Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dështon takimi për autostradën

Shko poshtë

Dështon takimi për autostradën Empty Dështon takimi për autostradën

Mesazh nga Agim Gashi Wed Mar 11, 2009 10:45 pm

Dështon takimi për autostradën



Dështon takimi për autostradën Jetmir.idrizi_rruga_veterrnik01-490x320


Nga Express më 11.03.2009 në ora 11:44

Ka dështuar takimi ndërministror, i planifikuar të mbahej sot me qëllim të harmonizimit të planeve të qeverisë për ndërtimin e autostradës Morinë - Merdar si dhe evitimin e problemeve të mundshme gjatë realizimit të projekteve të tilla.

Takimi ndërmjet zyrtarëve të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe asaj të Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, nuk është mbajtur të mërkurën, si duket për arsye të koordinimit të dobët, raporton KosovaLive.

Qeveria e Kosovës e ka vendosur si prioritet ndërtimin e pjesës së saj të autostradës që e lidh me bregdetin, por tenderi për projektin është rishpallur dhe po pritet për sinjale ndërkombëtare për mënyrën e financimit të tij.

Shqipëria, ndërkaq këtë verë pritet ta përfundojë pjesën e saj të autostradës, ndërkohë që po zhvillohen negociatat përfundimtare për marrëveshjen sipas të cilës, Kosova do të mund ta shfrytëzonte portin detar të Shëngjinit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi