Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Viktoria Xhako(Zhorzh Sand):TRENDAFILIN TA ÇELIM TE DY

Shko poshtë

Viktoria Xhako(Zhorzh Sand):TRENDAFILIN TA ÇELIM TE DY Empty Viktoria Xhako(Zhorzh Sand):TRENDAFILIN TA ÇELIM TE DY

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 11, 2011 1:40 am

Viktoria Xhako(Zhorzh Sand):TRENDAFILIN TA ÇELIM TE DY 49936_100000525636701_3370861_n


Viktoria Xhako(Zhorzh Sand):TRENDAFILIN TA ÇELIM TE DY

Mbi gju mbështes bërrylin, faqen në dorë.
Syzbrazur mbërthehem xhamit, bosh, memec.
Gjethet e fundit mbuloi bor` e bardhë.
Pemët, befas, u plakën menjëherë.

Ankthtakimi rëndë gulçon brenda meje.
Mbi gjoksin e ftohtë – trëndafil i ngrirë.
Ngrirë sy e gojë, kumtesh kanunore,
Diellin presin, akullin për të shkrirë.

Ç`makthe drithëruese brejnë ngadalë?
Shpirtrat e bukur i gërryejnë egër?
Pse kjo peshë e qiellit u rëndon mbi supe?
Jetëlavjerrës lëkunden në të zbehtën mjegull?

Pse një shpirt të vdiska pa njohur gjallimin?
Pse shekujsh kufomë është kthyer ai?
Pse kaq keq kjo botë ka nisur ndërtimin?
Mos gjehet përgjigjja, veç në marrëzi?

Lapsin mbaj në dorë. Ah! Natë e ftohtë,
Nxehtësinë e shpirtit shuan pa mëshirë.
Tutje flak mbulesat e shtratit të ngrohtë,
Gjithçka aty është ngrirë, ngrirë, ngrirë.

Anijen e vogël me të blertat ëndrra,
Ktheje D. sërishmi në bregun e artë.
Shtyje të notojë mbi valë e qetë,
Dashuri përkundur nën rrezen e bardhë.

Lermë, ballit tënd, t`ia fshij shqetësimin,
Buzët kyçur mallit t`i mbështes aty.
Rrotullim – botës t`ia ndryshojmë kahun,
Trëndafilin e ngrirë çelim të dy.

A mundemi, D?

E shtunë 8 janar 2011 ora 23:40

VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi