind, ndërsa pasohet nga kandidati i PDK-së Xhelal Canziba me 26.9 për qind të votave apo me 4952 vota, i treti radhitet kandidati i AAK-së, Smajl Latifi me 25.8 për qind apo 4740 vota, ndërsa i katërti radhitet kandidati i AKR-së, Rexhep Oruqi me 3021 vota, përkatësisht me 16.4 për qind dhe e fundit kandidatja e LDD-së Luljeta Kadiri me vetëm 2.6 për qind, përkatësisht me 473 vota.
* * * * * *
Kandidati i AAK-së Smajl Latifi thotë se sipas të dhënave të shtabit zgjedhor të kësaj partie, konteston të dhënat e ojq-së koalicionit “Demokracia në veprim”, duke pretenduar se ai është në garë për balotazh me kandidatin e LDK-së, pasi ka mbi 5200 vota, përkatësisht ka marrë 29 vota më shumë se kandidati i PDK-së. Por, ai ka bërë thirrje që të mos ketë manipulim të votave me kusht.
* * * * * *
Sipas rezultateve preliminare, pas rinumërimit të votave nga vëzhguesit e koalicionit “Demokracia në Veprim”, në balotazh shkojnë LDK dhe PDK, ndërsa kanë mbetur pa u numëruar edhe 472 vota.
Kandidati i LDK-së, Ibrahim Kryeziu prin me 5332 vota, përkatësisht me 27.77 për qind, ndërsa pasohet nga kandidati i PDK-së, Xhelal Canziba me 27.41 për qind të votave apo me 5263 vota, i treti radhitet kandidati i AAK-së, Smajl Latifi me 25.32 për qind apo 4862 vota, ndërsa i katërti radhitet kandidati i AKR-së, Rexhep Oruqi me 16.6 për qind 3104 vota, dhe e fundit radhitet kandidatja e LDD-së, Luljeta Kadiri me 3.35 për qind të votave, me 643 vota. Ndërsa, vota me kusht janë 472 vota.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi