Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pëllumb Gorica:“Gëzofsh të ritë”

4 posters

Shko poshtë

Pëllumb Gorica:“Gëzofsh të ritë” Empty Pëllumb Gorica:“Gëzofsh të ritë”

Mesazh nga Agim Gashi Wed Apr 14, 2010 9:49 pm

Pëllumb Gorica:“Gëzofsh të ritë” 23eg
“Gëzofsh të ritë”
Pëllumb Gorica
“Gëzofsh të ritë”

Asnjë gjuhë tjetër nuk ka fjalë aq të bukura se sa shqipja për urime dhe se nuk ka vend tjetër që ti nevojiten këto se sa në Shqipëri.

Edith Durham


Ne shqiptarët më tepër se çdo gjë tjetër urimin e kemi në majë të gjuhës. Në gëzime, në pritje e përcjellje të miqëve, në dasma e fejesa, por edhe në ceremoni të tjera të gëzueshme familjare e festa urojmë bukur. Në të mira e gëzime ua shpërblefshim!/Me trashëgime e jetë të lumtur! /Të dëgjofsha zonë e mirë! /Të vesh e vish shëndoshë, atje ku u ka lezet burrave!(për djemtë ushtar)/Tu bëftë rruga dritë!/Të dëgjofsha zonë e mirë!/ Punë e mbarë e të vaftë mbarë!/Të lumshin duart!/Të marrtë e mira!/Të mos gjeç e keqja!/Me bukë të ëmbël!/Marrsh një nuse të mirë! (Djalit) /Marrsh një burrë të mirë! (Vajzës)/U trashëgofshi e u shtofshi, u bëfshi një mëhallë!(Çiftit të ri)/Mirseardhët, në të mira e gëzime! (Miqëve)/Për të mira u ardhshim!/Me bukë të ëmbël!/Paç dorën e mbarë!/Të ju rrojë vogali! (fëmija)/Bukanik me nga një djalë! /Pafsh hair nga fëmija!/Ju këndoftë zemra! etj.

Shumë vite më parë, në një nga ato gëzimet e dasmave me rite e zakone të bukura, me raki e dolli në krahinën e Sulovës ashtu siç dinë t’i festojnë sulovarët, dëgjova një urim të veçantë: “Gëzofsh të ritë”. Në çast e më vonë shpesh herë e solla ndërmend domethënien e këtij urimi. “Gëzofsh të ritë”. Kur e dëgjon për herë të parë këtë urim të mbetet në mëndje për një kohë të gjatë, pastaj prapë e kujton. Nuk e di përse, por të hyn në mendje e nuk e harron.

Ky urim, ndoshta për shumëkënd nuk është asgjë, i panjohur dhe i padëgjuar, por në krahinën e Sulovës ka mbetur si një urim i mençur i shpirtit të banorëve të saj me ndjenja të bukura për jetën, dashurinë, rininë, miqësinë, punën e sa ndjenja të tjera që mban shpirti i njeriut.

Udhëton në gjithë Shqipërinë, po nuk e dëgjon në asnjë krahinë tjetër. Diku e dëgjon të përafërt ndoshta “Gëzo rini”, “Gëzohu rini” apo diçka tjetër si thirrje poetike, por nuk e thonë aq bukur sa banorët e krahinës së Sulovës: “Gëzofsh të ritë”. Çka përbën veçori. Ç’do të thotë ky urim në brendësi? Është urimi i respektit e dashurisë për rini të gëzueshme deri në pleqëri. Më tepër se urim, është një mençuri e përcjellë brez pas brezi. Mahnitesh se si ky urim ka përshkuar shekuj. U ka përballuar mugëtirave, kohëve të vështira, sistemeve shoqërore, luftrave dhe pushtuesëve me kulturat e tyre e nuk humbi. Ai ka tingëlluar bukur në krahinën e Sulovës dhe nga goja e sulovarëve kudo qofshin ata, në krahinën e tyre apo larg saj. Këtë urim besoj nëse të bie rasti ta dëgjosh në krahinën e Sulovës e kudo ku takon sulovarë në Shqipëri e botë, do të ndiesh mençurinë dhe domethënien e tij, në muhabetet e bukura nga të moshuarit, por edhe nga më të rinjtë.

“Gëzofsh të ritë” qëndron si urim lapidar në ç’do kohë, rrethanë e ç’do moshë në krahinën e Sulovës e kudo ku janë sulovarët.
Pëllumb Gorica
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pëllumb Gorica:“Gëzofsh të ritë” Empty Re: Pëllumb Gorica:“Gëzofsh të ritë”

Mesazh nga Gezimi Fri Apr 16, 2010 9:05 pm

Urimi "Gezofsh te rite" eshte nje perle e bukur ne tabanin e urtesise se krahines se Suloves,

Gezimi

Numri i postimeve : 3
Registration date : 16/04/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pëllumb Gorica:“Gëzofsh të ritë” Empty Re: Pëllumb Gorica:“Gëzofsh të ritë”

Mesazh nga Irena Mon Apr 19, 2010 8:23 pm

GEZOFSH TE RITE ESHTE NJE URIM QE KA ARDHUR DERI NE DITET TONA GOJE ME GOJE I PANDRYSHUAR QE KUR ESHTE KRIJUAR NE KRYE TE HERES DHE I SJELLE REALISH NGA PENA E NJE TALENTI KRIJUES SULOVAR.

Irena

Numri i postimeve : 1
Registration date : 19/04/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pëllumb Gorica:“Gëzofsh të ritë” Empty Re: Pëllumb Gorica:“Gëzofsh të ritë”

Mesazh nga Elisabeta Sun May 02, 2010 7:34 pm

Traditat e krahines se Sulovës, i ndjen në gëzimet, festat, kenget, vallet, fjalet e urta,
ritet, urimet e tyre. Urimin, sulovaret e kane nje veçorite e tyre.Nje nga
urimet e vjetra qe e perdoret edhe sot eshte Gezofsh te rite, qe
tregon bukurine e shpirtit te tyre.

Elisabeta

Numri i postimeve : 1
Registration date : 02/05/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pëllumb Gorica:“Gëzofsh të ritë” Empty Re: Pëllumb Gorica:“Gëzofsh të ritë”

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi