Baki Ymeri: Luani i Sharrit në Moldovë
Faqja 1 e 1
Baki Ymeri: Luani i Sharrit në Moldovë
Lazim Rexhepi |
Nga Baki Ymeri
U lind në Shipkovicë të Tetovës (1920). Që në moshë të njomë u inkuadrua në rradhët e bashkëluftëtarëve tanë që militonin për çrobërimin dhe bashkimin e trojeve shqiptare me Atdheun Mëmë. Sipas Bilall Osmanit, në moshën 24 vjeçare i bashkangjitet Brigadës së Shtatë në krye me Qazim Lushin: “Në oborrin e Qendrës së Mesme Shkollare "Mosha Pijade", në Tetovë, e prisnim Qazim Lushin, Nafi Sulejmanin dhe Memet Bushin. Erdhëm për t’iu bashkangjitur Brigadës së Shtatë, duke u nisur në drejtim të Preshevës. Duke kaluar rrugëve të Tetovës, në ballë të arradhës qëndronte Lazim Rexhepi. Kur i kuptuam qëllimet perfide/antishqiptare të eprorëve maqedonas, së bashku me Lazimin dhe grupin e tij, e braktisëm brigadën dhe erdhëm në vendlindje, për të ikur në Shqipëri”. Nuk e kishte lexuar monografinë “Brigada e Shaban Polluzhës, Podujevë, 20 janar 1945”, por e dinte se „Nëse vazhdojmë rrugën për në frontin e Sremit, do të likuidohemi pa arritur atje, kurse, në anën tjetër, në Kosovë të tjerët pa kurrfarë mëshire as pengesash do të bëjnë terror mbi gratë dhe fëmijët tanë“.
Si pasojë e implikimeve politike në favor të kauzës shqiptare për bashkim kombëtar, Lazimi ndiqej nga UDB-a jugosllave dhe u arestua gjatë shërbimit ushtarak, në Kikinda të Banatës. Me përkrahjen e atyre që e admironin duke ia dërguar një kalë te dritaret e qelisë, iku nga burgu dhe u arratis në Rumani. U martua me një rumune, krijoi një familje të madhe e të ndershme, dhe vazhdoi të militojë në favor të shqiptarizmit përmes korrespondences që mbante me ambasadën shqiptare në Bukuresht, me Xhelal Gjurën në Tiranë, dhe me një varg bashkatdhetrësh tjerë në Kosovë, Maqedoni dhe diasporë. Lazimi ishte shqiptari që i shkruante edhe Kurt Waldheimit, sekretar i OKB-së, lidhur me padrejtësitë dhe persekutimet politike kundër shqiptarëve në Kosovë e Maqedoni. Me një fjalë, jetoi si emigrant politik në Piatra Neamc të Moldovës, ku vazhdoi veprimtarinë atdhetare deri sa e dha frymën e fundit (1983). Këto vargje janë perla poetike të shkëputura nga dorëshkrimi i tij prej 188 faqesh, Romani i ditëve të mia, i shkruar në mërgim gjatë vitit 1970, të cilin e gjeti, e riprodhoi dhe bëri publik autori i këtij shënimi.
Lazim Rexhepi i Shipkovices me familjen e tij ne Moldove |
SIKUR TË ISHTE JETA PRANVERË
I mbërthyem në vuejtje të ashpra thash
Sikur të ishte jeta pranverë
Do të isha në Atdhe
U shkriva i gjallë
Hallin kush s’ma din
Ku ta gjej nji vlla
Sot hallin me ja qa
Veç me u than’ ta dinë
Ta çmojnë shum’ Shqipninë.
Sikur të ishte jeta pranverë
Do të isha në Atdhe.
QËNDRO TRIMNESHË KOSOVA E MJERË
Zemër mëmëdhetare flas me vete
Si nji udhtar në hapsinat e largëta
Premtimet e kohës vijnë varg e shkojnë
Mbi idetë e mija dridhet historia
Vullkanet e rrëmbyera fillojnë të vlojnë
Dyzet shekuj me rradhë levën jan’ tue e mbajtë
O rrugë e shkëlqyer ti je për ne diell
Miliona vetë kalojnë robninë s’e durojnë
Për zemrat që digjen i them zemrës sime të shkrihet
Flaka e saj e pastër kaplon shtretërit e botës
Vetëm zemrat tona të mjera nëpër flakë të ndezuna
Me thanë atdhetar s’e tregon me fjalë
Andrra për atdhe asht’ drit’ e pashueshme në qiell
Qëndro trimneshë, oj Kosova e mjerë!
SI SHQIPE MALI SILLEM VËRDALLË
Heci i habitun por me një qëllim
Se s’ma njeh kush dhimbjen
Shpirtin s’ma dijnë
Si shqipe mali sillem vërdallë
Po tëm kuptojsh ti je shpirtmadh
Nga dhimbja e saj duhet me u kall
A dro mos doni të harroj pa dasht
Njanin sy hapun e qetrin qor
A të harroj dhimbjet ti që po pëson
Me çdo çmim jete shkëndij’ me ndezë
Liri e dritë Kosovës së mjerë!
(1970)
Gruaja e Lazim Rexhepit (e para nga e djathta) |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Shkrime të Baki Ymerit
» Baki Ymeri: Feniksi i Shipkovicës...
» Baki Ymeri: Clara Mărgineanu
» Baki Ymeri: Zemërzana e Diasporës
» Baki Ymeri:Baladë përditshmërie
» Baki Ymeri: Feniksi i Shipkovicës...
» Baki Ymeri: Clara Mărgineanu
» Baki Ymeri: Zemërzana e Diasporës
» Baki Ymeri:Baladë përditshmërie
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi