Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dr. Sulejman Abazi (Neshaj):Zbulohet skema e vrasjes së ngadaltë të shqiptarëve nëpërmjet helmimit nga ilaçet e skaduara

Shko poshtë

Dr. Sulejman Abazi (Neshaj):Zbulohet skema e vrasjes së ngadaltë të shqiptarëve nëpërmjet helmimit nga ilaçet e skaduara Empty Dr. Sulejman Abazi (Neshaj):Zbulohet skema e vrasjes së ngadaltë të shqiptarëve nëpërmjet helmimit nga ilaçet e skaduara

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 27, 2013 11:08 pm

Zbulohet skema e vrasjes së ngadaltë të shqiptarëve nëpërmjet helmimit nga ilaçet e skaduara

Dr. Sulejman Abazi (Neshaj):Zbulohet skema e vrasjes së ngadaltë të shqiptarëve nëpërmjet helmimit nga ilaçet e skaduara Sulejman-300x221


Dr. Sulejman Abazi (Neshaj)

Kanceri vjen nga Serbia dhe Greqia nëpërmjet baranave mjekësore në Kosovë dhe Shqipëri

Edhe pse herë pas here është ngritur zëri nga individë dhe zyra të ndryshme për atë çfarë kanë konstatuar në tregtime me shtetin e Serbisë, Greqisë apo dhe të Maqedonisë, veçanërisht në sektorin e farmaceutikës dhe të ushqimeve të konsumit të gjerë, edhe pse qytetarët shpesh kanë denoncuar mjaft raste të kequshqimit për shkak të tregut dhe monopoleve të çmimeve të larta dhe të ulëta, edhe pse prodhuesit shqiptarë kanë protestuar kundër diskriminimit dhe asfiksimit të prodhimit vendas, pothuajse në të gjithë rastet këto kanë rënë në veshin e shurdhër të qeverisjes “Berisha”. Në krahun tjetër, është ndjerë kundërvënia propagandistike e ngritur mediatikisht me art, për arritjet dhe bilancet “pozitive” të ekonomisë shqiptare. Shqetësimi i subjekteve të ndryshme që ndjekin me kujdes procesin e kujdesit ndaj qytetarit është fokusuar në tregtinë farmaceutike të ushqimeve të konsumit të gjerë, për të cilat gjykojmë se janë objekt i Sigurisë Kombëtare. Sipas të dhënave mediatike, kompanitë më të mëdha farmaceutike që veprojnë në Shqipëri, kryesisht me qendër në Tiranë janë: “Intermed”, “Farma ONE”, “Sulkaj”, “Mega”, “Imi”, “Rejsi”, “Medikamenta”, “Alba Trade” (e cila po falimenton, pothuajse rezulton e mbyllur) “Avi Cena”. Kompanitë më të forta qendrën e tyre e kanë në Tiranë dhe më e fuqishmja sot mbetet “Intermed”. Furnizimet me medikamente në Shqipëri vijnë nga Gjermania, Turqia, Anglia, Sllovenia, Serbia, Italia, Bullgaria, Maqedonia, Greqia, Amerika, Franca dhe India. Sipas të dhënave mediatike, subjekteve politike dhe patriotike në Kosovë dhe Shqipëri, kontrabanda me medikamente mjekësore dominon në linjat Serbi – Kosovë – Shqipëri, Itali – Shqipëri dhe Greqi – Shqipëri. Nga Italia dhe Greqia vijnë dorë e parë me çanta dore dhe në makina të vogla, në tragete, nga kufiri tokësor, me linjat e autobusëve në gjendjen rifuxho, të papaketuara. P.sh medikamenti “oki – aluin”, vjen nga Italia rifuxho. Rezulton se, shumë farmaci, depo shpërndarjeje ruajnë ambalazhet, të cilat i vënë disa herë në përdorim, duke abuzuar edhe me afatet e skadencës. Më të rrezikshmet në këtë lloj tregtie të pakontrolluar janë depot e shpërndarjes së nivelit “të dytë”, të cilat janë të instaluara edhe në Tiranë, por kryesisht janë ato që mbulojnë rrethet e vendit. Ky lloj rrjeti është shumë i zgjeruar dhe aspak në kontrollin e shtetit. Të gjitha këto pika distribucioni janë shumë të lidhura me farmacitë kudo, duke pasur norma fitimi të larta në marrëveshje me tavanin e çmimeve. Këtu bëjnë përjashtim ilaçet me rimbursim nga shteti, ku fitimi është shumë i vogël dhe për farmacitë dhe depot ky mall konsiderohet në çdo rast “i shitur”. Edhe nëse kontrollohen apo kapen nga inspektorati i shtetit, në asnjë rast farmacitë nuk kanë dhënë adresat e depove sekondare. Në marrëdhëniet kompani farmaceutike, depo distribucioni – farmaci ekziston norma e fitimit, ku prioritet përherë kanë marrë farmacitë, por në shumë raste me mirëkuptim fitimi është i ndërsjellë, duke dominuar treguan dhe duke bërë biznes konkurrues në mënyrë të pandershme. Farmacitë e zhytura në normat e fitimit nuk kanë aspak natyrë shërbimi në të mirë të klientit. Në këtë lloj tregtie “të kontrolluar” janë të përfshirë edhe mjekët, të cilët janë të lidhur me farmacitë e deri tek kompanitë e distribucionit, të cilat për qëllimet e tyre kanë të punësuar nga një mjek marketingu. Kjo lidhje arrin deri atje sa në raport me rritjen e klientelës, bien dakord edhe në ndarjen e fitimeve, duke abuzuar shpesh dhe me çmimet e medikamenteve. Ka mjaft ilaçe që vijnë nga jashtë, kryesisht nga Italia, të cilat janë të shoqëruara me siglën “produto për Albania” dhe “produto për Kosova”. Shpesh këto medikamente me destinacion për Kosovë rezultojnë të shiten në Shqipëri. Në ambalazhimin e tyre ato janë të shoqëruara edhe më modelarin në gjuhën shqipe. Ajo që është kuptuar në këto lloj prodhimesh farmaceutike, është sasia e mangët e elementëve përbërës, efektiviteti i ulët dhe nevoja për rritjen e kërkesës së tregut spitalor dhe farmaceutik. Këtë problem e kanë me dijeni edhe mjekët e marketingut të kompanive të mëdha në tregun shqiptar. Të gjitha këto lloj ilaçesh me destinacion merren dhe jepen ne çmime të diktuara qoftë nga tregu i jashtëm dhe në tregun e brendshëm. Këto çmime në të gjitha rastet pranohen nga bosët e kompanive që i sjellin nga jashtë. Çuditërisht këto kontingjente medikamentesh janë të miratuara deri tani edhe nga Ministria e Shëndetësisë. Nga kjo ministri stimulohen kompanitë më të fuqishme në tregun shqiptar, duke pasur përfitime reciproke. Për medikamentet ekskluzive, edhe pse ka kontrollohen nga shteti, kompanitë e mëdha bashkëveprojnë me depot sekondare, i vënë dhe ato në sistemin e shpërndarjes që t’u shitet sa më shpejtë malli, duke i stimuluar me fitime, edhe pse në shumë raste veprime të tilla janë krejt të paligjshme. Farmacitë kudo, për shkak të mosstimulimit nga organet tatimore, pothuajse në të gjitha rastet veprojnë vetë me medikamentet që shkojnë në kufijtë e skadencës. Ky problem mbetet gjithandej i pamonitoruar, duke lënë shteg abuzimi të hapur. Indiferenca e shtetit në këtë çështje është shumë shqetësuese. Problemi farmaceutik rezulton të jetë shumë serioze edhe në Kosovë, ku tregu shqiptar ka lidhje veçanërisht në marrëdhëniet e tregtisë me shtetin e Serbisë. Sipas shumë paralajmërimeve të Lëvizjes “Vetëvendosje”, për mallrat ushqimore ka të dhëna se janë të rrezatuara me radioaktivitet me “uaranium IN POËERITO” (të varfëruar). Korridoret e prodhimit të ushqimeve të tregtisë me Kosovën dhe Shqipërinë nga Krushevaci, Sillajnaci, Batanjica, Kragujevci etj.. Në fabrikat e tyre prodhohet enkas për tregtinë me shtete shqiptare. Bilanci pozitiv i tregtisë Kosovë, Shqipëri me Serbinë në favor të kësaj të fundit, nuk është ndonjë rezultat për t’u pasur zili nga ne shqiptarët. I njëjti fenomen ndodh, sipas “Vetëvendosjes”, edhe në tregtinë farmaceutike, të cilat i shpëtojnë kontrolleve doganore nga tregtare matrapazë, nën hundën e institucioneve doganore depërtojnë në tregun e gjerë shqiptar, duke sjellë përfitime kolosale dhe duke vrare gradualisht shëndetin dhe gjendjen fizike të popullsisë. Veprime të tilla janë në kufijtë tronditës, për të cilën akuzat duhet të bien mbi institucionet e qeverisjes së Tiranës që iku dhe të qeverisë që aktualisht kryen detyrën në Prishtinë. Me të drejtë duhet të mendojmë se këtu ka një strategji “luftarake” vrasëse në mënyrë krejt paqësore, duke e detyruar popullsinë të blejë vdekjen me para në dorë dhe me dëshirën e saj. Alarmi që japin herë pas here institucione shqiptare apo mjekë individë, të mbështetur mbi statistikat shqetësuese mbi shëndetin e popullit dhe të grupmoshave, janë për t’u marrë në konsideratë shumë seriozisht. Si rezultat i këtyre ushqimeve dhe medikamenteve për çdo ditë në ambientet spitalore kudo në hapësirën shqiptare shfaqen të sëmurët infektivë me diarre, deri në infeksionet polmonare, të mëlçisë, stomakut, zorrës së trashë, sëmundjet e gjakut, pa përmendur këtu rritjen e rasteve të sterilizimit mashkullor dhe femëror. Institucionet e shtetit shqiptar, për kundër politikave të dyerve të hapura me Serbinë që aplikoi në mënyrën me të paprecedente qeveria Berisha, si dhe në shumë sektorë të tjerë, këtë çështje duhet ta trajtojnë si një element të Sigurisë Kombëtare, e cila ka të bëjë me goditjen e shëndetit të popullit, dëmtimit të sistemit të mjekësisë kurative dhe një goditje e drejtpërdrejtë e prodhimit vendas në prodhimin dhe konsumin e ushqimeve të përditshme, për të cilat tradita jonë popullore ka qenë shumë e shëndetshme. Përgjegjësia në këto situata alarmante duhet të kërkohet mbi të gjithë marrëveshjet e bashkëpunimit tregtar me shtetin e Serbisë, Maqedonisë dhe të Greqisë, mbi sistemin doganor të shtetit, mbi institucionet e kontrollit, mbi Zyrën e Mbrojtjes së Konsumatorit dhe mbi të gjithë ato organizma biznesi që deri tani kanë parë vetëm fitimet marramendëse, pa marr parasysh se cilët janë parametrat jetësor të produktit të tyre tregtar. Kjo situatë është pasojë e politikave të mbrapshta të qeverisjes “Berisha”, e cila i ka hapur dyert investimeve legale dhe ilegale serbe pa hesap në Shqipëri. Gjykojmë se institucionet e shtetit shqiptar do të kenë vullnetin e mjaftueshëm që të verifikojnë dhe neutralizojnë veprimtari të tilla me pasoja të rënda në shëndetin e popullit dhe do të vënë para përgjegjësisë të gjithë ata individë dhe institucione që janë bërë me ose pa dashje pjesë e kësaj veprimtarie, që do ta vlerësonim pa hezitim kriminale, kundër qytetareve tanë
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi