Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kozeta Zavalani:Poetesha shqiptaro-amerikane që aderon në partinë e Obamës dhe Klintonit

Shko poshtë

Kozeta Zavalani:Poetesha shqiptaro-amerikane që aderon në partinë e Obamës dhe Klintonit Empty Kozeta Zavalani:Poetesha shqiptaro-amerikane që aderon në partinë e Obamës dhe Klintonit

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 05, 2011 9:55 am



Poetesha shqiptaro-amerikane që aderon në partinë e Obamës dhe Klintonit

Kozeta Zavalani:Poetesha shqiptaro-amerikane që aderon në partinë e Obamës dhe Klintonit 20090214084018hpim7514(2)
Raimonda Moisiu , intelektualja që punon për integrimin e grave shqiptare në Amerikë

Kozeta Zavalani:Poetesha shqiptaro-amerikane që aderon në partinë e Obamës dhe Klintonit 161340_1140048738_2079888_n
Nga Kozeta Zavalani
Ndodh që takimi me një mik apo mikeshë të ta bëjë të mbarë ditën e të të lumturojë. Mua ma bëri të mbarë këtë muaj ardhja e motrës korçare, mikes së shtrenjtë; Raimonda Moisiu, që vjen nga Hartfordi dhe do ta mbushë shkurtin me plot veprimtari...Ajo më telefonoi dhe unë dola pranë pallatit tim në natën e ftohtë, por që mu bë pranverë nga ngrohtësia dhe buzëqeshja e Mondës...edhe gripin ma shëroi!

Ndenjëm gjatë duke biseduar dhe para se të ndaheshim im bir na bëri një foto të dyjave dhe një tjetër së bashku me miqtë që e shoqëronin; kryetari i shoqatës së Romëve dhe krijuesi Riza Lahi. Të nesërmen u takuam përsëri. Ajo me priste tek kafe « Evropa » me poeten Fatime Kulli. Aty u takuam edhe me poetin Xhevahir Spahiu, me të cilin bëme një foto së bashku. Tek pinim kafe e bisedonim, shfrytëzova rastin për ta intervistuar këtë bashkëqytetare, krijuese që ka emigruar në Amerikë. Sot ajo jeton në Hartford, shtetin Connecticut, USA, së bashku me fëmijët e saj. Punon mësuese me parashkollorët, ne një shkollë private dhe organizon shume aktivitete kombëtare, lëtraro -artistike, me komunitetin shqiptar në Hartford duke qenë një figurë e respektuar dhe admiruar, që rezaton virtyt, mencuri e urtësi.
Kozeta Zavalani:Poetesha shqiptaro-amerikane që aderon në partinë e Obamës dhe Klintonit 38946_1571488686330_1208896826_31654129_3983640_n
“Brenda një kohe të shkurtër, duke bashkëpunuar me gazetat e Tiranës dhe "Illyria" në Nju Jork, u bë emri ndër më të njohurit në shtypin e përditshëm- është shprehur krijuesi Kolec Traboini për Raimonda Moisiun që me shpirt altruist, fort e komunikueshme, bashkë me shoqet e veta krijoi forumin "Tefta Tashko Koço", të cilin tashmë e drejton me shumë sukses duke e bërë një nga forumet shqiptare më interesante ne internet. Ajo është nga Korça, jeton në Konektiket e me plot gojë mund ta quajmë shqiptare 24 karatëshe. I afroi gratë shqiptare si kosherja që mbledh bletët për të krijuar hoje mjalti atdhedashurie. Në mënyre lakonike për Raimonda Moisiun mund të themi: Mësuese anglishteje, por e tëra e derdhur shqipërishte. Ndoshta kjo fjalë mjafton për të zbërthyer figurën e saj si korçare atdhedashëse e artdashëse...ashtu siç gjithmonë kanë qenë korçaret tona, qoftë në atdhe apo mërgim…” Ka ardhur për botimin e tri librave të rinj, pasi ka botuar librat ”Jeta mes dy dashurive”dhe ‘’Dashuria nuk ka emër”. Gjithashtu është bashkautore në disa antologji shqiptare. Është anëtare e rregullt e aktive e dhjeta forumeve shqiptare në internet. Edhe njohja jonë fillimisht është bërë nëpërmjet internetit. Madje para se të takoja Mondën unë u takova me nënën e saj Lirinë, që është edhe për mua një nënë e dytë.

-Mirë se keni ardhur ! Keni kapërcyer oqeanin dhe jeni midis nesh duke na sjellë pranverën. Si ndjeheni kur ktheheni në atdhe ? – e pyes dhe ajo me buzëqeshjen e thjeshtësinë që e karakterizon më përgjigjet:

-Ardhja në atdhe për çdo njeri të mërguar është një ndjenjë malli, një ndjenjë nostalgjie, sepse kur udhëton vjen me mendimin që do të takoj njerëz të dashur, miq, shokë, të afërm dhe fluturoj plor gaz. Kur zbres në Rinas dua që ata që më presin, të shohin lotët e mallit në sytë e mi, sepse unë ndjej shumë mall e nostalgji.

-Sytë tuaj ku blerojnë blirët, rrezatojnë mirësi e dashuri, ndaj le ti lemë lotët dhe të flasim për gëzimet, të cilat ke prekur me mbërritjen në atdhe.

-Gëzimi është një ndjenjë dhe emocion shumë i fortë, sepse në atdhe takoj nënën time të dashur, familjarët por edhe miq të shumtë, midis të cilëve mjaft prej tyre janë virtualë, që i takoj për herë të parë dhe ky është një moment emocional që më bën të lotoj. Që natën e parë që kam mbërritur, kam shkuar në Korçë, e cila më ka pritur krahëhapur, si i takon bijës së saj. Sa hyra në shtëpi kanë rënë telefonat e para duke filluar nga miku im Nonda Kajno me thirrjen : “A erdhe o princesha e Korçës?!” Telefonatën tjetër e kam pasur nga prefektja e Korçës, Elfrida Zefi, një drejtuese e zonja, grua shumë e dashur me femrat krijuese, e cila më ka thënë: «Mirëseardhe në Korçën që të prêt krahëhapur, sepse ti je pjesë e Korçës. » Deri natën vonë unë kam pasur shumë telefona nga të gjithë miqtë e mikeshat e mia. E kam thënë edhe në një intervistë që i kam dhënë një mikes sime, që Korça është shpirti dhe jeta ime. Të nesërmen në “Sofra Voskopojare» unë jam pritur nga njerëzit e medias nga Prof.Dr.psikologu Sotir Temo, nga miku i vjetër Vangjel Themeli dhe nga miq të tjerë ku kemi biseduar duke drekuar së bashku.

-Korça të ka pritur me një agjendë speciale mirëseardhje të mbushur me plot veprimtari. A mund të njihemi me to ?

-Unë vij në atdhe këtë radhë edhe me një mision tjetër, duke botuar 4 libra të mi, njërin me poezi, romanin, një libër me publicistike dhe tjetrin me intervista. Ndaj Korça ma ka shpërblyer mirëseardhjen. Ajo ka bërë axhendën e veprimtarive të krijimtarisë sime në disa gjimnaze të Korçës, sidomos në “Themistokli Gërmenji » i cili ka një simbolikë të veçantë, sepse unë kam dhënë anglishten aty, si edhe në shkollën e mesme të bashkuar në Plasë, ku edhe aty kam qenë mësuese. Me që poezitë e mia janë erotike, lirika dashurie, në ditën e Shën Valentinit do të bëhet promovimi i tyre ne auditorët e Universitetit « Fan Noli » të shoqëruara me disa nga poezitë e mia që janë bërë tekste muzike, kompozuar nga Nonda Kajno dhe kompozitori i serenatave Korçare Mihallaq Andrea. Gjithashtu në qytetin e vogël të Bilishtit dhe të Pogradecit, ku jam ftuar edhe nga TV “Sot 7”. Në përfundim Korça ime më bën një nder dhe respekt të jashtëzakonshëm, duke bërë promovimin e librave të mi në Bibliotekën “Thimi Mitko” të qytetit. Përsëri znj Elfrida Zefi, ajo zonjë aq e mirë që drejton Korçën time, më priti në një takim të veçantë...

Këtë takim e përshkruan bukur krijuesi Erget Cenolli të cilin po e citoj:

“Në ballafaqimet me botën perëndimore, nuk duhet të lodhemi së transmetuari vlerat tona. “Ne duhet të jemi vetvetja, me qëllim që të tjerët të na njohin ashtu siç jemi.” Ky ishte thelbi i fjalës së Prefektes së Qarkut Korçë, Profesor Dr. Elfrida Zefi, në takimin me zonjën Raimonda Moisiu, e cila prej mëse 10 vitesh jeton në Hatford të SHBA-ve. Gjatë kësaj kohe zonja Moisiu është integruar plotësisht në jetën kulturore dhe politike amerikane. Në fushatën e fundit, për kandidaturat presidenciale, Moisiu ka qenë anëtare e stafit të zonjës Hilari Klinton. Zonja Moisiu është shumë aktive në jetën publike. Nuk ka ditë, që me krijimtarinë e saj publicistike apo letrare, ajo të mos jetë e pranishme në listat apo forumet shqiptare te internetit, gjithashtu ajo boton shpesh në të përditshmet dhe periodikët shqiptarë, në Shqipëri, Evropë dhe SHBA. Raimonda Moisiu është moderatore e lidhjes shqiptare “Tefta Tashko Koço”, një lidhje që aspiron të shpalosë vlerat tona kombëtare kudo në botë. Zonja Moisiu, deri tani ka botuar 4 libra, ndërsa 2 të tjerë i ka në proces botimi. Aktiviteti i saj u prezantua para Prefektes Prof. Dr. Zefi prej dy figurave të njohura, Prof. Dr. Sotir Temo dhe kompozitorit Nonda Kajno.Gjatë takimit zonjat e nderuara diskutuan për rrugët e transmetimit të vlerave tona kombëtare në përgjithësi dhe vlerave të femrës shqiptare në veçanti. Zonja Moisiu premtoi binjakzimin e Prefekturës së Korçës me Hatfordin qytet, i cili qeveriset nga një grua (zonja Kely).Më pas zonja Raimonda Moisiu i dhuroi Prefektes Zefi romanin “Pafajësia e Evës”, si edhe librin me publicistikë “Midis dy dashurive”.

Profesor Dr. Elfrida Zefi, i dhuroi zonjës Moisiu guidën “Në një udhëtim drejt destinacionee mbresëlënëse të Korçës.” Hartuesia e kësaj guide është zonja Zefi, kjo është guida më profesionale e hartuar deri më sot për vendet turistike të Qarkut të Korçës.

Në takim mori pjesë edhe publicisti Vepror Hasani i cili në shtypin e përditëshm shqiptar ka botuar dy portrete të mrekullueshme, për të dy zonjat e nderuara.”

-Unë po citoj vargje nga poezi të ndryshme që Raimonda Moisiu i ka kushtuar Korçës, vendlindjes së saj : « Moj Korçë, sa më mungon në vetminë time!

Kur të vdes , të lutem,

veç një çast pranë meje eja

Me një birrë Panda, me një luleblire a një rabeckë

A me një serenatë nga Mihallaq Andrea!

Moj Korça ime...këtu nga Hartfordi

Për ty lutem nga e shtuna në të shtunë

Me shpirt t'i fal gjithë rrahjet e zemrës sime

Oh...veç ti të mos plakesh,

kështu si unë...!!!

-Dhe pasi e mësuat axhendën e Korçës, juve mbërritët në kryeqytetin tonë të dashur. A mund të mesojmë se si jeni pritur këtu?

-Unë jam çdo çast mes miqsh e kolegesh si F.Kulli, K.Zavalani, Dilaver Goxhaj, Riza Lahi dhe shumë miq të tjerë. Kam katër ditë dhe as katër minuta nuk kam ndenjur vetëm. Kam shkuar në Institutin e diasporës, pranë Ministrisë së Jashtme, sepse jam takuar me drejtorin e tij zotin Flamur Gashi, kur ai ishte për festat e nëntorit dhe të vitit të ri në USA. Ne u takuam në disa veprimtari që komuniteti shqiptar organizoi në ato ditë dhe i premtova se do të takoheshim kur të vija në Tiranë. U takuam me zotin Ylli Polovina i cili kërkon jo vetëm libra për në bibliotekën e Institutit, por dëshiron të organizojë edhe promovime të librave nga krijuese të diasporës.

-Po edhe unë kam qenë në takimin që themeluese e Pan Albanian Women Network Merita Bajraktari McCormack, në shërbim të Diasporës shqiptare bëri në Institutin e Diasporës.Ju keni një njohje interesante me ta pasi keni dorëzuar kasetat me zërin e Fan Nolit. Ku dhe si i keni gjetur ato?

-Kasetat i kam gjetur nëpërmjet mikut korçar Thanas Laska, pasi isha vënë në dijeni për ekzistencën e kasetave me zërin e Nolit nga miku im, gazetari i TV3 Francë, Vasil Qesari. Lidhjen me Institutin e Diasporës unë e kam bërë kur shkova e dorëzova kasetat e Fan Nolit. Nga miku im Thanasi kam video të gjallë të Fan Nolit duke shëtitur në oborrin e kishës së Shën Gjergjit, ndërtuar prej tij, si edhe video kasetën me ekspozitën e njerëzve që kanë krijuar “Vatrën” që atëherë në krijim e deri më sot. Është për shembull, At Arthur Liolini, pasardhësi i drejtpërdrejtë i Nolit, i cili me ndershmëri dhe inteligjencë vazhdon të ecë i përkushtuar në gjurmët e Nolit, duke drejtuar Kishën Autoqefale Shqiptare Orthodokse në USA. Është tjetër, Bill Kamenica, i cili drejton Kishën Orthodokse Shqiptare në Worcester, (Uster Massachuset). Ai është me origjinë nga Kamenica e Korçës, nga ka qenë edhe babai im i ndjerë. Gjithashtu janë e veja e Qamil Panaritit, Sara Panariti dhe e veja e Dhimitër Trebickës, Roza Trebicka, të cilat së bashku me burrat e tyre kanë qenë në krah të Nolit. Është tjetër një shqiptare nga Gjanci i Vithkuqit të Korçës, e cila ka shërbyer në atë kishë që kur Noli ishte gjallë, megjithëse disi e moshuar. Thanas Laskaj, po se po, e mund të ketë akoma të tjerë...Riza Lahi botoi shkrimin “Odiseja e zërit të Fan Nolit drejt atdheut” me intervisten time. Pasi kishte lexuar intervistën që i kam dhënë studiuesit Riza Lahi, zoti Ylli Polovina më shkruan e-mail ku me thotë: –Raimionda kur të vish në Shqipëri, mund të na i sjellësh edhe ne kasetat për arkivin e Ministrise së Jashtme,, dhe unë vjet kur ardha në Tiranë ua solla një kopje atyre dhe miqve të mi të medias. Në atë takim kam bërë edhe prezantimin e rrjetit Albanian Women Network, që është themeluar nga Merita Bajraktari Mecormack, dhe e përkrahur që ditën e parë nga unë.

-Mund të flisni pak për këtë rrjet, për qëllimin e misionin e tij?

- Rrjeti ynë, përmbledh një nga një grimcat e vogla të krijimtarisë të mijëra grave, nëna apo bija e motra, profesioniste apo studente, krijuese apo adhuruese të artit. Përveç Botës së Gruas Shqiptare kemi krijuar dhe klubin “TeftaTashkoKoco”ku kemi mbledhur gra shqiptare intelektuale nga të gjitha viset e trevat e Shqipërisë në botë. Përmes rrjetit "PanAlbanian Women Network" në bashkëpunim me organizata të tjera shqiptaro-amerikane në punojmë të cilësojmë vlerat më pozitive të femrës intelektuale apo punëtore, studente apo nënë e re, ti evidentojmë ato përmes aktiviteteve promovuese, bashkëpunimeve, botimeve apo takimeve nëpër institucione të rëndësishme amerikane. Qëllimi dhe misioni ynë është mbështetja dhe fuqizimi i femrës, edukimi i saj dhe çlirimi i femrës nga çdo lloj paragjykimi. Ne besojmë se një nënë e edukuar rrit fëmijë të edukuar dhe individë që i sjellin shoqërisë dhe kombit të mira e progres. Ju tregova gruan intelektuale shqiptare në diaspore, pasi ne kemi gra të shquara nga të gjitha vendet e botes, si Mirela Bogdani, një politikane e suksesshme, në qarqet evropiane. Unë kam marrë pjesë në veprimtari të ndryshme të komunitetit shqiptar si p.sh ai me krijuesit në Micigan, në jurinë e çmimeve organizuar nga Pjeter Jaku, botuesi i “Kuvendit”etj.

-Po të shoh më flokë të shkurtra dhe kam mësuar se ju i keni prerë ato, për ti dhuruar për një mission sa human aq edhe fisnik. Ç’mund të më thoni për këtë gjest?

-Në Hartford unë punoj në një shkollë private me fëmijët parashkollorë dhe aty së bashku me koleget amerikane mësuam se një fëmijë 10 vjecar, do të shkonte të dhuronte flokët e tij, për fëmijët në spitalin “St.Fransis”.Atëhëre unë kujtova një mikeshën tonë nga Shqipëria, që ishte me kancer në gji. Ajo vazhdonte kemio-terapine, i kishin rënë flokët dhe kërkonte parukë.Në bazë të reputacionit tim krijuar në këtë shkollë, (pasi unë kam ndihmuar mjaft shqiptare që vijnë në emigracion me lotarinë amerikane dhe nuk dinë gjuhën angleze) i organizova gratë për këtë aksion. Duke shfrytëzuar reputacionin tim u bëra thirrje grave, për të dhuruar flokët tona, duke ndihmuar edhe miken tonë shqiptare, për të cilën unë kam bërë shkrimin “Ajo nuk e morri urimin për 8 Marsin” Kjo më shtyu që të organizoja gratë emigrante ekonomike, sepse me ndihmën e punëdhënëses sime unë kam punësuar 30 gra intelektuale nga Shqipëria, si mësuese, më lindi ideja dhe i organizova duke prerë flokët për ti dhuruar në qendrën e kancerit. Në atë kohë porsa kisha bërë një shkrim për dy bashkiakët; atë të Hartfordit Edi Peres që merrte mandatin e dyte dhe Edi Ramës së Tiranës, që ishte zgjedhur nder më të mirët kryetarë bashkie në botë, duke i krahasuar për meritat e tyre. Duke pasur këtë avantazh kam kërkuar takim me Kryetarin e Bashkisë Edi Peres i cili na përkrahu. Pasi takuam drejtoren e spitalit të kencer centër, një grua të jashtëzakonshme, që na ndihmoi për të bërë analizat, sepse më parë duhej të kalonim kontrollin mjekësor dhe të nesërmen ne premë flokët dhe ua dhuruam grave që vuanin nga kanceri, ku midis tyre ishte edhe mikesha jonë shqiptare.

-Juve keni marrë edhe një mirënjohje nga kryetari i Bashkisë së Hartfordit?

-Atëherë media vendase shkroi për ne me një titull shumë fantastik”Bukuria fizike dhe shpirtërore e grave shqiptare në Hardford” dhe u shpërbleva nga kryetari Edi Perez, që është një demokrat, anëtari i partisë demokratike, ku aderoj edhe unë, duke më njohur në zyrat e Bashkisë për nismën e marrë dhe të çuar deri në fund, si gruaja e vitit në komunitetin e Hartfordit.

_ -Ju a keni hedhur kandidaturën në qarqet partiake demokrate të Hartfordit, ashtu si Mirela Bogdani në Partinë Konservatore në Angli ?

-Është ende herët për mua. Unë kam aderuar në Partinë Demokratike për të bërë që të ndihet zëri i komunitetit shqiptar dhe në një premtim që unë kam marrë nga kryebashkiakja e Ist Hartfordit, jam propozuar në këtë komunitet për të hedhur kandidaturën në zgjedhjet lokale, për të zgjidhur problemet e shqiptarëve, të emigrantëve në Conecticat. Pra për të qënë pjesë e bashkisë për komunitetin shqiptar.

-Kush më mirë se Raimonda Moisiu do ti ndihmojë shqiptarët aty?! Po ligji amerikane e favorizon integrimin e emigrantëve në vendimmarrje?

-Amerika është një kontinent multi nacional e multikulturor i krijuar nga popuj të ndryshëm, sepse amerikanë të vërtetë janë vetëm indianët, lëkurëkuqtë, kurse të gjithë janë të ardhur, emigrantë nga vende të ndryshme të botës. Amerika është një vend i mirë, multinacional, i madh që të jep mundësi për gjithçka, është toka e mundësisë për të bërë gjithçka e aq më tepër tani që president u zgjodh Barak Obama. Ne kemi mjaft shqiptarë që janë integruar në jetën ekonomike, politike e sociale, që janë në instancat e larta të drejtimit si Gjergji Hajati, në vendin ku jetoj unë, biznesmeni Çezar Petrela, nga Tirana etj. Amerika e bën këtë integrim, duke të bërë qytetar e shtetas amerikan dhe ti i gëzon të drejtat si çdo vendas tjetër, duke bere integrimin e komunitetit në jetën e demokracisë amerikane.

-Kur jeni larguar nga Shqipëria për në SHBA dhe a jeni integruar aty?

- Pas mbarimit të studimeve dhe punës si mësuese e gjuhës angleze, në qytetin e Korçës e rrethinat e saj, në vitin '99 humba njeriun më të mirë të jetës në një aksident automobilistik dhe po këtë vit emigrova në SHBA. Kam ikur në 1999 dy vjet pas shkatërrimeve të -97-tës. Si shumë shqiptarë që i ka zënë "gripi', për Green Card Lottary, kështu edhe unë u bëra fituese e kësaj lotarie. Sot jetoj me fëmijët e mi në Hartford, kryeqyteti i shtetit të Connecticut ,USA. Jemi të stabilizuar me punë dhe adaptuar pak a shumë në jetën amerikane. Them pak a shumë, se është disi e vështirë ambientimi në një vend të huaj, ku ndryshon kultura, tradita, zakonet, por has edhe vështirësitë e gjuhës të vendit, ku mendon se do të jetosh. Se është politika ajo që na bën të lëmë vendin, të kërkojmë një jetë më të mirë, sepse nuk na siguron mjetet elementare të jetës. Por gjithmonë shpresoj që një ditë Shqipëria jonë të ndryshojë.

-Ju keni qenë edhe vjet në Shqipëri dhe ndoshta nuk është aq i dukshëm ndryshimi, por si e gjetet

atdheun dhe si do të doni të ishte ai?

-Këto tri vitet e fundit unë kam ardhur disa herë në Shqipëri dhe i kam vënë re ndryshimet. Në Shqipëri përgjithësisht ka hyrë kapitalizmi dhe biznesi ka lulëzuar, por më bën përshtypje mungesa e infrastrukurës në rrugë. Duke ndjekur lajmet në internet, kam vërejtur se flitet shumë për përurimin e rrugëve të reja, por nuk po i shoh ato arritje, prisja shumë më tepër. Rrugët janë për të qarë hallin. Shikoj se njerëzit nuk punojnë. Jo vetëm se ekziston papunësia, si plagë e shoqërisë, por këtu njerëzit kanë shumë pretendime, sepse aty të gjithë punojnë pa pretendime në çfarëdolloj punë, sepse gjithkush nuk duhet të pretendojë, por të punojë edhe në ndërtim edhe në pastrim, etj. Në Amerikë vijnë intelektualë dhe aty punojnë pa pretendime, kurse këtu nuk punohet. Mua me pëlqen diçka në Amerikë sepse nëse një vajzë e sheh të veshur shik në një lokal në darkë, ditën atë mund ta shohësh duke pastruar banjat apo duke lyer muret, sepse duhet të ushqehet mbi të gjitha dhe fuqizimi i individit sjell fuqizimin e shtetit. Vërej se vetëm në Tiranë ka ndryshime veçanërisht në drejtim të pozitës së gruas, por në rrethe sheh gra të ngarkuara, që dalin rrugës e shesin, e drogohen. Ndaj duhet shoqëria me organizatat joqeveritare duhet të merren më tepër me problemet sociale dhe të fëmijëve, duke ushtruar veprimtarinë e tyre në drejtim të edukimit. Kjo duhet të fillojë që në shkollat mendoj unë, sepse kështu fillon edhe në Amerikë edukimi, që në bankat e shkollave.

-A nuk mendoni se brezi ynë ka qenë i librave , kurse tani brezi i ri është më tepër i diskotekave?

-Po jam plotësisht dakord me ju. Brezi ynë ka qenë vërtet i librave, por sot, kur ka kaq shumë krijimtari, shumë pak lexohet nga brezi i ri. Unë vij nga Korça dhe shoh se ka rënë shpirti intelektual Korçar, sepse kanë ikur intelektualët nga Korça dhe kjo më vret shumë. Dua që Korça të kthehet në djepin e kulturës, ashtu si ka qenë dikur dhe të rrezatojë vlera.

-Ju vlerat i keni rrënjosur qysh në fëmini nga prindërit tuaj. Ç’mund të më thoni për ta dhe për çfarë keni mall në Amerikë ?

- Jam lindur dhe e rritur në qytetin e serenatave dhe blirëve, në lagjen e Korçës ku lartësohet Xhamia e themeluesit të saj, Iljaz Bej Mirahorit, në një familje të thjeshtë qytetare. Nga babai një patriot i devotshëm, kam trashëguar patriotizmin, krenarinë e origjinës, të të qenit shqiptare dhe ndjenjën e humanizmit. Kurse mamaja Liri është nga Dvorani, mbështetur në kodrat e bukura që kurorëzojnë këtë vend ku rriten mollët më të mira të Korçës. Një fshat, thuajse e ka zbritur Parajsa në një natë me hënë dhe e ka vendosur në Korçë, me vajza nga më të bukurat që ka Korça. Fshatarët e Dvoranit janë pasiononte për ta mbajtur bashtën dhe atë çikëz oborr sa më pastër, me bollëk e sa më shumë lule. Nga nëna kam marrë nikoqirllëkun e fantazinë e krijimit. Sigurisht që malli më merr shumë për Korçën time, për sokakët e serenatat e Korçës sime, për kuzhinën e nënës time, për varrin e babait dhe vëllait tim, për një mbrëmje te birrari " Panda ", të shijoj birrën e Korçës, mes pishave dhe serenatave, mes miqve e mikeshave te mia ...

Unë përsëri vazhdoj me pjesë nga poezia e saj për mallin ndaj Korçës :

« Moj Korçë, Korça ime, të ika përgjithmonë

Dhe mora oqeanet andej nga perëndon

Te Varri i Mirahorit, kujtoj, buzët ndala pak

"Mos më braktis, moj bijë,", tha Mirahori plak

"Do të pres deri të kthehesh do duroj pa u tharë"

Më dha një lulebliri që kish celur mbi varr

Zëri i Mihallaqit më ardhi me kitarë

" Monda , mos e harro shtëpizën ku ke qarë

Diku ta ruan fshehur ajo dashurinë e parë"...

E pasionuar me publicistikën, përkthimet dhe shënimet e udhëtimit, ajo karakterizohet nga këmbëngulja për të kërkuar në histori dhe në zhvillimet aktuale, duke evidentuar vlerat më të mira të atdheut e të njeriut. Ngjarjet e jetuara, proza letrare dhe poezia janë ndërkohë pasione të kahershme e të përhershme të saj. Ndaj kur e pyes për projektet për të ardhmen, ajo më thotë:

- Do të nxjerr në publicistikën time njerëzit me vlera jo vetëm të Korçës, por të gjithë Shqipërisë.

-Me që vjen nga bota e qytetëruar sa mendon se në epiqendër të politikës shqiptare është identiteti kombëtar dhe sa ndihet kjo tek Monda në komunikimin e saj me Shqipërinë?

-Të jesh jashtë atdheut e sheh se sa patriot je, sepse arrin deri në konfrontim fizik, kur të prekin në identitetin kombëtar. Unë gjithmonë kam dashur të ngre zërin tim për çështjen kombëtare, duke ruajtur vlerat e identitetin kombëtar në çdo vend të botës, kudo ku ka shqiptarë. Një nga synimet e mia është ruajtja e vlerave kombëtare dhe e identitetit kombëtar, por kjo është më e zbehtë këtu në Shqipëri .P.sh ve re se nuk ka krenari kombëtare, as nga politika jonë. Jemi në një pozitë gjeografike si ballkanas me Maqedoninë dhe unë nuk e quaj kokëfortësi të Gruevskit mos pranimin për ndërrimin e emrit të Maqedonisë, por një krenari kombëtare të jashtëzakonshme, aq sa i thotë botës; unë edhe në Evropë nuk hyj, por identitetin kombëtar do ta rruaj. Ndërsa ne nuk kemi krenari kombëtare ose e kemi të përgjumur…Qeveria jonë toleron Bollanon të ulë flamurin tonë e të ngrerë atë grek, duke ulur kështu krenarinë kombëtare. Vështirësitë ekonomike i kanë bërë shqiptarët të ndërrojnë edhe kombësinë. Dhe pse nuk hapen shkolla shqipe në Greqi ashtu si hapen shkolla greke në Shqipëri? Aq sa do të vijë një ditë që ai do të na kërkojë vorio-epirin, duke bërë shkombëtarizimin tonë. Me këtë politikë që ndiqet nga qeveria jonë ata e kanë vulosur edhe çështejen çame.

Këtu nuk duron pa ndërhyrë Fatime Kulli e pyet: « Sa diskutohet në komunitetin e diasporës çështja çame?

-Shumë herë komuniteti çam në diasporë bën nota proteste, por vetëm kjo nuk mjafton, pasi ata duhet të bëjnë koordinim me qeverinë dhe politikën shqiptare.

-A thua se me zgjidhjen e Obamës president i SHBA-ve, do të marrë zgjidhje çështja çame?

-Duhet të them se po, pasi duke u nisur nga fakti që ai vjen nga një popull me të njëjtat probleme. Populli çam i diasporës mendon se do ta gjejnë mbështetjen tek Obama.

-A nuk mendon se Kosova e ka më të theksuar atdhetarizmin dhe krenarinë kombëtare, gjë që ne na mungon. Ndaj ne duhet të mësojmë prej vëllezërve tanë kosovarë, sepse është po ajo krenari kombëtare që i solli ata në fitoren e pavarësisë.

-Po, prandaj unë aderoj në partinë demokratike, sepse është demokrati Bill Klinton ai që përkrahu vëllezërit kosovarë në një moment jashtëzakonisht të vështirë, duke i treguar botës se si një president kristjan, mbron një popull mysliman.

- Si është bërë e mundur aderimi juaj në Partinë Demokrate Amerikane?

-Kur kam marrë nënshtetësinë amerikane më është dhënë një fletë ku duhet të përgjigjesh në se do të aderosh në ndonjë parti. Unë duke parë konrtibutin e presidentit Klinton për popullin tim të Kosovës dhe një simpati të jashtëzakonshme për Hillari Klinton, vendosa të aderoj në partinë e tyre. Dhe së fundi unë kam qenë aktive në fushatën e saj elektorale në shtetin e Kenerikes, ku jetoj.

-Ia dërgoni edhe urimet tona për zgjedhjen e saj si sekretare e shtetit amerikan. Dhe në të ardhmen urojmë të jeni edhe ju një pjesëtare në drejtimin e shtetit të demokracisë e lirisë amerikane.

-Faleminderit!

Pasi më falënderon ne shkojmë në shtëpinë e korifeut të letrave shqipe, Dritëro Agolli. Raimonda që porsa kishte marrë në dorë botimin e romanit ”Pafajësia e Evës” i dhuron atij kopjen e parë, sikur të dojë të marrë bekimin prej tij. Pas bisedës së ngrohtë me shkrimtarin e poetin e madh dhe bashkëshorten Sadije, ne u larguam pasi e fiksuam në celuloidin e aparatit fotografik edhe këtë moment të paharruar.

-Të paharruara do të mbeten për mua fjalët e tij- thoshte Monda. “Krijimtaria është si tështima, që kur të vjen nuk e ndal dot” Ndaj edhe çdo çast duhet të mbash pranë një fletë, laps e stilolaps për të hedhur në letër krijimtarinë e momentit, sepse kur e kërkon nuk e gjen. Duhet t’i shënojmë të gjitha këshillat e vlefshme të tij, jo vetëm për ne, por për t’i mësuar edhe brezat e krijuesve të rinj.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi