Xhafer Leci: Bisedë me Shaban Bobaj, atdhetar i dëshmuar
Faqja 1 e 1
Xhafer Leci: Bisedë me Shaban Bobaj, atdhetar i dëshmuar
Nga e majta: Shaban Bobaj duke i treguar Xhafer Lecit një listë kërcënuese për likuidime fizike kundër shqiptarëve |
Bisedë me Shaban Bobaj, atdhetar i dëshmuar
Bisedoi: Xhafer Leci
Bota sot: Si e keni marrë dhe nga ku u ka ardhë kjo listë kërcënuese?
Sh.Bobaj: Dikush nga njerëzit e UDB-ës e ka varur në derë të shtëpisë tonë në Korishë.Bota sot: Dihet se UDB-a në shumë forma ka provuar t`i frikësojë liridashësit shqiptarë. Për aktivitetet tuaja këtu në Gjermani unë di mjaft, pasi kemi qenë edhe bashkëveprimtarë të shumë aksioneve dhe proceseve të zhvilluara për shumë vite me radhë. Ju jeni një familje me tradita kombëtare, e cila ka vuajtur shumë nga okupatori serb. Për fillim dëshiroj të mësoj diçka më shumë nga e kaluara e familjes tuaj
Sh. Bobaj: Po si të gjitha familjet shqiptare me vuajtje, skamje nën okupim etj. Sidomos fshati ynë Kabashi gjithmonë ka qenë në shënjestër të okupatorit serb. Më 1913 në Manastirin e Shën Markut nga forcat serbo-çetnike janë masakruar 99 burra të Kabashit, njëri ndër ta edhe vëllai i gjyshit tim Zeqiri. Gjyshi im Selman, Abaz Bobaj nuk ka besuar dhe nuk ka pranuar të shkojë në Manastirin në fjalë, si edhe disa shokë të gjyshit tim, Selmanit po ashtu nuk i janë përgjigjur ftesës serbe për pjesëmarrje në Manastir, pra ata të gjithë kanë pasur fatin t´i shpëtojnë asaj masakre. Më 1915 një numër bukur i madh ushtarësh serbë, flitet për qindra, nuk e di numrin e saktë, por dihet se pas një beteje në Grykën e Lumës, ja kishin mësyrë edhe njëherë Kabashit për të bërë përsëri masakra të tjera. Kësaj radhe kabashasit kishin përgatitur terrenin më mirë, kuptohet, për t`u mbrojtur të prirë nga Isuf Uka, rrethojnë ushtarët serbë dhe i asgjësojnë të gjithë aq sa kanë qenë.Për disa vite u mbajt fshehtë ekzekutimi i ushtarëve serbë. Pas zbulimit dhe gjetjes të eshtrave të ushtarëve, pushteti serb fillon ndjekjet, arrestimet, persekutimet..
Më 1924 për zhdukjen fizike të ushtarëve serbë, në Gjykatën e Qarkut në Prizren, 20 burra janë dënuar me nga 20 vjet burg të rëndë, në mungesë janë dënuar edhe 14 të tjerë, po ashtu me nga 20 vite burg, ndër ata kanë qenë edhe gjyshi im Selmani me të vëllain Beqirin. Në janar të vitit 1924 Selmani dhe Beqiri e shumë kabashas kalojnë kufirin dhe strehohen në Shqipëri, po atë natë ka lindur baba im Destani, i vetmi djalë - tregon Shabani. Më 1927 tërë familja jonë strehohet në Shqipëri dhe atje qendron deri në vitin 1941. Gjatë LDB-re, 1941-1945 Kosova dhe vise tjera shqiptare bashkohen me Shqipërinë. Familja ime me këtë rast janë kthyer në vendlindje - Kabash më 1941 - tregon Shabani. Pas kthimit në Kosovë gjatë LDB-re dikush nga çetat partizane ia dërgon ftesën babës tim, Destanit, për t`u bërë ushtar në radhët e komunistëve, por babai im nuk i përgjigjet ftesës. Babai im, Destani, një kohë kalon në mal, bashkë me Isa Rexhep Kabashin etj. Pas një kohe kapet nga organet e pushtetit dhe burgoset në burgun e Prizrenit.
Pavarësisht rreziqeve të mëdha shtëpia e familjes të Selman Bobajt ka qenë jatak për të gjithë ata që kanë kërkuar konak.
Si p.sh. Kryetari i Lidhjes së Dytë të Prizrenit, Musa Shehzade, në pranverën e 1945-ës deri nga fundi i vjeshtës, nja 8 muaj ka qenë i strehuar në shtëpinë tonë. Baba im Destani dhe kushëriri i parë i babës,Tahiri, gjatë gjithë kësaj kohe i kanë bërë roje gjatë natës, gjithashtu baba ka bërë edhe bartjen e letrave që Musa Shehzade i këmbente me djalin e tij në Prizren. Pas 8 muajsh të qendrimit në shtëpinë tonë, Musa Shehzadës i jipet një "garance" nga një i afërm i tij në Prizren. Musa Shehzade kërkon për t`u rikthyer në Prizren te lagjja Kurill, kështuqë kundër vullnetit të gjyshit tim, Selmanit, niset nëpër male, duke arritur në cakun për takim, Musa Shehzade, në ate kohë ka qenë burrë i moshuar 76 vjeçar shëndetëig, pasi e gjenë dhe takohet me personin që vetë ka kërkuar…
Pas një jave merret vesh se Musa Shehzade ishte kap dhe ekzekutuar.
Gjyshi im, Selman Abaz Bobaj, pas shumë vuajtjeve, më 1965 vdes në fshatin tonë Kabash. Baba im, Destani, i cili ende jeton, me shumë shokë ka qenë përkrahës i NDSH-së. Për shumë nga këto ngjarje që unë përmenda në pika shumë të shkurtra, në vitet 1980-ta kanë pasë shkruar gazetat e Beogradit, ndërsa „Bota sot“ ka shkruar në fillim të vitit 2000.
Bota sot: Z. Bobaj: Na flisni pak për demonstratat e vitit 1981, pjesëmarrës i të cilave keni qenë edhe Ju.
Sh. Bobaj: Për shkak të organizimit, pjesëmarrjes dhe përkrahjes të demonstratave të vitit 1981, vëllait tim Muharremit, me 1981 sigurimi sekret i UDB-ës i sekuestrojnë dokumentet e udhëtimit, duke ushtruar edhe dhunë ndaj tij, kurse mua më është ndërprerë rruga për Kosovë deri në çlirimin e saj më 1999. Më 11 janar 1985, bastiset shtëpia jonë, me këtë rast burgosën dhe dënohen vëllezërit e mi: Abdullahu dënohet me 1 vit burg, kurse Muharremi me 3 vite burg. Vëllezërit e mi edhe pas daljes nga burgu nuk i kanë ndërprerë aktivitetet, për këtë edhe është bastisë 3 herë shtëpia jonë. Djali im i madh Iseni për shkak të pjesëmarrjes në protestat e 26 marsit te vitit 1989, si maturant në Gjimnazin e Prizrenit, keqtrajtohet dhe dënohet me dy muaj burg dhe përjashtohet nga shkolla. Për këtë Ai u detyrua ta merr rrugën e mërgimit. Vëllai im Muharremi,- vazhdon Shabani, më 1990-të ka qenë shumë aktiv si në pjesëmarrjen e themelimit të LDK-së, në këshillat e Vetëmbrojtjes etj. Muharremi ka qenë pjesëmarrës edhe në ushtrimet e para ushtarake në Shqipëri më 1991, bashkë me grupet e para të Sali Çekajt, Adem Jasharit e Zahir Pajaziti dhe me grupin e parë të armatosur ka hyrë në Kosovë.
LDK-ja ka qenë organizatore e të gjitha aktiviteteve në perëndim
Bota sot: Z.Bobaj, kush kanë qenë shokët tuaj më të afërm në demonstratat të vitit 1981?
Sh.Bobaj: Remzi Ademi ( tash Hero i Kosovës), Mejdi Rexhaj, Hafiz Gagica etj.
Këta kanë qenë shokë të afërm me Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën.
Këta kanë qenë shokë të afërm me Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën.
Bota sot: Ju keni qenë njëri ndër themeluesit e Degës të LDK-së në Gjermani?
Sh.Bobaj: Po prej ditës të parë nuk jam nda asnjëherë nga z. Hafiz Gagica, si për formimin e Degës të LDK-së në Gjermani. Fillimisht organizuam mërgimtarët, krijuam strukturën e organizimit të LDK-së, filluam lidhjet e para institucionale dhe legale mes Kosovës dhe bashkatdhetarëve tanë në mërgim, filluam t´i vëmë kontaktet e para në mes institucioneve legale të Kosovës, të zgjedhura me votën e lirë të popullit tonë me disa vende këtu në Perëndim. Neve me të drejt u besonim shumë njerëzve të zgjedhur nga populli si: dr.Ibrahim Rugova, akademikëve Fehmi Agani, Mark Krasniqi, Nexhat Daci etj.
Z. H.Gagica, me shokë si Marjan Tunaj, Donika Gërvalla, Idriz Zeqiraj dhe shumë të tjerë, kemi krijuar fondet e para legale institucionale shtetërore, duke i paraprirë me ato humanitare, plotësisht transparente, të cilat kanë ndihmuar të gjitha segmentet e jetës në Kosovë. Unë kam qenë njëri nga nënshkruesit e Themelimit-Regjistrimit të Fondit të Republikës të Kosovës për pagesën e 3%- shit nga mërgimtarët.
Me rastin e Shpalljes-Rishpalljes së Pavarësisë së Kosovës me 17.02.2008, unë bashkë me z.Hafiz Gagica udhëtuam-fluturuam për Prishtinë me 16.02.2008, atje u takuam me atdhetarin Sabri Novosella, tek i cili bujtëm një natë dhe të nesërmen bashkërisht me Sabriun morëm pjesë në ceremoninë e Shpalljes së Pavarësisë.
LDK-ja në perëndim ka qenë organizatorja kryesore në koordinim me kreun politik të Kosovës e organizimit të grupeve te para të armatosura në Kosovë. Koordinator i autorizuar i këtyre grupeve ka qenë heroi Sali Çekaj , i cili tani është bërë simbol i Luftës të Kosharës, si një bastion luftarak që legjitimoi luftën për çlirim kundër okupatorit afro një shekullor serbosllav.
Z. Bobaj, fashti i juaj Kabash-Korishë edhe në luftën e fundit 1998-1999 ka qenë shumë aktiv?
Bobaj: Po, neve si fshat, përveç ndihmave materiale të dhëna nga qeveria e dr.Bujar Bukoshit në ekzil, jemi vetorganizuar, kemi themeluar Fondin për Luftën dhe kemi grumbulluar disa qindra mija Marka Gjermane dhe Franga zvicërane. Këto mjete materiale, bashkë me një telefon satelitorë, ia kemi dhënë Brigadës të Kabashit 125/2, komandant Lulzim Kabashit. Në atë kohë nënkryetar i Nëndegës të LDK-së në fshatin tonë ka qenë vëllai im Avdullahu, njëkohësisht edhe anëtar i Shtabit të Kabashit.
Kush ka qenë shef i shtabit të përgjithshëm për rajonin tuaj?
Bobaj: Shef ka qenë ne fillim Remzi Ademi, Komandant Petriti, pas rënies heroike të komandant Petritit me 15. 08. 1998, komandant ka qenë ushtaraku Ekrem Rexha-Komandant Drini.
A ka marrë pjesë ndokush nga familja e juaj në luftën e fundit?
Bobaj: Po, djali im i tretë Lumniu, nga Gjermania më 1999 ka udhëtuar për Kosovë dhe ka marë pjesë aktive në luftë në zonën e Pashtrikut.
Bobaj: Po, djali im i tretë Lumniu, nga Gjermania më 1999 ka udhëtuar për Kosovë dhe ka marë pjesë aktive në luftë në zonën e Pashtrikut.
Z. Bobaj, po ndërrojmë temë. Ju ka pyetur ndonjëherë ndokush nga funksionarë e diplomatë të LDK-së për arhiven, punën, raportet e Nëndegës të LDK-së për Baden Wüttemberg... kryetarë i të cilës Ju keni qenë mbi një dekadë?
Bobaj: Jo asnjëherë nuk më ka pyetur kush për asgjë!
Ju keni kaq shumë material nga puna dhe veprimtaria e Juaj sa që nuk mund të përfshihen në asnjë libër sado që mund të jetë voluminoz
Bobaj: Dikur kanë qenë mbi 365 aktive të LDK-së në tërë territorin e Gjermanisë. Vetëm Nëndega jonë këtu në B.W. ka pasur 74 aktiva, me një anëtarësi prej mbi 7000 vetash. Për të gjitha këto 74 aktiva i ruaj të gjitha raportet që kam marrë, si ato financiare të anëtarësisë obligative, si për aksionin me 1991 me moton për “Vetëmbrojtje”, aksioni më 1998-të “Gjithçka për "Pavarësinë e Kosovës”, të 3%- shit etj. Nga këto aktivitete që përmenda janë grumbulluar me qindra miliona DM.
Natyrisht që këto aktivitete i kemi bërë bashkërisht të gjithë neve veprimtarët, po përmendi vetëm 3 anëtarë të kryesisë së ngushtë të Nëndegës së LDK-së për Baden-Württemberg Dan Gashi, Raze Rexhepi dhe Mejdi Laçaj. Po më duket se po bëhet një listë tepër e gjatë nëse i përmendi të gjithë anëtarët e kryesisë, dihen emrat e tyre janë në procese.nuk i kam harrue dhe nuk do i harroj për jetë e mot.
Bobaj: Dikur kanë qenë mbi 365 aktive të LDK-së në tërë territorin e Gjermanisë. Vetëm Nëndega jonë këtu në B.W. ka pasur 74 aktiva, me një anëtarësi prej mbi 7000 vetash. Për të gjitha këto 74 aktiva i ruaj të gjitha raportet që kam marrë, si ato financiare të anëtarësisë obligative, si për aksionin me 1991 me moton për “Vetëmbrojtje”, aksioni më 1998-të “Gjithçka për "Pavarësinë e Kosovës”, të 3%- shit etj. Nga këto aktivitete që përmenda janë grumbulluar me qindra miliona DM.
Natyrisht që këto aktivitete i kemi bërë bashkërisht të gjithë neve veprimtarët, po përmendi vetëm 3 anëtarë të kryesisë së ngushtë të Nëndegës së LDK-së për Baden-Württemberg Dan Gashi, Raze Rexhepi dhe Mejdi Laçaj. Po më duket se po bëhet një listë tepër e gjatë nëse i përmendi të gjithë anëtarët e kryesisë, dihen emrat e tyre janë në procese.nuk i kam harrue dhe nuk do i harroj për jetë e mot.
Kur jemi tek kjo temë vlen ta përmendi edhe ish të burgosurin politik Tefik Tamadani-Qarri cili gjithashtu ka dhënë një kontribut të çmuar në komisionet e 3% isht. Tefiku me 1985 në Prizeren ka bashkëvuajtur një kohë burgun me dy vëllezërit e mi Avdullahun dhe Muharremin. Qeveria e atëhershme në ekzil e Bujar Bukoshit, besoj se i posedon të gjitha këto raporte në arhiven e saj.
Z.Bobaj, Cila është porosia e juaj për opininon?
Bobaj: Bashkimi i të gjithë shqiptarëve nevojë e patjetërsueshme.
Botoi “Bota sot” në dy vazhdime dt. 21-22.11.2010
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Xhafer Leci:MBRËMJE LETRARE
» Xhafer Leci: Dr. Rugova e shpëtoi UÇK-në
» Xhafer Leci:Dosjet e falsifikuar nga UDB-a
» Polemika, analiza, komente dhe shkrime tjera nga Xhafer Leci
» Xhafer Leci: Telegram ngushëllimi
» Xhafer Leci: Dr. Rugova e shpëtoi UÇK-në
» Xhafer Leci:Dosjet e falsifikuar nga UDB-a
» Polemika, analiza, komente dhe shkrime tjera nga Xhafer Leci
» Xhafer Leci: Telegram ngushëllimi
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi