Fatmir Terziu:HISTORIA E TOKËS DHE FATI I NJERIUT MA NGACMON DETYRIMIN KRIJUES...!
Faqja 1 e 1
Fatmir Terziu:HISTORIA E TOKËS DHE FATI I NJERIUT MA NGACMON DETYRIMIN KRIJUES...!
Bisedë me shkrimtarin dhe publicistin nga Kosova, Sejdi BERISHA
Famir TERZIU:
HISTORIA E TOKËS DHE FATI I NJERIUT MA NGACMON DETYRIMIN KRIJUES...!
...Kur e kujton jetën dhe fatin e njeriut, kur e sheh dhe e analizon historinë e tokës dhe të atdheut, pothuaj se e tërë kjo të ndez e përcëllon, dhe gjithnjë ma ngacmon detyrimin për ta kujtuar ndërgjegjësimin dhe vetëdijesimin, të cilat gjëra ende na mungojnë bukur shumë, por i mungon edhe njeriut në përgjithësi.Andaj, edhe jeta, edhe njeriu, edhe krijimtaria, e kanë një rrugëtim, që nëse nuk ia qëllon rrugës dhe itinerarit, atëherë pamëshirshëm të shoqëron nebuloza...
...Njeriu është një krijesë të cilën duhet “marrë” me të mirë, duhet për t’ia mësuar dhe ditur hallet. Sepse, ai është i lidhur me tokën e qiellin,... ai është i lidhur me atdheun e vendlindjen-si dy zjarre që kallin e ngrohin në të njëjtën kohë!...
...Secilin njeri e brengos diçka, diçka që ndoshta edhe nuk di ta shpjegojë, ose, nuk ka guxim për ta shfaqur, ose nuk di për ta thënë fuqishëm dhe nga loçka e zemrës, dhe kështu, përgjithmonë me te ikën i etur dhe me shkrumbin për këngën e pa kënduar! Andaj, krijuesi kurrë dhe asnjëherë nuk duhet të shkruajë vetëm sa për të bërë apo krijuar emër, sepse, atëherë, ai dhe krijimtaria bëjnë mëkat ndaj njeriut, por edhe u ngjajnë shablloneve dhe trenave pa itinerar!...
...Ne, edhe sot, gjithkund jemi me problemin e unitetit për të ecur përkrah kohës dhe botës. Edhe kjo është çështje jetike dhe si një diçka, që kujtoj se po na mallkon, po na gjykon...!
...Kosova ka një histori më të veçantë dhe specifike. Ajo, gjithmonë ka qenë rebele, dhe se e kaluara e saj por edhe e sotmja i mëson të tjerët se si duhet dashtë atdheun, se si duhet dashtë vetveten por edhe të tjerët. Andaj, këtu edhe mbështetet frymëzimi krijues për këtë pjesë të atdheut...
...Peja është njëra prej qendrave me histori dhe me kulturë më të begatë dhe tradicionale. Andaj, ajo, për thesarin, begatinë dhe vlerat shpirtërore e kulturore që i flejnë në thellësitë e saj, sikur nxjerrë zërin e zemërimit, për t’i përjetësuar rrjedhat më të ndritshme të këtij qyteti, i cili ka përjetuar e palosur histori në vetvete, me të vetmin qëllim për t’iu rrëfyer gjeneratave për atë që e ka përcjellë këtë fortifikatë të gjakut që rrjedhë e flet shqip, që flet urtë e njerëzishëm për gjithkënd e me çdokënd..
Pyetja: Kush është Sejdi Berisha, jo thjeshtë në jetën e përditshme, por në kompleksin krijues të tij?
S. Berisha: Nganjëherë, njeriun që në vegjëli mbase ndoshta edhe posa të lindet e rrëmben mospajtimi, rebelimi shpirtëror, i cili identifikohet me madhështinë, por edhe me “gjykimin” për t’iu përkushtuar fatit të tokës dhe të njeriut. Ndoshta, kjo është ajo lumturia dhe dhembja por edhe sfida me të cilat shoqërohem që në fëmijëri. Andaj, tani, krijimtaria është pjesa më e pandarë e mendjes, shpirtit, zemrës dhe e qenies sime, që është “pengesë” pa të cilën dot nuk mund të jetoj. Me këtë “çudi” gjithherë bie e zgjohem nga gjumi, por që edhe nuk më lë dot rehat as në gjumë!
Kjo, është përafërsisht ajo “formula” në vorbullën time krijuese, e cila, kur e kujton jetën dhe fatin e njeriut, kur e sheh dhe e analizon historinë e tokës dhe të atdheut, pothuaj se e tërë kjo të ndezë e përcëllon, dhe gjithnjë ma ngacmon detyrimin për ta kujtuar ndërgjegjësimin dhe vetëdijesimin, të cilat gjëra ende na mungojnë bukur shumë, por i mungon edhe njeriut në përgjithësi. Kjo më ka bërë, që disi të bëhem një lloj pelegrini për ta gjetur, për ta studiuar, por edhe për ta rehatuar sa është e mundur, nëse mund të thuhet kështu, fatin e njeriut, për ta sjellë e forcuar lumturinë e tij, dhembjen dhe vuajtjet, e që të gjitha këto natyrshëm por edhe nganjëherë obligueshëm shoqërohen me rrjedhat historike nëpër epoka dhe periudha kohore.
Andaj, nëse e kërkoni përgjigjen për kompleksivitetin tim krijues, më së miri dëshmojnë të gjitha këto që i theksova më lartë. Kuptohet, nëse analizohen sinqerisht e me peshën e respektin e ndijimit krijues. Por, dëshmojnë edhe veprat e mia, të cilat janë një pasqyrë, ndoshta e veçantë të ecjes, të rrugëtimit dhe të përplasjeve të njeriut dhe shoqërisë, por gjithnjë duke ndërtuar e hapur rrugë lumturie edhe atëherë kur dhembja na duket se është plagë e kamotshme, plagë e vazhdueshme. E, nëse bash është ashtu, atëherë këtu qëndron edhe fuqia edhe mesazhi i krijimtarisë, edhe atëherë kur mesazhi dhembjen e shndërron në krenari e lumturi!
Kjo është interesante, sepse, e tërë kjo, filozofisë së jetës i referohet fuqishëm dhe bindshëm, ngase, nuk e di, ndoshta nuk është ashtu, por lumturia dhe dhembja janë dy gjëra që fuqishëm korrespondojnë dhe kështu e kanë edhe aromën e miqësisë reciproke. Por, këtë duhet analizuar dhe shqyrtuar në një mënyrë të veçantë, apo në shumë rrafshe. Jo. Mos mendoni se kjo është humbje kohe apo bjerrje nëpër kohë!
Në krijimtarinë time, sikur më trokasin këto dy sinteza, dhe këto dy forca që t’i nxjerri në letër. Sepse, çuditërisht, e kanë zërin e përbashkët për ta bërë mendjen e njeriut si barkën, me të cilën nisësh për t’i zbuluar madhështitë e valëve të detit, e ai, deti pra, sikur të detyron apo dëshiron që të ta tregojë historinë e vet, e cila kurrë nuk është ndritur, kurse në të njëjtën kohë, nga lartë, rrezet e diellit të ngacmojnë për gjithçka. Andaj, edhe jeta, edhe njeriu, edhe krijimtaria, e kanë një rrugëtim, që nëse nuk ia qëllon rrugës dhe itinerarit, atëherë pamëshirshëm të shoqëron nebuloza. Me këtë, dua të them edhe këtë, se nuk kemi bërë shumë në këtë aspekt.
Kur isha në shtator të vitit kaluar në Tiranë, gjatë një përurimi të veprës së një krijuesi nga Kosova, njëri mu afrua dhe u përshëndet duke u prezantua. Kurrë nuk e kisha parë ndonjëherë në jetë. Ia thash edhe unë emrin tim, dhe ai u ngrit në këmbë dhe më përqafoi duke më thënë: të përqafoj për punën që po bën për njeriun, për vuajtjet dhe gëzimin e tij, për atë që po bëni për kombin!... Unë, u stepa dhe tërë trupin ma kaploi një rrëqethje marramendëse edhe nga gëzimi edhe nga diçka që theri brenda vetvetes, ama shumë brenda vetvetes, dhe thash: o Zot, ende nuk kemi bërë gjë as për njeriun, as për dheun e atdheun, as për tokën e diellin...!
Ja, edhe e tërë kjo pothuaj se është ai kompleksiviteti i krijimtarisë sime, është ajo pasqyra që më shoqëron dhe gjithnjë bën të etur e më të etur! Besoni...
Pyetja: Ku qëndron forca e mesazhit Tuaj në krijimtari dhe në tërë temat që trajtoni?
S. Berisha: Unë, kur shkruaj, është e vërtetë, shkruaj për vetveten, sepse, gjërat më dalin nga brendia e qenies, zemrës dhe nga shpirti. Por, posa i shkruaj, ato pastaj i takojnë, ia dhuroj, ia kushtoj vetëm njeriut dhe njeriut. Nuk e di. Ndoshta është kjo një gjë e çuditshme, por kështu është! Çdo atom të vuajtjes, të lumturisë apo edhe të arritjeve, ngritjeve dhe të rënieve, m’i kapë,... m’i zë shpirti. Andaj, lexuesi e ndoshta edhe Ju, që kohët e fundit jemi njoftuar përmes “Fjalës së lirë” Tuaj, në shkrimet e mia i keni vërejtur mesazhet për t’i treguar botës edhe shoqërisë, se njeriu është një krijesë të cilën duhet “marrë” me të mirë, duhet për t’ia mësuar dhe ditur hallet. Sepse, ai është i lidhur me tokën e qiellin,... ai është i lidhur me atdheun e vendlindjen-si dy zjarre që kallin e ngrohin në të njëjtën kohë!
Këtu qëndron edhe ajo forca e krijimtarisë sime që ka mesazh e metaforë, që, kush di të shkruajë e të lexojë, ajo dhemb deri në palcë,... këshillon ëmbël, por edhe ndonjëherë shkakton plagë për t’i shëruar plagët e tjera!
Kjo filozofi e mendimit, por edhe e zbrazjes shpirtërore, besoni, i kënaq, në shpirt i “shkrinë” shumë lexues, të cilët i kuptoj, dua të them, se secilin njeri e brengos diçka, diçka që ndoshta edhe nuk di ta shpjegojë, ose, nuk ka guxim për ta shfaqur, ose nuk di për ta thënë fuqishëm dhe nga loçka e zemrës, dhe kështu, përgjithmonë me te ikën i etur dhe me shkrumbin për këngën e pa kënduar!
Ndoshta, keni vërejtur se në shkrimet e mia, që nga titulli e “obligoj” jo vetëm lexuesin për ta kuptuar mesazhin e shkrimit, por në bazë të tërë asaj, për ta prekur dhe për ta studiuar dhe analizuar edhe ai jo vetëm shkrimin, por edhe tërë qenien e vet,... edhe mendjen e vet,... por edhe gjakun që i shëtitë dhe i qarkullon nëpër trup! Këtë, po e them edhe këtu në mënyrë figurative, a?! Dhe, kujtoj se krijuesi kurrë dhe asnjëherë nuk duhet të shkruajë vetëm sa për të bërë apo krijuar emër, sepse, atëherë, ai dhe krijimtaria bëjnë mëkat ndaj njeriut, por edhe u ngjajnë shablloneve dhe trenave pa itinerar!
Pra, krijuesi duhet të luftojë që përmes shkrimit dhe ndijimeve të veta të arrijë që gjërat t’i bëjë shenjtëri, lumturi dhe themel për zgjimin e njeriut, jo nga gjumi i rëndomtë. Kështu, vetëm kjo e bën të qëndrueshëm krijuesin, por edhe gjithnjë e më përgjegjës për të ecur tutje me misionin e tij.
Mua, më shkojnë lotët, kur edhe të rriturit por sidomos kur gjenerata e re më takojnë dhe më përgëzojnë për shkrimet e mia, të cilat ato janë plotësisht të tyre, sepse, ata janë kudo në mendjen time, në damarët e gjakut dhe, besoni, në çdo qelizë trupi. Kështu ka qenë në të gjitha periudhat kohore, por edhe të moshës,... edhe në rini! Dua të them, se tema që shtjelloj është katanjoze dhe e çuditshme që përbrenda ka aromën e jetës, ka ashkun e jetës, por e ka atë realitetin i cili dhemb e dhemb. E, kjo nuk është assesi pesimizëm, edhe pse dikush mund të thotë se po. Po, atëherë nuk e kupton as mesazhin dhe as metaforën e shkrimit dhe të veprës.
Pyetja: A ka lidhje jetikja dhe fati njerëzor tek pena e Juaj?
S. Berisha: Po, si jo?! Këto dy gjëra duken dhe janë fenomene, të cilat harmonizojnë dhe kurorëzojnë krijimtarinë dhe veprën. Njeriu, posaçërisht ai i nënqiellit tonë, ka shumëçka të cilin fatkeqësisht e lidhin me shumë ngjarje, me drama e tragjedi nëpër histori. Kjo është ajo jetikja, për çfarë nuk e lodhim akoma sa duhet kokën as sot e kësaj dite. Kjo është e tmerrshme, e paskrupullt mbase e pafalshme.
Bile, pikërisht për këtë arsye, fati i njeriut tonë, sa është i dhembshëm, po aq është edhe krenar, sepse ai u ka qëndruar stuhive nga më të ndryshmet dhe nga të gjitha anët, qoftë nga armiku, por edhe qoftë nga trakullimat dhe tragjeditë përbrenda kombit. Kjo duhet të na mësojë,... kjo ishte dashtë të na zgjojë shumëçka. E, jo të jetë e kundërta. Ne, edhe sot, gjithkund jemi me problemin e unitetit për të ecur përkrah kohës dhe botës. Edhe kjo është çështje jetike dhe si një diçka, që kujtoj se po na mallkon, po na gjykon...!
Prandaj, jetikja dhe fati njerëzor janë faktorë, të cilët sikur gjithnjë trokasin në mëshirën e njeriut dhe të shoqërisë për ndërgjegjësim dhe vetëdijesim, siç thash edhe më lartë. Dhe, duke pasur parasysh këto përplasje mbase të pakuptimta për kohën dhe momentin, por edhe të pakuptimta në të gjitha aspektet, edhe krijuesit duhet t’u qasen këtyre dy “rrënjëve” jetike të jetës edhe në forma të tjera. T’u qasen ndryshe! Ja, sikurse Ju që e keni shkruar dhe botuar librin me peshë studimore me një titull shumë të fuqishëm, aktual dhe shumëdimensional “Kritika ndryshe...”, që përveç arsyetimit të titullit, aty keni zbardhur dhe përjetuar punën dhe krijimtarinë e njëqind e pesëdhjetë shkrimtarëve, artistëve dhe të tjerëve, punë kjo e cila deri me tash ka munguar, apo nuk është bërë sa e si duhet. Antologjitë e ngutshme, të njëanshme, të një numri e rrethi të ngushtë apo edhe antologjitë e inateve siç pat shkruar njëherë një gazetar, nuk i bëjnë nderë letrave kombëtare, nuk i bëjnë nderë vlerave shpirtërore, kulturore dhe intelektuale. Gjërat e tilla nuk mund të qojnë drejtë afirmimit dhe zhvillimit të vlerave krijuese.
Ne, na mungon edhe afirmimi i vlerave krijuese jashtë vendit. E, këtë mund ta bëjnë ata që kanë mundësi dhe autoritet, por këtë mund ta bëjnë dhe ndihmojnë e përkrahin edhe shoqëria e gjerë në shkallë vendi dhe shumë asociacione të tjera.
Pyetja: Sa vepra tuaja janë në duart e lexuesit?
S. Berisha: Sa vepra?!... Po, tani në duart e lexuesve janë njëzetë e tetë vepra, të cilat, ndoshta nuk janë as sa një pikë ujë në deti. Pra, ky numër veprash nuk do të thotë se më kënaqë, edhe pse jam përpjekur që lexuesit t’ia ofroj tërë atë që më ka “rrapëlluar” në mendje e në zemër për fatin dhe mirëqenien e tij. Por, megjithatë kujtoj se ia kam arritur, edhe pse mund të thuhet se këtë e kam bërë në rrafshin dhe hapësirat përbrenda Kosovës. Por, veprat e mia lexohen me ëndje dhe kërshëri edhe në Shqipëri, në Maqedoni dhe gjithandej diasporës.
Jam përpjekur që edhe përmes poezisë, edhe përmes prozës, edhe përmes eseistikës, dramës dhe monografisë, lexuesin ta grishë për të gjitha gjërat që jetën e bëjnë jetë, që jetën e bëjnë madhështi, nderë e respekt, por edhe për gjërat që jetën në mënyrë figurative e bëjnë “rrush e kumbulla”! E, për këtë, dikush krenohet e dikush lavdërohet,... dikush qanë e dikush gëzohet apo edhe hidhërohet.
Për këtë arsye, ndoshta në veprat e mia, gjithmonë, e veçmas tek poezia është prezent shiu, uji, loti, lumi, që janë simbol i universit të lumturisë dhe i dhembjes së njeriut, dhe jo vetëm të njeriut!
Pyetja: Cila tematika i preferoni Ju?
S. Berisha: Gjatë bisedës që zhvilluam më lartë, kujtoj se lexuesve Tuaj ua kam bërë me dije se cilat tema i preferoj dhe i dua, e që janë pjesë imja e pandashme. Më kujtohet, se njëri me një rast më pat thënë, se: Sejdi, na ke bërë “robër” të shkrimeve tuaja! Atë e kuptova drejtë, dhe besoni, mu dridhen këmbët! Ula kokën dhe në mendje m’u ngulit: nuk e di a është mirë apo keq, që shpirtin dhe qenien time e kam “shpërndarë” tek secili njeri, tek secila lule, tek secila fushë, tek secila bjeshkë, tek qielli e toka?! Të gjitha këto që i përmenda, janë pjesë imja. Pra, këto janë tematikat që i preferoj. Kjo, ndoshta duket si përgjigje e përgjithshme. Por besoni, është përgjigje shumë konstruktive dhe me plotë peshë, e që këtë mrekulli e mbaj në vete me shumë fanatizëm!...
Pyetja: Po, Kosova e sotme, në cilën preferencë zgjon frymëzime tek Ju?
S. Berisha: Kosova ka një histori të veçantë dhe specifike. Dua të them, se ajo gjithmonë ka qenë rebele, dhe se e kaluara e saj por edhe e sotmja i mëson të tjerët se si duhet dashtë atdheun, se si duhet dashtë vetveten por edhe të tjerët. Andaj, këtu edhe mbështetet frymëzimi krijues për këtë pjesë të atdheut. Dua t’ua sjellë vetëm një copëz fragmenti nga një shkrim imi që mbanë titullin “Nënë, lulet t’i solla për ditëlindje...!”:
Një vocërrak, të cilit i kishte vdekur nëna në luftë, pas luftës, kthen në varrezat e qytetit për ta vizituar varrin e të së ëmës për ditëlindjen e saj. Kur arrin në varreza, afrohet tek varrezat e dëshmorëve, mbi krahun e një buste e “vjedhë” një buqetë lule dhe i sjell mbi varrin e nënës. Përkulet duka ia dhuruar lulet në mënyrë simbolike nënës së vet, dhe me zë thotë: Ja, nënë!... Unë nuk kam gjë tjetër për të dhuruar, përveç këtyre luleve. Ja, lulet për ditëlindjen tënde!
Pastaj, ia kthen shpinën varrit, por sërish kthehet pak si i zemëruar, i merr lulet dhe i kthen atje ku i ka marrë, tek varri i dëshmorit, dhe i drejtohet bustit: Ja, ku i ke lulet tuaja,... mendove se po t’i vjedh! Dhe, merr rrugën për në qytet, por loti ia digjte faqet e njoma.
Po, a ka mesazh më të fortë se ky. Jo, jo! S’ka!... Prapë, dua të ta përmend vetëdijesimin dhe ndërgjegjësimin që t’i theksova edhe dy herë më përpara!
Pyetja: Ju shquheni për bagazhin e njohurive për Pejën, a mendoni se duhet vazhduar?
S. Berisha: Peja është njëra prej qendrave me histori dhe me kulturë më të begatë dhe tradicionale. Andaj, ajo, për thesarin, begatinë dhe vlerat shpirtërore e kulturore që i flejnë në thellësitë e saj, në zemrën dhe frymëmarrjen e saj, sikur nxjerrë zërin e zemërimit, bile për t’i përjetësuar rrjedhat më të ndritshme të këtij qyteti, i cili ka përjetuar e palosur histori në vetvete, me të vetmin qëllim për t’iu rrëfyer gjeneratave për atë që e ka përcjellë këtë fortifikatë të gjakut që rrjedhë e flet shqip, flet urtë e njerëzishëm për gjithkënd.
Unë, për t’i dalë vetëm pakëz borxhit, kam botuar Monografinë “Zejtarët e Pejës” në vitin 1995, që nuk ishte vit edhe aq i lehtë e pa telashe(!), dhe në vitin që shkoi e botova Monografinë “Zejtarët e Pejës”-Botimi i Dytë, e cila është dokument dhe pasqyrë e vlerave historike të angazhimit të zejtarëve pejanë në nismën e zhvillimit të ekonomisë por edhe në ruajtjen dhe zhvillimin e vlerave shpirtërore dhe kulturore të kësaj ane dhe më gjerë. Kjo monografi, kujtoj se në mungesë të monografisë së qytetit, në mënyrë shumë reprezentative e zëvendëson një boshllëk të historisë së këtij qyteti të lashtë. Për këtë vepër më kanë përgëzuar dhe më përgëzojnë edhe sot e kësaj dite shumë njerëz të shkencës dhe të kulturës, por edhe shumë mërgimtarë që tani jetojnë në Turqi, në shumë vende të Evropës dhe të botës.
Kurse, Teatri i Qytetit të Pejës është ndër më të vjetrit në Kosovë, prej nga kanë dalë aktorë më të spikatur të Kosovës. Në këtë tempull kulture, edhe unë e kam shijuar jetën prej aktorit amator qysh i si ri që nga vitet e gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar. Andaj, ka sa kohë që jam duke punuar për ta përmbyllur një monografi kushtuar këtij institucioni dhe punës së tërë atyre plejadave të artistëve dhe aktorëve, regjisorëve e shkrimtarëve nga i cili më vonë dolën si emra me rëndësi, e që Peja, por as Kosova kurrë nuk mund t’u dalin hakut.
Nëse më punon shëndeti dhe mendja, kujtoj dhe shpresoj se sivjet do ta përfundoj këtë monografi, edhe pse pastaj do të nevojiten mjete për ta botuar... Kjo është ajo vazhdimësia krijuese që i përkushtohem Pejës.
Pyetja: Mesazhi i Juaj për “Fjalën e Lirë”?
S. Berisha: “Fjala e Lirë”, që në fillim dua të them se është një dritare shumë e rëndësishme, nëpërmes së cilës është duke u punuar dhe mund të arrihet shumë në afirmimin e vlerave kulturore, historike, shkencore dhe në fusha të tjera. Por, krahas kësaj, Ju jeni duke bërë një gjë tjetër shumë të mirë. Jeni duke e afirmuar krijimtarinë e shumë e shumë krijuesve, të cilët në një mënyrë ose mënyrë tjetër nuk mund ta afirmojnë punën e tyre krijuese, kurse gjenerata e re as nuk mund ta marrë guximin për hapa më të sigurt krijues. E, Ju këtë jeni duke e bërë kujtoj bukur me sukses. Mirëpo, krahas kësaj, pa dyshuar në asnjë moment, edhe botimi i shkrimeve dhe i materialeve duhet të jetë nganjëherë edhe seleksionues dhe me dorën e redaktorit, sepse, kështu do t’u ndihmoni edhe atyre që i bëjnë hapat e parë, por edhe atyre që “nxitojnë” nganjëherë në aspektin vëllimor. Në këtë mënyrë, por edhe tash, kujtoj se keni arritur një afirmim dhe respekt, kështu që e keni rritur numrin e atyre që u lexojnë por edhe të atyre që marrin guximin dhe kanë gatishmërinë për të bashkëpunuar me Juve. Vet titulli “Fjala e Lirë” e ka frymën dhe mesazhin për të shkruar lirë, për ta thënë mendimin lirë, për të analizuar e komentuar lirë. Por, pikërisht vet shprehja “Fjala e Lirë” nënkupton edhe përgjegjësinë për atë që njeriu e thotë, e shprehë, e drejton dhe publikon. Ju, më duket që herë pas here edhe dizajnin e bëni gjithnjë e më tërheqës. Bile, ja sot kur po e zhvillojmë këtë bisedë, e vërej se keni avancuar dizajnin e “Fjala e Lirë”. Pra, punën e sinqertë kujtoj se vetëm duhet përgëzuar dhe për t’i dëshiruar suksese të reja.
--
Media Information Production & Terziu Films
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Fatmir Terziu: Pas një dreke
» Fatmir Terziu:Gjysëmsyth
» Fatmir Terziu:Zgjedhje të ndershme
» Fatmir Terziu:Djalli i Argadasit
» Fatmir Terziu:Turrarendës dhe dritëhije
» Fatmir Terziu:Gjysëmsyth
» Fatmir Terziu:Zgjedhje të ndershme
» Fatmir Terziu:Djalli i Argadasit
» Fatmir Terziu:Turrarendës dhe dritëhije
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi