Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Viktoria Xhako (Zhorzh Sand): PA FJALE DASHURIE

Shko poshtë

Viktoria Xhako (Zhorzh Sand): PA FJALE DASHURIE Empty Viktoria Xhako (Zhorzh Sand): PA FJALE DASHURIE

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 11, 2011 2:49 pm


Viktoria Xhako (Zhorzh Sand): PA FJALE DASHURIE 49936_100000525636701_3370861_n


Viktoria Xhako (Zhorzh Sand): PA FJALE DASHURIE

Nuk ish e çmendur ajo, as profeteshë.
Vetminë gëlltiste nën rreze të thyer.
Në bregun e ëndrrës luante me valën.
Asaj i fliste fjalë zemre gërryer.

Sytë ditën lante në të bardhën shkumë.
Supesh hidhte kaltërsinë e qiellit.
Ballin e pastër e freskonte me yjtë.
Paqësisht puthej me rrezen e diellit.

Plot gjuhë mësoi pa laps e pa letër.
Klithjen e sirenave, detit të qetë.
Gjuhën e zogjve cicërimë ëmbël.
Hënës i fliste me gjuhë të zbehtë.

Tabelën kërkoi që të gdhendte fjalët,
Valën lozonjare e preku pa ndrojtje.
Thellësive erdhi e fuqishmja dallgë,
Në gji e mori dashuri vdekja e bardhë.

Të padukshmet fije ia lidhi shpirtit,
Zemrën ia mbërtheu ëmbël, tinëzisht,
Me litar e lidhi rrymash të nënujshme,
Vallevdekjen mësoi të hidhte marrëzisht.

Si foshnje e përkundi në të bardhin gjoks,
Qeshjen makabre e përplasi brigjeve,
Torturueshëm ëmbël e tërheq sërish,
Drejt së pavdekshmes ëndërr,thellësive.

Pa fjalë dashurie, se dallga nuk flet,
Madhështia e saj e tërheq drejt fundit.
Dhe ajo, e lumtur, zhytet qetësisht,
Gjersa qepallat t`i mbyllë vdekjegjumi.

VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)
E martë 11 janar 2011 ora 00:15
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi