Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FRONTI DEMOKRATIK I BASHKIMIT KOMBËTAR – FDBK:Ftesë!

Shko poshtë

FRONTI DEMOKRATIK I BASHKIMIT KOMBËTAR – FDBK:Ftesë! Empty FRONTI DEMOKRATIK I BASHKIMIT KOMBËTAR – FDBK:Ftesë!

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 24, 2010 7:01 pm

FRONTI DEMOKRATIK I BASHKIMIT KOMBËTAR – FDBK:Ftesë! 49544_1506285068_7400632_n
FRONTI DEMOKRATIK I BASHKIMIT KOMBËTAR – FDBK:
(Sigla e FDBK-së)


NJË KOMB – NJË FLAMUR – NJË SHTET !

F T E S Ë
ME RASTIN E MANIFESTIMIT TË FESTËS SË FLAMURIT KOMBËTAR SHQIPTAR

Zotit, Zonjes ..........................

......................

Jeni i (e) ftuar që të merrni pjesë në manifestimin tonë, me rastin e ftesës së 28 NËNTORIT, ditës së Flamurit Kombëtar, të organizuar nga Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar (FDBK), duke filluar nga ora 12.00, para Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë, me moton: NJË KOMB – NJË FLAMUR – NJË SHTET !
PROGRAMI I MANIFESTIMIT:
Ora 12.00 - Hymni i Flamurit;
- Hapja e manifestimit nga Zoti Hysni ELSHANI....;
- Përshendetje nga FDBK në Republikën e Kosovës;
- POEZI PËR FLAMURIN;
- Përshendetje nga FDBK në Republikën e Shqipërisë;
- KËNGË KUSHTUAR FLAMURIT;
- Përshendetje nga FDBK në Diasporë;

- RECITIM I NJË POEZIE...;
- Përshendetje në emër të: Krahinës së Kosovës Lindore (Preshevë – Medvegje – Bujanocit), të Krahinës së Toplicës, të Krahinës së Sanxhakut, të Krahinës së Malësisë së Madhe (Ulqin, Tivar, Tuz, Plavë dhe Guci), të Shqipërisë Lindore (ILIRIDA) dhe të ÇAMËRISË, si dhe nga figurat eminente të Kombit Shqiptar, pjesëmarrës në këtë manifestim.
- Pas marshimit nga Biblioteka Kombëtare, për të vendosur kurora me lule te lapidarë e Heronjve dhe dëshmorëve të Kombit Shqiptar: të Heroit të Kombit Zahir PAJAZITI, Mon BALAJ dhe Arben Xheladini, te Nëna Terezë dhe te Heroi ynë Kombëtar, GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU, manifestimi i FDBK-së do të shpallet i përfunduar, me sukses të plotë, në ora 13.30 , te TEATRI KOMBËTAR në Prishtinë të Republikës së Kosovës.

PËR KRYESINË QENDRORE TË FDBK:
1. Kryetari i FDBK,
Mr. Gafurr ADILI (d.v.)
2. Sekretari i Përgjithshëm i FDBK,
Sulejman ABAZI (d.v.)
3. Kryetari i Bashkësive të degëve të FDBK në R. e Kosovës,
Hysni ELSHANI (d.v.)


Tiranë – Prishtinë, 22 Nëntor 2010
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi