Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sokol Demaku: Nxënës shqiptar nga qyteti Borås në vizitë në SR-Redaksinë shqipe ''Jehona''

Shko poshtë

Sokol Demaku: Nxënës shqiptar nga qyteti Borås në vizitë në SR-Redaksinë shqipe ''Jehona'' Empty Sokol Demaku: Nxënës shqiptar nga qyteti Borås në vizitë në SR-Redaksinë shqipe ''Jehona''

Mesazh nga Agim Gashi Fri Apr 17, 2009 12:19 pm

Sokol Demaku: Nxënës shqiptar nga qyteti Borås në vizitë në SR-Redaksinë shqipe ''Jehona'' U1_DSC_0017
Nxënës shqiptar nga qyteti Borås në vizitë në SR-Redaksinë shqipe ''Jehona''
Nga Sokol Demaku
Me iniciativë të Radios lokale Radio dituria në gjuhën shqipe nga qyteti I Boråsit dhe në bashkëpunim më Fjärdingskolan po nga ky qytet, në të cilën shkollë vijojnë mësimet numri më i madh i nxënësve shqiptar, të cilët jetojnë ne qytetin Borås të Suedisë, keto ditë u organizua një vizitë në metropolen suedeze e ku më këtë rast një grup prej dhjetra fëmijësh shqiptar së beshku me tre pedagog nga kjo shkollë i benë një vizitë Radio Suedisë respektivisht redaksisë së programit në Gjuhën shipe ”Jehona”.
Këtë vizitë të vogëlushve shqiptar në metropolen suedeze e ka mundësua Keshilli Komunal i Kulturës i qytetit Borås të Suedisë me mbeshtetjen materiale dhe morale në bashkepunim me radion lokale në shqip nga ky qytet Radio dituria.
Këtë grup nxënësish në lokalet e Radio Suedisë respektivisht në redaksinë në shqipe së pari i priti Tahir Sadigh nga Sr International, i cili nxënësit boråsar i njohtoj me punën që bëhet në Radio Suedi në programin ndërkombëtar. Ai tha se SR International emiton program për cdo ditë në 12 gjuhë, kjo është një punë e madhe për ne tha Sadeg. Pastaj nxënësit u pritën nga redaktori i redaksisë së programit në shqip ”Jehona” Shyqeri Sejdiu.
Shyqeri Sejdiu u shprehu mirëseardhje vogëlushve shqiptar nga Boråsi të cilët kishin marrë atë rrugë që të jenë një ditë se bashku me ata të cilët për cdo të hënë dhe të martë nga ora 14,30 janë me ta së bashku në valët e radios me fjalën dhe këngën shqipe në Suedi.
Shyqeriu u shpreh se është kënaqësi që sot në studion e redakësie shqipe ”Jehona” këtu në Stockholm kemi vogëlushët shqiptar nga Boråsi të cilët kanë shprehur dëshirën që të jenë me ne dhe të shofin se si ne punojmë dhe sajojmë programin të cilët ata e degjojnë cdo të henë dhe të martë në valët e SR International në gjuhën shqipe.
Sejdiu këtas nxënës i njohtoj me përberjën e redaksisë shqipe, punën që bejnë gazetarët dhe stafi tjetër i kësaj redaksie.
Edhe nxënësit ishin kureshatr për tu njohur me të gjitha msheftësit e punës së nje gazetari si tekniku në dsajimin dhe realizimin e nje programi të radios.
Ishte hera e pare që keta fëmijë ishin në radion shtetrore ketu në Stockholm, ishte kënaqesi e verte per ta.
Nxënësit shqiptar benë vizite edhe në redaksitë e gjuhëve tjera këtu ne SR International si dhe në biblioteken elektronike te Sr, pastaj deskun informativ të SR ku u pritën me ngrohtësi nga punon jës të ketyre reparteve. Ky disk informativë është një nder më modern në europë sipas fjaleve të punonjësve te SR Internationel së bashku me biblioteken elektronike të kësaj shtëpie.
Për këta voglush redaktori i Jehonës kishte përgatitur nje befasi ku me këtë rast ai në studiot e Jehonës intervistojë dhe zhvillojë bisede me nxënësit e Boråsit. Ata biseduan për punën e tyre ne shkollë, recituan vjersha por ishte ineteresant edhe biseda spontane që xhvilluan ata me redaktorin e Jehonës Shyqeri Sejdiun, për vendlindjen Kosovën, punën dhe jetën në Suedi.
Ora 12 ishte rezervuar për drekë në restorantin madheshtor të SR, ku ne mesin e shume fytyrave të njohura nga TV suedez të cilët udheheqin programe të njohura dhe mjaft të shiquara. Këta voglush drekuan ne mesin e tyre. Kjo ishte nje kenaqësi e vërtetë per ta e cila don gelet ne mendjen dhe kujetesen e tyre nje kohe të gjatë.
Me pastaj voglueshte boråsar vizituan muzen e SR dhe STV në të cilin jane te vendosura paisje elektronike të SR deh SVT nga koha e themelimit të tyre.
Këto pasije ishin interesante për voglushit shqiptar. Ishte kamera e parë televizive që ishte përdorur në SVT si dhe mikrofoni i parë që ishte përdorur në emitimin e lajmeve ne SR, pastaj TV të tipave të vjetra . Ishte nje kënqesi për voglushit shqiptar të ishin në Shtëpin e Radios në Stockholm me mikëpritësine tyre redaktorin e “Jehonës” Shyqri Sejdiun.
Këtu ata u njohtuan me diskun e emisionit të parë informativë në gjuhën shqipe në Radio Suedia program International I emituar në janar të vitit 1994 nga ana e bashkekomabsve tanë Milaim Zeka, Albana Birinxhikaj dhe Shyqeri Sejdiu. Ky shirit magnetofoni me programin e pare infomativ sot ruhet në lokalet e redaksisë shqipe “Jehona” dhe është një simbol me shumë rëndësi për brezat e ardhshëm të cilët do të rriten dhe jetojnë në shtetin Suedez.
Ishte kënqesi për voglushit kosovar vizita e parë në metropolen suedeze Stockholm.
Sokol Demaku: Nxënës shqiptar nga qyteti Borås në vizitë në SR-Redaksinë shqipe ''Jehona'' U1_DSC_0015
Sokol Demaku: Nxënës shqiptar nga qyteti Borås në vizitë në SR-Redaksinë shqipe ''Jehona'' U1_DSC_0037
Sokol Demaku: Nxënës shqiptar nga qyteti Borås në vizitë në SR-Redaksinë shqipe ''Jehona'' U1_DSC_0042
Sokol Demaku: Nxënës shqiptar nga qyteti Borås në vizitë në SR-Redaksinë shqipe ''Jehona'' U1_DSC_0030
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi