Nga Kozeta Zavalani:Reportazh rreth promovimit të katër librave të poetes e publicistes shqiptaro-amerikane, Raimonda Moisiu në trojet shqiptare.
Faqja 1 e 1

Sa herë ulem të shkruaj, më krijohet ndjesia e një udhëtimi të lumtur e të brishtë, në të cilin do të më duhet të ekuilibroj përpos gjendjes shpirtërore e kënaqësisë, edhe përshkrimin e një realiteti plot jetë, realitetin mbresëlënës që mbart në vetvete magjinë e ndryshimit e të shpresës, surprizën e këndshme në kërkimet origjinale për të mëkuar ëndrrat, që gjithsecili nga ne dëshiron të arrijë në rrugën e krijimtarisë e të prurjeve të reja në letërsinë shqiptare. Na ndodh që evenimente apo aktivitete të tilla të larmishme të na lënë mbresa të veçanta dhe përjetime të këndshme, që shërbejnë si një kumt për tu shndërruar në zëdhënëse të tyre, duke shpalosur idetë e njerëzve që përpiqen me mënyra të ndryshme për të ndryshuar realitete në rrafshin personal, por edhe botën që na rrethon. Sigurisht bëhet fjalë për realitet brenda librave dhe detyrimin që gjithsecili nga ne ka ndaj lexuesit. Në një vështrim të përgjithshëm evidenton personalitetin e shkrimtarit apo të poetit, ku gjejnë vend e hapësirë personazhet, jeta jonë e përditshme, sfida dhe absurdi i jetës, dashuria dhe paradokset sociale, pra bashkëjetesa e udhëtimit të lumtur e të trishtë të jetës. Kësaj here poetja dhe publicistja shqiptaro-amerikane Raimonda Moisiu e vuri krijimtarinë e saj letrar-artistike, detyrimin dhe misionin e saj fisnik në trojet etnike shqiptare, duke e filluar promovimin e katër veprave të saj nga Kosova, e pikërisht në Pejën e artit, dijes, kulturës e traditës fisnike pejane.
Qyteti i Pejës është qendra e pjesës perëndimore të Kosovës buzë Bjeshkëve të Nemuna, që lartësohen mbi malet e Rugovës, në veriperëndim të rrafshit të Dukagjinit, ku teposhtë tyre, rrjedh Lumëbardhi i Pejës, i cili derdhet në anën e djathtë të Drinit të bardhë, Ibër etj. Në Pejë gërshetohen udhëkryqe rrugësh të rëndësishme nga ana strategjike dhe social –ekonomike, duke e lidhur atë me vendet e tjera të Kosovës dhe fqinjëve. Në ditët e sotme qyteti i Pejës është qendër ekonomike, arsimore e kulturore dhe mjaft i pasur me trashëgimi kulturore dhe historike. Përveç Patriarkanës të Pejës thesar me vlerë paraqesin edhe xhamitë, Mulliri i Haxhi Zekës, Kulla e Sheremetit, Kulla e Jashar Pashës, Konaku i Tahir Begut, Teatri “Istref Begolli”, Biblioteka rajonale, Muzeu Etnografik, Arkivi Rajonal, Instituti i Mbrojtjes së Monumenteve dhe Trashëgimisë,etj.
Shkrimtarja Raimonda Moisiu zgjodhi qytetin e Pejës, për promovimin e librave pasi së pari, siç u shpreh vetë ajo, ka ngjashmëri të madhe me Korçën e saj, nga tradita, dija, arsimi dhe kultura.
Nën kujdesin e Kryesisë e posaçërisht të Kryetarit të Klubit të Shkrimtarëve të Pejës, z.Skënder R.Hoxha dhe publicistit Marin Kelmendi, në bashkëpunim me Departamentin e Kulturës të Bashkisë së Pejës, një numër i konsiderueshëm i shkrimtarëve, poetëve, publicistë, gazetarë, intelektualë, aktorë e skenaristë, dashamirës dhe adhurues të artit e kulturës shqiptare nga të gjitha trevat e komunitetit shqiptar nga Shqipëria e Kosova, morën pjesë në promovimin e katër librave të korçares së emigruar në SHBA-ës, poetes e publicistes Raimonda Moisiu. Përveç pjesëmarrësve, ishin të ftuar mendimtarë e intelektualë të shquar të çështjes kombëtarë, studiues, figura të spikatura publike në fusha të ndryshme të jetës social-politike dhe ekonomike të qytetit, Kryetari dhe Nën/ kryetari i Bashkisë, dr. Ali Berisha dhe dr. Shefqet Ukaj, miqtë e hershëm të shkrimtares, prof.Salih Gashi e deputetja e Kuvendit të Kosovës Besa Gaxheri me bashkëshortin e saj, ekonomistin Prof.Ramiz Gaxherin, Prof.Ali Asllani, Drita Azemi Kelmendi, aktorja Fatime Sefaj, bashkëshortja e aktorit Çun Lajçi, Miss Peja- Paishta Gjonbalaj, shkrimtarë, poetë e studiues, të cilët janë të njohur për arritjet e tyre letrare si Prof. Prend Buzhala, Sejdi Berisha, Rrok Berisha, Agim Desku, Esat Loshaj, Pëllumb Gorica, Alfred Molloholli, Artan Almeta, publicisti Marin Kelmendi, Skenografi Xhelal Tetaj, aktorët Rudina Xhara, Labinot Tahiri, Labinot Lajçi, Niman Muçaj, Gjon Gjergji, Grupi i Teatrit “Naser Kodra”, të Skënderajt me recitalin : “Ta theva shkja kufirin”, nën drejtimin e z.Shaqir Bejta, media e shkruar e vizive, respektivisht TV Dukagjini, TV Diaspora, TV i Kosovës dhe gazetarë të shtypit të pavarur të gazetave “Koha”, “Koha Ditore’, etj.
Nëpërmjet këtij tubimi artistik-letrar u shpalos imazhi i kulturës shqiptare si një kulturë e integruar tashmë në Kosovë, ku ndërthuren dhe integrohen përpjekjet për të përhapur, ruajtur dhe trashëguar gjuhën, traditën dhe vlerat kombëtare e historike, integritetin dhe ruajtjen e marrëdhënieve mes komunitetit letrar, të dashamirësve, adhuruesve dhe lexuesve me botën hyjnore të artit e letërsisë, si diçka të rëndësishme e jetike për identitetin kombëtar. Është koha që njerëzit e letrave shqipe, intelektualët e komunitet shqiptare në trojet etnike, kudo që ndodhen të emigruar në botë të pohojnë rolin e tyre pro-aktiv në shoqëri, të përhapin mesazhin e dashurisë e të vëllazërisë jo vetëm në mbarë botën shqiptare por edhe në marrëdhëniet me kulturat e tjera.
Librat “Lulëkuqja e egër”, “Maska e intelektit”, “Gjëmimi i moshave”, dhe “Letrat shqipe këtej e përtej Atlantikut”, sipas referuesve përmbajnë shumë dashuri e mirësi shpirtërore, si edhe nxjerrin në dritë botën e fshehtë femërore.
Me një program të pasur të një feste të bukur letrar –artistike, një eveniment madhështor, mbresëlënës e spektakolar, të mirëorganizuar nga organizatorët Xhelal Tetaj, Shpresa Gjonbalaj dhe Niman Muçaj, nën interpretimin e aktorëve Rudina Zhara, Besjana Shkreli, Labinot Lajçi e Labinot Tahiri, me recitimet e poezive të poetes, shpërfaqën finesën letrare të thesarit shpirtëror të saj, fuqinë shprehëse, i dhanë freski e atmosferë artistike, të shoqëruara këto edhe me vidioklipin poetik të transmetuar me vargje të zgjedhura për dashurinë, duke ngjallur emocione dhe mbresa të jashtëzakonshme për audiencën. Evenimenti u moderua me elegancë e profesionalizëm nga gazetarja simpatike Kosovare Istrefi, e cila mbas fjalës përshëndetëse, do ia jepte fjalën Kryetarit të Klubit të shkrimtarëve të Pejës, shkrimtarit Skënder R.Hoxha, i cili bëri një biografi personale e bibliografi të krijimtarisë së shkrimtares Moisiu. Ja si u shpreh Prof Skënder R. Hoxha që në fillim të fjalës së tij:”Të nderuar shkrimtarë, artistë, dashamirë të fjalës artistike! Të nderuar të pranishëm! Të nderuar ju që keni shprehur vullnetin dhe keni ndarë kohën të jeni sot në këtë festë të madhe letrare, ku po promovojmë katër vepra të shkrimtares së njohur shqiptaro-amerikane, Raimonda Moisiu: 1.“Letrat shqip këtej e përtej atlantikut” - libër në të cilin janë sistemuar 61 intervista në gjuhën shqipe dhe disa prej tyre në gjuhën angleze; 2.”Lulëkuqja e egër” - poezi lirike; 3. “Maska e intelektit” – ese dhe publicistikë; 4. “Gjëmimi i moshave” – tregime.
Kjo orë letrare, për ne këtu në Pejë, është më e veçantë nga të tjerat të kësaj natyre. Është më e veçantë ngase, jo vetëm që kemi sot këtu Raimondën dhe veprat e saj, por bashkë me Raimondën, sot këtu, kemi bashkë Pejën me Korçën, kemi bashkë Shqipërinë me Kosovën. Kemi bashkë vlerat dhe të arriturat letrare, ku nëpërmjet aktiviteteve letrare sikur po bashkojmë edhe shpatullat e ndrydhura të atdheut tonë të copëtuar padrejtësisht vite me radhë. Dhe, të vazhdojmë kështu e më mirë deri në bashkimin gjithëkombëtar!
Dhashtë zoti!
E kërkon natyra e kësaj ore letrare promovuese që të fillojmë me disa të dhëna, nga këndvështrimi ynë, që kanë të bëjë me jetën dhe aktivitetin letrar e publicistik të shkrimtares sonë të nderuar..Duhet theksuar se zonja Raimonda autore tashmë e mbi 10 librave në poezi, tregime, roman,e publicistikë është bashkautorë në disa vepra antologjike kombëtare e ndërkombëtare, fituese e disa çmimeve kombëtare e ballkanike në poezi e prozë, me ç’ka begatohet e vlerësohet më shumë opusi i saj krijues. Gjithashtu, dua të theksoj se veprat që po promovojmë sot janë pasuri mbresëlënëse dhe e çmuar, për zhanre letrare që u përkasin në veçanti dhe për letërsinë shqiptare në përgjithësi,- do të përfundonte fjalën e tij Prof.Skënder R. Hoxha.
Më pas e morra fjalën unë Kozeta Zavalani, poetja dhe gazetarja për disa vite në TVSH, që fillimisht iu drejtova audiencës me fjalët dashamirëse: “Të dashur bashkatdhetarët e mi, që prej vitesh zërin tim e keni ndjekur nëpërmjet lajmeve të Radio-Tiranës për Bashkatdhetarët, ju përshëndes unë bija e jugut, të shkollës së parë shqipe, patriotëve të Rilindjes e kulturës, serenatave dhe blirëve, ju pjesëmarrës pejanë e të ftuar të tjerë, në përurimin e 4 librave të autores së talentuar Raimonda Moisiu; koleges e mikes së mirë; të njohur në diasporën shqiptare të Amerikës e më gjerë!... Më pas shpreha këndvështrimin tim dhe të kritikës së kohës rreth poezisë së poetes:
“Dihet se poezia është një mënyrë dhe mjet shprehjeje e komunikimi ndërnjerëzor, është komunikimi poetik përmes poezisë lirike. Lirika e dashurisë është lirika e ndjenjave intime, të bukura, lirika e emocioneve të fuqishme shpirtërore. Ajo kërkon kohë dhe durim për ta lëmuar vargun dhe krehur shkronjën, kërkon shkallën e tejnjohjes të krahasimeve, sepse pa metafora dhe pa ndjeshmërinë që përcjellin detajet artistike, ajo nuk do te quhej poezi lirike. Në krijimtarinë e Raimonda Moisiut poezia është krijim i vetvetishëm dhe estetikisht i vetëmjaftueshëm, ajo është vlerë e një qenie e pafrenueshme, që barazohet me vullkanin e fashitur, i cili as që dihet se kur, si e përse shpërthen, përmbys gjithçka që e mban të burgosur dhe fiton lirinë, ashtu siç fiton shfrimet e saj spontane e të papërmbajtura. Poezia apo arti i orakujve, si zhanri parësor i krijimtarisë letrare, të Raimonda Moisiut vlerësohet si mishërimi më praktik i fjalës, i gjuhës në tërësi, ku poetja evokon me gjuhën e së bukurës perceptimet për jetën e universin.”
Në fjalën referuese të poetit e studiuesit Prof. Prend Buzhalës, rreth librit me 61 Intervista me një titull tejet sinjifikativ “Letrat shqipe këtej e përtej Atlantikut”, ai do e vlerësonte këtë vepër si një urë bashkimi midis Diasporës e Atdheut! Mes të tjerave ai do të shprehej:” Por ky vëllim vjen ndryshe, jo vetëm i përmbush kriteret profesionale, por merr rolin edhe të një kronike të gjallë të letrave shqipe; shndërrohet në një bashkëbisedues intim e dinamik për proceset në fushat e letërsisë e kulturës, si dhe në fushat e tjera përkatëse, kryesisht në atë të letrave shqipe. Shndërrohet pra sa në një zëdhënëse të jetës në Diasporë e po aq edhe në atë të bashkimit të urave midis Diasporës dhe Atdheut, sa në humanisten e bashkëbisedueses për shpalosjen e dhimbjeve e gëzimeve njerëzore, po aq edhe në rolin e bashkëbisedimit atdhetar, të shpalimit të pasioneve, dashurive njerëzore, të atdhedashurisë e patriotizmit, të krenarisë së të qenit shqiptar, të shtegtimeve magjike nëpër të fshehtat e muzës krijuese e të laboratorit krijues, të jetës midis vargjeve e vatrave të kulturës, midis diplomacisë botërore e mbi të gjitha, midis vatrave të çështjes shqiptare”.
Gjithashtu mes fjalëve përgëzuese dhe vlerësuese për Raimondën dhe krijimtarinë e saj, poeti dhe studiuesi Prend Buzhala theksoi: “Raimonda Moisiu e zgjon muzën e kuvendimit a të oratorisë së bashkëbisedimit, dialogun nën shenjën e Polihimnisë e të Kaliopës-muzave të retorikës, porse aty në tryezën e bashkëbisedimit, dëgjohet zëri i korit të muzave, Eratos apo i perëndeshës së drejtësisë-Justicia dhe të gjitha këto kanë frymë e aromë shqiptare,…aq me temperament, duke i paraqitur zhgënjimet tona përballë pritjeve e përballë vlerave të mirëfillta kulturore dhe aq shpresëdhënëse për vlerat”. Më pas do e merrnin fjalën edhe figura të njohura në letrat shqipe duke vlerësuar diapazonin letrar të shkrimtares Raimonda Moisiu.
“Arkitekte e pasqyrimit të ndjesive” –do e vlerësonte opusin shpirtëror letrar të autores për librin me Esse & publicistikë të titulluar “Maska e intelektit”, poeti dhe studiuesi Pëllumb Gorcia,-ku mes të tjerave ai do të shprehej: “Do të ndalem në fjalën time, për të bërë një analizë të mendimit kritik publicistik, në librin “Maska e intelektit”. Një libër tërheqës e me natyrë njohëse për lexuesin, me copëza dashurie, tolerance, humanizmi, diturie për vlerat njerëzore dhe natyrën e bukur. Natyrisht është një libër me një ndjeshmëri të veçantë. Një nga vlerat kryesore është këndvështrimi dhe larmia e temave me një ndërthurje, duke shmangur njëtrajtshmërinë: Reportazhe, ese, portrete, përsiatje, meditime, por edhe trajtime të problemeve me rëndësi sociale, studime për poezinë, muzikën me paralele midis tyre. Mendime me vlerë të një mjeshtreje të fjalës së bukur shqipe shprehur me ndjesinë për Atdheun, për të afërmit, miqtë, botën krijuese, natyrën. Stili i shkruar i kuptueshme në funksion të përshtypjeve, ndjesive, meritave, gdhendur e ledhatuar si gurët e sokakut. Me mënyrë konceptuale intuitive, por edhe me mendimin e saj pasqyron tonet që sjellin krijimet e tyre. Ajo shkruan për Nolin, këtë figurë shumëplanëshe të intelektualeve shqiptare të shekullit XX. Sjell ngjarje të komunitetit krijues me krahasime të bukura si ky: “Noli Ynë i madh, dje i mblodhi shqiptarët rreth Vatrës, sot kemi shoqatën tonë të shkrimtarëve shqiptaro-amerikane”, por edhe entuziazmin e këtyre festimeve me fraza që të krijojnë një kënaqësi sikur edhe ne jemi pjesëmarrës në këtë veprimtari: “Salla e mbushur plot me shqiptarë nga të gjitha trojet: Çamëri, Kosovë, Shqipëri.
E pasqyron botën shpirtërore të artistëve, poetëve, këngëtarëve, shkrimtarëve me çiltërsi, me meditim dhe pafundësi ndjesish. Të lënë një mbresë për të mos i harruar kur lexon esetë për Musine Kokalarin, Mark Tuenin, Roland Gjozen, Iliriana Sulkuqin, Fatmir Terziun, Vaid Hyzotin, Merita Bajraktarin McCormack, Kozeta Zavalanin, Julia Gjika, Eleonora Koka Gjoka, Riza Lahin, Nonda Kajnon, Mehill Velaj, Fterriotet,etj. etj. Le të ndalemi tek vlerësimi për poetin Mehill Velaj: “Poeti dashuron jetën i bën të vetat vuajtjet e të tjerëve dhe i hedh në poezi. Në vargëzimin e gurgullimën poetike shpreh ndjenja kombëtare”.
Kësaj feste të bukur letraro-artistike i dhuroi emocione të dukshme e të forta audiencës, grupi teatral i Teatrit “Naser Kodra” të Skënderajt, të cilët interpretuan recitalin me tekst e regji të Shaqir Bejtës, “Ta theva shkja kufirin”, ku luajtën aktorët e rinj të talentuar; Hekuran Latifi, Kushtrim Mehmeti, Fitore Mangjolli, Vlora Kodra, Arbnora Xani, Naime Nura, Burim Beqiri, Leotrim Deliu, Shaqir Veseli dhe Ramadan Gashi. Më pas Kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve të Pejës poeti Esat Loshaj vlerësoi me diplomë mirënjohje për kontributin e dhënë në letërsi, art e kulturë poeteshat Raimonda Moisiu dhe Kozeta Zavalani. Më pas moderatorja e këtij tubimi madhështor e mbresëlënës do të lexonte përshëndetjet që kishin dërguar Prof. Murat Gecaj nga Tirana, Kryetari i Klubit “Bota e Re”, z.Ylber Merdani, nga Presidenti i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-amerikanë, z.Adnan Mehmeti, nga Kryesia e organizatës joqeveritare Familja & Media”, etj,. E emocionuar, me fjalë shpirti, me lotë malli e gëzimi, do e merrte fjalën shkrimtarja Raimonda Moisiu, ku nëpërmjet analogjisë patriotike, atdhetare dhe artistike do të falenderonte dhe shprehte mirënjohjen për mikpritjen fisnike pejane.
“Jam tejet e emocionuar. Iu kërkoj ndjesë edhe për lotët që shihni në sytë e mi. Iu shpreh falenderimin dhe mirënjohjen time qytetare dhe intelektuale, për mikpritjen fisnike pejane, në Pejën e artit, traditës, dijes e kulturës, për mua korçaren që vij nga Korça e artit, dijes e kulturës, në Pejën e atdhetarit e luftëtarit të zjarrtë Haxhi Zekë Byberit e Bedri Pejanit, për mua korçaren që vij nga Korça e Themistokli Gërmenjit dhe Mihal Gramenos, të cilët paçka pozicionit gjeografik, por në korrespondim kohor, këta patriotë e atdhetarë të flaktë kontribuan dhe luftuan për pavarësinë e trojeve etnike, në Pejën e Salih Gjukë Dukagjinit, këtij “Mësuesit të Popullit”, nga Korça e Shkollës së Parë Shqipe, e Pandeli Sotirit e Petro Ninit Luarasit, në Pejën e poetit të madh Azem Shkreli, për mua korçaren nga Korça e Patriarkut të poezisë Dritero Agollit, në Pejën ku prodhohet birra më e mirë BIRRA PEJA, për mua korçaren që vij nga Korça ku prodhohet BIRRA KORÇA. A e shihni sa ngjashmëri ka Peja me Korcën?! Zgjodha pikërisht 5 majin, Ditën e Dëshmorëve, se kur bashkohet bota hyjnore e artit, me atdhetarinë e patriotizmin, jep mesazhin e unifikimit të kombit tonë, të Shqipërisë sonë natyrale. Rroftë Shqipëria etnike! Rroftë Kosova! Rroftë Peja e Korça që na bashkoi sot! –do të përfundonte fjalën shkrimtarja Moisiu. Fjala përshëndetëse e saj ngjalli entuziazëm, emocione të papërshkruara. Audienca do të çohej në këmbë e nuk reshte së duartrokituri. Kjo festë e bukur do të përfundonte me fotot që pjesëmarrësit bënë së bashku dhe autografet që ata i kërkonin shkrimtares Raimonda Moisiu. Bashkia e Qytetit të Pejës nën kujdesin e drejtpërdrejtë të Kryetarit të saj, dr.Ali Berisha sipas traditës fisnike shqiptare, do të shtronte një drekë në restorantin Kalifornia në qendër të Pejës, në nderim e respekt të dy shkrimtareve Raimonda Moisiu, Kozeta Zavalani, organizatorëve dhe pjesëmarrësve të kësaj feste të bukur letrare.
Promovim modest në Institutin e Diasporës-Ministria e Punëve të Jashtme, Tiranë.
Më dt. 12 maj 2011, një grup shkrimtarësh e studiuesish nga Tirana e Diaspora, Prof. Murat Gecaj, poetja, gazetarja dhe koordinatorja mes Tiranës e Diasporës, Kozeta Zavalani, z. Dilaver Goxhaj, shkrimtarja shqiptaro-amerikane Raimonda Moisiu, shkrimtari i mirënjohur kombëtar e ndërkombëtar, Jeton Kelmendi, gazetarja e televizionit NTV, Helena Halilaj - u pritën në Institutin e Diasporës, në Ministrinë e Jashtme , nga Drejtori i dikasterit përkatës, ish - diplomati Roland Bime dhe stafi i tij, zotërinjtë Ylli Polovina dhe Thimi Nika. Qëllimi i kësaj vizite ishte promovimi modest në Bibliotekën e Institutit të Diasporës i librit me 61 Intervista të titulluar “Letrat shqipe këtej e përtej Atlantikut”, të publicistes Raimonda Moisiu dhe krijimtarisë së saj. Me këtë rast edhe shkrimtarët e tjerë dorëzuan librat e tyre në Bibliotekë. Një bisedë e ngrohtë, e çiltër e miqësore u zhvillua mes shkrimtarëve dhe Z. Roland Bime, për vlerat e librit dhe krijimtarinë e tyre letrar-artistike në përgjithësi, vlerësimin që kanë marrë nga kritika e kohës dhe kontributi njerëzor, intelektual dhe demokratik që ata japin në ruajtjen e traditës, gjuhës, vlerave tona kombëtare dhe identitetit shqiptar. Z.Bime me dashamirësinë e dukshme shprehu vlerësimin dhe falenderimin e tij personal e të dikasterit që ai drejton për librin me 61 Intervista të Raimonda Moisiut, duke marrë seriozisht kushtet dhe misionin e saj, kontributet e ndryshme intelektuale nga shkrimtarë, poetë, studiues, publicistë, intelektualë, aktivistë të çështjes kombëtare, që na përfaqësojnë denjësisht midis Diasporës e Atdheut, -një spektër i gjerë me një rol themelor e të rëndësishëm në formësimin e mjedisit intelektual dhe letrar të shoqërisë e komunitetit shqiptar këtej e përtej Atlantikut! Bibliotekës së Institutit , publicistja Raimonda Moisiu i dhuroi një numër të konsiderueshëm librash me Intervista, nga krijimtaria e saj letrare dhe kolegëve të saj anëtarë të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë. Bibliotekës iu dhuruan libra dhe revista nga Kozeta Zavalani, Prof. Murat Gecaj, Jeton Kelmendi, etj. U bënë fotografitë e rastit. Takimi i poetes e publicistes Raimonda Moisiu në dalje të Ministrisë me ish –konsullin shqiptar në New York, z.Albert Jerasi ishte surpriza e ditës, që siç u shpreh ajo, Alberti ishte një dashamirës, nostalgjik, mbështetës i fuqishëm dhe mik i ngushtë i artit e letërsisë në Amerikë, në veçanti i SHSHSHA-ë. Përpos bisedës së ngrohtë e miqësore, nuk munguan edhe fotot.
Në zemër të Korçës!
Poetja e publicistja korçare me banim në SHBA, kthehet sërish në vëmendjen e komunitetit letrar dhe mediave të shkruara e vizive, si një emër i njohur, pasi nuk është hera e parë që ajo boton, por edhe promovon krijimtarinë e saj letraro-artistike në vendlindjen e saj të dashur- Korçën e djepit të artit e kulturës. Mbasi promovoi me sukses në takime të veçanta në Kosovë e Tiranë, 4 librat e saj të hedhura në qarkullim, fryte të bashkëpunimit mes Shtëpisë Botuese “Vllamasi”dhe krijimtarisë saj, promovimi i këtyre botimeve me zemrën dhe shpirtin shqiptar të autores është një rrugëtim, përmes të cilit lexuesit lundron në realitetin, përvojën e ngjarjeve gjatë jetës; individët, intelektualët, shkrimtarët, poetët, të cilët janë përcaktues dinjitozë të komunitetit bashkëkohor, të dëshirave, ëndrrave, rrëfimit kulturor e historik, që shqiptarët përballen kudo në trojet etnike dhe botë.
Më dt.28 maj 2011, ora 12 –ë, mesditë, në sallën e Bibliotekës “Thimi Mitko” të qytetit të Korçës në një tubim inagurues me pjesëmarrjen e disa qindra shkrimtarëve, poetëve, publicistë, artistë, serenatistë, aktorë, personalitete të institucioneve lokale dhe të jetës social-ekonomike –politike –fetare -kulturore të qytetit, nga Tirana e Kosova, miq e dashamirës të shumtë të autores, si violinistja e talentuar Violeta Gjondedaj , Arben Lekli, Pavlina Thomai, Zamira Carka, mësuesja e fillores Nimete Shtylla, Arben Pino nga Detroit Michigan, etj, që kishin ardhur enkas në promovimin e 4 librave të shkrimtares shqiptaro-amerikane, bijë e Korçës, Raimonda Moisiu. Autorë të njohur në letrat shqipe mbajtën referatet respektive rreth librave të autores. Fjalën e hapjes dhe përshëndetëse do e mbante, Kryetari i Klubit “Bota e Re”, shkrimtari Ylber Merdani. Më pas rreth poezisë së Raimondës, Znj. Kozeta Zavalani do të lexonte këndvështrimin letrar, “PUTHËRIMI “PRONË” E TË GJITHËVE DHE E ASKUJT” -është titulli i shkrimit që shpalos vlerat krijuese lirike të poeteshës Raimonda Moisiu, nëpërmjet penës së kritikut, shkrimtarit e poetit Kristaq F. Shabani. Përligjja e një titullimi të tillë është e justifikueshme dhe vjen nga një poete tashmë e zëshme, e afirmuar, e personalizuar, konkurruese dhe pretenduese, e cila ka dalë qyshkur në det të hapët…. Vetëm kjo kujtesë e zjarrtë: “Ruaju nga flaka “ pohon një veti zjarrpërcëllues të femrës në tërë Universin e saj Bukuror: “Në çudinë e fajshme të së pafajshmes, në parvazin e shtratit të agjendë, si shtegtarët e natës në kafazet e kumrijeve; shtrati ynë është përplot me ëndrra, si shporta me trëndafila në belin e drenovares ( një gjeturi tipike e tabanizuar në trevë). Beli i drenovares, një krahasim që të idilizon dhe të ndjenjëson në tejkulme dhe mendimi endet, për të përfytyruar a fantazuar këtë bel evidentues, femëror... që gazmon lirikisht...” Ndërsa publicisti i mirënjohur Lirjan Visari do të përqendrohej te libri me Intervista nën titullin domethënës “Letrat shqipe këtej e përtej Atlantikut” që siç u shpreh ai, jo vetëm është një libër me shumë vlera por “Në intervistat e saj te gjithsecili që interviston, Raimonda nuk ndalet në kërkim të zbulimit të sekreteve të krijimtarisë letrare artistike dhe publicistike të tyre dhe në përgjigjet e tyre do të gjesh mjaft fjalë të arta, këshilla për krijuesit e rinj, mendime filozofike dhe estetike të vyera për jetën e shoqërinë etj. Mjaft të përmendim titujt e disa nga intervistave për të kuptuar thelbin e përmbajtjes së tyre, thellësinë e mendimit dhe te ndjenjës, forcën e fjalës artistike. Aty do të gjejmë mësime të mirëfillta për letërsinë dhe artin nga Naum Prifti, mjeshtër i rrëfimit dhe dialogut, të Vullnet Matos që shprehet se dashuria është majaja që mpiks veprën time, të Mëhill Velajt që thotë se në letërsinë për fëmijë, në planetin e tyre gjej veten e qetësoj shpirtin, të Kozeta Zavalanit që thotë me zemër:”Është bukur të jesh grua”...Të Vilhelme Vranarit Haxhiraj e cila i ve detyrë vetes “Të shkruajë natën që të ndriçojë errësirën ditën”...nga jeta Merita Bajraktarit Mc.Cormak midis vargjeve e çështjes kombëtare etj , në pamundësi t’i përmendim të gjithë që ndodhen në këtë libër të çmuar, i cili në bazë të vlerave shumëdimensionale që ka, e meriton të përfshihet dhe mund të shërbejë fare mirë edhe si tekst mësimor për programet ektrakurikulare të letërsisë, artit dhe estetikës në shkollat tona. Poeti lirik i shquar korçar, Skënder Rusi , e ka quajtur Raimonda Moisiun « një emër që lëviz mes dy kontinenteve, që është edhe ardhje edhe ikje, që është zë, është erë, është frymë, që troket me takat e poezisë gjithë finesë si një aristokrate e çliruar nga çdo lloj prange, që e gjen gjithnjë mes mëkatit të bukur poetik dhe bukurisë së marrzisë poetike, përherë e sinqertë në krijimtari deri në kufijtë e naivitetit, përherë në fluturim, paçka se është një pulbardhë e plagosur, nga krahët e së cilës, çuditërisht nuk pikon gjak, por puthje. Atë do të shohish gjithmon të ngarkuar një herë me Korçën që e shpie në Amerikë, e një herë me Amerikën që e sjell në Korçë, të cilat janë dy dashuri në një, dy gjysma globe që kur i bashkon krijojnë botën e tërë, të cilën ajo e rrotullon kaq bukur nëpër duar, sikur t`a kishte lodër që e argëton fëmijërinë e saj, të cilën e mban me aq përkushtim dhe dashuri.
Raimonda është një poete që hyri pak vonë në shtëpinë prej xhami të poezisë, por kjo shtëpi është ngritur shumë herët në shpirtin e saj, që ka kurajon të shikojë shumë larg nëpër horizonte. Dhe kur s`i arrin dot ato që ka në mëndje, ajo ëndërron që t`i kapi përsëri, si ai fëmija që ëndërron që të kapi hënën »
Kurse poeti Edmond Zaçe do të shprehej se diversiterti dhe ndriçimi i personazheve në krijimtarinë e larmishme letrare e publicistike të Raimonda Moisiut për temat e natyrës kulturore e letrare, apo në lidhje me çështjet shoqërore, janë parimet për të “stimuluar ndjenjat tona kombëtare, ruajtjen e forcimin shpirtit dhe identitetit tonë kombëtar , duke kultivuar një standart të dukëshëm të së kaluarës me të tashmen e të ardhmen të kritikës letrare e kulturore.
Tubimin do e përshëndesnin më pas, kantautori Nonda Kajno, i cili lexoi edhe përshëndetjen e Klubit “Bota e re”, në USA, shkrimtari Riza Lahi, poetesha Zhaneta Tuxhari, vetë autorja Raimonda Moisiu, deri te vogëlushi 4 vjeçar Ilia Evro, që përshëndeti duke recituar një vjershë. Më pas të gjithë pjesëmarrësit nën tingujt e serenatave korçare nga grupi “Morava”dhe koktejin e shtruar do të kalonin çaste argëtimi e të hareshme. Ajo ditë do të mbyllej me drekën e shtruar te Shtëpija Voskopojare, nga miku i ngushtë e ish –kolegu i Raimondës, bisnesmeni Vangjush Themeli, duke vallëzuar nën tingujt e magjishëm të serenatave, të kompozuara e kënduara nga kantautori korçar Nonda Kajno. Edhe tani që po shkruaj, tingujt e serenatave dhe zëri i tij dalin nga CD që ai na dhuroi, duke mbështjellë dhomën me aromën e bilereve të Korçës sonë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kozeta Zavalani:Poetesha shqiptaro-amerikane që aderon në partinë e Obamës dhe Klintonit
» Monda Korca: Kozeta Zavalani, Shtegtarja e Paqes dhe vëllimi i saj poetik “Shtegtare”.-Shkruar nga Raimonda Moisiu
» Babai i fshehtë!-Esse analize shkruar nga Raimonda Moisiu rreth tregimit "Sozia " Te shkrimtares Irena Gjoni
» Monda Korça:Njerëz të dyzuar,Shkruar nga Raimonda Moisiu Esse -analize rreth romanit"Bibollasit" te Shkrimtarit Raimiz Gjini,TIRANA OBSERVER
» KOzeta Zavalani:Kuvendi i 8-të i Gruas Intelektuale Mbarëkombëtare Shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi