Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FBKSH reagon:Mos luani me durimin e shqiptarëve!

Shko poshtë

FBKSH reagon:Mos luani me durimin e shqiptarëve! Empty FBKSH reagon:Mos luani me durimin e shqiptarëve!

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 17, 2011 8:54 pm


Reagim

FBKSH reagon:Mos luani me durimin e shqiptarëve! Fbksh%5B1%5DMos luani me durimin e shqiptarëve!



Vendimi për heqjen e logos së Kuvendit Komunal të Prizrenit është i papranueshëm për Frontin e Bashkimit Kombëtar Shqiptar, respektivisht vendimi i sipërpërmendur është në kundërshtim me vullnetin e popullit shqiptar. Vendimin për heqjen e logos së kuvendit Komunal të prizrenit, kryetari Ramadan Muja, siç thuhet në gazetën “Koha Ditore” e datës 17 janar fq. 5: “është mbajtur fshehtë për dy muaj për të mos pasur konsekuenca në zgjedhjet nacionale”, ka bërë gabim të pafalshëm, ai është dashur të organizojë një konferencë për shtyp me moton: vendimin e Gjykatës Kushtetuese e kundërshtojmë ngaqë vendimi bie ndesh me vullnetin e popullit shqiptar, për këtë që nuk e ka bërë zoti Ramadan Muja, FBKSH-ja i kërkon z. Ramadan Mujës që të jap dorëheqje të parevokueshme nga posti i Kryetarit të Kuvendit Komunal. Këtë gjë nëse z. Ramadan Muja nuk e bënë, atëherë lidershipi i PDK-së, zotëri Hashim Thaçi duhet ta shkarkojë nga posti i Kryetarit të Kuvendit Komunal të Prizrenit.
Zotëri Ramadan Muja duhet të dëshmojë se është luftëtarë për ruajtjen e vlerave kombëtare shqiptare. Dorëheqjen ia kërkojmë edhe nga fakti që ai e ka dëmtuar interesin kombëtar shqiptar. FBKSH-ja, vendimin e sipërpërmendur e kundërshton sepse bie ndesh me vullnetin e popullit shqiptar. FBKSH-ja konsideron se Shtëpia e Lidhjes së Prizrenit është pjesë e historisë kombëtare Shqiptare dhe si e tillë ajo përdoret nga populli shqiptar. Siç dihet fotoja-logoja e Shtëpisë së Lidhjes së Prizrenit me asgjë dhe me asnjë ligj nuk ndalohet të përdoret, prandaj edhe Gjykata Kushtetuese nuk e ka interpretuar ligjin si duhet, gjë që me vendimin e saj ka dëmtuar interesat kombëtare Shqiptare. FBKSH-ja i porositë të gjitha strukturat vendimmarrëse që të mos luajnë me durimin e shqiptarëve. Duhet ta dini se [/size]për çdo revoltë nga masa - populli, që mund të jetë eventualisht si kundër reagim, do të jeni ju shkaktar numër një zotëri ish kryetar
dhe di ti bartni pasojat, "ju lumt" askush më mirë nuk do të kishte mundur të ofendonte dhe të fyente popullin shqiptar, por
populli nuk harron.


17 janar 2011-01-17
Prof. Arbër Kastrioti kryetar i FBKSH-së
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi