Ibrahim Egriu:Në shenjë të 6 vjetorit të vdekjes së Atdhetarit e Luftëtarit të paepur për lirin e Kosovës e për Bashkim Kombëtar 'Sali Bajra'
Faqja 1 e 1

Në shenjë të 6 vjetorit të vdekjes së Atdhetarit e Luftëtarit të paepur për lirin e Kosovës e për Bashkim Kombëtar 'Sali Bajra'
Shkruan: Ibrahim Egriu -
Siç më njoftoi përmes postës elektronike, kolegu im i nderuar, ish drejtor i Gjimnazit të
Kaçanikut, z. Latif Nallbani, më 13 dhjetor '06, pushoi së rrahuri zemra e ish kryetarit dhe patriotit te shquar kaçanikas, e luftëtarit të paepur për liri; zemra e shokut tonë të pavdekshëm: trimit, patriotit më të madh kombëtar tëi viteve '60 - 70, zemra e shqiptarit me shpirt te Madh sa bjeshkët e Sharrit, zemra e guximtarit, të cilit, kryeudbashi çetnik Rankoviq, ne vitet e '60 -ta ia kish përgatitur edhe vendin e ekzekutimit. Mirë po, atij fare nuk i lëvizi syri, por i palëkundur luftoi me tërë qenien me shokët e idealit të tij, për liri të plotë dhe për Shqipërinë e bashkuar me Kosovën, me Çamërinë dhe me të gjitha trojet e okupuara nga hegjemonistët sllavë.
Me nderime të mëdha i bënë homazhe mijëra bashkëkombës nga të gjitha viset tona e me kujtimet dhe mbresat më të mira, u ndanë fizikisht prej tij por jo me shpirt e mendje, sepse vepra e tij do jetojë gjallë brez pas brezi.
Këto ditë, zija dhe pikëllimi pllakosi çdo bijë e bir shqiptari për vdekjen e papritur të këtij atdhetari të palodhur për çështjen e pazgjidhur kombëtare. Ditë zije shpalli Kuvendi i Kaçanikut, por siç mësova dhe Dibra e Madhe do shpallë Ditë zije. Por, Përse?!
Kryetari trim e patriot, Sali Bajra ishte i pari, i cili në emër të kaçanikasve ua ofroi ndihmat e para të dëmtuarve nga tërmeti katasrofal në Dibër. Ai, në orët e pasdites erdhi vetë në Dibër dhe, para shtëpisë së ish kryetarit të ndjerë dibran, Ismailhaki Mullau, i ndali kamionët me miell, batanije e ushqime dhe iu drejtua popullatës dibrane me këto fjalë: -Çdo familje dibrane është e mirëseardhur në gjirin e familjeve tona. Pra, ju presim të na vini, me bukë, kripë e zemër. Si tha ashtu dhe u bë. Shumë familje dibrane me muaj të tëra u strehuan në Kaçanik. Atë mirësi që ua bëri dibranëve ish kryetari i Kaçanikut, popullsia e kësaj treve s'do ta harroj kurrë, ndaj edhe dibranët ia dhënë epitetin: PEJGAMBER (ENGJELL). Dhe, sa herë që ktheja nga Kaçaniku në Dibër, më pyesnin:- Si e kemi atë Pejgamberin, kryetarin e Kaçanikut?!
Pra, gjatë viteve 1968/69 kur qesh i punësuar në Shkollën e Mesme"Voskopoja". Kjo qytezë, udhëhiqej nga atdhetarët e shquar: -Sali Bajra (kryetar) i ndjeri Bedri Kyçyku, Latif Nalbani, Hebib Shehu etj. Ne ato vite, ne dibranet Kaçanikun me rrethinë e quanim: Shqipëri të lirë! Valonte Flamuri kombëtar dhe gjithçka frymonte e funksiononte shqiptarisht.
Pas demonstratave te fuqishme të '68-te, për herë të parë artikulohet kërkesë e zëshme dhe zyrtare për hapjen e Fakultetit te mjekësisë dhe për themelimin e Uiversitetit të Kosovës. Kërkesa e tillë zyrtare për herë të parë del nga kuvendarët e Kuvendit të Komunës së Kaçanikut, të prirë nga kryetari trim, Sali Bajra, i bën kërkesë zyrtare organeve të Kosovës që të miratojnë vendimin e Kuvendit të Kaçanikut. Kjo kërkesë u mirëprit nga populli i shumëvuajtur, por jo edhe nga popullata serbe që jetonte në Kosovë e as nga udhëheqja servile e asokohëshme, e cila, e irrituar nga një propozim i tillë, mori të gjitha masat për shkarkimin e kryetarit të Kaçanikut. "Faji" i vetëm i tij ishte pse e kish pasur guximin intelektual dhe obligimin qytetar që të kërkojë hapjen e Universitetit të Kosovës. Jo vetë kaq, por, kryetari trim-Sali Bajra, ndërmori dhe një hap të guximshëm, menjëherë pas takimit tim dhe pas torturave më çnjerëzore që pësuam se bashku me Shabanin nga xhandarët maqedon në Mavrovë e Rostush. Me të arritur në Kaçanik tërë ate ndodhi ua rrefeva kryatrit Sali, të ndjerit Bedri e Latifit. Ata, pasi vërejtën se çfarë malltretime dhe tortura na patën bërë xhandarët maqedon, Kryetari i atëhershëm i Kaçanikut, z.Sali Bajra, i dërgoi DEMARSH ish presidentit të Maqedonisë Kërste Cërvenkovskit dhe e vendosi kufirin në Elez-Han, duke kryer kontrollë të rreptë edhe ndaj maqedonasve, ashtu siç vepronin me shqiptarët.
Dhe, ç'ndodhi pas DEMANTIT të datës 7-8 janar '69 ! Ante portas!
U çuan tërë funksionarët servil të Komitetit Krahinor, të prirë nga Përfaqësues çetnik serb të Komitetit të Serbisë e të ish Jugosllavisë në një anë, që të kryejnë diferencimin e kryetarit Sali me shokë në anën tjetër. Në të katër anët, Kaçaniku u rrethua me polici e ushtri. Mbledhja u mbajtë me dyer të mbyllura dhe zgjati deri në orët e vona pas mesnatës. Akuza e replika më të vrazhda kundër Kryetarit Sali dhe bashkëpunëtorëve të tij, të cilët i akuzonin se "irridendistë" si separatistë" dhe ista të tjera. Bijtë e Idris Seferit, të prirë nga Kryetari S. Bajra, i cili, me një elokuencë (oratori) të fortë gjatë tërë debatit qëndroi stoik dhe i pathyeshëm. Ai, pati përkrahje dhe nga shokët e tij, të cilët, të gjithë unik si një trup i vetëm, mbështetën njeri-tjetrin dhe, i detyruan funksionarët krahinor e federativ kokulur dhe si humbës, te kthehen andej nga kishin ardhur.
TAKIM PAS 19 VJET
S'mundem te anashkaloj pa përmend 26 Nëntorin 2001, ditën e mbajtjes se Kongresit te Parë te L SH B-se ku ishte prezent dhe z. Sali. Ai, nga bina thërriste: Ibrahim! Ibrahim!-Imi! Imi! Nuk e dija se kush më thërret. E luta z. Esat Stavileci të më lejojë, te shkoj poshtë ne bufe e ta takoj. Ai ra dakord. Kur ç'te shoh, ne bufe priste ish kryatri i Kacanikut, miku im i ashur, z. Sali bajra dhe Gani Keca nga Ferizaji. Qafime e qafime te mbërthyera me lot, sepse qe nga qershori i vitit '69, s'ishim pa me z.Sali. Ja pra Imi i dashur, më në fund u takuam!-Mandej vazhdoi:
- M'u bë zemra mal ku te pashë sot në Kryesine e punës, që udhëheq Kongresin. Dhe Dibra ime e dashur është e pranishme sot këtu, në Prizrenin historik. S'më lëshonte nga qafimi!- Mandej vazhdoi: Ka disa vite qe e kam ndërprerë përdorimin e alkoolit, mirëpo sot, nga emocionet që më kapluan do e ngremë së bashku nga një uiski. Gëzuar! -Të rrojë Kosova dhe të na rrojë Shqipëria etnike! Mandej me një ton të ulur, i përcjell edhe nga ne, këndoi dy-tri vargje të këngës, që aq shumë e deshte: "Mali me mal' nuk takohen, por njerëzit takohen një ditë". Ajo qe dhe ndarja ime e fundit me mikun tim shumë të çmuar, z. Sali.
- Ngushëllime familjes atdhetare-Bajra!
- Ngushëllime, vëllait Latif, shok i pandarë i idealit dhe bashkëpunëtor!
- Ngushëllime Kaçanikut legjendar!
- Ngushëllime Kosovë martire!
- Ngushëllime Shqipëri etnike natyrale!
- Lavdi veprës së tij të lavdishme!
- I qoftë i lehtë dheu i Kosoves, te cilen aq shumë e deshi!
- Shpirti i tij le të prehet plot dritë!
- Me dashuri e respekt te pafund, familjet e deshmorit Naxhi Egriu, e S. Boroves, A. Maqellares, V. Turkeshit dhe nga mbarë qyetaret dibranë, qe s'do e harrojnë kurrë për jetë të jetëve!
Ibrahim Egriu - Malme-Suedi, dhejtor '12
-------------------------------------------
Gjashtë vjet nga vdekja e Sali Bajrës
SALI BAJRA - FLAMUR I ATDHETARIZMIT
Shkruan: Latif Nallbani - Sot, 13.12.2012 bëhen 6 vjet nga vdekja jote, mik i nderuar dhe mik i shumë miqve, gjithandej ku jetojnë dhe ku veprojnë shqiptarët.
Në këtë gjashtëvjetor, të kujtojmë ty dhe e kujtojmë veprimtarinë tënde për të mirën e kombit, sepse ti herët fillove t’i ushqeje rrënjët e lirisë dhe pavarësisë së kombit, që po e gëzojmë tani. Prandaj kjo trevë edhe sot e kësaj dite krenohet me ty dhe me veprat tua dhe të kujton për punën që e bëre për ato dekada sa jetove e veprove. Kaçanikasit me rrethinë edhe sot e kësaj dite përulet para figurës sate që gjithnjë rrezatoi dritë, sepse ti, Sali, në vitet e ‘60-ta të shekullit XX ishe shndërruar në yll polar, duke ua treguar rrugën e kombit, jo vetëm Kaçanikut e rrethinës.
Ti veprove në atë kohë kur Serbia hegjemoniste po manipulonte me një pjesë të popullatës së Kaçanikut dhe të Kosovës. Ajo manipulonte me atë pjesë që ishte e luhatur dhe me përkushtim jo aq sa duhet ndaj kombit dhe atdheut.
Ne, shokët tu, të mbajmë mend që nga rinia e hershme kur, ndonëse jo shumë vite më i moshuar se ne, na e mësoje shkrim leximin në bankat e shkollës fillore e së bashku me të na i mësoje edhe shkronjat e para të atdhedashurisë, që i kishin marr edhe me qumështin e nënave tona. Aso kohe na mësove se si duhet atdheu dhe ç’duhet bërë për atdheun.
Të kujtojmë, më pastaj, kur ende pa u burrërua mirë, si kryetar i Komunës së Kaçanikut u kacafyte me probleme të mëdha që i prodhonin sllavokomunistët, por ti gjithnjë ia dole mbanë.
Të mbajmë mend për sakrificat e bëra lidhur me arsimimin e rinisë. Ti, si kryetar i komunës së Kaçanikut, jepje bursa për secilin që trokiste në dyert e kësaj komune, pa marrë parasysh nga vinte, sepse: “Do t’i shërbejnë këtij kombi të shumëvuajtur”, thoshe aso kohe. Veçmas u kujdese për të rejat, jo vetëm kaçanikase, që të arsimoheshin dhe për to nuk kurseve asgjë, sepse “arsimimi i femrës është shëndet i kobit”, thoshe aso kohe.
Kaçanikasit të mbajnë mend edhe kur ti, me një grusht shokësh që qëndronin mbi supet tua, në vitet ’60-ta të shekullit që e lamë pas, kërkonit që Kosova të shpallet republikë. Në atë kohë, Kuvendi, që ti e drejtoje edhe zyrtarisht përkrahu demonstratat e vitit 1968, ndonëse pasojat i dije. Ishe ti me shokë që u përkujdese për zgjimin e revoltës gjithëpopullore, e cila në Kaçanik kishte nisur ca më herët.
Kaçaniku të mban mend edhe kur në vitin 1967 aktivizove vendimin e lënë anash nga strukturat politike të kohës për ta themeluar gjimnazin “Skenderbeu” në Kaçanik, ndonëse të gjithë ata ishin kundër hapjes së këtij institucioni arsimor, sepse, “Kush do ta punojë tokën, nëse hapet shkolla e mesme në çdo vend, kush do ta ruajë bagëtinë”, të pat thënë funksionari i lartë krahinor, i cili të kanoste edhe me masa të rrepta kundër teje si kryetar i komunës. Por, ti, si arsimdashës, nuk u ndale. Përkundrazi, more vendimin për hapjen edhe të një shkolle tjetër të mesme në Kaçanik, që u pagëzua “Voskopoja”, sepse “kurrizi i arsimit kombëtar është shkolla e mesme”, pohoje.
Të mbajnë mend edhe kur Kuvendi i KK të Kaçanikut, aty kah fundi i viteve -60-ta, ishte prijatar për financimin e fakultetit të mjekësisë, si parakusht për themelimin e Universitetit të Prishtinës. Njëherësh bëre apel tek kuvendet e komunave të tjera që ta përkrahin këtë iniciativë. Aso kohe të përkrahen një grusht intelektualësh si Rexhai Surroi, Rezak Shala, Ramush Rama e ndonjë tjetër. E dije se ishin këto vendime që do të të kushtojnë, por s’u ndale dot, sepse ishin për të mirën e kombit. Ti nuk u ndale edhe kur t’u vërsulen strukturat komuniste të Krahinës së Kosovës, ato të Maqedonisë dhe ato Federative lidhur me demarshin që ia dërgove Maqedonisë, për maltretimin që ia bënin shqiptarëve gjithandej kah udhëtonin ata. Ishe i madh edhe kur urdhërove ndaljen automjeteve të Maqedonisë që të mos hynin në territorin e Kaçanikut, si shenjë reciprociteti, që tani është aq aktual, sepse edhe ata i ndalnin automjetet e kosovarëve në kufi.
Kjo trevë të mbanë mend shumë mirë kur kërkove nga bukëpjekësit në Kaçanik që bukët e para, ashtu siç dilnin nga furrat e bukës, të nisen për Dibër, kur atë e kishte goditur tërmeti më 30.11.1967. Në Dibër ti arrite më 1.12.1967, menjëherë të nesërmen e tërmetit dhe këtë Dibra kurrë nuk e harroi sikur nuk e harroi as pritjen që Kaçaniku ia bëri shoqërisë dibrane “Liman Kaba”, e cila në fundvitet e ‘60-ta kishte vizituar Kaçanikun me një program shumë kombëtar. Ndërrimi i plisave në atë mbrëmje ishte më shumë se simbolikë, më shumë se atdhetari, më shumë se atdhedashuri...
Ti e dije mirë se të gjitha këto do ta kenë koston e vet. Ti e dije se të gjitha këto do të ndikojnë më vonë që me këmbëngulje të paparë dhe pa numrin e duhur të delegatëve të të shkarkojnë nga posti i Kryetarit të Komunës së Kaçanikut, por kjo nuk të pengoi. Ti e bëje punën tënde, punën që duhej bërë. Bëje punën për kombin tënd, i cili aq shumë të respektoi sa krijoi edhe vargjet e mirënjohura: “Dy lule i ka Kaçaniku/Sali Bajrën e Bedri Kyçykun”.
Populli të mban mend edhe për shumë bëma të tjera andaj, edhe sot të respekton dhe kurrë nuk të harron, sepse ti punove në kohën kur smira e kishte helmuar atmosferën në Kaçanik dhe jo vetëm aty, smirë kjo e ushqyer nga pushteti hegjemonist serb.
Ti, Sali, bëre shumë për kombin dhe kur nuk prite që të të kthehen ato me dekorata e nderime të posaçme. Dekorata më e madhe jotja është ajo se ti prore vlerësohesh për njeri që i kontribuoi kombit, sepse asnjëherë dhe askush nuk mundi të t’i mbyll sytë, nuk mundi të t’i mbyll veshët, nuk mundi të ta qep gojën e as nuk mundi të ta ulë kokën.
Në shenjë respekti për ty dhe për veprat tua, Komuna e Kaçanikut ta ngritur bustin që e vendosi para kuvendit të komunës, ku ti bëre shumë mund dhe ku ti derdhe shumë djersë për të mirën e bashkëvendësve tu, për të mirën e Kosovës.
Latif Nallbani
PËRKUJTIM: 6 VITE PA ATDHETARIN E MADH MBARËKOMBËTAR, KRYETARIN E PAHARRUAR TË KAÇANIKUT, LUFTËTARIN E PALODHUR PËR LIRINË E KOSOVËS DHE PËR BASHKIM MBARËKOMBËTAR.
Me këtë rast i shpalli ngushëllime: - Familjes Bajra (Zyles, Ilirianës, Gazmendit,
Gencit dhe të tjerëve),
- Kaçanikut legjendar,
- Kosovës martire,
- Shqiptarisë
Shkruan: Jakup Reka - Pata nderin të jem shoku i tij, e në periudhën 1967 - 1970 edhe bashkëpunëtor i tij. Përndryshe ai ishte shoku i ngushtë i babës tim, Shefki Rekës.(Saliu i kishte shkruar letrat e prindërve për Shefkiun kur ky ishte i Burgosur si NDSH-ist në burgun e Mitrovicës së Sremit). Kur baba doli nga burgu shoqëroheshin me Saliun por kishte kujdesë nga UDB-ja (që mos t'i bën dam Saliut).
Do të përmendi vetëm një rast nga koha kur bashkëpunova me Kryetarin tonë të nderuar, Sali Bajrën.
Në periudhën 1967 - 1970 punova si arsimtar në Shkollën e mesme "Voskopoja" në Kaçanik, ku dhësha mësim në paralelet e elektroteknikës. Kryetari (përndryshe e thirrnim - shoku kryetar) më angazhoi edhe në Kuvendin Komunal, si organ mbikëqyrës për elektrifikimin e Komunës.(Duheshte me i elektrifikuar të gjitha fshatrat e Komunës, përveç f. Glloboçicë që furrnizohej me energji elektrike nga Radusha).
Kryetari ynë, si gjithë kaçanikasit (siç e përmendë edhe shoku im Ibrahim Egriu, atdhetari i madh dibran), ishte shum mikpritës dhe kishte shum miqë.
Në verën e vitit 1969 Kryetarit i kishte ardhur mysafir, miku i tij, i madhi Tomë Berisha, kolonel e ligjërues i Teknikës raketore, në Akademinë ushtarake në Zagreb. Kryetari i angazhoi të gjithë shokët e tij të punës e të idealit që të organizojmë një pritje (banket,aheng) madhështor për nder të mysafirit. Mua më tha që të organizojë si mundem e dijë, që në fshatin Kovaçec, t'a lëshojmë rrjetin elektrik në përdorim, edhepse nuk ishte akoma gati. Unë morra disa mjeshtër nga "Elektrokosova", morrëm kabllo elektrikë nga "Sharri", dhe provizorisht bëmë lidhje nga trafostacioni deri ke dardhat në livadhin e Emrush Mezrajës, ku do t'a bënim banketin. E rregullova në trafostacion që dritat e rrugëve dhe edhe ato te dardhat të ndezen automatikisht në kohën e planifikuar në mbrëmje. Ahengu filloi pas dite me haje, pije dhe muzikë (të siguruar nga shokët e ngushtë të Kryetarit) dhe kah mbrëmja në kulminacionin e tij, Kryetari dhe Toma më pyetën: Jakup u errësua kur e ke mendjen me na i lëshuar dritat? Pas pak (pasi që shikova orën time), ju thashë:Shoku Kryetar dhe shoku Kolonel, keni nderin që për herë të parë, prej se egziston njerëzimi, (me rrotullimin e poçit elektrik në grykën e tij) t'a lëshoni në përdorim rrymën elektrike në këtë fshat. Ata të dytë sëbashku e rrotulluan poçin dhe n'atë çast ai u ndezë, por u ndezën edhe gjitha poçat tjerë aty dhe përgjatë rrugëve të fshatit. U dëgjuan krisma revolesh dhe thyerje të llambave me vajguri.
Me këtë rrëfim vetëm desha vetëm t'ua bëjë më të afërt, se sa Kryetari ynë legjendar, që Kaçaniku kurrë s'e harron,i kishte të rëndësishëm miqtë e shumtë.
(Më vonë, në vjeshtën e vitit 1970 në banesë e tij në Zagreb,atdhetari i madh dhe ndihmësi i madh i studentëve shqiptarë në Zagreb, në momentin kur pinim konjak "Skënderbeu" si dizhestiv pas dreke, më pyeti: Jakup, pasi që edhe unë jam njeri i teknikës, më trego se si e kishit rregulluar, që me rrotullimin e një poçi, të ndizen të gjitha dritat në fshat. Unë iu përgjigja me një shprehje arkaike tipike kaçanikase: Eh, këtu ka mana. Por më vonë ia skjarova).
LAVDI PUNËS DHE VEPRËS SË TIJ TË LAVDISHME!
I QOFTË I LEHTË DHEU I KOSOVËS SË LIRË!
I PËRJETSHËM QOFTË KUJTIMI PËR TË NDRITURIN SALI BAJRA!
Me pietet e respekt - shoku, dhe djali i shokut (të idealit) - Jakup Reka
Imi i nderuar,
Me pikëllim të thellë dhe me dhimbje të madhe të njhoftoj se në Kaçanik, në moshën 70 vjeçare, vdiq dhe u vorros i madh SALI BAJRA, atdhetari më i devotshën që e njeh Kaçaniku, por pse jo edhe Kosova.
Pranoni ngushëllimet e mia pèr vdekjen e të madhit Sali, i cili pati respekt të madh për Ty, Imi i nderuar.
Latif Nallbani
--------------------
I dashur dhe i pa harruar Ibrahim.
ME KEQARDHJE TE MADHE MESUAM LAJMIN E HIDHUR PER HUMBJEN E PERSONIT TE MADH TE KOMBIT SHQIPTAR, TANI TE NDJERIN, SALI BAJRA, TE PA HARUAR,TRIMIN E ATDHETARIN E KOMBIT SHQIPETAR, BURRIN E KACANIKUT
HEROIK, E NE VECANTI DOTE THOJA PER NE DIBRANET, PER ATE QE BERI PER SH K A 'LIMAN KABA' te cilet takime do te jene te pa harruara per perkrahjen ndaj Ansamblit tone me vendosmeni te pa luhatur, kunder rregjimit komunist titist.
PRANONI NGUSHULLIMET TONA!
Kerkoj ndihmen tuaj per t'i bere ngushullim familjes se tij. Me rekomandoni adresen apo Posten elektronoke qe do te ishte shume me e mire dhe me shpejt.
Pres pergjegje: Sulejman Borova-SULCJA, SH B A
--------------------
Mesazh ngushëllues nga moter, Vitore Stefa-Leka, Nene Tereza e dyte e diteve tona.
I dashur vella Ibrahim!
Te dashur vellezer!
Lajmi i vdekjes se te nderuarit dhe te pa harruarit rahmetliut z Sali Bajra me erdhi i pa pritur. Kam pas rastin ta njohe fizikisht kete burre te rralle te kombit tone ne Kongresin e pare te L SH B-se ne Prizren Per trimerite e tij si dhe per vepren e tij kisha degjuar nga ty Imi dashur si dhe nga miqte e dhe vellezerit e tjere te idealeve te perbashketa
Te lutem i vellai im Ibrahim, dergoi familjes se rahmetliut, ngushellimet e mija familjare dhe personale
I qofte i lehte dheu iKosoves qe ai e deshi dhe beri kaq shume per te si dhe per bashkimin e trevave shqiptare
Ngushellime dhe ty i dashur vella se e di se pervec qe ke humbur nje vella qe te lidhnin kujtime te hidhura nga jeta e rinise tende por, ke humbur mbi te gjitha nje mik e shok ideali
I perjetshem qofte kujtimi i te ndriturit Sali Bajra !
Me shume keqardhje
Vitorja dhe familja
P.S - Ju lutem transmetoni ne familjen e te ndriturit z.Sali dhe ngushellimet e Mardenes, te ciles i erdhi shume keq, po per momentin nuk ka kompjuter, qe t'jua dergoj direkt fjalen e saj
Nderim per te gjithe / Vitorja
--------------------
I dashur Ibrahim
Te me falesh per vonesen e ketij mesazhi, por kam qene larg, me xhirime per televizionin France 3.
Mesova, me keqardhje te thelle, per humbjen e atdhetarin te shquar, z.Sali Bajra dhe me kam nderin t'i u dergoj ngushellimet e mia me te sinqerta, ju personalisht e ne veçanti familjes se te ndjerit.
I paharruar qofte kujtimi i jetes dhe punes se tij madhshtore ne dobi te kombit
Me dashuri vellazerore
Vasil Qesari / France
--------------------
Dr. Sulejman Abazi-Tung.
Ketij ngushllimi i bashkohem edhe une dhe bashkeshortja ime Linda dhe dy femijet e mij, duke ngushelluar familjen e te ndjerit dhe te gjithe fare fisin e tij dhe miqte e shoket qe e ndoqen ne cdo hap te jetes se tij. I qofte i lehte dheu i Kosoves martire!
Trupi i tij pushofte ne paqe.
Me respekt familja Shkodrani / Danimarke.
--------------------
Imi i nderuar,
Porositë e të gjithë miqëve tanë do t'i përcjell tek familja e Saliut.
Ty të falënderoj shumë për kujdesin që po e tregon me rastin e vdekjes së shokut e mikut të madh tonin dhe të Dibrës heroike.
Familja e të ndjerit Sali BAJRA u është mirënjohës Ty dhe gjithë atyre që po bashkëndijnë dhembjen që e ka pllakosur familkjen dhe shokët e Saliut.
Të falemnderit për angazhimin tënd. E falënderoj Dibrën për dhembjen që po e ndin për të madhin Sali Bajra.
Të fala e qafime, Latifi
--------------------
Imi i nderuar dhe shumë i madh,
Ti ke bërë dhe po bën shumë për të ndjerin Sali Bajra, atdhetar që qëndroi vertikalisht gjatë gjithë jetës së tij, madje edhe atëherë kur shumëkush ligësohej.
Për mundin tënd do ta njoftoj familjen e të ndjerit dhe miqtë e tu në Kaçanik dhe gjetiu.
Mundin ta shpërblefë perëndia dhe njerëzit e mirë.
Qofshë gjithnjë i lumtur o Imi im i dashur!
Latif Nallbani
--------------------
Bacë i nderuar Imi!
PRANONI NGUSHULLIMET E MIA!
Kërkoj ndihmën tuaj për t'i bërë ngushullim familjes se tij.
Me rekomandoni adresën apo postën elektronoke qe do te ishte shumë më e mirë dhe më shpejt.
Me respekt të përjetëshmë për atdhetarët e vërtetë!
Atdhetarët, e paqin të lehtë dheun e Shqipërisë Natyrore!
Qëndresë!
Juaji, Fadil Shyti (Vleri)
--------------------
Edhe Bukureshti u bashkangjitet ngushllimeve ne adrese te familjes se atdhetarit te shquar shqiptar, Sali Bajra. Keto ngushllime te sinqerta vijne nga ana e redaksise se revistes Albanezul/Shqiptari, ne emer te kryeredaktorit te saj dhe Bashkesise Kulturore te Shqiptareve te Rumanise. Lus Vitoren ta transmetoje kete mesazh ne grupsliten tone te perbashket
Albert Voka
--------------------
I nderuar Profesor, Z.Ibrahim!. Ju percjell ngushellimet e mija Ju, personalisht dhe familjes se Heroit te Kombit shqiptar, atdhetarit Sali Bajra!.. Si nje bashkeatdhetare dhe moter e nje gjaku shqiptar ne kete moment te dhimbshem per Ju dhe familjen e te ndjerit, u jam prane duke bashkuar dhimbjen e lotet me Ju, te gjithe!.. I perjetshem qofte kujtimi i Tij dhe dheu i qofte i lehte!.. Me nderime, respect e dhimbje:
Raimonda Moisiu Hartford Ct USA.
--------------------
Mirembrema Profesor.Lexova imejlin qe ma kishe derguar.Pranoni ngushllimet e mija, per shokun Tuaj dhe mikun e te gjiithe Dibraneve, tani ndjese paste-z. S.Bajra.Te lutem ngushllimet e mija tu bashkohen te Tuajave, dhe se bashku t'ua dergosh famijes se te ndjerit, S Bajra .
Doktor Ylber Jani -Diber.
Përkujtim, në shenjë të 6 vjetorit të vdekjes, kushtuar ish-Kryetarit Legjendar të Kaçanikut, z.Sali Bajra, Atdhetarit e Luftëtarit të paepur për lirin e Kosovës e për Bashkim Kombëtar
Me 13 dhjetor 2006, pushoi se rrahuri zemra e atdhetarit, Sali Bjara, kurse, 14 dhjetori u shpall Dite zije në mbarë Kaçanikun me rrethinë.
Shkruan: Ibrahim Egriu -
Siç më njoftoi përmes postës elektronike, kolegu im i nderuar, ish drejtor i Gjimnazit të
Kaçanikut, z. Latif Nallbani, më 13 dhjetor '06, pushoi së rrahuri zemra e ish kryetarit dhe patriotit te shquar kaçanikas, e luftëtarit të paepur për liri; zemra e shokut tonë të pavdekshëm: trimit, patriotit më të madh kombëtar tëi viteve '60 - 70, zemra e shqiptarit me shpirt te Madh sa bjeshkët e Sharrit, zemra e guximtarit, të cilit, kryeudbashi çetnik Rankoviq, ne vitet e '60 -ta ia kish përgatitur edhe vendin e ekzekutimit. Mirë po, atij fare nuk i lëvizi syri, por i palëkundur luftoi me tërë qenien me shokët e idealit të tij, për liri të plotë dhe për Shqipërinë e bashkuar me Kosovën, me Çamërinë dhe me të gjitha trojet e okupuara nga hegjemonistët sllavë.
Sali Bajra - Atdhetari e luftëtari për lirinë e Kosovës e bashkim kombëtar
Në shpirt ndjej obligim moral shtytës që ta shkruaj ketë Requiem për mikun tim shumë të nderuar dhe ndjehem shumë i tronditur për këtë humbje, ndaj dëshiroj të ngushëlloj, se pari familjen, farefisin, kaçanikasit e mi te dashur, miqtë dhe veten time, sepse, vdekjen e vëllait tim e prita porsi rrufe nga qielli i kthjellët.Me nderime të mëdha i bënë homazhe mijëra bashkëkombës nga të gjitha viset tona e me kujtimet dhe mbresat më të mira, u ndanë fizikisht prej tij por jo me shpirt e mendje, sepse vepra e tij do jetojë gjallë brez pas brezi.
Këto ditë, zija dhe pikëllimi pllakosi çdo bijë e bir shqiptari për vdekjen e papritur të këtij atdhetari të palodhur për çështjen e pazgjidhur kombëtare. Ditë zije shpalli Kuvendi i Kaçanikut, por siç mësova dhe Dibra e Madhe do shpallë Ditë zije. Por, Përse?!
Kryetari trim e patriot, Sali Bajra ishte i pari, i cili në emër të kaçanikasve ua ofroi ndihmat e para të dëmtuarve nga tërmeti katasrofal në Dibër. Ai, në orët e pasdites erdhi vetë në Dibër dhe, para shtëpisë së ish kryetarit të ndjerë dibran, Ismailhaki Mullau, i ndali kamionët me miell, batanije e ushqime dhe iu drejtua popullatës dibrane me këto fjalë: -Çdo familje dibrane është e mirëseardhur në gjirin e familjeve tona. Pra, ju presim të na vini, me bukë, kripë e zemër. Si tha ashtu dhe u bë. Shumë familje dibrane me muaj të tëra u strehuan në Kaçanik. Atë mirësi që ua bëri dibranëve ish kryetari i Kaçanikut, popullsia e kësaj treve s'do ta harroj kurrë, ndaj edhe dibranët ia dhënë epitetin: PEJGAMBER (ENGJELL). Dhe, sa herë që ktheja nga Kaçaniku në Dibër, më pyesnin:- Si e kemi atë Pejgamberin, kryetarin e Kaçanikut?!
Pra, gjatë viteve 1968/69 kur qesh i punësuar në Shkollën e Mesme"Voskopoja". Kjo qytezë, udhëhiqej nga atdhetarët e shquar: -Sali Bajra (kryetar) i ndjeri Bedri Kyçyku, Latif Nalbani, Hebib Shehu etj. Ne ato vite, ne dibranet Kaçanikun me rrethinë e quanim: Shqipëri të lirë! Valonte Flamuri kombëtar dhe gjithçka frymonte e funksiononte shqiptarisht.
Pas demonstratave te fuqishme të '68-te, për herë të parë artikulohet kërkesë e zëshme dhe zyrtare për hapjen e Fakultetit te mjekësisë dhe për themelimin e Uiversitetit të Kosovës. Kërkesa e tillë zyrtare për herë të parë del nga kuvendarët e Kuvendit të Komunës së Kaçanikut, të prirë nga kryetari trim, Sali Bajra, i bën kërkesë zyrtare organeve të Kosovës që të miratojnë vendimin e Kuvendit të Kaçanikut. Kjo kërkesë u mirëprit nga populli i shumëvuajtur, por jo edhe nga popullata serbe që jetonte në Kosovë e as nga udhëheqja servile e asokohëshme, e cila, e irrituar nga një propozim i tillë, mori të gjitha masat për shkarkimin e kryetarit të Kaçanikut. "Faji" i vetëm i tij ishte pse e kish pasur guximin intelektual dhe obligimin qytetar që të kërkojë hapjen e Universitetit të Kosovës. Jo vetë kaq, por, kryetari trim-Sali Bajra, ndërmori dhe një hap të guximshëm, menjëherë pas takimit tim dhe pas torturave më çnjerëzore që pësuam se bashku me Shabanin nga xhandarët maqedon në Mavrovë e Rostush. Me të arritur në Kaçanik tërë ate ndodhi ua rrefeva kryatrit Sali, të ndjerit Bedri e Latifit. Ata, pasi vërejtën se çfarë malltretime dhe tortura na patën bërë xhandarët maqedon, Kryetari i atëhershëm i Kaçanikut, z.Sali Bajra, i dërgoi DEMARSH ish presidentit të Maqedonisë Kërste Cërvenkovskit dhe e vendosi kufirin në Elez-Han, duke kryer kontrollë të rreptë edhe ndaj maqedonasve, ashtu siç vepronin me shqiptarët.
Dhe, ç'ndodhi pas DEMANTIT të datës 7-8 janar '69 ! Ante portas!
U çuan tërë funksionarët servil të Komitetit Krahinor, të prirë nga Përfaqësues çetnik serb të Komitetit të Serbisë e të ish Jugosllavisë në një anë, që të kryejnë diferencimin e kryetarit Sali me shokë në anën tjetër. Në të katër anët, Kaçaniku u rrethua me polici e ushtri. Mbledhja u mbajtë me dyer të mbyllura dhe zgjati deri në orët e vona pas mesnatës. Akuza e replika më të vrazhda kundër Kryetarit Sali dhe bashkëpunëtorëve të tij, të cilët i akuzonin se "irridendistë" si separatistë" dhe ista të tjera. Bijtë e Idris Seferit, të prirë nga Kryetari S. Bajra, i cili, me një elokuencë (oratori) të fortë gjatë tërë debatit qëndroi stoik dhe i pathyeshëm. Ai, pati përkrahje dhe nga shokët e tij, të cilët, të gjithë unik si një trup i vetëm, mbështetën njeri-tjetrin dhe, i detyruan funksionarët krahinor e federativ kokulur dhe si humbës, te kthehen andej nga kishin ardhur.
TAKIM PAS 19 VJET
S'mundem te anashkaloj pa përmend 26 Nëntorin 2001, ditën e mbajtjes se Kongresit te Parë te L SH B-se ku ishte prezent dhe z. Sali. Ai, nga bina thërriste: Ibrahim! Ibrahim!-Imi! Imi! Nuk e dija se kush më thërret. E luta z. Esat Stavileci të më lejojë, te shkoj poshtë ne bufe e ta takoj. Ai ra dakord. Kur ç'te shoh, ne bufe priste ish kryatri i Kacanikut, miku im i ashur, z. Sali bajra dhe Gani Keca nga Ferizaji. Qafime e qafime te mbërthyera me lot, sepse qe nga qershori i vitit '69, s'ishim pa me z.Sali. Ja pra Imi i dashur, më në fund u takuam!-Mandej vazhdoi:
- M'u bë zemra mal ku te pashë sot në Kryesine e punës, që udhëheq Kongresin. Dhe Dibra ime e dashur është e pranishme sot këtu, në Prizrenin historik. S'më lëshonte nga qafimi!- Mandej vazhdoi: Ka disa vite qe e kam ndërprerë përdorimin e alkoolit, mirëpo sot, nga emocionet që më kapluan do e ngremë së bashku nga një uiski. Gëzuar! -Të rrojë Kosova dhe të na rrojë Shqipëria etnike! Mandej me një ton të ulur, i përcjell edhe nga ne, këndoi dy-tri vargje të këngës, që aq shumë e deshte: "Mali me mal' nuk takohen, por njerëzit takohen një ditë". Ajo qe dhe ndarja ime e fundit me mikun tim shumë të çmuar, z. Sali.
- Ngushëllime familjes atdhetare-Bajra!
- Ngushëllime, vëllait Latif, shok i pandarë i idealit dhe bashkëpunëtor!
- Ngushëllime Kaçanikut legjendar!
- Ngushëllime Kosovë martire!
- Ngushëllime Shqipëri etnike natyrale!
- Lavdi veprës së tij të lavdishme!
- I qoftë i lehtë dheu i Kosoves, te cilen aq shumë e deshi!
- Shpirti i tij le të prehet plot dritë!
- Me dashuri e respekt te pafund, familjet e deshmorit Naxhi Egriu, e S. Boroves, A. Maqellares, V. Turkeshit dhe nga mbarë qyetaret dibranë, qe s'do e harrojnë kurrë për jetë të jetëve!
Ibrahim Egriu - Malme-Suedi, dhejtor '12
-------------------------------------------
Gjashtë vjet nga vdekja e Sali Bajrës
SALI BAJRA - FLAMUR I ATDHETARIZMIT
Shkruan: Latif Nallbani - Sot, 13.12.2012 bëhen 6 vjet nga vdekja jote, mik i nderuar dhe mik i shumë miqve, gjithandej ku jetojnë dhe ku veprojnë shqiptarët.
Në këtë gjashtëvjetor, të kujtojmë ty dhe e kujtojmë veprimtarinë tënde për të mirën e kombit, sepse ti herët fillove t’i ushqeje rrënjët e lirisë dhe pavarësisë së kombit, që po e gëzojmë tani. Prandaj kjo trevë edhe sot e kësaj dite krenohet me ty dhe me veprat tua dhe të kujton për punën që e bëre për ato dekada sa jetove e veprove. Kaçanikasit me rrethinë edhe sot e kësaj dite përulet para figurës sate që gjithnjë rrezatoi dritë, sepse ti, Sali, në vitet e ‘60-ta të shekullit XX ishe shndërruar në yll polar, duke ua treguar rrugën e kombit, jo vetëm Kaçanikut e rrethinës.
Ti veprove në atë kohë kur Serbia hegjemoniste po manipulonte me një pjesë të popullatës së Kaçanikut dhe të Kosovës. Ajo manipulonte me atë pjesë që ishte e luhatur dhe me përkushtim jo aq sa duhet ndaj kombit dhe atdheut.
Ne, shokët tu, të mbajmë mend që nga rinia e hershme kur, ndonëse jo shumë vite më i moshuar se ne, na e mësoje shkrim leximin në bankat e shkollës fillore e së bashku me të na i mësoje edhe shkronjat e para të atdhedashurisë, që i kishin marr edhe me qumështin e nënave tona. Aso kohe na mësove se si duhet atdheu dhe ç’duhet bërë për atdheun.
Të kujtojmë, më pastaj, kur ende pa u burrërua mirë, si kryetar i Komunës së Kaçanikut u kacafyte me probleme të mëdha që i prodhonin sllavokomunistët, por ti gjithnjë ia dole mbanë.
Të mbajmë mend për sakrificat e bëra lidhur me arsimimin e rinisë. Ti, si kryetar i komunës së Kaçanikut, jepje bursa për secilin që trokiste në dyert e kësaj komune, pa marrë parasysh nga vinte, sepse: “Do t’i shërbejnë këtij kombi të shumëvuajtur”, thoshe aso kohe. Veçmas u kujdese për të rejat, jo vetëm kaçanikase, që të arsimoheshin dhe për to nuk kurseve asgjë, sepse “arsimimi i femrës është shëndet i kobit”, thoshe aso kohe.
Kaçanikasit të mbajnë mend edhe kur ti, me një grusht shokësh që qëndronin mbi supet tua, në vitet ’60-ta të shekullit që e lamë pas, kërkonit që Kosova të shpallet republikë. Në atë kohë, Kuvendi, që ti e drejtoje edhe zyrtarisht përkrahu demonstratat e vitit 1968, ndonëse pasojat i dije. Ishe ti me shokë që u përkujdese për zgjimin e revoltës gjithëpopullore, e cila në Kaçanik kishte nisur ca më herët.
Kaçaniku të mban mend edhe kur në vitin 1967 aktivizove vendimin e lënë anash nga strukturat politike të kohës për ta themeluar gjimnazin “Skenderbeu” në Kaçanik, ndonëse të gjithë ata ishin kundër hapjes së këtij institucioni arsimor, sepse, “Kush do ta punojë tokën, nëse hapet shkolla e mesme në çdo vend, kush do ta ruajë bagëtinë”, të pat thënë funksionari i lartë krahinor, i cili të kanoste edhe me masa të rrepta kundër teje si kryetar i komunës. Por, ti, si arsimdashës, nuk u ndale. Përkundrazi, more vendimin për hapjen edhe të një shkolle tjetër të mesme në Kaçanik, që u pagëzua “Voskopoja”, sepse “kurrizi i arsimit kombëtar është shkolla e mesme”, pohoje.
Të mbajnë mend edhe kur Kuvendi i KK të Kaçanikut, aty kah fundi i viteve -60-ta, ishte prijatar për financimin e fakultetit të mjekësisë, si parakusht për themelimin e Universitetit të Prishtinës. Njëherësh bëre apel tek kuvendet e komunave të tjera që ta përkrahin këtë iniciativë. Aso kohe të përkrahen një grusht intelektualësh si Rexhai Surroi, Rezak Shala, Ramush Rama e ndonjë tjetër. E dije se ishin këto vendime që do të të kushtojnë, por s’u ndale dot, sepse ishin për të mirën e kombit. Ti nuk u ndale edhe kur t’u vërsulen strukturat komuniste të Krahinës së Kosovës, ato të Maqedonisë dhe ato Federative lidhur me demarshin që ia dërgove Maqedonisë, për maltretimin që ia bënin shqiptarëve gjithandej kah udhëtonin ata. Ishe i madh edhe kur urdhërove ndaljen automjeteve të Maqedonisë që të mos hynin në territorin e Kaçanikut, si shenjë reciprociteti, që tani është aq aktual, sepse edhe ata i ndalnin automjetet e kosovarëve në kufi.
Kjo trevë të mbanë mend shumë mirë kur kërkove nga bukëpjekësit në Kaçanik që bukët e para, ashtu siç dilnin nga furrat e bukës, të nisen për Dibër, kur atë e kishte goditur tërmeti më 30.11.1967. Në Dibër ti arrite më 1.12.1967, menjëherë të nesërmen e tërmetit dhe këtë Dibra kurrë nuk e harroi sikur nuk e harroi as pritjen që Kaçaniku ia bëri shoqërisë dibrane “Liman Kaba”, e cila në fundvitet e ‘60-ta kishte vizituar Kaçanikun me një program shumë kombëtar. Ndërrimi i plisave në atë mbrëmje ishte më shumë se simbolikë, më shumë se atdhetari, më shumë se atdhedashuri...
Ti e dije mirë se të gjitha këto do ta kenë koston e vet. Ti e dije se të gjitha këto do të ndikojnë më vonë që me këmbëngulje të paparë dhe pa numrin e duhur të delegatëve të të shkarkojnë nga posti i Kryetarit të Komunës së Kaçanikut, por kjo nuk të pengoi. Ti e bëje punën tënde, punën që duhej bërë. Bëje punën për kombin tënd, i cili aq shumë të respektoi sa krijoi edhe vargjet e mirënjohura: “Dy lule i ka Kaçaniku/Sali Bajrën e Bedri Kyçykun”.
Populli të mban mend edhe për shumë bëma të tjera andaj, edhe sot të respekton dhe kurrë nuk të harron, sepse ti punove në kohën kur smira e kishte helmuar atmosferën në Kaçanik dhe jo vetëm aty, smirë kjo e ushqyer nga pushteti hegjemonist serb.
Ti, Sali, bëre shumë për kombin dhe kur nuk prite që të të kthehen ato me dekorata e nderime të posaçme. Dekorata më e madhe jotja është ajo se ti prore vlerësohesh për njeri që i kontribuoi kombit, sepse asnjëherë dhe askush nuk mundi të t’i mbyll sytë, nuk mundi të t’i mbyll veshët, nuk mundi të ta qep gojën e as nuk mundi të ta ulë kokën.
Në shenjë respekti për ty dhe për veprat tua, Komuna e Kaçanikut ta ngritur bustin që e vendosi para kuvendit të komunës, ku ti bëre shumë mund dhe ku ti derdhe shumë djersë për të mirën e bashkëvendësve tu, për të mirën e Kosovës.
Latif Nallbani
--------------------
PËRKUJTIM: 6 VITE PA ATDHETARIN E MADH MBARËKOMBËTAR, KRYETARIN E PAHARRUAR TË KAÇANIKUT, LUFTËTARIN E PALODHUR PËR LIRINË E KOSOVËS DHE PËR BASHKIM MBARËKOMBËTAR.
Me këtë rast i shpalli ngushëllime: - Familjes Bajra (Zyles, Ilirianës, Gazmendit,
Gencit dhe të tjerëve),
- Kaçanikut legjendar,
- Kosovës martire,
- Shqiptarisë
Shkruan: Jakup Reka - Pata nderin të jem shoku i tij, e në periudhën 1967 - 1970 edhe bashkëpunëtor i tij. Përndryshe ai ishte shoku i ngushtë i babës tim, Shefki Rekës.(Saliu i kishte shkruar letrat e prindërve për Shefkiun kur ky ishte i Burgosur si NDSH-ist në burgun e Mitrovicës së Sremit). Kur baba doli nga burgu shoqëroheshin me Saliun por kishte kujdesë nga UDB-ja (që mos t'i bën dam Saliut).
Do të përmendi vetëm një rast nga koha kur bashkëpunova me Kryetarin tonë të nderuar, Sali Bajrën.
Në periudhën 1967 - 1970 punova si arsimtar në Shkollën e mesme "Voskopoja" në Kaçanik, ku dhësha mësim në paralelet e elektroteknikës. Kryetari (përndryshe e thirrnim - shoku kryetar) më angazhoi edhe në Kuvendin Komunal, si organ mbikëqyrës për elektrifikimin e Komunës.(Duheshte me i elektrifikuar të gjitha fshatrat e Komunës, përveç f. Glloboçicë që furrnizohej me energji elektrike nga Radusha).
Kryetari ynë, si gjithë kaçanikasit (siç e përmendë edhe shoku im Ibrahim Egriu, atdhetari i madh dibran), ishte shum mikpritës dhe kishte shum miqë.
Në verën e vitit 1969 Kryetarit i kishte ardhur mysafir, miku i tij, i madhi Tomë Berisha, kolonel e ligjërues i Teknikës raketore, në Akademinë ushtarake në Zagreb. Kryetari i angazhoi të gjithë shokët e tij të punës e të idealit që të organizojmë një pritje (banket,aheng) madhështor për nder të mysafirit. Mua më tha që të organizojë si mundem e dijë, që në fshatin Kovaçec, t'a lëshojmë rrjetin elektrik në përdorim, edhepse nuk ishte akoma gati. Unë morra disa mjeshtër nga "Elektrokosova", morrëm kabllo elektrikë nga "Sharri", dhe provizorisht bëmë lidhje nga trafostacioni deri ke dardhat në livadhin e Emrush Mezrajës, ku do t'a bënim banketin. E rregullova në trafostacion që dritat e rrugëve dhe edhe ato te dardhat të ndezen automatikisht në kohën e planifikuar në mbrëmje. Ahengu filloi pas dite me haje, pije dhe muzikë (të siguruar nga shokët e ngushtë të Kryetarit) dhe kah mbrëmja në kulminacionin e tij, Kryetari dhe Toma më pyetën: Jakup u errësua kur e ke mendjen me na i lëshuar dritat? Pas pak (pasi që shikova orën time), ju thashë:Shoku Kryetar dhe shoku Kolonel, keni nderin që për herë të parë, prej se egziston njerëzimi, (me rrotullimin e poçit elektrik në grykën e tij) t'a lëshoni në përdorim rrymën elektrike në këtë fshat. Ata të dytë sëbashku e rrotulluan poçin dhe n'atë çast ai u ndezë, por u ndezën edhe gjitha poçat tjerë aty dhe përgjatë rrugëve të fshatit. U dëgjuan krisma revolesh dhe thyerje të llambave me vajguri.
Me këtë rrëfim vetëm desha vetëm t'ua bëjë më të afërt, se sa Kryetari ynë legjendar, që Kaçaniku kurrë s'e harron,i kishte të rëndësishëm miqtë e shumtë.
(Më vonë, në vjeshtën e vitit 1970 në banesë e tij në Zagreb,atdhetari i madh dhe ndihmësi i madh i studentëve shqiptarë në Zagreb, në momentin kur pinim konjak "Skënderbeu" si dizhestiv pas dreke, më pyeti: Jakup, pasi që edhe unë jam njeri i teknikës, më trego se si e kishit rregulluar, që me rrotullimin e një poçi, të ndizen të gjitha dritat në fshat. Unë iu përgjigja me një shprehje arkaike tipike kaçanikase: Eh, këtu ka mana. Por më vonë ia skjarova).
LAVDI PUNËS DHE VEPRËS SË TIJ TË LAVDISHME!
I QOFTË I LEHTË DHEU I KOSOVËS SË LIRË!
I PËRJETSHËM QOFTË KUJTIMI PËR TË NDRITURIN SALI BAJRA!
Me pietet e respekt - shoku, dhe djali i shokut (të idealit) - Jakup Reka
--------------------
Mesazhe ngushëlluese!
--------------------
Mesazhe ngushëlluese!
--------------------
Imi i nderuar,
Me pikëllim të thellë dhe me dhimbje të madhe të njhoftoj se në Kaçanik, në moshën 70 vjeçare, vdiq dhe u vorros i madh SALI BAJRA, atdhetari më i devotshën që e njeh Kaçaniku, por pse jo edhe Kosova.
Pranoni ngushëllimet e mia pèr vdekjen e të madhit Sali, i cili pati respekt të madh për Ty, Imi i nderuar.
Latif Nallbani
--------------------
I dashur dhe i pa harruar Ibrahim.
ME KEQARDHJE TE MADHE MESUAM LAJMIN E HIDHUR PER HUMBJEN E PERSONIT TE MADH TE KOMBIT SHQIPTAR, TANI TE NDJERIN, SALI BAJRA, TE PA HARUAR,TRIMIN E ATDHETARIN E KOMBIT SHQIPETAR, BURRIN E KACANIKUT
HEROIK, E NE VECANTI DOTE THOJA PER NE DIBRANET, PER ATE QE BERI PER SH K A 'LIMAN KABA' te cilet takime do te jene te pa harruara per perkrahjen ndaj Ansamblit tone me vendosmeni te pa luhatur, kunder rregjimit komunist titist.
PRANONI NGUSHULLIMET TONA!
Kerkoj ndihmen tuaj per t'i bere ngushullim familjes se tij. Me rekomandoni adresen apo Posten elektronoke qe do te ishte shume me e mire dhe me shpejt.
Pres pergjegje: Sulejman Borova-SULCJA, SH B A
--------------------
Mesazh ngushëllues nga moter, Vitore Stefa-Leka, Nene Tereza e dyte e diteve tona.
I dashur vella Ibrahim!
Te dashur vellezer!
Lajmi i vdekjes se te nderuarit dhe te pa harruarit rahmetliut z Sali Bajra me erdhi i pa pritur. Kam pas rastin ta njohe fizikisht kete burre te rralle te kombit tone ne Kongresin e pare te L SH B-se ne Prizren Per trimerite e tij si dhe per vepren e tij kisha degjuar nga ty Imi dashur si dhe nga miqte e dhe vellezerit e tjere te idealeve te perbashketa
Te lutem i vellai im Ibrahim, dergoi familjes se rahmetliut, ngushellimet e mija familjare dhe personale
I qofte i lehte dheu iKosoves qe ai e deshi dhe beri kaq shume per te si dhe per bashkimin e trevave shqiptare
Ngushellime dhe ty i dashur vella se e di se pervec qe ke humbur nje vella qe te lidhnin kujtime te hidhura nga jeta e rinise tende por, ke humbur mbi te gjitha nje mik e shok ideali
I perjetshem qofte kujtimi i te ndriturit Sali Bajra !
Me shume keqardhje
Vitorja dhe familja
P.S - Ju lutem transmetoni ne familjen e te ndriturit z.Sali dhe ngushellimet e Mardenes, te ciles i erdhi shume keq, po per momentin nuk ka kompjuter, qe t'jua dergoj direkt fjalen e saj
Nderim per te gjithe / Vitorja
--------------------
I dashur Ibrahim
Te me falesh per vonesen e ketij mesazhi, por kam qene larg, me xhirime per televizionin France 3.
Mesova, me keqardhje te thelle, per humbjen e atdhetarin te shquar, z.Sali Bajra dhe me kam nderin t'i u dergoj ngushellimet e mia me te sinqerta, ju personalisht e ne veçanti familjes se te ndjerit.
I paharruar qofte kujtimi i jetes dhe punes se tij madhshtore ne dobi te kombit
Me dashuri vellazerore
Vasil Qesari / France
--------------------
Dr. Sulejman Abazi-Tung.
Ketij ngushllimi i bashkohem edhe une dhe bashkeshortja ime Linda dhe dy femijet e mij, duke ngushelluar familjen e te ndjerit dhe te gjithe fare fisin e tij dhe miqte e shoket qe e ndoqen ne cdo hap te jetes se tij. I qofte i lehte dheu i Kosoves martire!
Trupi i tij pushofte ne paqe.
Me respekt familja Shkodrani / Danimarke.
--------------------
Imi i nderuar,
Porositë e të gjithë miqëve tanë do t'i përcjell tek familja e Saliut.
Ty të falënderoj shumë për kujdesin që po e tregon me rastin e vdekjes së shokut e mikut të madh tonin dhe të Dibrës heroike.
Familja e të ndjerit Sali BAJRA u është mirënjohës Ty dhe gjithë atyre që po bashkëndijnë dhembjen që e ka pllakosur familkjen dhe shokët e Saliut.
Të falemnderit për angazhimin tënd. E falënderoj Dibrën për dhembjen që po e ndin për të madhin Sali Bajra.
Të fala e qafime, Latifi
--------------------
Imi i nderuar dhe shumë i madh,
Ti ke bërë dhe po bën shumë për të ndjerin Sali Bajra, atdhetar që qëndroi vertikalisht gjatë gjithë jetës së tij, madje edhe atëherë kur shumëkush ligësohej.
Për mundin tënd do ta njoftoj familjen e të ndjerit dhe miqtë e tu në Kaçanik dhe gjetiu.
Mundin ta shpërblefë perëndia dhe njerëzit e mirë.
Qofshë gjithnjë i lumtur o Imi im i dashur!
Latif Nallbani
--------------------
Bacë i nderuar Imi!
PRANONI NGUSHULLIMET E MIA!
Kërkoj ndihmën tuaj për t'i bërë ngushullim familjes se tij.
Me rekomandoni adresën apo postën elektronoke qe do te ishte shumë më e mirë dhe më shpejt.
Me respekt të përjetëshmë për atdhetarët e vërtetë!
Atdhetarët, e paqin të lehtë dheun e Shqipërisë Natyrore!
Qëndresë!
Juaji, Fadil Shyti (Vleri)
--------------------
Edhe Bukureshti u bashkangjitet ngushllimeve ne adrese te familjes se atdhetarit te shquar shqiptar, Sali Bajra. Keto ngushllime te sinqerta vijne nga ana e redaksise se revistes Albanezul/Shqiptari, ne emer te kryeredaktorit te saj dhe Bashkesise Kulturore te Shqiptareve te Rumanise. Lus Vitoren ta transmetoje kete mesazh ne grupsliten tone te perbashket
Albert Voka
--------------------
I nderuar Profesor, Z.Ibrahim!. Ju percjell ngushellimet e mija Ju, personalisht dhe familjes se Heroit te Kombit shqiptar, atdhetarit Sali Bajra!.. Si nje bashkeatdhetare dhe moter e nje gjaku shqiptar ne kete moment te dhimbshem per Ju dhe familjen e te ndjerit, u jam prane duke bashkuar dhimbjen e lotet me Ju, te gjithe!.. I perjetshem qofte kujtimi i Tij dhe dheu i qofte i lehte!.. Me nderime, respect e dhimbje:
Raimonda Moisiu Hartford Ct USA.
--------------------
Mirembrema Profesor.Lexova imejlin qe ma kishe derguar.Pranoni ngushllimet e mija, per shokun Tuaj dhe mikun e te gjiithe Dibraneve, tani ndjese paste-z. S.Bajra.Te lutem ngushllimet e mija tu bashkohen te Tuajave, dhe se bashku t'ua dergosh famijes se te ndjerit, S Bajra .
Doktor Ylber Jani -Diber.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ibrahim Egriu: Sali Bajra - Atdhetari e luftëtari për lirinë e Kosovës e bashkim kombëtar
» 19 - vjetori i vdekjes së atdhetarit Din Egriu
» Ibrahim Egriu: 86-vjetori i lindjes së luftëtarit, e atdhetarit, Ramadan Cilku
» I. Egriu: Ne shenje te 25-vjetorit te vdekjes, përkujtojmë Mesuesin e popullit, z. Abdi Begu-Haxhiu, pishtarin e arsimit
» Ibrahim Egriu:Njevjetor i vdekjes se atdhetarit, pedagogut e shkencetarit, Emin Pustina!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi