Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Poezi nga Shaip Beqiri(Sofra poetike)

Shko poshtë

Poezi nga Shaip Beqiri(Sofra poetike) Empty Poezi nga Shaip Beqiri(Sofra poetike)

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 28, 2010 3:25 pm

Poezi nga Shaip Beqiri(Sofra poetike) 149634_167964846570726_100000716346990_386538_2843215_n

Poezi nga Shaip Beqiri(Sofra poetike)

DIPTIK PËR MIQTË E MI

QATRA

Mësuesit tim, Kadri Kadriut

Qe e mërkurë tepër e verbër
Sa të shkonte pa sytë e tu të kaltër
Andej nga rëndonte dhembja ime thellë

Do të vijë përsëri krejt e thinjur
Duke i trembur fluturat e natës

Ajo nuk e di se mësuesët nuk harrohen
E poetët sall të vdekur e jetojnë
Pjesën e gjallë të kohës së vet

Desha me të mbuluar me një copë qiell
Të kthjelltë të fjalës sate të pathënë
E po ta hedh një grusht dhe të përlotur
Të tokës që e deshe si nënë të dyfishtë

Ti e dije se jeta s’është libër i hapur
Ku mund të gjesh të vetmen udhë në pyll
Të arrish para vetes atje ku terri të hyll

Thoshe se ajo është si vjershat tona
Që na i zbardhin tëmthët e s`ikin tevona

Po ishte e mërkurë tepër e shurdhër
Që të shkonte sall me fëshfërimën e erës
E të mos i gjunjëzohej fjalës sate të mbramë

Besianë, 9 dhjetor 1981

JAKIA

Shokut tim, Xhemail Mustafës

Unë endem në dhe të huaj
Derisa hija jote ngrin
Mes tempujsh xëc
Në pikë të ditës
Në prag të shtëpisë

Vdekja nuk ec më tej
Është shndërruar në torzo
Me hijen e rruzullit tënd
Rrokulliset fushave të natës
Deri te syri i ngulur në një pikë

As agimi s'del prej atij zhgualli
Me na zgjuar të mërrudhur
Rrëzë statujave pa trup
Varur gërshetëve të ujvarës
Që rrëkëllehet me furi

Çdo gjë jotja u bë akull
Dhe gjaku një perde e rëndë
Lëshuar përgjithnjë në grykën
Nëpër të cilën s’hyn më drita
As pikëllimi kurrë nuk ik

Bern, 23 nëntor 2000

__________
Poezite nuk jan publikuar ashtu si i ka radhitur autori, sepse kjo ishte e pamundur te behej ne kete faqe
H.M.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi