Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Foto dhe lajme

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shko poshtë

Foto dhe lajme - Faqe 2 Empty Re: Foto dhe lajme

Mesazh nga Agim Gashi Sun Aug 30, 2009 7:33 pm

Foto dhe lajme - Faqe 2 Reuters
Kaliforni, 30 gusht - Zjarri që po vazhdon nga e mërkura në veri të Los Angjelosit, nuk po tregon shenja të dobësimit. Tre persona janë lënduar ndërsa rreth 4.000 shtëpi janë evakuuar njoftuan autoritetet. Zjarri i cili është ende jashtë kontrollit, shkatërroi më shumë se 8.000 hektarë pyje, 30 kilometra në veri të Los Angjelosit. Autoritetet paralajmëruan se zjarri është duke u përhapur shumë shpejtë, për shkak të temperaturave të larta. Guvernatori i Kalifornisë Arnold Shvarceneger të premten ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme. (Foto: Reuters)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Foto dhe lajme - Faqe 2 Empty Re: Foto dhe lajme

Mesazh nga Agim Gashi Sun Aug 30, 2009 7:34 pm

Foto dhe lajme - Faqe 2 Gripi
Drejtoresha e përgjithshme e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Margaret Çen ka thënë se gripi i derrave është përhapur katër herë më shpejt sesa viruset tjera, ndërsa 40 për qind e të vdekurve janë të rinj me shëndet të mirë. Më shumë se 2180 njerëz në tërë botën kanë vdekur nga virusi, që kur u zbulua në muajin prill.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Foto dhe lajme - Faqe 2 Empty Re: Foto dhe lajme

Mesazh nga Agim Gashi Sun Aug 30, 2009 7:34 pm

Foto dhe lajme - Faqe 2 610x
Kaliforni, 29 gusht — Në Kaliforni, çifti i akuzuar se kishin rrëmbyer një vajzë 11 vjeçare dhe e kishin mbajtur mbyllur në kopshtin e tyre për 18 vjet, janë shprehur se nuk janë fajtorë ne lidhje me akuzat, që i ngarkojnë për rrëmbim dhe abuzim seksual. Të dyshuarit, 58 vjeçari Filip Garido dhe gruaja e tij Nensi, janë shfaqur në gjykatë të premten për t’u përballë me 29 akuza, përfshirë rrëmbimin për qëllime seksuale, akte të dhunshme vullgare mbi fëmijë dhe dhunim. Garido dyshohet se është baba i dy fëmijeve me vajzën e rrëmbyer Xhejsi Dagërd, e cila tash është 29 vjeçe dhe është ribashkuar më të ëmën. (Foto: Reuters)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Foto dhe lajme - Faqe 2 Empty Re: Foto dhe lajme

Mesazh nga Agim Gashi Sun Aug 30, 2009 7:36 pm

Foto dhe lajme - Faqe 2 Sejdi_zeqiri_
Prishtinë, 28 gusht - Ish`komandanti i Stacionit Policor të Obiliqit, Sejdi Zeqiri është dërguar sot në Gjykatën Komunale në Prishtinë, ku pritet t`i caktohet paraburgimi. Zeqiri ngarkohet me vepra penale të detyrimit seksual dhe të keqpërdorimit të detyrës. Nëse shpallet fajtor për veprat e ngritura, ai mund të dënohet deri në tetë vjet burgim.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Foto dhe lajme - Faqe 2 Empty Re: Foto dhe lajme

Mesazh nga Agim Gashi Sun Aug 30, 2009 7:40 pm

Foto dhe lajme - Faqe 2 Ap
Kalifornia, 28 gusht - Një femër amerikane, e rrëmbyer 18 vjet më parë, kur ishte vetëm 11 vjeç, është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore. Policia tha se gruaja, tani 29-vjeçare, është paraqitur në stacionin policor në San Francisko dhe e ka identifikuar veten si Jaycee Lee Dugard. Policia tha se një nga rrëmbyesit e dyshuar, një burrë 58-vjeçar, kishte bërë dy fëmijë me të gjersa ajo ishte në robëri. Në foto, Carl Probyn, njerku i të rrëmbyerës, mban një fotografi të Jaycee-t. ((AP)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Foto dhe lajme - Faqe 2 Empty Re: Foto dhe lajme

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 15, 2009 10:24 pm

Foto dhe lajme - Faqe 2 610x
Bukuresht, 15 tetor — Presidenti i Rumanisë, Traian Basescu, sot ka emëruar ekonomistin, Lucian Croitoru, për kryeministër të ri të këtij vendi. Këtë emërim duhet ta miratoj Parlamenti, i cili pardje nuk i dha votëbesim qeverisë së mëparshme të qendrës së djathtë të kryeministrit Emil Bok. Kryeministri i ri ishte përfaqësues i Rumanisë në Fondin Monetar Ndërkombëtar. (Foto: Reuters)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Foto dhe lajme - Faqe 2 Empty Re: Foto dhe lajme

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 15, 2009 10:25 pm

Foto dhe lajme - Faqe 2 Jetmiridrizi_ldd_akr7
Prishtinë, 15 tetor – Partia Aleanca e Re e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Dardanisë kanë prezantuar sot në Prishtinë kandidatin për Kryetar të Prishtinës, Vegim Gashi. Kryetari i LDD-së, Nexhat Daci ka thënë se me bashkimin e AKR-së dhe LDD-së janë bashkuar Akademia e Shkencës dhe ajo e Punës e Biznesit. (Foto: Jetmir Idrizi)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Foto dhe lajme - Faqe 2 Empty Re: Foto dhe lajme

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 15, 2009 10:26 pm

Foto dhe lajme - Faqe 2 Fisnik_dobreci_pdk-fushata015
Prishtinë, 15 tetor – Partitë kryesore politike të Kosovës kanë hapur sot fushatën zgjedhore për zgjedhjet komunale që zhvillohen më 15 nëntor. Gara më e fortë zhvillohet për kryeqytetin. “Kryeqytetit i nevojitet Astrit Salihu. Prishtina sot është në kaos të vërtetë. Prishtina tash e dy vjet vendnumëron”, tha Hashim Thaçi, në konventën e PDK-së. Kurse LDK hap fushatën në ora 19, me një tubim, po në Pallatin e Rinisë. (Foto: Fisnik Dobreci)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Foto dhe lajme - Faqe 2 Empty Re: Foto dhe lajme

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 15, 2009 10:27 pm

Foto dhe lajme - Faqe 2 Gi
Lahore, 15 tetor - Së paku paku 37 vetë janë vrarë në sulmet e militantëve kundër kapaciteteve policore në Lahore dhe në rajonin e trazuar veriperëndimor të Pakistanit. Në Lahore, grupe të armatosura sulmuan stacionin e policisë dhe dy qendra trajnimi, duke vrarë rreth 20 vetë. Autoritetet thanë se situata tash është nën kontroll, pas një lufte, e cila ka zgjatur për disa orë. (Foto: Getty Images)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Foto dhe lajme - Faqe 2 Empty Re: Foto dhe lajme

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi