Kërkesë për sqarimin e drejtë dhe gjithanshëm të rrethanave të vdekjes së të ndjerit Dedë GECAJ në burgun regjional hetues të St. Galen-it në Zvicër
Faqja 1 e 1

Avokat – Lawyer - Rechtsanwalt
Dr. Kolë KRASNIQI
Gllaviçicë, Pejë
Mob: +377 44 607 192
E-mail: dr_k_krasniqi@yahoo.de
Përkthyës gjyqësor i gjuhës gjermane
Gerichtsdolmetscher für die Albanische Sprache
Pejë, Gllaviçicë. Mob: +377 44 607 192. E-mail: dr_k_krasniqi@yahoo.de
Për:
Ministrinë e Drejtësisë së Republikës së Kosovëdjes
Kati VIII, Zyra 803
Prishtinë, Kosovë
EULEX Kosovo
St. Muharrem Fejza,
PO Box: 268
10000 Pristina, Kosovo
Eidgenössisches Justiz - und Polizeidepartement
Bundeshaus West
CH-3003 Bern
Pejë, më 04.01.2011
Lënda:
I. Kërkesë për sqarimin e drejtë dhe gjithanshëm të rrethanave të vdekjes së të
ndjerit Dedë GECAJ në burgun regjional hetues të St. Galen-it në Zvicër
II. Kallzim penal kundër të gjithë atyre personave të cilët në mënyra të
ndryshme kanë lejuar, mundësuar ose ndikuar në vrasjen/vdekjen e të
ndjerit Dedë Gecaj në Zvicër
Të nderuar zonja dhe zotëri!
I.
Sipas peticionit të autoriteve zvicerane dhe vëndimit të gjykatave të Eulex-it në Kosovë, me 2
shtator 2010, ish ministri i drejtësisë i Republikës së Kosovës, z. Haki Demolli, në
kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, e kishte lejuar ekstradimin e shtetasit kosovar,
klientit tim, të ndjerit Dedë GECAJ, në Zvicër. Sipas njoftimeve zyrtare, ky ekstradim
ishte realizuar edhe pas premtimit të autoriteteve zvicerane “për trajtimin ligjor dhe
zhvillimin e një procesi të drejtë dhe të paanshëm gjyqësor kundër Dedë GECAJ”.
Mirëpo fatkeqësisht, edhe përkundër këtyre premtimeve, autoritetet shtetrore të St. Galenit, në
kundërshtim me ligjët pozitive dhe kulturën demokratike të shtetit të tyre, menjëherë kishin
filluar ushtrimin e formave të ndryshme të torturës fizike dhe psiqike kundër të ndjerit Dedë
GECAJ dhe ndërmarrjën e veprimeve të shumta diskriminuese, degraduese dhe hakmarrëse
kundër tij.
Pas njoftimit tim nga Familja Gecaj, se kryefamiliari i tyre i ndjeri Dedë GECAJ, në prezencë
të autoriteteve zvicerane dhe të përkthyesit, edhe përkundër instrukcioneve të detyrueshme se
çka duhet biseduar, gjatë disa vizitave i kishte njoftuar djemt e vet Hermogenin dhe Kolën se:
1 sipas rekomandimit të mjekut të burgut, ai ishte detyruar të konsumoj disa
medikamente të cilat po ndikojnë në përkeqësimin drastik të shëndetit të tij,
2 në qelinë e tij, po bëhët lirimi i kohë pas kohëshëm i një sasie tymi dhe gazi, që po
shkakton ndjenja të frikës, nervozitetit, plogështisë dhe ndikime tjera tejet negative,
3 natën ka levizje të tmerrshme para qelisë dhe “nga frika se do të më vrasin në gjumë,
tërë natën e kam lagur peshqirin me ujë dhe vëndosur mbi ballë”. Nga ndjenja të tilla
të frikës Dedë Gecaj nuk kishte fjetur me netë të tëra,
4 nuk ka ajër të mjafuar në qeli.., ajri dhe uji janë të helmuar...., era është shumë e
rëndë..., nganjëherë lirohet edhe një nxetësi e padurueshme në qeli..., pastaj bëhët
lirimi i një ajri tejët të ftohtë..., nuk e di se sa do të jetoj..., kam dhimbje të mëdha....,
kam një nxehtësi të padurueshme në bark..., kam filluar të pështyjë gjak, etj.
Pas këtyre njoftimeve dhe nga shqetësimi për jetën dhe shëndetin e klientit tim, ngase
autoritetet zvicerane, që nga viti 1999, kishin ndërmarr veprime të ndryshme degraduese dhe
hakmarrëse kundër Dedë Gecajt dhe familjës së tij, me 27.10.2010, pra rreth 3 javë para
vrasjes/vdekjes së Dedë GECAJ, me dy shkresa zyrtare, i kam njoftuar Ministrinë e
Drejtësisë së Republikës së Kosovës, autoritetët e Euleksit në Kosovë, autoritetet shtetërore
zvicerane si dhe disa autoritete kompetente evropiane lidhur me ushtrimin e formave të
lartëpërmendura të dhunës dhe tortuës fizike dhe psiqike kunder klientit tim në Zvicër. Nga
autoritetët e lartëpërmendura ishte kërkuar ndërmarrja e masave të nevojshme ligjore në
drejtim të ndërprerjës së dhunës së ushtruar kundër të ndjerit Dedë GECAJ si dhe trajtimi
ligjor i tij në burgjet zvicerane dhe nga autoritetët hetuese (shiqo shkresat e bashkangjitura).
Të shqetësuar për jetën dhe shëndetin e babait të tyre, Hermogen dhe Kolë Gecaj, i kishin
njoftuar edhe avokatët e tyre në Zvicër lidhur me gjendjën shëndetësore dhe ankesat e babait
të tyre. Pas këtyre njoftimeve, avokati z. Sarard Arquint, me datën 15 dhe 22.10.2010, pra
rreth 5 javë para vrasjes/vdekjes së Dedë GECAJ, përmes dy shkresave zyrtare kishte
kërkuar nga gjyqtarja hetuese e St. Galenit, z. U. Brasey, trajtimin ligjor të të ndjerit Dedë
Gecaj në burgun hetues të St. Galenit, duke e njoftuar atë se:
Dedë GECAJ, pa asnjë arsye praktike ose bazë juridike është vëndosur në një rexhim
të izolimit të plotë, në të cilin ai është privuar nga çfo formë e kontaktit me persona
tjerë,
Pas burgosjes së Dedë Gecaj, të gjithë të burgosurit tjerë ishin larguar nga dhomat ose
qelitë e tyre. Pra që nga ekstradimi i tij në Zvicër, Dedë GECAJ ishte mbajtur i
vetmuar jo vetëm në qelinë e tij, por edhe në tërë katin e një burgu,
Pos këtij izolimi hermetik, ai për shumë ditë me radhë, ishte mbajtur edhe i prangosur
me zingjir në duar dhe në këmbë dhe si i tillë ishte privuar edhe nga e drejta që të
vizitohet në qelinë e tij nga avokati zviceran, përfaqësuesi i Amnesty International ose
përfaqësuesi i një istitucion krejtësisht neutral zviceran, siç është Universiteti i Cyrihut
(Zürich). Pos këtyre ndalesave, Dedë Gecajt iu kishte mohuar edhe e drejta themelore
që të vizitohet nga përfaqësuesi i misionit diplomatik kosovar në Zvicër.
Dedë Gecaj kishte të drejtë që të vizitohët vetëm nga dy djemt e vet Hermogeni dhe
Kola që jetonin në Zvicër. Mirëpo sipas urdhërit shtetror, askush nga vizitorët, avokati
mbrojtës ose përsonat zyrtar nuk kishin të drejtë që ta informojnë Dedë Gecajn lidhur
me emrin e burgut dhe vëndin e ndodhjës së tij.
Gjatë muajit tetor, Dedë Gecaj ishte ankuar vazhdimisht për dhimbje të ndryshme dhe
gjendje të keqe shëndetësore. Mirëpo mjeku i burgut Dr. Lohrer, kurrë nuk kishte
biseduar me pacientin e tij permes ndonje përkthyesi, edhe përkundër faktit se i ndjeri
Dedë Gecaj nuk e fliste dhe as që e kuptonte gjuhën gjermane. Nga kjo arsye, avokati
zviceran kishte kërkuar ekzaminimin shëndetësor të klientit të vet nga dy mjek jasht
kantonit të St. Galenit, e cila kërkesë ishte refuzuar.
Avokati zviceran kishte kërkuar një kopje të historisë shëndetësore të Dedë Gecajt, e
cila kërkesë gjithashtu ishte refuzuar. Pas këtyre kërkesave ishte bërë një kontrollim
shëndetësor i të ndjerit Dedë Gecajt nga një mjek, identiteti i të cilit nuk është bërë i
ditur as për pacientin ose avokatin e tij.
Në fund të shkresave të veta, avokati zviceran duke kërkuar trajtimin ligjor të klientit të vet,
kishte spjeguar se trajtimi i deritanishëm i të burgosurit është në kundërshtim të plotë me
ligjet zvicerane dhe Art. 3 të Konventës Ndërkombëtare për Mbrojtjën e të Drejtave dhe
Lirive të Njeriut.
Edhe përkundër kërkesave të gjithanshme për trajtim ligjor të të ndjerit Dedë GECAJ në
burgun hetues të St. Galenit, askush nga personat ose institucionet kompetente nuk kishte
ndermarrë ndonjë masë për pengimin e vdekjes së tij. Përkundrazi, pas këtyre kërkesave,
fatkeqësitë e të ndjerit Dedë GECAJ në burgun regjional hetues të St. Galenit, ishin
intensifikuar.
Kështu më 15.11.2010, në ora 01.30, ishte konstatuar një gjakderdhje e madhe në qelinë e tij
që ishte shkaktuar nga një çarje rreth 10 cm e kokës së tij. Gjatë riobduksionit të zhvilluar me
02.12.2010 (me pjesmarrjen e ekspertit vendor Dr. Arsim Gerxhaliu) në Institutin e Mjeksisë
Ligjore në Bern, është konstatuar se ai e kishte edhe një lëndim tjetër në trup si pasojë e
rrëzimit dhe dy lëndime në mes shpatullave si pasojë e tërheqjës së tij me forcë. Këto plagë
ishin shkaktuar pas 15.11.2010, pra pas plagosjës dhe askush nuk i kishte ofruar atij as më të
voglën ndihmë shëndetësore ose medikament për qetësimin e dhimbjeve.
Konstatimët e mjekut të burgut se pacienti ishte ankuar për dhimbje, mirëpo gjendja e tij
shëndetësore ishte e mirë, nuk janë të vërteta. Sipas rregullave mjekësore, në situata të tilla
pacienti detyrimisht duhet dërguar në spital dhe atje të vendoset nën narkozë deri në
qetësimin e dhimbjeve. Nga kjo arsye është formuar dyshimi i bazuar se mosdërgimi i Dedë
Gecajt në spital, është bërë vetëm nga frika se atje mund të shpëtoj dhe ta thotë të vërtetën.
Nga pasojat e gjakderdhjes së madhe dhe dhimbjeve të padurueshme në kokë, gjatë
ditëve të fundit të jetës së tij, Dedë GECAJ nuk kishte mundur të ecte ose të qëndronte
në këmbë. Në një gjëndje të tillë, autoritetet e burgut e kishin dërguar atë për marrje në
pyetje duke e tërhequr për krahësh nga dy zyrtarë. Gjatë kësaj tërheqje ai ishte rrëzuar.
Pas këtij rrëzimi, autoritetët e burgut kishin filluar ta vozitin atë me një karrocë. Kështu në
vizitën e fundit ai ishte dërguar më një karrocë deri në vëndin e pranimit të vizitave. Gjatë
kësaj vizite, Dedë Gecaj duke u përpjekur që ta ngre kokën lartë me ndihmën e duarve, në
prezencë të autoriteteve të burgut dhe të përkthyesit, i kishte spjeguar djalit të vet Kolës, se
“më mirë është sikur të më vrasin..., ja shiqo çka më kanë bërë” kishte pështyrë disa herë gjak
dhe i kishte treguar atij plagën e madhe në kokë.
Pas kësaj vizite, Kolë GECAJ menjëherë e kishte njoftuar avokatin zviceran lidhur me
gjendjën shëndetësore të babait të tij. Pas këtij njoftimi, avokati Sarard Arquint, me
18.11.2010, pra një ditë para vdekjes së Dedë GECAJ, në mënyrë urgjente - përmes një
telegrami e kishte njoftuar gjyqtaren hetuese të St. Galenit, z. Ursula Brasey, se klienti i tij e
kishte një plagë të madhe në kokë dhe nga pasojat e asaj plage ai nuk kishte mundur të
qëndronte në këmbë ose të ecë deri te vendi për pranimin e vizitës, ngase deri atje ishte
dërguar me një karrocë nga autoritetet e burgur. Avokati Arquint gjithashtu kishte kërkuar një
raport lidhur me shkakun e lëndimit të klientit të tij dhe sërish kishte ritheksuar qëndrimin e tij
se rrethanat në të cilat po mbahet Dedë Gecaj në burg, janë në kundërshtim të plotë me Art. 3
të Konventës Ndërkombëtare për Mbrojtjën e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.
Fatëkeqësisht as pas këtij njoftimi, nuk ishte dërguar i ndjeri Dedë GECAJ në spital dhe as që
ishte ndërmarrë ndonjë masë për shpëtimin e jetës së tij. Në raportet ditore të burgut, që nga
15.11.2010 janë evidentuar kërkesat e parashtruara të të ndjerit Dedë GECAJ për ndihmë
mjekësore. Në këto raporte shkruan se Dedë GECAJ tërë natën i kishte rënë zilës. Mirëpo
fatkeqësisht, atij ju kishte mohuar ndihma e kërkuar mjeksore, e cila padyshim se do ta kishte
shpëtuar jetën e tij, duke e trajtuar atë madje edhe si simulant. Kështu pas shkatrrimit
sistematik të shëndetit të Dedë GECAJ, kishte ardhë vdekja e tij më 18 ose 19.11.2010.
Pas konstatimit të vdekjes së Dedë GECAJ në burgun regjional hetues të St. Galenit,
autoritetet shtetërore, në kundërshtim me ligjet zvicerane dhe të drejtën ndërkombëtare jo
vetëm që nuk e kishin njoftuar së pari familjën Gecaj në Zvicër ose Kosovë për vdekjen e
kryefamiliarit të tyre, por kur anëtarët e familjës Gecaj, kishin shkuar deri te gjykata e St.
Galenit për t'u informuar lidhur me lajmin e ndëgjuar nga mjetet e informimit, policia i kishte
larguar ata duke i kërcnuar me armë.
Sipas njoftimeve të para (telefonike nga mediat zvicerane), vdekja e Dedë Gecajt ishte
shkaktuar nga “varja e tij me pershkir”. Pastaj prokuroria e kantonit të St. Galenit, duke
vepruar sipas parimit të neutalitetit, e kishte autorizuar zëvëndëskryetarin në largim të
prokurorisë Bischofszell, të Kantonit Thurgau z. Andreas Kopp, për sqarimin e rrethanave të
vdekjës së Dedë Gecajt.
Mirëpo z. Andreas Kopp në vend të respektimit të plotë të parimit të neutralitetit, kishte
kërkuar nga Instituti i Mjeksisë Ligjore në St. Galen, e jo nga ndonjë institut tjetër, zhvillimin
e obduksionit.
Sipas rezultatit të hetimeve të para, të publikuara me 19.11.2010 në një konferencën për shtyp
nga prokurori i St. Galenit, z. Thomas Hansjakob dhe rezultatit të oduksionit të parë të
publikuar gjithashtu në një konferencë për shtyp me 24.11.2010 nga hetuesi i autorizuar z.
Andreas Kopp “Dedë GECAJ ishte në një gjendje të mirë shendetësore..., ai vazhdimisht ishte
ankuar për kushtet në burg..., kishte kërkuar më shumë vizita..., dhe kur kishte kuptuar se do
të ballafaqohet me vajzën e vet, kishte bërë vetvrasje duke i lidhur disa tesha rreth kokës së
tij”. Kështu ata qëllimisht janë përpjekur që ti fshehin rrethanat dhe shkakun e vertetë të
vdekjes/vrasjes së Dedë GECAJ në burgun regjional hetues të St. Galenit në Zvicërr.
Duke e njohur personalitetin e të ndjerit Dedë GECAJ dhe dyshuar në versionin zyrtar të
vdekjës së tij, përmes Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Kosovës, kemi kërkuar një
riobduksion në Zvicërr, me pjesmarrjën e një eksperti vendor.
Sipas urdhrit për kryerjen e këtij riobduksioni, të datës 01.12.2010, të nënshkruar nga
zëvëndëskryetari në largim i prokurorisë Bischofszell, të Kantonit Thurgau z. lic. iur. Andreas
Koppi “më 19.11.2010, në ora 06.30, në qelinë e tij ishte gjetur kufoma e Dedë Gecajt..., rreth
qafes së tij, kishin qënë disa tesha (pjesë të tekstilit) të lidhura, të cilat dukëshin se ishin prerë
me një “mjet për prerje”..., në regallin që ishte në qelinë e tij, gjindeshin poashtu disa tesha të
tekstilit që dukeshin se ishin prerë..., me të cilat ishte bërë varja e të ndjerit Dedë GECAJ,
duke i lidhur ato tesha të tekstilit rreth qafës së tij dhe regallit që ishte vëndosur në qeli...,
gjunjët e tij kishin qënë të lakuar dhe këmbët kishin prekur në tokë..., ndihma e shpejtë i
kishte hequr pjesët e lidhura të tekstilit rreth qafe..., dhe mjeku e kishte konstatuar vdekjen e
tij...etj.
Në të njejtën shkresë zyrtare ishte përshkruar edhe plaga e çarjes së kokës rreth 10 cm, që
ishte shkaktuar me 15.11.2010, rreth orës 01.30. Në këtë kohë ishte konstatuar edhe një
gjakderdhje e madhe afër shtratit të tij. Në një gjendje e tillë shëndetësore, i ndjeri Dedë
Gecaj duke u tërhequr për krahësh nga dy zyrtarë, ishte dërguar për marrje në pyetje.
Sipas urdhërit të lartëpërmendur për kryerjen e riobduksioni, i ndjeri Dedë Gecaj ishte rrëzuar
gjatë kësaj tërheqje dhe që nga ajo kohë ai ishte vozitur me një karrocë. Gjatë riobduksionit të
zhvilluar është konstatuar lëndimi në trup si pasoj e rrëzimit dhe dy lëndime tjera në mes
shpatullave si pasojë e terheqjës së tij me forcë nga krahët (Si është lejuar marrja e tij në
pyetje në atë gjendje!? Si dhe pse është rrëzuar nga krahët e dy zyrtarëve!?).
Përderisa zëvëndëskryetari në largim i prokurorisë Bischofszell, të Kantonit Thurgau z. lic.
iur. Andreas Koppi, qëllimisht e ka shkelur parimin e neutralitetit duke e autorizuar Institutin
e Mjeksisë Ligjore në St. Galen, për kryerjen e obduksionit – në vend që ta autorizoj një
institut tjetër neutral si psh., atë të Bernit, Bazelit ose Gjenevës dhe gjatë deklarimeve publike
të tij, qëllimisht i ka fshehur shkaqet dhe rrethanat e verteta që kanë ndikuar në vdekjen e të
ndjerit Dedë GECAJ, pra duke dyshuar në objektivitetin e tij, edhe sipas shkresës së avokatit
zviceran Max Birkenmaier, të datës 09.12.2010, drejtuar Prokurorisë së St. Galenit, në
cilësinë e avokatit të familjës Gecaj, nga institucionët shtetërore të Zvicrës, autoritetet e
EULEX-it dhe Ministria e Drejtësisë së Republikës së Kosovës,
kërkojmë:
Autorizimin e Prokurorisë së Bernit (vendi i kryerjes së riobduksionit), Bazelit ose
Gjenevës – si institucione neutrale, për zhvillimin e hetimeve që do të sqaronin në
mënyrë të drejtë dhe objektive të gjitha rrethanat që kanë shkaktuar vdekjen e
dhunshme të Dedë Gecaj në burgun regjional hetues të St. Galenit në Zvicër.
Nga një institucion i tillë neutral i drejtësisë zvicerane kërkojmë:
a) Ekzamiminim e qelisë ku ishte vëndosur i ndjeri Dedë GECAJ, me qëllim të
sqarimit të dyshimit, nëse në qelinë e tij ishin vendosur mjete teknike për lirimin
e nxetësisë, të ftohtit, erës dhe gazrave të ndryshme,
b) Shiqimin e të gjitha videoinçezimeve e sidomos shiqimin e videoinçezimeve nga
data 14. 11. 2010 deri me datën 20.11.2010, të zhvilluara përmes kamerave të
vëndosura në korridorin e burgut ku shifet edhe dera e qelisë ku ishte vendosur i
ndjeri Dedë Gecaj. Këto shiqime mund të dëshmojnë për hyrjet eventuale të
përsonave të paautorizuar në qelinë e tij ose marrjen e kundërligjshme të tij nga
qelia, në kohën kur ai ishte plagorur ose është varur,
c) Shiqimin e të gjitha raporteve ditore të burgut dhe raporteve të mjekut, të cilat
dëshmojnë se me datën 15.11.2010, kishte gjakderdhje të madhe në qelinë e
Dedë GECAJ. Këto raporte dëshmojnë edhe faktin se ai që nga data 15. 11. 2010
deri më datën 19.11.2010, vazhdimisht i kishte rënë zilës, duke kërkuar ndihmë
mjekësore, e cila ju kishte mohuar, duke e trajtuar atë si simulant, edhe
përkundër faktit se plaga e tij në kokë ishte aq e madhe dhe e rrezikshme sa
kishte shkaktuar dhimbje tejet të mëdha dhe të padurueshme. Në rrethana të tilla,
sipas spjegimeve të mjekëve dhe rregullave mjekësore pacienti është dashur
detyrimisht të dërgohet në spital dhe atje të vëndoset në narkozë,
d) Zhvillimin e hetimeve dhe sqarimin e rrethanave se si më 15.11.2010, rreth orës
01.30, ka ndodhur plagosja e tij aq e madhe në kokë.
e) Sqarimin e ligjshmërisë dhe të qëllimit të marrjes në pyetje të të ndjerit Dedë
Gecaj në atë gjendje shendetësore që ishte; çarja e kokës, gjakderdhja e madhe,
dhimbjet tejët të mëdha dhe të padurueshme, paftësia për të ecur dhe qëndruar në
këmbë, pështyrja/gjakderdhja nga goja etj.
f) Në një gjendje të tillë shëndetësore të karakterizuar me ankesa të parreshtura
për dhimbje të ndryshme trupore; me ofrimin e medikamenteve të gabuara; me
mungesën e ajrit në qeli; me lirimin e kohë pas kohëshëm të nxehtësisë, të
ftohtit, të erës së rënd, tymit dhe gazit; me frikën e parreshtur për jetë nga
lëvizjët e tmerrshme që zhvillohëshin natën para qelisë së tij “nga frika se do të
më vrasin në gjumë, vazhdimisht, tërë natën, e kam lagur peshqirin me ujë dhe
vëndosur mbi ballë”; me një kokë të qarë rreth 10 cm; me gjakderdhje të madhe
dhe dhimbje të padurueshme në kokë; pra në një gjendje të tillë shëndetësore ku
i ndjeri Dedë Gecaj kishte filluar të pështynë gjak dhe një ditë para vdekjes nuk
kishte mundur jo vetëm të ecë ose të qëndronte në këmbë, por as ta ngre kokën
lartë, a ka mundur ai, që me aq pedantëri dhe kujdes ti lidhë teshat me
njëra tjetrën dhe ti pështjellë ato rreth qafës së tij dhe t'i lidhë për regall?
g) Sqarimin e gjendjes reale shëndetësore të të ndjerit Dedë Gecaj në momentin
vdekjes së tij. Në atë gjëndje shendetësore që ishte a ka kuptuar i ndjeri Dedë
Gecaj se çka po ndodhë rreth tij, a ka mundur që ti rezistoj varjes, ose nga
pamundësia që të rezistoj e ka pranuar vëndosjen e litarit rreth qafës!
h) Në burgun regjional hetues të St. Galenit, i ndjeri Dedë Gecaj ishte klasifikuar me
shkallën më të lartë të rrezikshmërisë. Kjo nënkupton edhe mbikqyrje të shtuar
dhe të vazhdueshme të qelisë së tij. Si është e mundur, që edhe përkundër
këtij kategorizimi, lëvizjeve të shumta gjatë të gjitha netëve të mëparshme para
qelisë së tij, gjendjes së tij të dukshme shëndetësore për shkak të çarjes së kokës,gjakderdhjes së madhe në qeli, pamundësisë për ecje ose qëndrim në këmbë,
dërgimin e tij për marrje në pyetje duke e tërhequr për krahësh nga dy zyrtarë,
pastaj vozitjës së tij me karrocë deri te vendi për pranimin e vizitave, rënjës së
vazhdueshme të ziles duke kërkuar ndihmë etj., të deklarohet se i ndjeri Dedë
Gecaj për herë të fundit është parë i gjallë nga personeli i burgut me
18.11.2010 rreth orës 19.00, ndërsa është gjetur i vdekur me 19.11.2010
rreth orës 06.30.
Pse pikërisht pas plagosjes së tij me 15.11.2010 (në dallim nga mbikqyrjet e
mëparshme) e sidomos natën në mes 18.dhe 19. 11.2010 nuk është bërë
mbikqyrja e qelisë së tij!
i) Sqarimin e informacionit të ofruar në mënyrë anonime, se pak para plagosjes së
të ndjerit Dedë Gecaj dhe para vdekjes së tij, janë bërë disa ndërrime të
personave zyrtar në burg dhe polici. Ato ditë, cili përson zyrtar ka marrë pushim
të pazakonshëm dhe kush janë ata persona të rinjë zyrtarë dhe çfar autorizimesh
kishin ata në raport me të ndjerin Dedë Gecaj dhe qelinë e tij.
II.
Sipas kronologjisë së ngjarjeve të zhvilluara dhe provave materiale, formohet dyshimi i
bazuar se i ndjeri Dedë Gecaj është vrarë ose është lejuar që të vdiste vetëm me qëllim të
pengimit të sqarimit të fatit të vajzës së tij Besarta Gecajt në Zvicër. Nga kjo arsye
kërkojmë
Formimin e një komisioni të pavarur hetimorë që do të sqaronte fatin e Besarta Gecajt
në Zvicër dhe ligjshmërinë e të gjitha procedurave të zhvilluara dhe të masave të
ndërmarra policore kundër saj që nga viti 1999. Si arsyetim, e bashkëngjisë shkresën time
të datës 27. 10. 2010, drejtuar opinionit publik dhe institucioneve juridike zvicerane.
Njëkohësisht, kundër të gjithë atyre personave të cilët në mënyra të ndryshme kanë vepruar,
lejuar, mundësuar ose ndikuar në vdekjen e dhunshme të Dedë Gecaj në burgun regjional
hetues të St. Galenit në Zvicër, para institucioneve shtetërore zvicerane, autoriteteve të
EULEX-it dhe institucioneve kosovare, e paraqes edhe këtë
Kallzim penal
Kundër:
1. Prokurorit të St. Galenit, Thomas Hansjakob, gjyqtares hetuese të St. Galenit Ursula
Brasey dhe personave tjerë të panjohur zyrtarë që ishin përfshirë në zhvillimin e
hetimeve kundër të ndjerit Dedë Gecaj, për shkak të dyshimit se ata duke vepruar në
mënyrë individuale ose në bashkëveprim me njëri tjetrin kanë kryer veprën penale të
“Torturës”, duke urdhëruar vendosjen e të ndjerit Dedë Gecaj në një rexhim të izolimit
të plotë dhe privuar atë nga çdo formë e kontaktit me persona tjerë; duke e mbajtur atë
të vetmuar jo vetëm në qelinë e tij, por edhe në tërë katin e një burgu; duke prangosur
atë me zingjir në duar dhe në këmbë; duke e privuar nga e drejta që të vizitohet në
qelinë e tij nga avokati, përfaqësuesi i Amnesty International ose përfaqësuesi i
Universitetit të Cyrihut (Zürich); duke i mohuar atij të drejtën themelore që të
vizitohet nga përfaqësuesi i misionit diplomatik kosovar në Zvicër; duke i mohuar atij
të drejtën që të informohet për vendin e ndodhjes së tij; duke i mohuar të drejtën për
përkujdesje të nevojshme shëndetësore – që do ta kishte shpëtuar jetën e tij; duke i
mohuar të drejtën e sigurimit të një përkthyesi gjatë vizitës shëndetësore; duke
urdhëruar sjelljen e tij për marrje në pyetje jo me një karrocë sipas gjendjes së tij
shëndetësore, por duke e tërhequr për krahësh nga dy policë; duke e marrë në pyetje në
atë gjendje që ishte, me kokën e qarë rreth 10 cm, me gjakderdhje të madhe, me
dhimbje të padurueshme në stomak dhe kokë, duke pështyrë gjak dhe duke mos pas
mundësi që të qëndronte në këmbë ose të ectë.
Me veprime të tilla, këta zyrtarë qëllimisht i kanë shkaktuar të ndjerit Dedë
Gecaj dhimbje të rënda dhe vuajtje tejët të mëdha fizike dhe shpirtërore, me
qëllim të marrjes së informacionit ose deklaratës së dëshiruar.
2. Prokurorit të St. Galenit, Thomas Hansjakob, gjyqtares hetuese të St. Galenit Ursula
Brasey, mjekut dhe personelit tjetër të burgut si dhe personave tjerë të panjohur
zyrtarë, për shkak të dyshimit se ata duke e trajtuar në mënyrat e lartëpërmendura
çnjerëzore dhe mizore të ndjerin Dedë Gecaj - që ndodhej në pozitë të nënshtruar ndaj
tyre, kanë vepruar edhe me qëllim të shtyrjes së tij që të bëjë vetëvrasje.
3. Kryesit ose kryesve të panjohur të veprës penale të lëndimit të rënd trupor, ngase më
15. 11.2010, rreth orës 01.30, kanë hyrë në qelinë ku ishte i vendosur i ndjeri Dedë
Gecaj dhe e kanë përplasur ose goditur atë më një mjet të fortë në kokë duke i
shkaktuar plagë të rënd trupore, çarje të kokës rreth 10 cm, me ç’rast e kanë dëmtuar
rëndë shëndetin dhe rrezikuar jetën e tij.
4. Dy personave të panjohur zyrtarë, të cilët, edhe përkundër njoftimit të tyre se i ndjeri
Dedë Gecaj ishte i sëmurë, e kishte kokën e qarë rreth 10 cm, kishte pasur gjakderdhje
e madhe, kishte dhimbje të padurueshme në stomak dhe kokë, pështynte gjak dhe si i
tillë nuk kishte mundur të ecë ose të qëndronte në këmbë, nuk e kanë vozitur me
karrocë, por e kanë dërguar për marrje në pyetje duke e tërhequr me forcë për krahësh.
Gjatë kësaj tërheqje dyshohet se ata e kanë shtyrë, e kanë mundësuar ose lejuar
rrëzimin e të ndjerit Dedë Gecaj, me ç’rast (kur kihet parasysh gjendja e tij
shëndetësore) i kanë shkaktuar atij një lëndim të rënd truporë.
5. Mjekut të burgut, personelit të burgut dhe të gjithë zyrtarëve tjerë të cilët edhe
përkundër njohurisë së tyre se i ndjeri Dedë Gecaj ishte tejet i sëmurë, e kishte kokën e
qarë rreth 10 cm, kishte pasur gjakderdhje të madhe, kishte dhimbje të padurueshme
në stomak dhe kokë, pështynte gjak, nuk kishte mundësi të qëndronte në këmbë ose të
ecë, dhe në një gjendje të tillë, nga data 15 deri me datën 19.11.2010, vazhdimisht ka
kërkuar ndihmë, duke i rënë pandërprerë ziles, - nuk i kanë ofruar atij as më të voglën
ndihmë shëndetësore dhe kështu e kanë lënë pa ndihmë, në një gjendje të kërcënimit
serioz të rrezikut për jetë ose e kanë penguar ofrimin e një ndihme të tillë duke e
vlerësuar madje edhe si simulant në kundërshtim me pozitën dhe obligimet e tyre
zyrtare.
6. Personelit të panjohur të burgut, që dyshohet se me 19.11.2010, edhe përkundër
obligimit të tyre, e kanë lënë të ndjerin Dedë Gecaj, që ishte në një gjendje tejet të
rëndë dhe të pa aftë shëndetësore, pa mbikëqyrjen e nevojshme, ngase nga ora 19 deri
në ora 06.30, nuk kishte shikuar askush në qelinë e tij, edhe përkundër ndihmës së
kërkuar duke i rënë ziles. Kështu dyshohet se është kryer vepra penale e braktisjes së
personave të paaftë në rrethana të rrezikshme për jetën apo për shëndetin e tyre.
7. Kryesit ose kryesve të panjohur të veprës penale të vrasjes, që dyshohet se natën në
mes 18 dhe 19. 11.2010, nga motive të ulta dhe duke e keqpërdorur besimin dhe
autorizimët e veta, kanë hyrë në qelinë ku ishte i vendosur i ndjeri Dedë Gecaj dhe
duke e shfrytëzuar gjendjen e palëvizshme, të pavetëdijshme, përkatësisht gjendjen
tejet të rëndë shëndetësore të tij, përderisa ai nuk kishte bërë vetëvrasje, e kanë vrarë
atë duke i lidhur rreth qafës së tij disa tesha dhe varur ato ne regallin që ishte vendosur
në qelinë e tij.
Besoj se kultura demokratike e popullit zviceran, as në këtë rast, nuk do të lejon
fshehjen ose shtrembërimin e të vërtetës dhe do ti zhvillon hetimët në drejtim të
sqarimit të gjithanshëm të dyshimeve të krijuara rreth vdekjës së të ndjerit Dedë Gecaj
në burgun regjional hetuës të St. Galen-it dhe fatit të vajzës së tij Besarta Gecaj në
Zvicërr.
Respekt:
Dr. Kolë KRASNIQI
Për:
Ministrinë e Drejtësisë së Republikës së Kosovës
Prishtinë
Pejë, 04.01.2011
Eidgenössisches Justiz- und Polizeidepartement
Bundeshaus West
CH-3003 Bern
Lënda: Dedë GECAJ (†18./19.11.2010)
Të nderuar zonja dhe zotëri!
Në cilësinë e avokatit mbrojtës të Familjës Gecaj, Komuna e Gjakovës, kërkoj dorëzimin e
kopjeve të këtyre dokumentave:
1. Fotografit e vëndit të ngjarjës,
2. Rezultatët e obduksionit të zhvilluar në St. Galen,
3. Rezultatet e riobduksionit së bashku me dokumentacionin, të dhënat,
fotografitë etj., të zhvilluar në Institutin e Mjeksisë Ligjore në Bern,
4. Analizat toksikologjike,
5. Raportin zyrtar të vdekjes,
6. Dokumentacionin e gjendjes shëndetësore të Dedë Gecaj në burgun e St.
Galenit, që nga 02. 09.2010 e deri me 19.11.2010.
7. Raportet e burgut lidhur me Dedë Gecajn që nga 02. 09.2010 e deri me
19.11.2010.
Këto kopje të dokumentave do të shërbejn si prova materiale para institucioneve të ndryshme
të drejtësisë.
Respekt:
Dr. Kolë KRASNIQI
Kjo letër i dërgohët edhe:
Parlamentit të Republikës së Kosovës
Prishtinë
Kryeministrit të Republikës së Kosovës
z. Hashim Thaqi
Prishtinë
Die Bundesversammlung - Das Schweizer Parlament
Presidentin Frau Chiara Simoneschi-Cortesi
President Herr Alain Berset
Parlamentsdienste
Parlamentsgebäude
CH - 3003 Bern
Der Schweizerische Bundesrat
Bundespräsident Hans-Rudolf Merz
Bundeshaus
CH - 3003 Bern
Schweizerische Bundeskanzlei
Bundeskanzlerin Corina Casanova
Bundeshaus West
CH 3003 Bern
Ombudsman Baselland
Franz Bloch, lic.
iur.
Rheinstrasse 28
4410 Liestal
Ombudsstelle des Kantons Basel-Stadt
Beatrice Inglin und Dieter von
Blarer
Freie Strasse 52
4001 Basel
Ombudsmann Stadt Bern
Fürsprecher Mario
Flückiger
Junkerngasse 56
Postfach 537
3000 Bern 8
15
Ombudsfrau der Stadt Winterthur
Dr. Viviane
Sobotich
Marktgasse 53
8402 Winterthur
Ombudsmann des Kantons Zürich
Dr. Thomas
Faesi
Forchstrasse 59
8032 Zürich
Ombudsfrau der Stadt Zürich
Dr. iur. Claudia Kaufmann
Oberdorfstrasse 10
8001 Zürich
Bureau cantonal de médiation du canton de Vaud
Véronique Jobin
Médiatrice administrative
Place Riponne 5
Case postale 5485
1002 Lausanne
Beat Gsell
Vermittler in Konfliktsituationen Kanton Zug
Alpenstrasse 14
6300 Zug
Ombudsmann der Stadt St. Gallen
Hansruedi Wyss, lic.iur.
Vadianstrasse 45
Postfach 1518
9001 St. Gallen
Alkarama pour les Droits Humains
Secrétariat International
2bis chemin des Vignes
CH-1209 Genève
Suisse
Amnesty International
1 Easton Street
London
WC1X 0DW, UK
16
Human Rights First
333 Seventh Avenue,
13th Floor
New York, NY 10001-5108
Human Rights Watch
350 Fifth Avenue, 34th Floor
New York, NY 10118-3299
USA
Section Suisse de la CIJ
c/o Anwaltsbüro
Hälg & Kägi-Diener
Marktgasse 14
CH-9004 St Gallen
The International Commission of Jurists
P.O. Box 91,
33 rue des Bains,
1211 Geneva 8, Switzerland
International Helsinki Federation for Human Rights (IHF)
Wickenburggasse 14/7
1080 Vienna
Austria
Internationale Gesellschaft für Menschenrechte (IGFM)
Deutsche Sektion e.V.
Borsigallee 9
60388 Frankfurt am Main
Deutschland
Child Rights Information Network (CRIN)
East Studio
2, Pontypool Place
London, SE1 8QF
United Kingdom
Si dhe:
Mjeteve të informimit,
Opinionit demokratik zviceran

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» U ekstradua Dedë Gecaj nga Kosova në Zvicër
» Gjetja e kufomës së Dedë Gecajt me 19.11.2010 në St. Galen
» Vrasësi i mësuesit zviceran, Dedë Gecaj bëri vetëvrasje
» Dedë Preqi:NË PËRVJETORIN E VDEKJES SË NËNËS TEREZË
» Baces Dede (Poezi kushtuar Ded Gecit i vrare ne Zvicer nga kriminelet e qeverise Zvicerijane kete vit, Poezija e shkruar nga Milazim Kajtazi)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi