Haxhi Muhaxheri sjell Vasil Tabakun:ME KËNGËN TIME DHE JETËN
Faqja 1 e 1
Haxhi Muhaxheri sjell Vasil Tabakun:ME KËNGËN TIME DHE JETËN
Nga Vasil Tabaku
ME KËNGËN TIME DHE JETËN
Vasil Tabaku: “ME KËNGËN TIME DHE JETËN”, poezi, botoi Shtëpia Botuese “Naim Frashëri” Tiranë 1987. Redaktor: STAVRI DAJO; Recensent: Klara KODRA dhe Moikom ZEQO.
(B.M.) dhe (B.V.) : 891.983-1 T- 12
ATE ÇFARE DUA
Atë çfarë dua tani,
e urrej më vonë
Atë që urrej tani e dua më pas...
Më thoni
çfarë të urrej
dhe çfarë të dua
në këtë botë të ndërtuar
nga DASHURIURREJTJA?...
HESHTJA
Heshtja,
kjo dhimbje e verbër,
shpesh na çon n dyert e trishtimit,
mos i hapni ato dyer.
Rruga për në harrim,
kalon përmes fjalëve të vdekura.
Kufomat e fjalëve të pathëna
lulëzojnë në varrezën e zymtë të pendimit...
Njerëz,
flisni, këndoni dhe puthni...
jeta
është vetëm një vrapim i shpejt përmes ferrit...
MBI RRUGË...
Mbi rrugë...
hapat e tua
me sandale gjethesh.
Ishim lodhur,
botën shëtitëm
dhe lumturinë nuk e takuam askund...
Ishim lodhur...
mjaftonte një përqafim
për të vrarë trishtimin,
një buzëqeshje
për të rilindur përmes shpresës...
VENDLINDJE...
Ne kthejmë atje
Bota
fillon pikërisht aty
ku puthjen e parë lamë peng të dashurisë
mbi krahët e fluturave
Atje ku gërsheti i shthurur i vajzës
Më ra mbi supe
si një krah prej drite hëne
Ku pika e vesës
u shndërrua
në një pikë loti
Për ty VENDLINDJE...
* * *
...se dashuria është unike,
Dashuria nuk kopjohet.
Në dashuri
të gjithë jemi perandor të shpirtit,
Ndërsa të gjitha betejat,
kur dashuron,
janë të fituara..
por ah, fatkeqësisht
në gjithë ato beteja
kuptoje
ti je i vetmi që je vrarë
dhe ... ke aq shumë plagë...
Dhimbja e bukur DASHURI,
është ndoshta
dhimbja e vetme
që do të donim ta jetonim gjatë...
GRUA
GRUAJA:
PORTA E JETËS
Një mrekulli njerëzore,
Ku shpirti i bukur feston dashurinë
Trëndafili i puthjes ka hapur gonxhet
dhe mrekullisht
Buzët shuajnë etjen e një puthjeje pa mbarim
Gruaja...
ky bekim i jetës.
Pjesa jonë e dytë...
Ajo pjesë e brishtë dhe elegante,
Pa të cilën
burri kurrsesi nuk do të kishte kuptim...
* * *
Në ecjen tonë...
rruga është magjia...
por anës rrugës janë pemët,
mrekullitë e blerta të shpirtit
që kërkojnë dashuri dhe jetë.
Në kraharorin tim
po lulëzon një pemë, mos e vrisni...
* * *
...se pritja
është kuptimi i jetës.
të presësh,
do të thotë të shpresosh.
të shpresosh,
do të thotë të jetosh,
të jetosh,
do të thotë të ëndërrosh,
të ëndërrosh,
do të thotë të dashurosh,
të dashurosh do të thotë... gjithçka...
* * *
Më thuaj
se çfarë moshe ka puthja
që të të them
se çfarë moshe kam unë.
Mos i vishni DASHURISË
këpucët e ngushta të moshës
...se e vrisni..
Përgatiti: Sh. Dibrani
SHËNIME PËR AUTORIN:
V A S I L T A B A K U
Vasil TABAKU (10.9.1953). Lindi në Lushnje, në një familje me origjinë nga Gramshi. Pas disa muajsh familja e tij do të transferohet në zonën e Mallakastrës në qytetin e Ballshit, ku e kaloi fëmijërinë dhe rininë. Arsimin tetëvjeçar e kreu në Ballsh, sikurse edhe atë të mesëm në Shkollën e Mesme të Bashkuar “Derivsh Hekali”.
Poeti, shkrimtari dhe publicisti Vasil Tabaku, krijimtarinë letrare–artistike e ka filluar që në bankat e shkollës tetëvjeçare, kurse botimet e para poetike i ka publikuar në vitet e shkollës së mesme, në organet e shtypit letrar të kohës.
Në vitin 1977 ka përfunduar Studimet e Larta, Fakulteti Gjuhë – Letërsi në Universitetin e Tiranës me rezultate të shkëlqyera, një vit më vonë ka dhënë provimet plotësuese dhe ka kryer edhe Fakultetin e Gazetarisë. Në vitin 1987 ka ndjekur për dy vjet Studimet e Larta pas Universitare në specializimin për skenarist i filmit artistik dhe ekranit televiziv, ku është diplomuar po ashtu me sukses të shkëlqyeshëm. Në vitin 1995 ka kryer trajnim dymujor për gazetari televizive pranë TRT - Ankara, Turqi.
Edhe pse që student botoi librin e parë dhe dhjetëra cikle poetike në gazetat letrare të kohës si dhe shumë artikuj studimor dhe publicistikë, pushtetarët komunist të asaj kohe, nuk i dhanë mundësinë të punonte në ndonjë qendër të zhvilluar apo shkollë qyteti, por “e detyruan?!”në shtator të vitit 1977 të filloj punën si mësues në fshatin Ninësh të Mallakastrës gjer në qershor të vitit 1978.
Më pas Vasil Tabakun do ta gjejmë në këto detyra dhe funksione profesionale:
- l978 – 1986, drejtues në Pallatin e Kulturës Ballsh.
- 1986 – 1987, gazetar në gazetën “Drita”, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.
- 1987 – 1993, skenarist i filmit artistik në Kinostudion “Shqipëria e Re”, Tiranë.
-1992 – 1993, kryeredaktor i Revistës “Film” organ i Kinostudios dhe Film – Distribucion.
- 1993 – 1998, gazetar në Radio Televizionin Shtetëror (RTSH), Tiranë.
- 1998, hiqet nga TVSH për shkak të bindjeve të tija politike të djathta, mishëruar edhe në emisionet e tij televizive si dhe në shumë shkrime dhe analiza të botuara në shtypin e ditës si ”RD“, ”Tribuna Demokratike“, “Republika“, ”Drita“, “Albania“ etj.
- 1998 – 1999, gazetar në gazetën “Liria“, organ i shoqatës së ish të dënuarve politikë të Shqipërisë.
- 1999 - 2000, gazetar në Radio Kontakt, Tiranë.
- 2000 – 2001, gazetar në TV- ATN – 1, Tiranë.
- 2001 – 2002, kryeredaktor i gazetës „Tirana demokratike“ organ i PD Tiranë.
- 2002 – 2003, kryeredaktor i gazetës “Lajmëtari i Lirisë“ organ i shoqatës për integrim të ish të përndjekurve politikë.
- 2003 – 2004, kryeredaktor i TV – ATN - 1 dhe Reporter i Radios Ndërkombëtare „IRIB“, komentator politikë në “Radio Nacional”, bashkëpunëtor i gazetës “Bota Sot”në Zvicër etj.
- 2004 –2005, Vasil Tabaku mbetet i papunë.
- Që nga viti 2007, Vasil Tabaku punon gazetar në Agjencinë Telegrafike Shqiptare ATSH.
SHKRIME, TRAJTESA E PUBLIKIME NË FUSHËN E PUBLICISTIKËS:
Vasil Tabaku, ka botuar rreth 5450 shkrime publicistike, analiza politike, sociale, shoqërore si dhe shkrime te veçanta studimore në fushën e letërsisë, folklorit dhe kritikës letrare, në këto organe: “Drita”, “Zëri i Rinisë”, në revistat: “Nëntori” e “Ylli”. Pas vitit 1991 ka botuar kryesisht në: “Rilindja Demokratike (RD)”, “Tribuna Demokratike”, ”Republika”, ”55”, ”Koha Jonë”, ”Liria”, “Ballkan”, “Sot”, ”Tema”, ”Metropol”, ”Lajmëtari i Lirisë”, ”Drita”, ”Shkodra”, ”Bota Sot” në Zvicër etj. Po ashtu Vasil Tabakun e gjemë me poezi e tregime nëpër gazeta e revista si: “Drita”, “Zëri i Rinise”, “Ylli”, “Nëntori” dhe më pas edhe në: “RD”, “Republika”, “Drita”, “Tema“ etj.
- Vasil Tabaku është autor i rreth dyzet e pesë dokumentarëve artistik televiziv në TVSH dhe ATN – 1. Ka realizuar me qindra emisione televizive dhe radiofonike në “TVSH”, “ATN – 1”, në “Radio Kontakt”, “Radio Nacional” dhe së fundi edhe në Radion Ndërkombëtare “IRIB”.
VEPRAT LETRARE:
1. “Hyrja e Pranverës“, poezi, 1976.
2. “Në të gjitha ditët“, poezi, 1981.
3. “Me këngën time dhe jetën“, poezi, 1987.
4. “Ndërrimi i epokave“, studime, 1988.
5. “Bota në sytë e mi”, ese, 1990.
6. „Klithmë drite“, poezi, 1998.
7. “Vit i mbrapsht“, ese politike, l998.
8. “Zgjim i dhimbjes“, ese dhe studime social – shoqërore, 1999.
9. “Vështrim i ngrirë”, poezi dhe ese, 2000.
10. “Shqipëria në udhëkryq, apo politika e kryqëzuar?”, studime dhe artikuj politikë, 2001.
11. “Shkolla Iraniane dhe Shqipëria”, studime dhe intervista me akademikë dhe personalitete të shquara, 2005.
12. “Monumentet e munguara të Demokracisë”, libër eseistiko – publicistikë, 2006.
13. ”Baleti i drerit të plagosur“, roman, 2007.
14. “SHKOLLA IRANIANE DHE SHQIPËRIA”, është përkthyer në gjuhën persishte, Teheran, 2004.
ËSHTË PREZANTUAR:
15. Hasan Hasani: “LEKSIKONI I SHKRIMTARËVE SHQIPTARË 1501 – 2001”, Prishtinë 2003.
16. Ferdinan Laholli: “ANTOLOGJI E POEZISË MODERNE SHQIPE – ANTHELOGIE DER MODERNEN ALBANISCHEN LYRIK”, Holzminde/Germany, 2003.
Përveç kësaj veprimtarie të begatshëm që përmendëm më lart Vasil tabaku ka në proces të finalizimit edhe dy libra, një roman dhe një libër poetik, kurse një pjese e krijimeve poetike i janë përkthyer edhe në gjermanisht, italisht dhe persisht. Ai njehë mirë italishten dhe rusishten.
Vasil Tabaku, jeton në Tiranë.
Adresa elektronike: vasiltabaku@yahoo.com
Përgatiti: Sh. DIBRANI
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Haxhi Muhaxheri sjell:Poezi nga Janaq PANI
» Haxhi Muhaxheri sjell poezi nga Zhaneta OGRANAJA
» Gjithë jetën shqiptar !/ Përzgjeedhur nga Haxhi Muhaxheri!
» Haxhi Muhaxheri sjell:POEZI NGA GRIGOR JOVANI-Me rastin e ditëlindjes së poetit
» Haxhi Muhaxheri sjell për ne:Poezi nga Halil Xani:SHËTI NËPËR TITUJ
» Haxhi Muhaxheri sjell poezi nga Zhaneta OGRANAJA
» Gjithë jetën shqiptar !/ Përzgjeedhur nga Haxhi Muhaxheri!
» Haxhi Muhaxheri sjell:POEZI NGA GRIGOR JOVANI-Me rastin e ditëlindjes së poetit
» Haxhi Muhaxheri sjell për ne:Poezi nga Halil Xani:SHËTI NËPËR TITUJ
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi