Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjetja e kufomës së Dedë Gecajt me 19.11.2010 në St. Galen

Shko poshtë

Gjetja e kufomës së Dedë Gecajt me 19.11.2010 në St. Galen Empty Gjetja e kufomës së Dedë Gecajt me 19.11.2010 në St. Galen

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 08, 2011 1:11 am





Gjetja e kufomës së Dedë Gecajt me 19.11.2010 në St. Galen
Beglaubigte Übersetzung aus der albanischen Sprache
Përkthim i autorizuar nga gjuha gjermane
Përkthyës gjyqësor i gjuhës gjermane
Gerichtsdolmetscher für die Albanische Sprache
Pejë, Gllaviçicë. Mob: +377 44 607 192. E-mail: dr_k_krasniqi@yahoo.de
Komuna Bischofszell Thurgau
Komuna Bischofszell 9220 Bischofszell
Me faks: 031 631 38 33


Zotri Dr. Bölliger
Universiteti i Bernit
Instituti i mjeksisë ligjore
Bühlstrasse 20
3012 Bern
Bischofszell, 1 Dhjetorë 2010/AK
SU.2010.366


Gjetja e kufomës së Dedë Gecajt me 19.11.2010 në St. Galen
I nderuari zotri Dr. Bölliger
Me autorizim qeveritar të datës 23.11.2010, jam ëmruar si gjyqtar i jashtëm hetuës për
Kantonin e St. Galen, me qëllim të zhvillimit të hetimeve lidhur me vdekjën e Dedë Gecajt.
Sipas Nenit 97 të Ligjit të Procedurës Penale, ju autorizoj për kryërjën e
ekspertizës/riobduksionit të kufomës së Dedë Gecajt lidhur me sqarimin e pyetjeve të
mëposhtshënuara. Ju paralajmroj sipas Nenit 100 të të Ligjit të Procedurës Penale për
oligimin e juaj për kryërje të detyrës me ndergjegje profesionale dhe ju njoftoj për
përgjegjësin penale në rast të dhënjës së qëllimshme të konstatimit ose ekspertizës së gabuar
(Neni 307 i Ligjit Penale; krahaso shtojcën). Ne rast të mungesës së dokumentacionit ose
pyetjeve të nevojshme, luteni që të më njoftoni.
Ekspertiza duhët në mënyrë të përseritur që ti sqaron pyetjet, të cilat figurojn në dokumentin e
ofruar për ekspertin, të shkruan ekspertizën sipas rregullave shkencore dhe eksperiencës
profesionale dhe në bazë të tyre të sjellë konkluzat e nevojshme.
Si ekspert parimisht jeni të autorizuar që të merrni në pyetje përsonat (Neni 102 i Ligjit Penal)
si dhe të ndermerrni veprime tjera që do tu mundeson sqarimin e qeshtjës. Gjatë hetimeve të
juaja duhët të keni kujes në respektimin e të drejtave procedurale të përsonave tjerë, e
sidomos të atyre që kat të drejtën e heshtjës (krahaso shtojcën). Përmes akteve që rregullojn
sekretin zyrtarë dhe profesional (krahaso Nenin 321/320 të ligjit penal) jeni të liruar nga
obligimi i juaj për heshtje mjeksore/zyrtare. Lidhur me këtë lirim duhët të kujdeseni edhe ju.
Mosrespektimi i kësaj procedure do të ndikon në zhvleftsimin e ekspertizës së bërë.
Luteni që në ekspertizë të përdorni sa më pak shprehje profesionale dhe ato ti sqaroni.


A. Gjëndja

Me 19.11.2010 në ora 06.30 është gjetë kufoma e Dedë Gecaj, i lindur me 07.12.1957 në
Gjakovë (Kosovë), i biri i Mark Gecaj dhe Tone Nokaj, i martuar me Roze Palokaj, profesioni
gipser, me banim të mëparshëm në KO-50000 Gjakovë/Janosh
në çelin e tij në burgun e St. Galenit, nga një punëtor i burgut. Kur kam arritur, kufoma e tij
ishte (e veshur/e mbuluar dhe) e shtrirë për toke. Rreth qafes së kufomës, kishin qënë të disa
tesha lidhura (pjesë të tekstilit), të cilat dukeshin se ishin prerë me një mjet për prerje. Në
regallin që gjindej në çelin e tij, gjindeshin poashtu disa tesha të prera të tekstilit, të cilat ishin
vëndosur në pjesën e lartë të regallit. Në fund të regallit gjindeshin poashtu disa tesha të prera.
Sipas deklaratave të përsonelit të ndihmës së shpejt, kufoma ishte gjetur e varur për regal dhe
e kthyër me shpinë ka dera e qelisë. Rreth qafës së tij kishin qënë të lidhura disa pjesë të
tekstilit që ishin vjerr në pjesën e epërme të regallit të vëndosur në çelin e tij. Këmbët kishin
prekur në tokë dhe gjunjët e tij kishin qënë të lakuar. Ndihma e shpejtë i kishte pre teshat e
lidhura rreth qafës. Mjekja kishte matë pulsin në qafën e kufomës dhe kishte konstatuar se
trupi i kufomës tashmë është i ftohur dhe pa asnjë shënjë jete. Në tokë është bërë edhe një
EKG e cila ka treguar shënjën zero, në këtë gjëndje, në trupin e kufomës ishin vëndosur 4
elektroda ngjitëse të EKG, dy në gjoks dhe nga një në shpinë. Keshtu ishte konstatuar vdekja.
Dedë Gecaj ishte ekstraduar me 02.09.2010 në Zvicërr dhe që nga ajo kohë ai ishte në burg.
Gjatë këtij qëndrimi në burg, ai ishte ankuar për probleme të ndryshme shëndetsore. Ai ishte
ankuar sidomos për dhimbje në gjoks, dhimbje të zjarrta në pjesën e lartë të barkut, mungesen
e ajrit, ishte ankuar se ajri ishte jo i paster dhe i “helmuar”. Nga këto arsye ishte pënguar
gjumi i tij, ngase ishte zgjuar shpeshëher nga pasojat e ajrit të ndotur. Nga pagjumësia e kishte
ndjer vehten të lodhur, e kishte një qafë të thatë. Si problem kryesor e kishte treguar gjëndjën
e tij të përgjithshme shëndetsore, ai mezi kishte ecur dhe qëndruar në këmbë. Dedë Gecaj
ishte ndihmuar nga dy zyrtar, kur ishte dërguar për marrje në pyetje, ngase ishte i ligë nga
këmbët. Në këtë gjëndje ai ishte rrëzuar nga krahët e dy zyrtarëve. Për këtë arsye ai ishte
derguar me karrocë. Ndegjimi i tij kishte qënë kohëpas kohe i pënguar nga një tingull
(ushtima e veshve). Mirëpo kuptimi i fjalëve të tij ka qënë i mirë. Dedë Gegaj e ka përdorë një
tetrapak të prerë për pshtyrje, ngase ai kishte spjeguar se ka një gervishtje në fyt dhe duhët
tërë natën të pshtynë në enë. Sipas spjegimeve të avokatit, Dedë Gecaj gjatë qëndrimit të tij në
burg, në një masë të dukshme e kishte humbur edhe peshën.
Me 15.11.2010, në ora 01.30, mjeku i burgut e ka vizituar Dedë Gecajn. Ai kishte deklaruar
se ishte rrëzuar në qeli. Afër shtratit të tij kishte pasur gjak. Pacienti e kishte pasur një plagë,
qarje pas koke në anën e majt, nga e cila nuk kishte rrjedhë më gjak. Plaga kishte qënë rreth
10 cm e madhe. Ajo ishte dukur më tepër e ndrydhur se sa e shkyër, nga kjo arsye nuk ishte
konsideruar e nevojshme qepja e saj. Pacienti kishte dhimbje në pjesën e plagës, mirëpo ishte
në një gjëndje të mirë dhe kishte vetëdije. Plaga ishte dezinfektur dhe lidhur.


B. Kërkesa për ekspertizë

1. Cili është shkaku i vdekjës së Dedë Gecajt?
2. Cili është lloji i vdekjës së Dedë Gecajt?
3. Konstatoni cilat probleme shendetsore i kishte Dedë Gecaj, të cilat ai ose të tjerët i kan
përshkruar?
4. A ka mundur Dedë Gecaj ti shpeton vdekjës?
Sipas kërkesës së palës duhët përgjigjur edhe në këtë pyetje:
5. Cila është koha e sakt e vdekjës së Dedë Gecajt?
6. A ishte Dedë Gecaj i sëmur nga ndonjë sëmundje kronike ose akute?
Kufoma e Dedë Gecajt gjindët në Institutin e Mjeksisë Ligjore në Bern. Riobduksioni duhët
zhvilluar sipas bisedës së zhvilluar telefonike, të ejtën, 2. Dhjetorë 2010, nga ora 10.00, në
Institutin e Mjeksisë Ligjore në Bern. Para këtij termini nuk guxohët të zhvillohët ndonjë
hetim në kufomë. Riobduksioni është publik, i pranishëm do të jetë Dr. Arsim Gerxhaliu, nga
Instituti i Mjeksisë Ligjore, Prishtinë, një përfaqësues i konzulatës kosovare si dhe avokatët e
Dedë Gecajt. Përsonalisht do të marr pjesë në riobduksion. Kontakti me Institutin e Mjeksisë
Ligjore të St. Galen mund të bëhët vetëm me pelqimin e nënshkruar nga ana e ime.


Me qëllim të zhvillimit të ekspertizës, ju ofroj kopjet e këtyre dokumentave:
Raportin mjeksor të datës 15.10.2010, nga Dr.med. Alfons Loher, St. Galen
Raportin mjeksor të datës 28.10.2010, nga Dr.med. H. Etter, St. Galen
Raportin mjeksor të datës 15.11.2010, nga Dr.med. H. Etter, St. Galen
Raportin, parashtresen e dates 23.11.2010 nga lic. iur. Erloch Feineis
Portokolli i marrjës në pyetje i policisë, i datës 20.11.2010, nga Besrour Hanen (Faqja
2 dhe 3; kopje e faksit)
Portokolli i marrjës në pyetje i policisë, i datës 19.11.2010, nga Gamper Andrea (Faqja
2 - 4; kopje e faksit)
Konstatimi i vdekjës nga mjeku i datës 19.11.2010, nga Besnour Hanen (kopje e
faksit)
Portokoli i ndihmës së shpejt, i datës 19.11.2010, nga Besnour Hanen (kopje e faksit)
Portokoli i transportit, i datës 19.11.2010, nga Besnour Hanen (kopje e faksit)
CD me fotografit e datës 19.11.2010, të zhvilluara nga KTD. Kapo TG (teksnika
kriminalistike/ përmban 97 fotografi, emri i lëndes “0014580-00001-jpg” – “0014760-
0097.jpg”; CD do ta sjelli gjatë obduksionit.
Kërkoj nga Ju, që sa më parë që është e mundur të ma dergoni ekspertizën së bashku me
honorarin e juaj.
Pershendetje miqesore


Komuna Bischofszell
Zevendesi
(nenshkrimi)
Lic.iur. Andreas Kopp
Shtojca:
- e spjeguar
Kopia
- Avokatit Sarard Arquint (permes faxit, me lutjen, nese keni pyetje tjera menjeher
te me njoftoni)
- Ne Akt


Përkthyës gjyqësor i gjuhës gjermane
Gerichtsdolmetscher für die Albanische Sprache
Pejë, Gllaviçicë. Mob: +377 44 607 192. E-mail:email=dr_k_krasniqi@yahoo.de dr_k_krasniqi@yahoo.de
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi