Dështon takimi, asnjë kompromis mes PD dhe PS

Dështojnë negociatat PD-PS për presidentin. Takimi i sotëm mes krerëve të grupeve kuvendore të demokratëve dhe socialistëve nuk dha asnjë rezultat.
Menjëherë pas takimit, që zgjati më pak se një orë, kreu i grupit socialist Gramoz Ruçi bëri të ditur për mediat se PS i propozoi mazhorancës mbledhjen e një tryeze të përbashkët të kryetarëve të partive parlamentare për t’i dhënë mundësi vendit, siç tha ai, të kalojë provimin e BE-së dhe të marrë statusin e vendit kandidat.
“Partnerët tanë ndërkombëtarë na kanë vënë disa kushte për statusin. Që të mos mbetemi në klasë për herë të tretë. Të thirret një tryezë e të gjithë krerëve të partive parlamentare, ku të finalizohen katër çështje: Reforma zgjedhore, ajo parlamentare, heqjen e imunitetit të zyrtarëve dhe zgjedhjen e presidentit”- u shpreh Ruçi.
Ai theksoi rëndësinë e zgjedhjes së një presidenti të pranuar nga të gjitha palët dhe votimin e tij me konsensus që në raundin e parë, që pritet të zhvillohet të mërkurën në Kuvend.
“Shpresoj në maturinë e mazhorancës, që ta vlerësojë këtë propozim të opozitës në të mirë të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Nuk do ta dëshiroja mos thirrjen e kësaj tryeze, pasi do të ishte një ogur i keq për Shqipërinë dhe një lajm i keq për shqiptarët. Por kjo nuk do të ishte përgjegjësia jonë:- vijoi më tej Ruçi.
PATOZI: PS NË TRYEZE ME PLATFORME ELEKTORALE
Menjëherë pas Ruçit, ishte kreu i grupit demokrat që doli para mediave, duke theksuar se takimi me homologun socialist mund të cilësohet i dështuar, pasi sipas tij, PD po përballet me ultimatumet dhe kurthet e socialistëve.
Patozi deklaroi se përmbyllja e reformave nuk ka lidhje me zgjedhjen e presidentit, ndërsa i cilësoi propozimet e opozitës si tentativë për ta futur procesin në një rrugë pa krye.
“Kemi shkuar në tryezë për presidentin, ndërsa pala tjetër kishte ardhur në takim me platformën elektorale të Ramës. Çështjet e tjera që u parashtruan janë të palidhura me çështjen e zgjedhjes së presidentit.” - u shpreh Patozi.
Duke nënvizuar se koalicioni qeverisës i ka të gjitha mundësitë për ta zgjedhur vetë kreun e shtetit, Patozi theksoi se PD është e interesuar që t’i japë vendit një president gjithëpërfshirës dhe konsensual.
“PD është futur në këtë proces jo për të ndjekur rrugën më të shkurtër, që na e lejon marrëveshja me aleatët tanë, po ashtu dhe ndryshimet kushtetuese. Është e mundur që të arrijmë në një produkt dinjitoz, një president konsensual, por nëse pala tjetër ka qëllime të tjera ky është një mision i dështuar”- u shpreh Patozi duke theksuar se PD e mban të hapur portën e dialogut.
Presidenti, PD-PS gati për bisedime
Sot nisin bisedimet mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm.
Sic njoftohet nga selia e Partisë Demokratike, takimi i nesërm, ashtu sikundër është bërë publik më herët nga kreu i mazhorancës, Sali Berisha, nuk do të jetë në nivel kryetarësh.
Në tryezë do të ulen dy krerët e grupeve parlamentare, Gramoz Ruçi për socialistët, që dhe Astrit Patozi për demokratët, shoqëruar përkatësisht nga Sajmir Tahiri dhe Edmond Spaho.
Një ditë më parë kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, nëpërmjet një letre të dërguar në Kryesinë e Kuvendit, i kërkoi homologut socialist, Gramoz Ruçi nisjen e negociatave për zgjedhjen e presidentit.
“Partia Demokratike më ka mandatuar mua së bashku me zotin Edmond Spaho si negociatorë për t'u konsultuar me përfaqësuesit e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste për të eksploruar të gjitha mundësitë e zgjedhjes së kreut të ri të shtetit me një konsensus sa më të gjerë”, thuhej në letër.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Dështon takimi për autostradën
» Dështon takimi Ahmeti-Gruevski
» Soren Jessen-Petersen: Kosova nuk duhet të bëjë kompromis
» Dështon privatizimi i PTK-së
» VV dështon për debat në Kuvend

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi