Sokol Demaku: Veprimtari në përfundimin e vitit shkollor në Borås të Suedisë
Faqja 1 e 1
Sokol Demaku: Veprimtari në përfundimin e vitit shkollor në Borås të Suedisë
Sokol DEMAKU
Veprimtari në përfundimin e vitit shkollor në Borås të Suedisë
Një atmosferë e veçantë gëzimi mbizotëroi gjatë gjithë këtyre ditëve në institucionet arsimore Ditë më parë në Borås të Suedisë, me një manifestim modest organizuar nga nxënësit e Fjärdingskolan, u shënua përfundimi i gjysëmvjetorit të parë të mësimit. Ky manifestim tashmë është bërë tradicional në këtë vatër arsimore në këtë qytet. Në këtë manifestim përveç nxënësve të cilët janë nga të katër anët e botës marrinë pjesë edhe prindër dhe miq të shkollës. Si çdo vit tjetër edhe kësaj radhe nxënësit dhe arsimtarët kishin pregaditur një program shkollor modest për të pranishmit i cili u këndua nga të gjithë si një kor i veçantë. Fjalën përshëndetëse e paraqiti drejtori i Fjärdingskolan i cili përshendeti nxënësit për rezulatet e arritura, falenderoj prindërit për bashkepunimin me shkollën si dhe falendërtoj pedagogët dhe përsonelin e shkolles për punën e bërë.Fjärdingskolan është një nga dhjetë shkollat fillore të qyetit Borås ku në të vijojnë mesimet edhe fëmijë shqiptar. Numri i tyre është është shumë domethenës në ketë shkollë sepse ata gati përbejnë një të katërten e nxënësve të shkollës në të cilën fliten mbi 20 gjuhë, e gjuha shqipe këtu ze vendin kryesor. Nxënësit shpalosnin kështu përveç kureshtjes së tyre të natyrshme fëmijërore edhe njohuritë solide për fusha të ndryshme të dijës dhe, marrë parasysh faktin se janë të lindur në vend të huaj, edhe zotërimin relativisht të kënaqshëm të ligjërimit në gjuhën suedeze.
Spontaniteti i treguar në mësojtore u shndërrua në miqësi të vërtetë në mes të nxënësve të nacionaliteteve të ndryshme që vijojnë mësimet në këtë qendër dije dhe arsimi.
Ne vizituam edhe klasën ku mbahet mësimi i Gjuhës shqipe në këtë shkollë, e cila klasë ishte e rregulluar për mrekulli e në të cilën mund të gjesh portretetë e heronjëve, poetëve kombëtar shqiptar të cilat shkolla i ka siguruar në menyrë që nxënësit shqiptar të kenë mundësin të njihen më perseafermi me ta kur mësuesi i gjuhës u flet për këto figura të shquara kombëtare. Aty ishte portreti i heroit kombëtar Skenderbeu, humanistes shqiptare Nënë Trerzës, pastaj portretetë e Ismail Qemalit, Migjenit, Qajupit, Kadares dhe Dritro Agollit.
Në klasë pam se secilit nxënës i ishin siguruar edhe tekstet e mësimit të gjuhës shqipe, pra secili nxënës ishte i paisur me liber lexim dhe flerore pune në shqip e nxnësve të klasës së parë u ishte sigurar kompleti për klasën e parë botim i Dukagjnit nga Peja.
Këtu mësuam se edhe komuna Brämhult ku graviton kjo shkollë, e cila është në kuadër të qytetit Borås këtë vit shkollor ka bërë inevstim adekuat tek fëmijët shqiptar të cilët pra janë paisur me libra mësimore ne gjuhën shqipe, kjo është hera e parë që ndodhë kjo këtu, mirëpo kompetentet e arsimti ne komunë dhe shkolle thonë se kjo nuk do jetë vetëm me kaq por ka plane qe këta fëmijë të ndihmohen edhe me, por jo vetem fëmijët shiqptar, pra te gjithe qellimi eshte që të ndihen më afër vendlindjes, por me nje bashkëpunim me te mire me prindërit besojne se kjo do arrihet.
Në anënt tjetër edhe biblioteka e shkollës është një ndër bilbiotekat më të pasurë me libra shqip, pra e vetmja biblioteke qe posedon numer te konsideruar te librave shqip. Para katër vitesh pedagogë nga shqipëria të cilët ishin në vizitë në këtë shkollë, kësaj biblioteke i kanë dhuruar mbi 100 tituj shqip e këtë vit kur pedagogët e kësaj shkolle ishin në vizitë në Shqipëri kanë blerë dhe tituj tjerë librash të cilatë nxënësit mund ti marrin ne ketë bibliotekë, por duhet theksuar se në një nga vitrinat e bibliotekës lexuam keshtu”Këto libra janë dhuratë e shkrimatarit nga Tirana Viron Kona” ishin 10 tituj libra të cilatë Vironi i kishte dhuar kësaj shkolle dhe fëmijëve shqiptar këtu.Kur jemi këtu ne mesuam edhe këtë nga kompetentet e Qendres Kulturore Shqiptare "Migjnei" me seli në Borås se është duke e u perkthyer në suedisht libri për fëmijë i shkrimtarit Veron Kona dhe se së shpejti pritet që të jetë gati për botim dhe se edhe ky do gjëndet në duart e lexuesve në gjuhën suedeze. Këtë e ka mundësuar QKSH "Migjeni" ne Borås.
Drejtoria e shkollës më këtë rast të gjithë fëmijëve shqiptar u ka dhuruar nga një Flamur kombëtar si dhe shkolla nëntvejqare Demokracia nga qyteti Durrës me të cilën Fjärdingskolan është binjakzuar këtyre voglushve u ka dërguar dhuratë nga një libër.
Ne takuam shumë fëmijë shqiptar në këtë mainfestim përfundimtar të mësimit të gjysëmvjetorit të parë, ku në fytyrën e tyre shihej gëzime nga ajo që ata kishin arritur në punën e tyre mësimore këtu.
Jemi krenar që mësojmë shqip, jemi krenar se kemi njohuri per vendin tonë, për heronjët tanë, për poetët tanë thonë Laurenta, Agnesa që vijojnë mesimet në klasën e dytë, por edhe Artini, Vera dhe Pranvera nga klasa e parë janë të kenaqurë më ate se ata në duart e tyre kanë Abetarën dhe mësojnë shkronjat shqip, pastaj Besarta dhe Arlinda nga parashkollorët.
Këtu në shkollë thonë se bashkëpunimi mes Fjärdingskolan dhe prindërve shqiptar është në nivel dhe se ata janë të kënaqur me rezultatet e arritura cka ka sjellë binjakzimin me shkollën Demokracia në Durrës e tani janë duke planifikuar që ky bashkëpunim apo më mirë të themi binjakzim të zgjerohet edhe me një shkollë në Kosovë, kështu që janë bisedat duke u zhvilluar me shkollën fillore ”Ali Kelmnedi” në Vushtri dhe besojnë se në pranverë të vitit që po vie pedagogë të Fjärdingskolan do bëjnë një vizitë atje.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Sokol Demaku: Statuja e Skenderbeut qendron krenare në Borås të Suedisë
» Sokol Damaku: Dita e Sulltan Nevruzit u shënua në mënyrë madhështore në Borås të Suedisë
» Sokol Demaku: Lart valon flamuri i Kosovës në Ulevi të Suedisë
» Sokol Demaku: Nxënës shqiptar nga qyteti Borås në vizitë në SR-Redaksinë shqipe ''Jehona''
» NË QYTETIN BORÅS TE SUEDISË U FESTUA TREVJETORI I FROMIMIT TË QENDRES KULTURORE SHQIPTARE ”MIGJENI”
» Sokol Damaku: Dita e Sulltan Nevruzit u shënua në mënyrë madhështore në Borås të Suedisë
» Sokol Demaku: Lart valon flamuri i Kosovës në Ulevi të Suedisë
» Sokol Demaku: Nxënës shqiptar nga qyteti Borås në vizitë në SR-Redaksinë shqipe ''Jehona''
» NË QYTETIN BORÅS TE SUEDISË U FESTUA TREVJETORI I FROMIMIT TË QENDRES KULTURORE SHQIPTARE ”MIGJENI”
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi