Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kristaq Shabani:KOMUNIKATE SHTYPI I LNPSHA “PEGASI” ALBANIA NDERIM PËR LETËRSINË SHQIPTARE

Shko poshtë

Kristaq Shabani:KOMUNIKATE SHTYPI I LNPSHA “PEGASI” ALBANIA NDERIM PËR LETËRSINË SHQIPTARE  Empty Kristaq Shabani:KOMUNIKATE SHTYPI I LNPSHA “PEGASI” ALBANIA NDERIM PËR LETËRSINË SHQIPTARE

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 25, 2011 9:10 pm



NJIHUNI ME TE JEPNI MENDIME, BENI KOMENTE, PROPOZIME, VEREJTJE... NE DO TE BEJME PERMIRESIMET E NEVOJSHME DHE ME DATEN 27.01.2011 ORA 11.00 DO TE JEPET KONFERENCA E SHTYPIT E LNPSHA “PEGASI” ALBANIA



KOMUNIKATE SHTYPI I LNPSHA “PEGASI” ALBANIA
NDERIM PËR LETËRSINË SHQIPTARE


PËR TV SHTETËRORE DHE PUBLIKE KOMBËTARE DHE PËR TË QYTETIT TË GJIROKASTRËS SI DHE MEDIAN E SHKRUAR NË KUADRIN E 75 VJETORIT TË DITËLINDJES TË SHKRIMTARIT TË MADH ISMAIL KADARE, ALBANIA
27.01.2011(DITEN E ENJTE)

TË NDERUAR ZONJA DHE ZOTËRINJ!

DUKE U NISUR NGA AFTËSIA PËR TË PRODHUAR IDE, NGA STUDIMI SA MË ORIGJINAL I ARRITJEVE TË MËDHA TË LETËRSISË SONË BASHKËKOHORE, E CILA PO JEP NJË KONTRIBUT TË MADH NË LETËRSINË BOTËRORE, DUKE U LARGUAR NGA MLLEFET, SIMPATITË DHE JO SIMPATITË INDIVIDUALE, POR DUKE PARË NË REALITET DHE VLERESUAR ME SENS PROFESIONAL LULËZIMIN E TALENTIT TË MADH TË LETRAVE PËRFAQËSUESE SHQIPTARE SOT, NË KËTË DITË, E CILA PËRKON ME 75 VJETORIN E DITËLIDNEJS SË SHKRIMTARIT TË MADH ISMAIL KADARE, I LINDUR PIKËRISHT SI SOT, NË VITIN 1936, NË KËTË QYTET TË ÇUDIMTË, POETIK, TË MAGJISHËM, TË FILOZOFTË, GJIROKASTËR, NË CILËSINË E PRESIDENTIT TË LIDHJES NDËRKOMBËTARE TË POETËVE, SHKRIMTARËVE, ARTISTËVE ”PEGASI” ALBANIA, SI ANËTAR DHE ANËTAR NDERI I LIDHJES SË SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE NDËRKOMBËTAR (IW.A (OHAJO , SHBA), SI ANËTAR I LIDHJES SË POETËVE BASHKËKOHOR TË BOTËS, SHPALL PROPOZIMIN E BËRË NGA LIDHJA JONË DHE NGA SHUMË POETË TË VENDIT DHE TË DISA VENDE TË BOTËS PËR PRESIDENCËN E LIDHJES NDËRKOMBËTARE I.W.A QË, KANDIDATI I SAJ PËR ÇMIMIN “NOBEL” PËR LETËRSI PËR VITIT 2011 TË JETË SHKRIMTARI I MADH SHQIPTAR ISMAIL KADARE.
ASNJË ORGANIZËM I DERITANISHËM LETRAR NË SHQIPËRI NUK KA PATUR MUNDËSI TË REALIZOJË NJË GJË TË TILLË DERI MË TANI. NJOHJA JONË ME SHUMË LIDHJE, AKADEMI, SHOQATA, KLUBE SHKRIMTARËSH NË 127 VENDE TË BOTËS NDËRMARRIN KËTË NISMË. REALIZOJMË KËSHTU NJË PËRKRAHJE TË MADHE PËR SHKRIMTARIN, I CILI E KA MERITUAR KËTË ÇMIM SIPAS MENDIMIT TONË. DUHET THËNË SHPREHIMISHT SE NE, NUK JEMI VETËM NË KËTË SIPËRMARRJE TË VËSHTIRË, PASI KEMI DHE MENDIMIN E SHUMË LIDHJEVE DHE POETËVE TË VENDEVE TË TJERA…

PRESIDENTES SË I.W.A, (LIDHJA E SHKRIMARËVE DHE ARTISTËVE NDËRKOMBËTARË ) POETES TERESINKA PEREIRA,
OHAJO SHBA



LËNDA: PROPOZIM PËR ÇMIMIN NOBEL NË LETËRSI TË SHKRIMTARIT TË FAMSHËM ISMAIL KADARE, ALBANIA SI KANDIDAT I I.W.A(OHAJO)SHBA

LIDHJA NDËRKOMBËTARE E POETËVE , SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE “PEGASI” ALBANIA DHE LIDHJA E POETËVE , SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE “PEGASI” KOSOVA
SHOQATA E SHKRIMTARËVE SHQIPTARË SHKUP, IRJ E MAQEDONISË
LIDHJA E SHKRIMTARËVE SHQIPTARË NË GJERMANI
LIDHJA E SHKRIMTARËVE SHQIPTARË NË BELGJIKË
POETËT DHE POETET ANËTARË TË I.W.A:
KRISTAQ F. SHABANI (ALBANIA),
DINOS KUBATIS, JOTA FOTIADHU- BALLAFUTI, VASILIKI KALAHANI, PANAJOTA ZALLONI, IRO ALEKSANDHRAKI, EFTIHIA KAPARDHELI, ZAHARULA GAITANAKI, SPIROS KAZAMUTZOS, LETA KUCOHERA (GREQI),
KUULDEP S. SRIVASTAVA(INDI),
POETËT DHE POETËT ANËTARË TË W.P.S
ALBANIA: MIMOZA AHMETI, KRISTAQ F. SHABANI, AGRON SHELE, PETRO DUDI, ANTON PAPLEKA, ENRIETA SINA, ALEKSANDRA SHABANI (MAJLINDA), ALMONA BAJRAMI, NOVRUZ SHEHU, JORGO TELO, DINO ÇIÇO, LUMO KOLLESHI, MIRELA DUDI, ÇER]IZ MYFTARI DHIMITËR MITI, MAJLINDA RAMA, KOZETA ZAVALANI, DRITAN KARDHASHI, KOSTA GAXHONI HAXHI KALLUCI, IZET ÇULLI, BUJAR RAMA, YLLKA PONDE, ELEFTERIA KALLOJERI, MURAT MEMALLAJ, RIZA LAHI, RUSTEM KEKO, LULZIM LOGU, GJON NE]AJ, ASIM PETA, SINAN VAKA, LIGOR SHYTI
KOSOVË: KADRUSH RADOGOSHI, MIRADIJE RAMIQI, RUSHIT RAMABAJA, HASIJE SELISHTA, MUHARREM KURTI, HALIL HAXHGJOSAJ, NEBI BUNJAKU, TAHIR BEZHANI,
MAL I ZI: ANTON GOJ[AJ
SHKUP : KALOSH ÇELIKU, PROF. DR NEHAS SOPAJ
BELGJIKË: AGRON SHELE W.P.S
PATRICK SAMMUT (MALTË) IW.A
ATTILA ELUSTUN(TURQI)W.P.S
GUNSEL DJEMAL(ANGLI)
NASE YASIN (QIPRO) I.W.A, W.P.S
ALEJANDRA CRAULES BRETON (MEKSIKË)POETAS DEL MUNDO, W.P.S
FRANSUA AZUELA(BOLIVI)POETAS DEL MUNDO, W.P.S
HELEN DE ROSE(BRAZIL) POETAS DEL MUNDO
GIOVVANA DI VOTI GUZZARDI (AUSTRALI) W.P.S
UPLI(SHBA): MAJLINDA SHABANI(ALEKSANDRA) (Albania)
POETAS DEL MUNDO: FAHRUDIN SHEHU(KOSOVË)

POETE DHE POETË, STUDIUES: PRIMO SHLLAKU (INSTITUTI ALBANOLOGJIK ALBANIA), LEDIANA PAJA(SHBA), ZANA PIRA(KOSOVE) ALMA PAPAMIHALI(GJERMANI), FLORI BRUQI, PREND BUZHALLA, (KOSOVË), KLARA BUDA(FRANCË), NDUE UKAJ(SUEDI), JETON KELMENDI (BELGJIKË), SHQIPONJA DURO (BELGJIKË), MIMOZA SALI, IRMA KURTI, ELONA ZHANA (ITALI), LULE SHAMETI (ALBANIA), PROF. DR. THOMA DHIMA, PROF. DR. ARTUR LAMAJ, PR.DR. LILJANA REÇKA, DR. GËZIM RREDHI, PROF. DR. LAVDIM HASANI, IRENA GJONI, KRISTO STOJA, GENTIAN BANAJ, ANILA MIHALI, DHOSKË ILIA, MIMOZA REXHVELAJ, ALBERT ABAZI, BRUNILDA BOÇOVA (ALBANIA), SEJDA BEGANOVIC (BOSNJË HERCEGOVINË), DASHNOR SELIMI, ILJAZ BOBAJ (GREQI), KASTRIOT HADËRI, ISLAM KALEMI (ALBANIA), XHEMAJL RUDI (ZVICËR), DRANE XHAJ, ARQILE GJATA, RAMI KAMBERI, PROF. FLORA KASTRATI (SHKUP MAQEDONI )

I DREJTON PROPOZIMIN :
LIDHJES SË SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE NDËRKOMBËTARË
I.W.A (OHAJO) SHBA
PRESIDENTES SË KËSAJ LIDHJE MODERATORE LETRARE, POETES TERESINKA PEREIRA, KRIJUAR NË VITIN 1978, E CILA PROPOZON PËRVITSHËM KANDIDATËT E SAJ REPUTACIONALË NË LETËRSI PËR ÇMIMIN “NOBEL” DHE QË, SHUMË HERË NË SUEDI, KANË FITUAR KANDIDATËT E SAJ TË PROPOZUAR,
QË PËR VITIN 2011 TË PROPOZOJË SI KANDIDATIN E SAJ PËR ÇMIMIN “NOBEL” NË LETËRSI SHKRIMTARIN E TALENTUAR, TË FAMSHËM SHQIPTAR, ISMAIL KADARE, NJË NGA PENAT MË TË FUQISHME DHE MË TË PËLQYESHME SOT NË BOTË, I CILI DISA HERË KA QENË NË LISTËN E KANDIDATËVE PËR ÇMIMIN “NOBEL”; NJË KANDIDAT I FORTË, I NJOHUR, FITUES I SHUMË ÇMIME TË MËDHA PRESTIGJOZE NË LETËRSI MODERNE. AI KA NJË JETËSHKRIM DHE NJË VEPRIMTARI TË GJERË SHUMË TË PASUR SHKRIMORE NË TË GJITHA GJINITË LETRARE, NJË SHKRIMTAR I SPIKATUR, I PËRKTHYER NË SHUMË GJUHË TË BOTËS, I NJOHUR DHE I ADMIRUAR NË TË GJITHË BOTËN LETRARE PËR KRIJIMTARINË E TIJ SHUMPLANSHE, PËR TRAJTESËN E TEMAVE MADHORE, PËR KONTRIBUTIN NË PROGRESIVITETIN E MENDIMIT LETRAR. ËSHTË NJË NGA PËRFAQËSUESIT MË TIPIK, PËR TË MOS THËNË MË TIPIKU I LETËRSISË SË SOTME MODERNE BOTËRORE, NJË PËRVOJË E SHQUAR SHKRIMORE MBI GJASHTË DEKADA.
KANDIDATI I PROPOZUAR NGA ANA JONË DHE I MIRATUAR NGA PRESIDENCA JUAJ PËR TA PROPOZUAR SI KANDIDATIN E VETËM TË I.W.A PËR ÇMIMIN “NOBEL” PËR LETËRSINË PËR VITIN 2011, DO TË JETË NJË KANDIDAT I FORTË DHE FITUES I KËTIJ ÇMIMI
I VETMI ARGUMENT, PËRVEÇ TË TJERASH, TË CILAT LIDHEN ME KARAKTERIN KONSERVATOR DHE TE MOS PROPOZIMIT NGA LIDHJE SHKRIMTARËSH JO TË MIRËQENA, QË SHKRIMTARI ISMAIL KADARE, ALBANIA NUK KA MARRË ÇMIMIN “NOBEL” NË LETËRSI ËSHTË SE AI, DERI MË TANI, NUK ËSHTË PROPOZUAR NGA ORGANIZMA TË TILLA PRESTIGJIOZE LETRARE NDËRKOMBËTARE, SIÇ ËSHTË I.W.A
KËTË TË DREJTË PROPOZIMI NE E MBËSHTETIM EDHE TE AJO QË ISMAIL KADARE ËSHTË “ANËTAR NDERI I LIDHJES NDËRKOMBËATRE “PEGASI” ALBANIA.
KËTË PROPOZIM NE E BËJMË SI NJË LIDHJE E SUKSESHME DHE E NJOHUR NË ARENËN NDËRKOMBËTARE DHE PËR KONTRIBUTIN TONË NË LETËRSINË MODERNE BOTËRORE ME VEPRIMTARITË E MËDHA LETRARE QË KEMI ZHVILLUAR NË KËTO 15 VJETËT E FUNDIT, POR EDHE NË PUBLIKIMIN NDËRKOMBËTAR QË I BËJNË KËTIJ SHKRIMTARI STUDIUESIT E MIRËFILLTË VEPRËS SË TIJ LETRARE.
KY PROPOZIM MBËSHTETET EDHE NGA STUDIUESIT E VEPRËS LETRARE TË KADARESË. NE DO TË VËMË NË DISPOZICION TW I.W.A ÇDO LLOJ DOKUMENTACIONI QË NEVOJITET PËR TA PARAQITUR ME ARGUMENTA BINDËSE KËTË KANDIDAT. PËR KËTË DO TË BASHKËVEPROHET ME INSTITUTIN E ALBANOLOGJISË TË TË DY VENDEVE TONA (ALBANIA, KOSOVA) SI DHE ME STUDIUESIT E SHKRIMTARIT BRENDA DHE JASHTË VENDIT.
DO TË JETË NDER I MADH PËR NE QË NË SIMPOZIUMIN E MADH NDËRKOMBËTAR”MUZA POETIKE PEGASI 2011” ME OBJEKT “LIRIZMI NË LËTËRSI” QË DO TË ZHVILLOJMË NË 15-18 PRILL 2011 NË TIRANË DHE NË PRISHTINË TË SHPALLIM MIRATIMIN E KËTIJ PROPOZIMI MADHOR.
SEKRETARI I PERGJITHSHEM PRESIDENTI I LNPSHA “PEGASI”LABANIA
/AGRON SHELE/ W.P.S /KRISTAQ F. SHABANI/ I.W.A, W.P.S



ISMAIL KADARE (FOKUSIM I VEÇANTE I SIMPOZIUMIT PRILL 2010)
ISMAIL KADARE (A SPECIAL FOCUSING OF SYMPOSIUM APRIL 2010)


Kumtim: “ “NJË RAST ADMIRUES DHE PËRFAQËSUES I NJË LETËRSIE TË NDRITSHME ”
Kristaq F. Shabani,I.W.A W.P.S poet, shkrimtar,studiues President i Lidhjes Internacionale të Poetëve , Shkrimtarëve dhe Artistëve “PEGASI” ALBANIA
3. Speech:
“AN ADMIRING CASE AND REPRESENTATIVE OF A SHINING LITERATURE”

Kristaq F. Shabani, I.W.A, W.P.S poet, writer, scolar
Ismail Kadare lindi në vitin 1936 në qytetin e gurtë dhe të çuditshëm të Gjirokastrës, tashmë më i ndritëzuar se kurrë në shekuj, pasi është shpalosur në të gjithë krahët magjia. Fëminija e tij dhe shkollimi në këtë qytet i la mbresa të pashlyeshme në gjithë botën e tij shkrimore të mëvonshme, duke sjell”nëpërmend” çuditësitë, mrekullitë, magjitë, veçanësitë e ndërtimit të këtij qyteti me pasazhe të figuruara bukur në stina viti, një qytet i arkitekturuar me mjeshtëri nga ndërtuesit e tij krijimtarë dhe i pasuruar me art në mirëmbajtje nga përcjellësit brezivë...Një qytet i ngritur në një pozicion të pushtetshëm për t’u fanitur madhërisht. Fëminia i la mbresa të pashlyeshme dhe jeta shkollore e kaluar mrekullueshëm në këtë qytet në gjimnazin “Asim Zeneli”, një shkollë emërmadhe në gjithë vendin e shqiponjave, duke i rritur imagjinatën, fantazinë, imazhimin dhe duke e përgatitur për një “hulumtim tërësor letrar. Njohja me njerëzit e mençur të këtij qyteti të mençur, kontakti me ta, me mjediset, ambientet e çuditshme, kalanë tjetër format dhe me qëndrim e përdorim shumëfunksional e shumëpërdorimësh zgjoi interesin e pasqyrimit. Vetë qyteti me këtë prezencë ndikoi tek krijuesi i ardhshëm, i cili gërshetoi binomin qytet dhe pasuri krijuese .
Natyrisht kjo “arkitekturë “ la gjurmë të pashlyeshme që do të startonte nesër në një “penelatë “ madhore për portretizimin dhe skalitjen e personazheve.
Pas Gjirokastrës, vendlindjes ai u shkollua, duke vijuar studimet e larta në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë në Universitetin e Tiranës dhe më vonë startoi në Institutin "Gorki" të Letërsisë Botërore në Moskë. Por s’ishte e thënë që këto studime të vijonin, ato patën fatin e “keq” të ndërprerjes për shkak të krizës së atëherëshme politike ndërmjet Shqipërisë dhe ish Bashkimit Sovjetik.
Detyrimisht, pas kësaj ndërprerje studimesh, ai u rikthye në Shqipëri dhe fillimisht ka punuar në në gazetën "Drita", organ letrar i Lidhjes së atëhershme të Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Pastaj drejtoi revistën "Les letres albanaises". Duhet theksuar se Ismaili , falë talentit të tij të jashtëzakonshëm ishte nga të rrallët që iu dha e drejta për të punuar si krijues në profesion të lirë.
Si rrjedhojë e spikatërisë së tij në fushën shkrimore ai u bë një nga protagonistët e jetës politike dhe i mendimit të vendit qysh prej viteve '60. Ai me veprat e tij, të shkruara ndryshe nga të tjerët, ka tërhequr gjithonë vëmendjen dhe ka dhënë kontribut në ndriçimin e mendimit intelektual.
Pas rreth 30 viteve punë intesive edhe në krijimtari dhe duke qenë një shkrimtar elitar, i njohur edhe në vendet e tjera, në fund të vitit 1990, dy muaj pas rënies së shtetit monist, Kadare u largua së bashku me familjen në Paris, por mbajti lidhje të vijueshme me Shqipërinë.
Në planin krijues Ismail Kadare është autor i shumë veprave në poezi e prozë, laureat i shumë çmimeve kombëtare, kandidat i çmimit “Nobel” për shumë vite me radhë, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Anëtar i Akademisë Franceze të Shkencave Morale.
Vepra e Ismail Kadaresë është përkthyer në 32 gjuhë të huaja duke arritur kështu një rekord të përhapjes në tërë botën e qytetëruar.
”Frymëzime dialoshare” (1954), “Ëndërrimet” (1957), “Endërr industriale” (1960), “Shekulli im” (1961), “Poemë e blinduar” (1962), “Përse mendohen këto male” (1964), “Shqiponjat fluturojnë lart” (1966), “Motive me diell” (1968), “Koha” (1976), “Shqipëria dhe tri Romat”, përbëjnë titujt kryesorë të panteonit të tij poetik poetik .
Për sa i përket gjinisë së romanit është e vështirë të përzgjedhësh kryefjalën e krijimtarisë së tij në këtë gjini të lëvruar .
"Përbindëshi", "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur", "Koncert në Fund të Dimrit" janë vetëm maja krijimtare të krijimtarisë së Kadaresë në prozë.
Disa fakte kokëfortë, që evidentojnë dhe nxjerrin në pah vlerat e krijimtarisë së tij:
Spikatëria poetike, dinamizmi figurativ, trajtesa individuale, forca mendimore në gjithë gamën e tij poetike (“Përse mendohen këto male” 1964, “Motive me diell” 1968, “Koha” 1976) dhe sidomos proza e tij (“Gjenerali i ushtrisë së vdekur” 1963; “Kështjella” 1970; “Kronikë në gur” 1971, “Dimri i madh “ 1977, “Ura me tri harqe” 1978, “Piramida” 1992; “Spiritus” 1996 etj.) , sfidoi kufizimin kohor, shëndetësoi dhe përtëriti letërsinë shqiptare me formatim dhe motive, të cilat e integruan letërsinë shqiptare në rrjedhat moderne të letërsisë botërore dhe në hyrjen në konkurrimin e vlerave universale.
Në tërësi korpusi i krijimtarisë Kadareniane paraqet një enciklopedi artistike të jetës shqiptare, një afreskë të gjerë të ngjarjeve historike dhe bashkëkohore, të përjetuara me një qëndrim filozofik të shprehur herë hapur e herë përmes gjuhës së Ezopit.
Filozofia, mentalitetet, dramat dhe traditat historike e kulturore të shqiptarëve, të kaluara në filtrin e mendimit artistik të shkrimtarit, janë paraqitur në veprën e tij si shprehje e identitetit kombëtar, e vitalitetit të kulturës shpirtërore të popullit të vet dhe si faktor i qëndresës e i mbijetesës së tij historike.
Kadareja krijon një prozë moderne duke shfrytëzuar gjerësisht analogjitë historike, parabolat dhe asosacionet, legjendat dhe mitologjinë kombëtare. Vepra e tij ka një poetikë të hapur, që vjen nga përzierja e kohëve, e rrafsheve të ligjërimit artistik, e reales me irealen, nga natyra e thyer mozaikale e kompozicionit.
Vepra e Kadaresë i sjell letërsisë evropiane një aromë karakteristike mesdhetare, ballkanike dhe pasuron atë me koloritin e një areali tipik për veçanësinë e tij etno - kulturore.
Duke u nisur nga bota epike e legjendave dhe baladave mesjetare, proza e Kadaresë kapërcen distancën kohore dhe sjell në rezonancë mentalitetin dhe ndërgjegjen artistike e mesjetare, me mentalitetin dhe ndërgjegjen artistike të kohës sonë. Nga përpunimi i thellë krijues i fondit të traditave të lashta popullore, mesazhi i prozës dhe i poezisë së Kadaresë fiton njëherësh një thellësi historike dhe një notë humane universale.
Krijues me një vetëdije të fortë kritike, Kadareja, jo vetëm ka poetizuar vlerat shpirtërore të kombit të vet, por dhe ka fshikulluar traditat anakronike, mentalitetet retrograde, psikologjinë provinciale dhe konvencionet e jetës së shoqërisë shqiptare.
Me frymën e disidencës, në kushtet e diktaturës, kur u krijua vepra e Kadaresë, ka ndihmuar në kuptesën dhe në gërryhen e themeleve të regjimit totalitar në Shqipëri. Ekzili i tij politik në Francë në vitin 1990, kur në Shqipëri sapo kishin filluar proceset demokratike, u dha shtysë këtyre proceseve dhe shërbeu si një sinjal për ndryshesë demokratike.
Krijimtaria e Kadaresë gëzon një popullaritet të gjerë dhe është përkthyer në të gjitha gjuhët e mëdha të botës (anglisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht, rusisht, italisht, arabisht etj.), duke dhënë një tablo të gjerë e të madhe të realitetit shqiptar dhe ndërlidhësisë së tij me realitetet e tjera e duke pasqyruar një shëmbëlltyrë krijimtare novatore e moderne.
Natyrisht Kadareja është vlerësuar nga mendimi kritik i huaj, si një prej shkrimtarëve më të shquar bashkëkohorë të letërsisë botërore dhe ka fituar disa çmime ndërkombëtare, të cilat kanë qenë shumë vlerësuese. Ai me profesionalizmin e tij krijimtar dhe me spikatërinë e individualitetit është sot përfaqësuesi më evident e eminent në botë i kulturës, artit dhe letërsisë shqiptare.
Të flasësh dhe të shprehesh për veprën kadareniane duhet ta njohësh atë, të futesh në brendësi të saj dhe pastaj të konkludosh. Kjo është e nevojshme për një njohje racionale të asaj çka ka mundur të bëjë një shkrimtar i tillë dhe vetëm kështu do të vlerësosh kontributin e tij të madh në pasurinëkulturore dhe letrare të Shqipërisë.
Është i njohur për këdo fakti që Ismail Kadare ka qenë disa herë dhe mbetet në listën e shkurtër të kandidatëve për Çmimin “Nobël” në letërsi. Ai vlerësohet si një kolos i letërsisë moderne në shumë vende të Evropës. Franca e ka nderuar atë me Urdhërin më të lartë, atë te Legjionit te Nderit. Franca e ka zgjedhur Kadarenë anëtar të Akademisë së saj, në të njëtin grup personalitetesh të shquara si edhe Vaslav Havel, Papa Bonifaci XVI, Mbreti Huan Karlos, etj. Vetëm pak kohë më parë Kadare u bë i pari shkrimtar bashkëkohor që mori Çmimin Ndërkombetar "Man Booker". Këtë çmim presitigjioz, i cili u dha me 2005 për herë të parë, nuk patën fatin ta merrnin as Gabriel Garcia Marquez, as Milan Kundera, as Margaret Atwood, as Philip Roth dhe as John Updike që ishin finalistët rivalë me të. Ai Çmim iu akordua shkrimtarit tonë të madh, Ismail Kadare.
Hapje dhe ndriçim syri, pasuri mendjeje, prezencë ekzistencialiste, dritë në ërrësimin mendor, prezantim i vendit në botën e jashtme, krenari e dinjitet kombëtar, fuqishmëri intelektuale duke e bërë Shqipërinë me veprën e tij madhore pjesë të vlerave dhe ndërgjegjes politike e letrare të Evropës, një mundësi potenciale për të qenurit qëkur, banor eksistencial dhe substancial në Evropë...
Ai me krijimtarinë e tij ka dhënë kontribut në emancipimin tërësor kulturor të shoqërisë shqiptare dhe në paraqitjen e saj, duke luajtur një rol, që s’mund ta kryenin një grupim i madh ambasadorësh përfaqësues të shtetit në shtete të tjera... Ky krahasim do të ishte shumë i varfër dhe i tepërt. Kjo natyrisht është shumë entuziaste për të gjithë ne krijuesit edhe të Lidhjes Internacionale të Poetëve, Shkrimtarëve “Pegasi” Albania, të mbledhur sot në qytetin e Gjirokastrës, të njohur në historinë e letërsisë moderne botërore si vendlindja e shkrimtarit të madh Ismail Kadare. Padyshim, kjo na entuziazmon dhe na impulson për ecje të mëtejshme...., progresive. Qyteti i gurtë dhe krijimtaria monumentale është një binom i lakmuar...


Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi