Halit Bogaj: Sali Bajra - Pishtar I lirisë dhe arsimit
Faqja 1 e 1
Halit Bogaj: Sali Bajra - Pishtar I lirisë dhe arsimit
Sali Bajra |
/Me rastin e përvjetorit të vdekjes/
Nga Halit Bogaj
Edhe Salih Bajra është ndër ata burra të shquar të këtij populli i cili mbijetoi sfida të shumta gjatë jetës dhe karierës së tij si një udhëheqës i trevës në të cilën kishte lindur, ishte formuar dhe rritur me ideale të larta dhe të fuqishme patriotike..
Gjatë jetës së tij të stuhishme, të mundimshme dhe mjaft të rrezikshme, Salih Bajra asnjëherë nuk ishte luhatur nga qëllimet madhore drejt mbarëvajtjes dhe emancipimit të popullit të tij të dashur me të cilin frymonte parreshtur.Ai ishte edhe njëra ndër figurat më të popullarizuara të politikës së atëhershme në Kosovë i cili ‘’e kapte ujkun në fyt’’, pa menduar fare për të nesërmen apo fatin e tij në ato rrethana të turbullta dhe të ndërlikuara në të cilat jetonte dhe vepronte Kosova e tij e dashur.
“Ajo që e bëja nuk mund të pengohej nga asnjë forcë ngase ishte e mbështetur në argumente”, shprehej në një emission televiziv Salih Bajra, i njohur dhe i paharruar në tërë Kosovën, i cili maqedonasve ua kishte vënë kufirin për t’u treguar atyre se edhe Kosova mund të vepronte në atë mënyrë siç kishin vepruar ata në shumë raste me njerëzit tanë atje, duke i nënçmuar, fyer dhe ofenduar në mënyrat më çnjerëzore!Dhe fundja kush ishin ata të silleshin aq keq me popullin tonë, thoshte Salih Bajra, kur Krahina e Kosovës i kishte të gjitha atributet e shtetit, ashtu si edhe Maqedonia e vogël që çonte krye sikur të ishte kushedi kush?
Si kryetar i Komunës së Kaçanikut ai e kishte hapur edhe Gjimnazin e parë me emrin”Skënderbeu”, duke shërbyer si shembull edhe për qendrat e tjera më të vogla si:Gllogofci, Podujeva, Suha Reka etj. që të hapeshin gjimnaze të ngjashme, me ç’rast edhe në Gllogofc gjimnazi emërohet me emrin e heroit tonë më të madh..Më vonë Salih Bajra kishte qenë këmbëngulës edhe në hapjen e një shkolle tjetër e quajtur”Voskopoja’ e cila simbolizonte diçka të madhe dhe gjithëkombëtare në fushën arsimore shqiptare.
Se sa e kishte adhuruar ai arsimin tregonte edhe fakti se të gjithë nxënësve që shkonin në shkollë u kishte siguruar bursa, çka nuk ishte e rëndomtë edhe për komunat e tjera të Kosovës.Nuk e bënim pyetjen-“Ku t’i merrnim paratë”-evokonte ai, ngase ato i siguronim gjithsesi, por më e rëndësishmja ishte që fëmijët tanë të shkolloheshin ,e sidomos femrat që ishin shtyllat kryesore të familjeve shqiptare, me ç’ rast Salih Bajra ishte nisur edhe nga thënia e njohur e Naim Frashërit i cili kishte thënë”Se femra shqiptare/nëna/duhet të jetë dy herë më e arsimuar se mashkulli/babai/ngase nëna e kalon pjesën më të madhe me fëmijën”.Në këtë drejtim rridhte edhe tërë biseda e tij në emisionin “Ngjyra jete”ku ishte mysafir ai burrë i shquar i këtij populli i cili ka mbetur në njëfarë mënyre edhe legjendar me veprimet e veta patriotike, sidomos në një kohë kur armiku ynë vigjëlonte si korbi mbi kokat tona, çfarë kishte ndodhur edhe me antishqiptarin e madh Dushan Mugosha i cili e kishte përcjellur hap pas hapi Salih Bajrën dhe veprimet e tij atdhetare, duke i quajtur, si gjithherë- “veprime armiqësore”.
Në ato vite të stuhishme Salih Bajra nuk e kishte aspak lehtë të punonte për popullin e tij të shtrenjtë të cilit i shërbeu vazhdimisht dhe deri në ditët e vdekjes, pa pasur frikë nga dushanët e llojllojshëm të cilët ishin kundër çdo përparimi të këtij populli përherë të vuajtur dhe të përsekutuar.
Gjatë emisionit në të cilin ai ishte mysafir , dëgjuam edhe një rrëfim të tij se kur një gazetar slloven e kishte pyetur Gazmend Zajmin se “çka do të bënin shqiptarët me 10.000 studentë gjatë vitit dhe ku do t’i punësonin ata, Gazmendi i ishte përgjigjur atij se çka do të bënim sikur të mos i kishim fare të shkolluar ata”?
Kryetari i Kaçanikut e kishte vazhduar rrugën e tij të suksesshme drejt realizimit të qëllimeve të veta përfundimtare për t’i arritur edhe objektivat më të larta me të cilat do të mburrej mbarë popullata e trevës së tij por edhe e tërë Kosovës me një njeri të tillë aq të vendosur.
Kur ishte fjala për dy policë serbomalazezë, të cilët i kishin shkelur rregullat e profesionit të tyre, Salih Bajra i kishte larguar nga puna, përkatësisht i kishte dërguar ata në Entin e punësimit, por gjithnjë me argumente të pakontestuara, madje disa në Federatë i kishin thënë një komandiri policor, “çka dreqin u fjalose me Salih Bajrën ?!”, që do të thoshte se zëri i tij kishte shkuar shumë larg .
Në vazhdim duhet theksuar edhe faktin se Salih Bajra ishte ndër ata burra të paktë të Kosovës i cili asnjëherë nuk i ishte frikësuar pushtetit serbosllav dhe që nga fillimi e kishte vendosur që të punonte vetëm për popullin e vetë.Ai gjithnjë e kishte bërë”të veten”, sidomos atëherë kur kishte qenë në rrezik të madh dhe permanent, duke mos u zbrapsur asnjëherë nga vendimemarrjet e veta madhështore dhe të palëkundshme.
Në bisedë e sipër në atë emission ai na tregonte se çfarë alergjie të madhe kishte pasur Dushan Mugosha ndaj shkollimit të këtij populli, duke thënë”se nuk mund të hapim gjimnaze në çdo fshat të Kosovës”!
Kryetari i atëhershëm i Komunës së Kaçanikut jo vetëm që kishte ngulur këmbë për realizimin e qëllimeve të veta aq të larta dhe fisnike për ta hapur Gjimnazin “Skënderbeu” në Kaçanik, por edhe ishte angazhuar maksimalisht , siç thamë edhe më lart,edhe për një shkollë tjetër të mesme , me emrin simbolik”Voskopoja”.Idea për këto dy shkolla të shenjta për atë kohë, kishte qenë e mëhershme por Salih Bajra e kishte realizuar premtimin pas kthimit të tij të sërishëm në pushtet, përkatësisht pas rënies definitive të forcave obskurantiste, të deformuara dhe thellësisht antishqiptare të cilave u printe satrapi Rankoviq.
Ai burrë i madh, një vendim të tillë jetik e kishte marrë edhe nga shkaku se në qendrat e tjera ish jugosllave dhe në qytetet e mëdha ekzistonin edhe nga 15 shkolla të mesme dhe gjimnaze, ku në mbarë Kroacinë ishin mbi 5oo shkolla, kurse në tërë Kosovën ato numroheshin me gishtërinj.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Halit Bogaj: Sali Berisha
» Halit Bogaj: Sali dhe Feriz Krasniqi
» Përurimi i bustit të kryetarit të pavdekshëm, Sali Bajra
» Halit Bogaj: Vizita e Sali Berishës në Kosovë
» Halit Bogaj: Poezi për Ismail Kadarenë dhe Sali Berishën
» Halit Bogaj: Sali dhe Feriz Krasniqi
» Përurimi i bustit të kryetarit të pavdekshëm, Sali Bajra
» Halit Bogaj: Vizita e Sali Berishës në Kosovë
» Halit Bogaj: Poezi për Ismail Kadarenë dhe Sali Berishën
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi