Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nazmi Rudari:Gomari i famës

Shko poshtë

Nazmi Rudari:Gomari i famës Empty Nazmi Rudari:Gomari i famës

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 15, 2009 11:06 pm

Gomari i famës

Prozë eseistike nga diaspora
Nazmi Rudari:Gomari i famës Sh_b
Ti , vërtet nuk e di!
“Dikur moti, kur kam qenë i ri e pata bërë një anketë më të vetmën pyetje:
-Cili është i marri? Cili është budallai?
Isha nxitur nga një anekdotë e vogël e përjetuar në fshatin tim, Herticë, i cili ishte një Voskopojë e vërtet për kohën dhe jam i bindur së nëna ime më pastër dhë më bukur e fliste gjuhën shqipe që ishte vetëm një autodidakte së disa intelektualë të atëhershëm dhe të sotëm kurse në sintaksë ajo dhe gjenerata e saj ishin shumë në përparsi së kishin një sintaksë të pastër shqipe e jo sintaksë të deformuar nga ndikimet e gjuhëve të huaja të cilat të ashtuquajtur përkthyes kurrë nuk i njohën si duhet dhe shumica prej tyre ishin dhe mbetën jokrijues, bastërdhues dhe lëndues të gjuhës shqipe. Po t´i kthehemi anekdotës.
Ishte vapë, shumë vapë dhe Sala i gjatë iu kishte tekur Salës së shkurtër:
Budalla! Ti je budalla! Atë ditë te nxehtë gushti.
Jo nuk jam budalla! - thoshte Sala i vogël.
Je! Je! - bërtiste Sala i madh. Se qysh janë budallenjtë?
Po disa si ti e disa si unë. - thoshte Sala i vogël dhe të gjithë qeshnin pos Salës së madh, i cili nuk e kishte plotësisht të qartë pse qeshnin aq ëmbël të tjerët... ai kishte mbetur i vërejtur dhe i heshtur...
Shumë gjëra i kam harruar se vërtet kam qenë shumë i ri, por përgjegja më e pelqyer e asaj kohe ka qenë prap, fjala e nënës sime:
“I marri i të marrëve, biri im, është ai që qesh në varrim dhe qanë në dasmë.”
A nuk të ndodhi ty kjo N. a?
Unë them hapur dhe shkoqur ty kjo të ndodhi disaherë. Po nejse rri ti atje në marrinë tënde, kurse ti lexues i dashur dua, dua që tash që në fillim të më përgjigjesh.
Tash dua që në fillim të më përgjigjeni kujt i ndodhë të qajë në dasëm dhe të dëfrehet në varrim?
E para mos e harro kohën duke u munduar të mohosh këtë të vërtetë.
Këtu krejt është normale pos së vendet dhe momentet janë ndërruar, por këta njerëz natyrisht së duhet të kujdesën për shëndetin e tyre sidomos nëse nuk e dinë së i kanë hypur gomarit mbrapsht e edhe më keq nëse të shkretet nuk e dinë së ata asnjëherë nuk ishin e as nuk do të jenë kalorës maçorri e lë më gomari të famës.
Të zakonshmit dhe të disiplinuarit fama nuk i njeh kurrë pos pasqyra që u thehet kurse luga e suksesit të tyre është gjithnjë boshe dhe e zbrazët unë kam njohur shumëherë nga disa të këtillë dhe të mjerët nuk e dinë ose e fshehin së janë vërtet të palumtur, por edhe të paditur. Këta mëkatarë nuk përtojnë ta gadosin vetën në gju e të përulën bash atëherë kur më së paku kanë dëshiruar.
Durimi, guximi dhe mençuria, mundësojnë përsosshmërinë e qeniës njeri, por arti arrin edhe ta fisnikërojë deri aty sa ai t´i sheh kur janë në vend të vetë dhe kur nuk qëndrojnë aty si duhet.
Gjithëkund në botë edhe sot ekzistojnë këndi i nisjes, këndi i qëndrimit, këndi i mbështetjes, këndi i veprimit, këndi i mededitimit, këndi i gjykimit, dhe varet shumë prej tij sepse aftësia për ta gjetur dhe për ta rregulluar raportin me ambientin jetën e përditëshme dhe të zakonshme dhe këndi është edhe një lloj sigurie edhe një lloj mjeti, por edhe një lloj shkaku dhe ka si pasojë edhe krijimin e poezisë nga jeta e përditshme. E këtillë është edhe poezia “Ti nuk e di.”
-Ti nuk e di?
-Kush nuk e di?
-Ti o djalë i ri, por jo edhe aq i ri, se ti as ia ke zanat kësaj pune, as kësaj mjeshtrie, se ky është zanat sa shpirtëror aq burrëror, sa është lumë sa është njalë, sa të vret e sa të ngjall, sa të ngrinë e sa të kallë, e gjithësinë ta bënë lagje e pallë...
I ri kushtimisht dhe si hero lirik, por në të vërtet më një përvojë dhe studim të mirëfilltë të jetës së përditshme, një studim që sjell një merakosje dhe kjo merakosje e jetës së përditshme po e demantoka bindjen si dikur teorema e Kopernikut së toka nuk është qëndra e botës, së toka u sillka rreth diellit e jo dielli rreth tokës.
Pra mija e mija njerëz kur rrokun pendën për të shkruar e marrin e rrokun për të thënë kështu mendohet zakonshëm e thjeshtë në plan të parë e në përditshmëri. Por a është kështu. Jo asnjëherë? Pse? Sepse më shumë së 90% e shkrimeve në jetën e njeriut, jetën normale e të zakonshme bëhen për t´i heshtur ato që ndodhin, për t´i mëshehur ato që ndodhin.
Prandaj edhe poezia “Ti nuk e di” është tjetër edhe si relaizim artistik, por edhe si fuqi përmbajtësore e kuptimore përmbys klishetë.
Pra është e drejtpërdrejtë dhe sidomos i godet fuqishëm ata që bëjnë një jetë falso, një jetë të rrejshme dhe propaguese pothuajse. I këtillë doli prandaj edhe një tip injoranti i cili asnjëherë nuk është në gjendje as ta njohë e as ta dijë së kur fjala peshon fort e më fort në vendin e vetë pra poashtu edhe fjala e ka fuqinë mitike atëherë ku bie aty ku ka peshuar më orë më shekuj dhe më vjet.
E prandaj edhe krijim dhe akti i krijimit nuk janë asnjëherë të kapshëm prej jokrijuesit
Sado ata dredhabythës, pispillues e mashtrues, të jenë...
TI NU K E DI
Ti nuk e di o djalë i ri
Se në kurbet shkruhet poezi
Jo për t´i thënë
po për t´i fsheh
të mirat që nuk lënë
Pranverën me dalë...
Pra edhe laiku e ka përjetuar këtë edhe e bukura edhe më e mira nuk janë as si e mjaftueshmja ne dhe të huaj, prandaj thënia në atdhe ku balta është si mjalta e rilindasve tanë nuk është frazë libreske, por kuptimësi e përjetuar e shijuar e njohur mirë dhe e vendosur në këndin e vendin e natyrshëm...po askushët dhe pakkushët që mundohen të ngritjen mbi qenien njeri mundohen ta mohojnë këtë dhe kur nisin ta bëjnë këtë sosën sikur varrët e qelbura.
Tash këtu ishte goditja që dikush, që askushi u dëtyrua të identifikohet me këtë tragjikë. Pra gjithë ato turma daullesh e rrenash e propogandash nuk mbesin pos daulla të llamarinta të krisura edhe nga ngjyra e verdhë e dyllët dushku edhe nga zëri po aq timbëror... aty pra thellë në ndërdije patjetër vritet njëmendësia për të harruar identitetin dhe vetëvetën dhe kështu njerëzit pasi vetë janë përmbytyur plotësisht sikur ai NA. Ose si ai AB, ose sikur ato gratë (KZ.,VM. etj), e pa busollë që mundohen duke thirrë në ferrin e mohimit, në ferrin e mosnjohjes dhe në ferrin e mospranimit, prandaj ata kërkojnë ndodnjëherë viktimë atje edhe ku nuk është vetëm kur u thuhet e vërteta që ata vërtetë e jetojnë çmendën dhe acarohen e kërcënojnë e kërcënojnë... e mohojnë dhe e mohojnë... shpesh u është krijuar edhe një aso gjendje sa u ka dëshmuar së nuk janë pos deshtakë të sigurtë, prandaj ata “të mjerët “ por jo si “të mjerët” e Hygos e kanë të qartë se po i ha ujku sikur gomarin, por se poashtu më të njëjtën psikologji, logjikë dhe traditë donë ta mohojnë ky është një akt qyqar dhe barbar.
Po tragjika nuk jeton në egërsinë e tyre, tragjika jeton në fshehjen e së vërtetës, dhe në vdekjen e premtimit dhjetëra a qindravjeqar. Pra ky është i njëjti qëllim sikur qëllimi i dogmës që e kishte mbajtur me qindra vite dhunshëm tokën në qendër të gjithësisë.
Aha po u fshehkan “të mirat” që nuk e lanë pranverën me dalë. Ky është një paralelizëm i fuqishëm që duket si pikturë mbase në fillim surrealiste, por jo kjo është pikturë krejt normale e qartë e qetë e cila mbështjell dinamikën e tmerrshme të botës lirike. Pra është një dhëmbje e madhe kjo, një dramë që përditë zhvillohet me ne dhe reth nesh, por jo se nuk e njohim, por se nuk dijmë ta shprehim ajo kalon e ikën si diçka e heshtur. Pra e thënë qartë dhe thjesht e në mënyrë ma madhëstore.
Që nuk e lanë me dal sivjet Pranverën.
Kjo një metaforë hamletjane dhe që në një formë tjetër e ofron tek ata që dinë ta lexojnë poezinë pikërisht dilemën hamletjane dhe tautologjinë mitike të besimit pagan të shqiptarit së heroin kombëtar a popullor apo të flijuarin e njëmendtë e mbron dhe e ndihmon fuqia natyrore, kur qajnë gurët e vajtojnë drunjtë kur pikëllohet mali e loton kali, pra edhe i gjalli dhe i vdekuri e njohin mitikën e tragjikës, por jo edhe një lloj shpirtëkazme e ziu që më vetëdije apo pa vetëdije janë vënë në shërbim të shpirtit të huaj... Prandaj vijnë tragjikat e përsëritjes
sikur vjet,
sikur edhe njëqindvjet,
ma parë,
Sikur edhe njëqindvjet,
më vonë...
Deri aty sa njerëzit e hetojnë thatësinë, e hetojnë kotësinë, zbrastësinë dhe qelben prandaj vrapojnë e vrapojnë që ta fshehin këtë qelbje të tmerrshme dhe këtë jetë të dylltë që është më e rëndë së mordja.
Dhe se fundi kur u thehet pasqyra e marrisë dhe u tregohet:
Guri peshon guri
vetëm në
vend të vet
Kjo i vret të shkreten se ata e kanë ndërruar vendin tashmë. Dhe se ata të gjithë njihen të huaj për vendin e vet se me vite e kanë mohuar dhe mohojnë derisa një ditë do të harrohen në mallëngjim dhe zagushi.
Prandaj unë kështu e kisha menduar revoltën dhe mohimin e një palaqoje NA. Kur i bënë poezisë antalogjike:
Guri peshon rënd vetëm në vendin e vet...
Sintagmë dhe shprehje e peshuar me shekuj dhe urtësi kaherë e vërtetuar.
Dhe së fundi këto koka të zgjuara e njohin gilgameshin por jo Gjergjelezalinë. E njohin paradoksin por jo flijimin e njëmendet.
2.-
Në këtë të gjykuar shumëkush e humb hapin dhe vetëdijen e durimin. A po ndodh edhe më Kadarenë kjo... Po them se po. Kadereja ishte krijues i madh kur shkruante romanin edhe pesqindë faqesh për të fshehur. Dhe padyshim së ai krijonte art dhe art sa autokton aq të fuqishëm, por u zbeh në momnetin kur nisi të mohonte së ai kishte shkruar më shumë për t´i fshehur së për t´i thënë sendet...
Kësaj radhe do të ndalemi në një mendim që ka nisur ta shqetësojë dhe ta vrasë Kadarenë si krijues sepse mua më duket së herë pas herë ai nuk ndihet mirë pikërisht së mundohet të vërtëtojë diçka që nuk qëndron. Pra letërsinë e popujve nuk e bëjnë asnjëherë shkrimtarët e mëdhenjë, por shkrimtarët e vegjël dhe të mesëm. Kurse shkrimtarët e mëdhenjë mund të jenë pikërisht si ajo dallëndyshja e Ezopit që të bënë ta shitesh mantelin parakohe. Pra paranverën e një populli kulturën e një populli e sjellin dhe e mbrojnë shkrimtarët e mesëm dhe ata krejt të vegjël. Edhe njëherë shkrimtarit të madh mund t´i ndodh si dallëndyshës në fabulën e Ezopit dhe Ezopi ishte humbësi më i madh që njeh historia e njerëzimit. Pra Ezopi kishte fituar lirinë më fuqinë e mendjes së ai kishte jetuar si skllav, por fama e tij dhe dija që kishte e bënë aq të famshëm sa populli kërkoi më këmbëngulje lirimin e tij. Por, të kundërtën e bënë Priftërinjtë e Delfit... Derisa Ezopi arriti në qytetin e tyre duke rrëfyer fabulat e tij në sheshet më të ndryhsme të qytetit Priftërinjtë e frikësuar se ai mund t´u nxirrte të metat dhe veset në shesh i kurdisën pasi e kishin ftuar në drekë së ai u kishte vjedhur pjatën e artë dhe të mbyllur në një kacë e hudhën në det. E vranë... Kjo më kishte ndodhur edhe mua... Pra Ezopi që më dijën e të rrëfyerit e fitoi lirinë, që më dijen e të rrëfyerit i shpëtoi Giletinës nuk u shpëtoi dot priftërinjve të Delfinit...
E ekzekutuan...Unë isha rrezikuar njëmendësisht nga diletantët. Dhe shpesh pyes vetën ... Unë që arrita t´i shpëtoja pushtuesit dhe dhunës se paparë a do t´u shpëtoja diletantëve dhe të marrëve... nuk e di por unë jam ai Sizifi shqiptar që e lidha dhe e munda disaherë vdekjen dhe nuk di të ndalëm, por edhe gurin po ma kthejnë gjithnjë në përrua...
Nazmi Rudari
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi