Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kush e ka mizen nen kesule? Koment politik nga Prof Dr Sulejman Abazi (Neshaj)

Shko poshtë

Kush e ka mizen nen kesule? Koment politik nga Prof Dr Sulejman Abazi (Neshaj) Empty Kush e ka mizen nen kesule? Koment politik nga Prof Dr Sulejman Abazi (Neshaj)

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 10, 2011 2:06 am

Kush e ka mizen nen kesule? Koment politik nga Prof Dr Sulejman Abazi (Neshaj)


Kush e ka mizen nen kesule? Koment politik nga Prof Dr Sulejman Abazi (Neshaj) 39539_155361584495200_100000640781445_323612_7616001_s
Dr. Sulejman Abazi (NESHAJ)
Në gjuhën e hidhur ezopike: Rrëfejnë se dikur në një fshat u vodh një cjap. U mblodhën burrat e fashatit dhe u hap debati mbi vjedhjen. Pasi harxhuan shumë fjalë kot, më në fund e mori fjalën një plak i urtë, i cili tha:“Unë e di kush e ka marrë cjapin - duke drejtuar gishtin nga turma. Cjapin e ka marrë ai që ka mizën nën kësulë”. Instiktivisht hajduti vuri dorën në kokë duke parë majtas e djathtas.
Në këtë situatë të zhurmëshme, shqiptarëve u është imponuar një “martesë e detyruar”. Pa kërkesën e shqiptarëve, bisedimet e tyre me Serbinë janë kërkuar nga faktori ndërkombëtar. Kjo situatë ka sjellë një problem për këta të fundit.
Më çfarë statusi do të ulen të dy palët në bisedime, njëra fitimtare dhe tjetra e humbur, apo do të ulen të ballancuar në përgjegjësitë e tyre?!
Nëse serbët akuzohen për gjenocid dhe masakra mbi popullsinë shqiptare në Kosovë, atëherë dhe UÇK-ja duhet të akuzohet po aq rëndë sipas raportit të Dik Martin, kush e kërkon këtë?!
Sipas këtyre zotërinjve edhe shqiptarët do të ulen në bisedime “të çfryrë”. Duke i vënë të gjiitha ngjarjet në sfondin e tyre të përbashkët politik, arrijmë në përfundimin se, për të gjitha këto pasoja, u përgatit një skenar, për hir të së vërtetës, jo shumë kualitativ, i vetdemaskueshëm.
Së pari, u synua që në tavolinë të mos jenë përballë në dialog me serbët zyrtarë të dalë nga UÇK-ja, sepse sipas tyre, kjo i “lëndon” serbët. Atëherë u fut në lojë skenari i zgjedhjeve të parakohëshme, me shpresën se të gjitha akuzat e bëra kundër PDK-së dhe Hashim Thaçit në mandatin e tyre qeverisës, ai do të mund t’i humbiste zgjedhjet dhe kështu krijohej mundësia që qeverisja e parashikuar të formohej nga LDK-ja dhe koalicionistët dhe të ishte më e pranueshme për përballjen me palën serbe.
Në mënyrë foshnjarake dhe dilettante në këtë skenar u përfshi ish presidenti Sejdiu, i cili pas tre vitesh u kujtuar se, kishte “shkelur Kushtetutën” duke mbajtur dhe postin e kryetarit të LDK-së. Ajo që është për të qarë dhe për të qeshur dhe që vetë Sejdiu duhet ta shpjegojë për opinionin shqiptar, është problemi tashmë i hapur, pse ai nuk dha dorëheqjen nga posti ikryetarit të partisë, por dorëzoi presidencën?! Për mendimin tonë, kjo ishte e imponuar nga faktori ndërkombëtar ose me detyrim, ai është pjesë e kësaj loje të dyshimtë politike. Ai duhet të japë shpjegime, në të kundërt tërë jetën këtë problem do ta ketë mbi kurriz.
Së dyti, e paparë dhe e padëgjuar ndonjëherë në jetën politike parlamentare ishte sjellja e PDK-së, e cila votoi plotësisht për të rrëzuar qeverinë e saj(!) Kjo tregon se, faktikisht sot Kosova përjeton një realitet më pak se“Protektorat”. Inskenime të tilla kanë ndodhur dhe ndodhin vetëm në “qevritë e bananeve”, por ja që ndodhka edhe në mes të Evropës.
Meqë Dik Martin sulmoi dhe akuzoi deri për “trafik organesh”, një akuzë kjo e përbindëshme, e pabazuar dhe e pamundur për t’u realizuar në Republikën e Shqipërisë, kur këtu realisht nuk ka mundësi realizimi të procesit të transplanteve për shkak të mungesës së bazës teknike dhë përvojës, atëherë shtrohet pyetja: Ku bazohet ky kasnec i Serbisë në këto akuza monstruoze?
Atëherë, logjikisht duhet pranuar realiteti se, nëse bisedimet nisin pa u sqaruar akuzat, pa u vërtetuar ato me fakte, pozitat e delegacionit shqiptar në këto bisedime do të jenë shumë të dobëta. Në këto pozita që e ka futur politika evropiane Kosovën, ajo nuk fiton asgjë nga këto bisedime, përveçse të dalë e humbur.
Çfarë prêt të fitojë Kosova kur Serbia me kokëfortësi ende deklaron ndërkombëtarisht se, “nuk ka për ta njohur kurrë Kosovën”? çfarë prêt të fitojë Kosova, kur Serbia ende sot e kësaj dite nuk jep shpjegime për fatin e mbi 2700 të zhdukurve shqiptarë në kohën e luftës? Çfarë prêt të fitojë Kosova, kur ende Serbia, humbësaj e luftës, nuk ka kërkuar falje ndërkombëtarisht për gjenoncid mbi popujt e Ballkanit? Vlera e këtyre bisedimeve do të qëndronte në faktin, nëse deri tani do të kishte marrëdhënie normale midis Serbisë dhe Kosovës dhe kjo e fundit do të njihej prej saj.
Propaganda në Republikën e Shqipërisë dhe në Kosovë ka qënë e çekuilibruar mendërisht, në natyrën e një proteste apriori, duke i hëdhur poshtë akuzat në formë emocionale dhe nuk ka pasur durimin dhe gjakftohtësinë, të pranojnë në të gjitha nivelet një inspektim dhe hetim të gjithanëshëm të institucioneve evropiane mbi akuzat. Kjo mënyrë reagimi dhe ky qëndrim, nuk janë të rastësishëm. Frika, se duke inspëktuar për trafik organesh, mund të zbulohen veprimtari të tjera korruptive e antiligjore të trafiqeve dhe të pastrimit të parave, po bëhen shkak i pengesave që faktori ndërkombëtar të inspekjtojë normalisht.
Është me vend reagimi i Shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe i zotit Pacolli, të cilët i drejtohen Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Sali Berishës, që të qartësojnë qëndrimin politik shqiptar në reagimin me gjakftohtësi e në mënyrë të unifikuar, nëse vërtët Sali Berisha u përmbahet ende deklaratave të bëra më parë në emër të Qeverisë së tij kundër raportit të Dik Martin. Të paprecedent dhe të dënueshme mbeten dhe qëndrimet e disa dështakëve politikë, të cilët deklarojnë me miopi dhe papërgjegjëshmëri të plotë se, “Dik Martin me akuzat e tij nuk sulmon Kombin Shqiptar dhe UÇK-në, por Hashim Thaçin”(!) Hapur në opinion, kjo nuk është gjë tjetër, veçse të mbështetësh politikën serbe dhe emisarët e saj të mirëpaguar evropian kundër Kombit Shqiptar. Gjithashtu, fajësia e shqiptarëve nga Këshilli i Evropës mbetet në politikë një veprim foshnjarak dhe i paprecedentë, kundër natyrës së tij jovendimarrëse për çështje që i takojnë drejtësisë. Aq të verbuar janë emisarët e këtij institucioni sa, njerëzit e lirë në Pejë i kanë bërë “dëshmimtarë kundër Ramush Haradinajt” në Haqë dhe çuditërisht të vdekur(!).
Përballë këtij absurdi, me këtë mënyrë servile të qëndrimit dhe veprimit, politika shqiptare është duke krijuar përshtypjen në opinionin ndërkombëtar se, shqiptarët reagojnë kështu, “pasi e kanë mizën nën kësulë”. Atëherë, kush e ka mizën vërtet nën kësulë le t’i kruhet koka. Populli shqiptar nuk ka faj që t’i bëhet akuza më e rëndë ndërkombëtarisht, vetëm pse faktori ndërkombëtar nuk ka vullnet të hetojë në mënyrë institucionale dhe të zbardhë të vërtetën?
Tiranë, më 9 janar 2011.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi