Ajet NUro:Në Montreal u festua 98 vjetori i shpalljes së Pavarësisë
Faqja 1 e 1
Ajet NUro:Në Montreal u festua 98 vjetori i shpalljes së Pavarësisë
Në Montreal u festua 98 vjetori i shpalljes së Pavarësisë
Nga Ajet Nuro
Është bërë traditë tashmë festimi i festës së flamurit nga shqiptarët e Montrealit. Edhe këtë vit nuk pati përjashtim nga rregulli. E veçanta ishte organizimi i disa festave. Unë isha i pranishëm në dy prej tyre dhe po u përcjell përshtypjet prej tyre.
Më 27 nëntor një grup shqiptarësh e festuan festën e flamurit në restorantin “Les nuits du Beyrouth”, restorant libanez. Mbrëmja ishte tejet familjare dhe binte në sy një numër i madh kanadezësh me origjina të ndryshme kombëtare, miq të shqiptarëve të pranishëm, të mbledhur për t'i nderuar këtë ditë të shënuar.
Hapja e mbrëmjes u bë me himnin e flamurit i cili u projektua ne anën e një video. Një fjalim i shkurtër dhe një video mbi Shqipërinë në anglisht kompletuan hapjen e mbrëmjes festive. Muzika shqiptare (që nxehu atmosferën me pak vonesë për shkak të një difekti teknik) i dha atmosferë mbrëmjes. Ndonëse një festë familjare, mes miqësh, edhe fëmijët patën fjalën e tyre. TI SHQIPËRI MË EP NDER, MË EP EMRIN SHQIPËTAR nuk është veç për prindrit e tyre. Recitimet e dy vogëlusheve i dhanë edhe më emocion kësaj mbrëmjeje. Në mbrëmje kishte përfaqësues nga të gjitha trevat shqiptare, si Kosova, nga Veriu në Jug të Shqipërisë dhe nga Çamëria. Madje ky i fundit, Ideal Hodo, i dha lezetin mbrëmjes me kostumin kombëtar tipik çam, kostum që e mbante edhe vajza e tij. Ndarja e 10 çmimeve (karta-dhuratë) shoqëroi mbrëmjen. Mes fituesve dhe dy nga miqtë e huaj.
E veçantë tjetër ishte menjëherë pas mesnatës kur filloi koncerti i libanezëve dhe vallja karakteristike “Baladi” e një valltareje libaneze.
Në datën 28 nëntor Komuniteti Shqiptar i Kebekut në Montreal e organizoi mbrëmjen tradicionale në sallë e pritjes së Embassy Plaza në Laval. Himni kombëtar dhe fjala e kryetarit të Komunitetit shqiptare, z. Kujtiim Ismaili i dhanë udhë festimit të festës së flamurit. Muzika e zgjedhur nga D-Jey Rezarti që përfshinte në repertorin e vetë të gjitha krahinat, e bëri atmosferën edhe më të këndëshme. Për të kuptuar rëndësinë e kësaj dite nga shqiptarët këtu, po u jap atë ç’ka më tha z. Agron Muhaxhiri: Festa e flamurit është festa mbi të gjitha festat. Ajo bashkon shqiptarët ngado qofshin ata...
Veç muzikës, dy karta-dhuratë të shpërndara si dhe njoftimi i një mbledhje të asamblesë së shoqatës më 22 janar ishin nga elementet për t’u mbajtur mend.
Emëruesi i përbashkët i festimeve ishte dëshira për t’u takuar së bashku. Si duket oreksi vjen me të ngrënë... Le të urojmë një gjë të tillë.
Ajet Nuro
Montreal, 30 nëntor 2010.
Pamje nga festimet
27 nëntor 2010 - Les nuits du Beyrouth, Montreal:
Glen flamurtari
Përgatitjet...
Vogëlushi Lend Dedinca me veshje kombëtare me motive të Kosovës
I mirënjohuri z. Kadri Sherifi (majtas), z. Ideal Hodo dhe fëmijë pjesëmarrës
Z. Ideal Hodo dhe një nga organizatorët e mbrëmjes z. Laze Leskaj
Nga e majta në të djathtë z. Viron Xhelilaj, vogëlushi Lend Dedinca dhe z. Shkëlqim Tola
Një nga vogëlushet pjesëmarrëse e veshur me kostumin kombëtar
DJ i mbrëmjes z. Dura
Vijon me pamje
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Ajet NUro:Në Montreal u festua 98 vjetori i shpalljes së Pavarësisë
Ti Shqipëri m'ep nder, m'ep emrin shqipëtar...
Hodo: - Pa Kosovë e Çamëri, nuk ka Shqipëri!
O malet e Shqipërisë ...
Z. Ramon Carrasco dhe znj. Anait Aleksanian, drejtues të Qendrës për mbështetjen e komuniteteve emigrante (CACI) ishin mes pjesëmarrësve. Djathtas Taulant Leskaj
28 nëntor 2010, Embassy Plaza, Laval:
Kryetari i Komunitetit Shqiptar të Kebekut në Montreal zoti Kujtim Ismaili
DJ Rezarti
Gëzuar festën e flamurit! Mirë u pafshim në festa të tjera!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Nga Ajet Nuro, Montreal, Kanada
» Ajet Nuro:Talenti me emrin Gjon në Montreal
» Ajet Nuro:Nënë Tereza u përjetësua në Montreal, Kanada
» Ajet Nuro - Unë, ti ai ose ajo/ Ne, ju, ata ose ato; Po Shqipëria?
» Ajet Nuro:Përshtypje udhëtimi – Shqipëri korrik 2010 - Pjesa e parë
» Ajet Nuro:Talenti me emrin Gjon në Montreal
» Ajet Nuro:Nënë Tereza u përjetësua në Montreal, Kanada
» Ajet Nuro - Unë, ti ai ose ajo/ Ne, ju, ata ose ato; Po Shqipëria?
» Ajet Nuro:Përshtypje udhëtimi – Shqipëri korrik 2010 - Pjesa e parë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi