Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A u publikua kontrata për autostradën?!

Shko poshtë

A u publikua kontrata për autostradën?! Empty A u publikua kontrata për autostradën?!

Mesazh nga Agim Gashi Tue May 17, 2011 3:16 pm


A u publikua kontrata për autostradën?!

A u publikua kontrata për autostradën?! 11autostrada


Dokumenti, të cilin e ka publikuar Lëvizja Vetëvendosje, duke pretenduar se është kontrata e Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë “Bechtel & Enka” për ndërtimin e autostradës Vërmicë-Merdarë, mbetet vetëm pretendim dhe jo një fakt i vërtetuar krejtësisht.

Përfaqësuesit e Vetëvendosje-s nuk janë të sigurt nëse ky dokument është kontrata e vërtetë . Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje i ka thënë Radios Evropa e Lirë se vetëm duke u bazuar në vlerësimet e tyre, kanë ardhur në përfundim se dokumenti i publikuar nga ta, është kontrata e Qeverisë së Kosovës me kompaninë “Bechtel & Enka”...

“Do të thotë, një kontratë, e cila nuk ka qenë publike, nën pretekstin se është sekret biznesor. Mirëpo, nuk është bërë në parim me ligjet në Kosovë që të mbahet e fshehtë nga qytetarët e Kosovës. Ky (dokumenti) ju ka ardhur dy deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Albin Kurtit dhe Visar Ymerit, nga persona anonim, para dy ditësh. Këto dy ditë i kemi shpenzuar për ta vlerësuar se sa është autentike”.

“Në vlerësimin tonë më të mirë që mund ta kemi, mendojmë se kjo është kontrata. Mirëpo, ne nuk jemi një organ i prokurorisë apo hetuesisë që ta vlerësojmë deri në detajet më të vogla se a është vërtetë. Mirëpo, besojmë se me të vërtetë se kjo është kontrata, të cilën qeveria e ka nënshkruar”, thotë Ahmeti.

Në anën tjetër, Entela Ruçi, zëdhënëse e kompanisë “Bechtel & Enka”, thotë se kjo kompani ende nuk e ka parë dokumentin që nga Vetëvendosja pretendohet të jetë kontrata. Ajo tha se nuk dëshiron t’i komentojë pretendimet e Vetëvendosjes për një dokument, siç e quan ajo, anonim...

“Jo... Unë e kam marrë vesh këtë gjë nga mediat. Nuk do të bëj asnjë koment politik. Nuk do të hyj në një debat politik. Unë nuk do të komentoj asnjë dokument anonim, që nuk është zyrtar. Unë kam marrëdhëne institucionale dhe zyrtare me Qeverinë e Kosovës”, thotë Ruçi.

Ndryshe, sipas Ahmetit, dokumenti nuk është i vulosur dhe nënshkruar ashtu siç e kërkojnë rregullat e kontratave. Por, megjithatë, versioni i dokumentit që ata posedojnë, sipas tyre, është të paktën, drafti final i kontratës.

“Mendojmë se është drafti final. Megjithatë, nuk mendoj se ndryshon shumë, e posaçërisht në ato pikat që ne i kemi paraqitur si vërejtje, për shkak se, ndonëse kontrata është e nënshkruar për 659 milion(euro), në këtë kontratë ne nuk vërejmë se mund të ketë çmim fiks apo kosto fikse të kësaj autostrade”.

“I gjithë çmimi bazohet në çmimet për njësi, për shembull, për rërë, për beton, për asfalt, të cilat, nuk i dimë se sa do të shpenzohet, sepse ende nuk dihet as dizajni përfundimtar i rrugës. Brenga e dytë ka të bëjë me çmimet e larta që përdoren për njësi”, vlerëson zoti Ahmeti.

Ndërkaq, zëdhënësja e kompanisë “Bechtel & Enka”, Ruçi, nuk e pohon, por as nuk e mohon nëse çmimi i autostradës Vërmicë- Merdarë, sipas kontratës së kësaj kompanie me Qeverinë e Kosovës është 659 milion euro apo më shumë...

“Çdo kontratë dhe çdo tender ka të përcaktuar gjërat e tij. Dhe unë nuk do të komentoj më në lidhje me kontratën. Marrëdhënia jonë është institucionale me qeverinë. Pra, gjithçka tjetër, i përket partive politike që të bëjnë debat, por jo ne. Ne jemi këtu për të ndërtuar autostradën”, thotë zonja Ruçi.

Sidoqoftë, Lëvizja Vetëvendosje tash e disa kohë është duke kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta bëj publike kontratën e saj me kompaninë “Bechtel & Enka”. Kjo kërkesë është përsëritur edhe javën e kaluar në senacën parlamentare, kërkesë kjo së cilës shefi i ekzekutivit, Hashim Thaçi, është përgjigjur me vlerësimin se kontrata kushton 700 milion euro.(rel)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi