Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Muharrem Sfarqa: Në Amerikë u planifikua realizimi i projektit rugovin të Pavarësisë së Kosovës

Shko poshtë

Muharrem Sfarqa: Në Amerikë u planifikua realizimi i projektit rugovin të Pavarësisë së Kosovës Empty Muharrem Sfarqa: Në Amerikë u planifikua realizimi i projektit rugovin të Pavarësisë së Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Fri Feb 18, 2011 1:38 am



Muharrem Sfarqa: Në Amerikë u planifikua realizimi i projektit rugovin të Pavarësisë së Kosovës U1_AntonKolaj
Anton Kolaj
Në Amerikë u planifikua realizimi i projektit rugovin të Pavarësisë së Kosovës
Nga Muharrem Sfarqa
Shoqata Shqiptaro- Amerikane "Kosova" në Michigan të SHBA-ve dhe presidenti i saj z.Petrit Musolli ftuan këto ditë në mesin e tyre, veprimtarin e palodhur të çshtjes kombëtare, z. Anton Kolaj, ish nënkryetar i LDK-së dhe së fundmi edhe njëri nga kandidatët e saj për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Kjo ftesë dhe organizimi i vizitës së z. Kolaj në SHBA u bë në vigjilje të shënimit të tre vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ku kjo shoqatë, kremton dhe nderon kontributin e gjithë shqiptarëve për liri, pavarësi dhe demokraci. Duke veçuar kësaj radhe dhe kontributin e madh të z. Kolaj, në ndërtimin e institucioneve të Kosovës, në periudhën e paraluftës dhe sidomos ngritjen e infrastrukturës mbrojtëse të saj, gjatë viteve të nëntëdhjeta të shekullit të posaikur.
I nderuar me këtë ftesë dhe vizitën që do bëj në SHBA, z. Anton Kolaj u shpreh se, ishte pikërisht ky vend i madh mik, ku u projektua vizioni rugovian për pavarësinë e Kosovës dhe, shqiptarët atje, përmes komunitetit të tyre dhe organizimit të pashoq, ndikuan dhe ndihmuan që, sot të shënojmë tre vjetorin e njohjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi