Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ibrahim Egriu: Sali Bajra - Atdhetari e luftëtari për lirinë e Kosovës e bashkim kombëtar

Shko poshtë

Ibrahim Egriu: Sali Bajra - Atdhetari e luftëtari për lirinë e Kosovës e bashkim kombëtar Empty Ibrahim Egriu: Sali Bajra - Atdhetari e luftëtari për lirinë e Kosovës e bashkim kombëtar

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 17, 2010 9:45 pm

Ibrahim Egriu: Sali Bajra - Atdhetari e luftëtari për lirinë e Kosovës e bashkim kombëtar U1_SaliBajra
REQUIEM, NE SHENJE TE 4-VJETORIT TE VDEKJES, KUSHTUAR ISH KRYETARIT LEGJENDAR TE KAÇANIKUT, Z SALI BAJRA, ATDHETARIT E LUFTETARIT TE PAEPUR PER LIRINE E KOSOVES E PËR BASHKIM KOMBETAR.[/size]
Me 13 dhjetor 2004, pushoi se rrahuri zemra e atdhetarit, Sali Bjara, kurse, 14 dhjetori u shpall Dite zije ne mbarë Kaçanikun me rrethinë.
Nga Ibrahim Egriu
Siç më njoftoi përmes postës elektronike, kolegu im i nderuar, ish drejtor i Gjimnazit të Kaçanikut, z. Latif Nallbani, më 13 dhjetor '06, pushoi së rrahuri zemra e ish kryetarit dhe patriotit te shquar kaçanikas, e luftëtarit të paepur për liri; zemra e shokut tonë të pavdekshëm: trimit, patriotit më të madh kombëtar tëi viteve '60 - 70, zemra e shqiptarit me shpirt te Madh sa bjeshkët e Sharrit, zemra e guximtarit, të cilit, kryeudbashi çetnik Rankoviq, ne vitet e '60 -ta ia kish përgatitur edhe vendin e ekzekutimit. Mirë po, atij fare nuk i lëvizi syri, por i palëkundur luftoi me tërë qenien me shokët e idealit të tij, për liri të plotë dhe për Shqipërinë e bashkuar me Kosovën, me Çamërinë dhe me të gjitha trojet e okupuara nga hegjemonistët sllavë.
Në shpirt ndjej obligim moral shtytës që ta shkruaj ketë Requiem për mikun tim shumë të nderuar dhe ndjehem shumë i tronditur për këtë humbje,ndaj dëshiroj të ngushëlloj, se pari familjen, farefisin, kaçanikasit e mi te dashur, miqtë dhe veten time, sepse, vdekjen e vëllait tim e prita porsi rrufe nga qielli i kthjellët.
Me nderime të mëdha i bënë homazhe mijëra bashkëkombës nga të gjitha viset tona e me kujtimet dhe mbresat më të mira, u ndanë fizikisht prej tij por jo me shpirt e mendje, sepse vepra e tij do jetojë gjallë brez pas brezi.
Këto ditë, zija dhe pikëllimi pllakosi çdo bijë e bir shqiptari për vdekjen e papritur të këtij atdhetari të palodhur për çështjen e pazgjidhur kombëtare. Ditë zije shpalli Kuvendi i Kaçanikut, por siç mësova dhe Dibra e Madhe do shpallë Ditë zije. Por, Përse?!
Kryetari trim e patriot, Sali Bajra ishte i pari, i cili në emër të kaçanikasve ua ofroi ndihmat e para të dëmtuarve nga tërmeti katasrofal në Dibër. Ai, në orët e pasdites erdhi vetë në Dibër dhe, para shtëpisë së ish kryetarit të ndjerë dibran, Ismailhaki Mullau, i ndali kamionët me miell, batanije e ushqime dhe iu drejtua popullatës dibrane me këto fjalë:-Çdo familje dibrane është e mirëseardhur në gjirin e familjeve tona. Pra, ju presim të na vini, me bukë, kripë e zemër. Si tha ashtu dhe u bë. Shumë familje dibrane me muaj të tëra u strehuan në Kaçanik. Atë mirësi që ua bëri dibranëve ish kryetari i Kaçanikut, popullsia e kësaj treve s'do ta harroj kurrë, ndaj edhe dibranët ia dhënë epitetin: PEJGAMBER (ENGJELL). Dhe, sa herë që ktheja nga Kaçaniku në Dibër, më pyesnin:- Si e kemi atë Pejgamberin, kryetarin e Kaçanikut?!
Pra, gjatë viteve 1968/69 kur qesh i punësuar në Shkollën e Mesme"Voskopoja" .Kjo qytezë, udhëhiqej nga atdhetarët e shquar:-Sali Bajra (kryetar) i ndjeri Bedri Kyçyku, Latif Nalbani, Hebib Shehu etj. Ne ato vite, ne dibranet Kaçanikun me rrethinë e quanim: Shqipëri të lirë ! Valonte Flamuri kombëtar dhe gjithçka frymonte e funksiononte shqiptarisht.
Pas demonstratave te fuqishme të '68-te, për herë të parë artikulohet kërkesë e zëshme dhe zyrtare për hapjen e Fakultetit te mjekësisë dhe për themelimin e Uiversitetit të Kosovës. Kërkesa e tillë zyrtare për herë të parë del nga kuvendarët e Kuvendit të Komunës së Kaçanikut, të prirë nga kryetari trim, Sali Bajra, i bën kërkesë zyrtare organeve të Kosovës që të miratojnë vendimin e Kuvendit të Kaçanikut. Kjo kërkesë u mirëprit nga populli i shumëvuajtur, por jo edhe nga popullata serbe që jetonte në Kosovë e as nga udhëheqja servile e asokohëshme, e cila, e irrituar nga një propozim i tillë, mori të gjitha masat për shkarkimin e kryetarit të Kaçanikut. "Faji" i vetëm i tij ishte pse e kish pasur guximin intelektual dhe obligimin qytetar që të kërkojë hapjen e Universitetit të Kosovës. Jo vetë kaq,por, kryetari trim-Sali Bajra, ndërmori dhe një hap të guximshëm, menjëherë pas takimit tim dhe pas torturave më çnjerëzore që pësuam se bashku me Shabanin nga xhandarët maqedon në Mavrovë e Rostush. Me të arritur në Kaçanik tërë ate ndodhi ua rrefeva kryatrit Sali, të ndjerit Bedri e Latifit. Ata, pasi vërejtën se çfarë malltretime dhe tortura na patën bërë xhandarët maqedon, Kryetari i atëhershëm i Kaçanikut, z.Sali Bajra, i dërgoi DEMARSH ish presidentit të Maqedonisë Kërste Cërvenkovskit dhe e vendosi kufirin në Elez-Han, duke kryer kontrollë të rreptë edhe ndaj maqedonasve, ashtu siç vepronin me shqiptarët.
Dhe, ç'ndodhi pas DEMANTIT të datës 7-8 janar '69 ! Ante protas!
U çuan tërë funksionarët servil të Komitetit Krahinor, të prirë nga Përfaqësues çetnik serb të Komitetit të Serbisë e të ish Jugosllavisë në një anë, që të kryejnë diferencimin e kryetarit Sali me shokë në anën tjetër. Në të katër anët, Kaçaniku u rrethua me polici e ushtri. Mbledhja u mbajtë me dyer të mbyllura dhe zgjati deri në orët e vona pas mesnatës. Akuza e replika më të vrazhda kundër Kryetarit Sali dhe bashkëpunëtorëve të tij, të cilët i akuzonin se "irridendistë" si separatistë" dhe ista të tjera. Bijtë e Idris Seferit, të prirë nga Kryetari S. Bajra, i cili, me një elokuencë (oratori) të fortë
gjatë tërë debatit qëndroi stoik dhe i pathyeshëm. Ai, pati përkrahje dhe nga shokët e tij, të cilët, të gjithë unik si një trup i vetëm, mbështetën njeri-tjetrin dhe, i detyruan funksionarët krahinor e federativ kokulur dhe si humbës, te kthehen andej nga kishin ardhur.
TAKIM PAS 32 VJET
S'mundem te anashkaloj pa përmend 26 Nëntorin 2001, ditën e mbajtjes se Kongresit te Parë te L SH B-se ku ishte prezent dhe z. Sali. Ai, nga bina thërriste: Ibrahim! Ibrahim!-Imi! Imi! Nuk e dija se kush më thërret. E luta z. Esat Stavileci të më lejojë, te shkoj poshtë ne bufe e ta takoj. Ai ra dakord. Kur ç'te shoh, ne bufe priste ish kryatri i Kacanikut, miku im i ashur, z. Sali bajra dhe Gani Keca nga Ferizaji.Qafime e qafime te mbërthyera me lot, sepse qe nga qershori i vitit '69, s'ishim pa me z. Sali. Ja pra Imi i dashur, më në fund u takuam!-Mandej vazhdoi:
-M'u bë zemra mal ku te pashë sot në Kryesine e punës, që udhëheq Kongresin. Dhe Dibra ime e dashur është e pranishme sot këtu, në Prizrenin historik. S'më lëshonte nga qafimi!- Mandej vazhdoi: Ka disa vite qe e kam ndërprerë përdorimin e alkoolit, mirëpo sot, nga emocionet që më kapluan do e ngremë së bashku nga një uiski. Gëzuar!-Të rrojë Kosova dhe të na rrojë Shqipëria etnike! Mandej me një ton të ulur, i përcjell edhe nga ne, këndoi dy-tri vargje të këngës, që aq shumë e deshte: "Mali me mal' nuk takohen, por njerëzit takohen një ditë ". Ajo qe dhe ndarja ime e fundit me mikun tim shumë të çmuar, z. Sali.
- Ngushëllime familjes atdhetare-Bajra!
- Ngushëllime, vëllait Latif, shok i pandarë i idealit dhe bashkëpunëtor !
- Ngushëllime Kaçanikut legjendar!
- Ngushëllime Kosovë martire!
- Ngushëllime Shqipëri etnike!
- Lavdi veprës së tij të lavdishme!
-I qoftë i lehtë dheu i Kosoves, te cilen aq shumë e deshi!
-Shpirti i tij le të prehet plot dritë!
-Me dashuri e respekt te pafund, familjet e deshmorit Naxhi Egriu, e S. Boroves, A. Maqellares, V. Turkeshit dhe nga mbarë qyetaret dibranë, qe s'do e harrojnë kurrë për jetë të jetëve!
Malme-Suedi, dhejtor '10
P. S:-Pas REQUIEMIT, mund t'i lexoni mesazhet ngushelluese qe arriten nga miqet tane ne Diaspore.
Imi i nderuar,
Me pikëllim të thellë dhe me dhimbje të madhe të njhoftoj se në
Kaçanik, në moshën 70 vjeçare, vdiq dhe u vorros i madh SALI BAJRA,atdhetari më i devotshën që e njeh Kaçaniku, por pse jo edhe Kosova.
Pranoni ngushëllimet e mia pèr vdekjen e të madhit Sali, i cili pati respekt të madh për Ty, Imi i nderuar.
Latif Nallbani
I dashur dhe i pa harruar Ibrahim.
ME KEQARDHJE TE MADHE MESUAM LAJMIN E HIDHUR PER HUMBJEN E PERSONIT TE MADH TE KOMBIT SHQIPTAR, TANI TE NDJERIN, SALI BAJRA, TE PA HARUAR,TRIMIN E ATDHETARIN E KOMBIT SHQIPETAR, BURRIN E KACANIKUT
HEROIK, E NE VECANTI DOTE THOJA PER NE DIBRANET, PER ATE QE BERI PER SH K A 'LIMAN KABA' te cilet takime do te jene te pa harruara per perkrahjen ndaj Ansamblit tone me vendosmeni te pa luhatur, kunder rregjimit komunist titist.
PRANONI NGUSHULLIMET TONA!
Kerkoj ndihmen tuaj per t'i bere ngushullim familjes se tij. Me rekomandoni adresen apo Posten elektronoke qe do te ishte shume me e mire dhe me shpejt.
Pres pergjegje: Sulejman Borova-SULCJA, SH B A
Mesazh ngushëllues nga moter, Vitore Stefa-Leka, Nene Tereza e dyte e diteve tona.
I dashur vella Ibrahim!
Te dashur vellezer!
Lajmi i vdekjes se te nderuarit dhe te pa harruarit rahmetliut z Sali Bajra me erdhi i pa pritur .Kam pas rastin ta njohe fizikisht kete burre te rralle te kombit tone ne Kongresin e pare te L SH B-se ne Prizren Per trimerite e tij si dhe per vepren e tij kisha degjuar nga ty Imi dashur si dhe nga miqte e dhe vellezerit e tjere te idealeve te perbashketa
Te lutem i vellai im Ibrahim,dergoi familjes se rahmetliut ,ngushellimet e mija familjare dhe personale
I qofte i lehte dheu iKosoves qe ai e deshi dhe beri kaq shume per te si dhe per bashkimin e trevave shqiptare
Ngushellime dhe ty i dashur vella se e di se pervec qe ke humbur nje vella qe te lidhnin kujtime te hidhura nga jeta e rinise tende por ,ke humbur mbi te gjitha nje mik e shok ideali
I perjetshem qofte kujtimi i te ndriturit Sali Bajra !
Me shume keqardhje
Vitorja dhe familja
P.S
Ju lutem transmetoni ne familjen e te ndriturit z Sali dhe ngushellimet e Mardenes , te ciles i erdhi shume keq , po per momentin nuk ka kompjuter , qe t'jua dergoj direkt fjalen e saj
Nderim per te gjithe
Vitorja
I dashur Ibrahim
Te me falesh per vonesen e ketij mesazhi,por kam qene larg,me xhirime per televizionin France 3.
Mesova,me keqardhje te thelle,per humbjen e atdhetarin te shquar, z.Sali Bajra dhe me kam nderin t'i u dergoj ngushellimet e mia me te sinqerta,ju personalisht e ne veçanti familjes se te ndjerit.
I paharruar qofte kujtimi i jetes dhe punes se tij madhshtore ne dobi te kombit
Me dashuri vellazerore
Vasil Qesari
France
BLOG
Dr. Sulejman Abazi-Tung.
Ketij ngushllimi i bashkohem edhe une dhe bashkeshortja ime Linda dhe dy femijet e mij,duke ngushelluar familjen e te ndjerit dhe te gjithe fare fisin e tij dhe miqte e shoket qe e ndoqen ne cdo hap te jetes se tij. I qofte i lehte dheu i Kosoves martire!
Trupi i tij pushofte ne paqe.
Me respekt familja Shkodrani
Danimarke.
Imi i nderuar,
Porositë e të gjithë miqëve tanë do t'i përcjell tek familja e Saliut.
Ty të falënderoj shumë për kujdesin që po e tregon me rastin e vdekjes së shokut e mikut të madh tonin dhe të Dibrës heroike.
Familja e të ndjerit Sali BAJRA u është mirënjohës Ty dhe gjithë atyre që po bashkëndijnë dhembjen që e ka pllakosur familkjen dhe shokët e Saliut.
Të falemnderit për angazhimin tënd. E falënderoj Dibrën për dhembjen që po e ndin për të madhin Sali Bajra.
Të fala e qafime, Latifi
Imi i nderuar dhe shumë i madh,
Ti ke bërë dhe po bën shumë për të ndjerin Sali Bajra, atdhetar që qëndroi vertikalisht gjatë gjithë jetës së tij, madje edhe atëherë kur shumëkush ligësohej.
Për mundin tënd do ta njoftoj familjen e të ndjerit dhe miqtë e tu në Kaçanik dhe gjetiu.
Mundin ta shpërblefë perëndia dhe njerëzit e mirë.
Qofshë gjithnjë i lumtur o Imi im i dashur!
Latif Nallbani
Imi i nderuar dhe shumë i madh,
Ti ke bërë dhe po bën shumë për të ndjerin Sali Bajra, atdhetar që qëndroi vertikalisht gjatë gjithë jetës së tij, madje edhe atëherë kur shumëkush ligësohej.
Për mundin tënd do ta njoftoj familjen e të ndjerit dhe miqtë e tu në Kaçanik dhe gjetiu.
Mundin ta shpërblefë perëndia dhe njerëzit e mirë.
Qofshë gjithnjë i lumtur o mi im i dashur!
Latif Nallbani
Bacë i nderuar Imi!
PRANONI NGUSHULLIMET E MIA!
Kërkoj ndihmën tuaj për t'i bërë ngushullim familjes se tij.
Me rekomandoni adresën apo postën elektronoke qe do te ishte shumë më e mirë dhe më shpejt.
Me respekt të përjetëshmë për atdhetarët e vërtetë!
Atdhetarët, e paqin të lehtë dheun e Shqipërisë Natyrore!
Qëndresë!
Juaji,
Fadil Shyti (Vleri)
Edhe Bukureshti u bashkangjitet ngushllimeve ne adrese
te familjes se atdhetarit te shquar shqiptar, Sali
Bajra. Keto ngushllime te sinqerta vijne nga ana e
redaksise se revistes Albanezul/Shqiptari, ne emer te
kryeredaktorit te saj dhe Bashkesise Kulturore te
Shqiptareve te Rumanise. Lus Vitoren ta transmetoje
kete mesazh ne grupsliten tone te perbashket
Albert Voka
I nderuar Profesor ,Z.Ibrahim!.Ju percjell ngushellimet e mija Ju ,personalisht dhe familjes se Heroit te Kombit shqiptar,atdhetarit Sali Bajra!..Si nje bashkeatdhetare dhe moter e nje gjaku shqiptar ne kete moment te dhimbshem per Ju dhe familjen e te ndjerit ,u jam prane duke bashkuar dhimbjen e lotet me Ju,te gjithe!..I perjetshem qofte kujtimi i Tij dhe dheu i qofte i lehte!..Me nderime ,respect e dhimbje :
Raimonda Moisiu Hartford Ct USA.
Mirembrema Profesor.Lexova imejlin qe ma kishe derguar.Pranoni ngushllimet e mija, per shokun Tuaj dhe mikun e te gjiithe Dibraneve, tani ndjese paste-z. S.Bajra.Te lutem ngushllimet e mija tu bashkohen te Tuajave, dhe se bashku t'ua dergosh famijes se te ndjerit, S Bajra .
Doktor Ylber Jani -Diber.
Pershendetje!
Faleminderit per materialin qe me keni derguar per patriotin e mdh, te ndjerin S. Bajra. Pasi ka ndodhur kjo fatkeqesi, jam telefonuar nga Ferizaj nga nje miku i tij me emrin ILMI, te cilin nuk e njoh personalisht. Ai me beri me dije qe i ndjeri Sali kishte deshire te me takonte pasi kishte lexuar edhe librin "Kombi Shqiptar ne Udhekruq". Kjo deshire nuk ju plotesua, dhe po pres takimin me mikun e tij, pasi duhet plotesuar nje porosi.
Ndoshta me vone, sepse momentalisht nuk kam adrese per te percjelle ngushellimet, dhe une vet i kam percjelle vetem me telefon.
Se fundi ju kam percjelle nje material te zgjeruar mbi Kosoven, nuk e di a e keni marre.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi