Nisin fushatën dhe premtimet
Nisin fushatën dhe premtimet
Nisin fushatën dhe premtimet
Billbordet për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë
Me prezantimin e kandidatëve për deputetë dhe programit të tyre, partitë politike në Kosovë nisën fushatën për zgjedhjet e 12 dhjetorit.
Partitë politike garuese në zgjedhjet e 12 dhjetorit kanë nisur të mërkurën fushatën zgjedhore.
E para me fushatën, qysh në mesnatë, ka nisur Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lista Rugova. Nënkryetari i parë i AAK-së, Blerim Shala, ka thënë se në demokraci nuk mund të ketë kompromis në mes të mirës dhe të keqes.
Shala ka thënë se Kosova duhet t’i çrrënjosë krimin, korrupsionin dhe keq-qeverisjen, duke premtuar se qeveria nën drejtimin e AAK-së dhe të nominuarit të saj për kryeministër, Ramush Haradinajt, është e gatshme që ta bëjë një gjë të tillë.
“Juve, qytetarëve të Kosovës, duhet t’u kthehet shpresa që do të jetoni prej djersës suaj, që do të jeni qytetarë krenarë të një shteti, për të cilin aq shumë sakrifikuat. E dimë se çka prisni prej nesh, e dimë se çfarë mund t’ju ofrojmë. Zotohemi se do të punojmë ndershëm për ju, për Kosovën”, ka thënë Shala.
Partia Demokratike e Kosovës ka hapur fushatën e saj në Gjilan. Kryetari i saj, Hashim Thaçi, i nominuar edhe për një mandat për kryeministër, ka thënë se fitorja e PDK-së, do të thotë integrim i Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në NATO.
“Tani e kërkoj votën tuaj për mandatin e integrimit të Republikës së Kosovës në NATO dhe Bashkim Evropian. Jam i bindur se bashkërisht do t’ia arrijmë dhe se liberalizimin e vizave do ta bëjmë brenda 15 muajve nga janari i vitit të ardhshëm”, ka theksuar Thaçi.
Ndërkohë, në hapjen e fushatës, Lidhja Demokratike e Kosovës ka premtuar një qeveri të përgjegjshme, të pakorruptuar dhe në shërbim të qytetarit.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka premtuar shkurtesa në administratë, më pak ministri dhe kursime buxhetore, si dhe reforma në drejtësi, shëndetësi e arsim.
Mustafa ka thënë se qytetarëve nuk u duhen premtime për rritje pagash, por u duhen reforma ekonomike për përmirësimin e standardit të jetesës.
“Ne do të bëjmë çdo gjë që ky shtet të ndërtohet mbarë, që kjo Kosovë të qeveriset mbarë, që Kosova të bëjë emër të mirë në arenën ndërkombëtare, që ne do të bëjmë një qeveri të re, nj qeveri të ndershme, një qeveri punëtore e cila do të japë shembull të qeverisjes jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon e në Evropë”, është shprehur Mustafa.
Lëvizja Vetëvendosje, ndërkaq kishte zgjedhur Mitrovicën për fillimin e fushatës. Kjo Lëvizje ka paralajmëruar se përveç që do t’i përjashtojë nga puna të gjithë zyrtarët e korruptuar, atyre edhe do t’ua konfiskojë pasurinë.
Si një subjekt politik që angazhohet për bashkimin e shqiptarëve, Vetëvendosje konsideron se bashkimi duhet të fillojë nga unifikimi i qytetit të Mitrovicës. Lideri i saj, Albin Kurti, ka kritikuar të gjitha qeveritë e deritashme për keqqeverisje.
“Sovraniteti i Kosovës nënkupton kontrollin e pasurive natyrore, kontrollin e kapaciteteve zhvillimore, nënkupton vendimmarrje politike sovrane pa dirigjime nga jashtë prej atyre që nuk i kanë votat e popullit”, ka nënvizuar Kurti.
Fushatën e ka hapur edhe Aleanca Kosova e Re. E nominuara për kryeministre nga kjo parti politike, Mimoza Kusari - Lila ka premtuar luftimin e korrupsionit, si dhe rritje ekonomike dhe vende të reja të punës.
“Rritje ekonomike me 7 për qind në vit dhe rreth 30 mijë vende të punës çdo vit të qeverisjes. Ngritjen e standardit të arsimit, ngritje në nivel të shërbimeve shëndetësore, në mënyrë që të mos e kërkojmë gjithmonë ilaçin jashtë Kosovës. Të zbatohet përkujdesja sociale dhe sigurimi i mirëqenies për të gjitha kategoritë e harruara në Kosovë”, ka thënë Kusari - Lila.
Me një ekspozitë me pamje nga jeta sociale në Kosovë, në qendër të Prishtinës fushatën e ka hapur Fryma e Re. Kryetari i saj, Shpend Ahmeti ka se gjendja e rëndë sociale në vend është rezultat i qeverisjes aktuale.
“Kjo qeverisje e ka sjellë Kosovën në gjendjen më të mjerueshme dhe ky nuk është shteti, për të cilin gjenerata të tëra kanë sakrifikuar. Koncepti i Frymës së Re është që ta ndryshojë këtë gjendje, që ta ndërtojmë Kosovën, të cilën të gjithë e kemi. E, ku ta fillojmë fushatën më mirë sesa para simbolit të pavarësisë NEWBORN-it?!”, ka theksuar Ahmeti.
Në mënyrë simbolike, Lidhja Demokratike e Dardanisë ka filluar fushatën në vendlindjen e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, në Cercë të Istogut.
Kryetari i LDD-së, Nexhat Daci ka kërkuar nga votuesit që më 12 dhjetor të votojnë LDD-në, në mënyrë që t’i jepet fund, sipas tij, korrupsionit dhe keqqeverisjes.
Fushatën e saj e ka hapur edhe Partia Socialdemokrate e Agim Çekut, e cila garon në kuadër të listës së Aleancës Kosova e Re. Me këtë rast, Çeku ka prezantuar kryesisht aspektet e orientimit programor të socialdemokratëve.
“Ne kemi formuluar programin tonë në pesë shtylla kryesore: shtylla e parë është fuqizimi i shtetit të Kosovës, integrimi i pjesës veriore në sistemin kushtetues e juridik të Kosovës dhe ndërtimi i identitetit shtetëror të Kosovës”, ka shpalosur programin e tij Çeku.
Me homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova, fushatën e ka nisur edhe Lista Krahu i Popullit, që drejtohet nga Radomir Dimiq. Ai ka thënë se Lista që drejton është shumetnike dhe se ka zgjedhur që fillimisht t’i bëhen nderime presidentit historik të Kosovës.
“Jam për të bërë një homazh presidentit historik, zotëri Ibrahim Rugova i cili me të drejtë mund të quhet Mandela i Kosovës, sepse ka dhënë kontribut të madh për ruajtjen e paqes”, është shprehur Dimiq.
Ndryshe, për garën zgjedhore të 12 dhjetorit janë certifikuar 29 subjekte politike, nga të cilat 7 i përkasin shumicës shqiptare, 8 janë nga radhët e komunitetit serb, 4 janë subjekte boshnjake, 2 turke dhe 8 subjekte nga pakicat e tjera.(rel)

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Çdo gjë që ka të bëj me zgjedhjet lokale në Kosovë
» Gjermania ia kujton Mustafës premtimet e fushatës, pret veprime nga ai
» PDK me shkeljet më të mëdha në fushatën për Ferizajn
» LDK: Thaçi filloi fushatën
» Fushata parazgjedhore:Mimoza Kusari hapi zyrtarisht fushtatën zgjedhore

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi