Miratohet raporti, shqiptarët të pafuqishëm përballë Martit

19 amendamentet e shqiptarëve u rrëzuan një e nga një të gjithë, përveç atij për ndryshimin e titullit të raportit, por edhe kjo vetëm pasi u pranua nga vetë raportuesi Dick Marti.
As dhjetëra protestues përballë Këshillit të Evropës, as zyrtarët shqiptarë nga Shqipëria, Maqedonia e Kosova brenda tij, e as peticionet, fletushkat, librat shpjegues apo fjalimet patriotike në sallë nuk cënuan miratimin e raportit famë-keq të Dick Martit nga Këshilli i Evropës.

“Edhe vetë raportuesi e pranoi se titulli i Rezolutës i ishte imponuar nga tjetër kush dhe se nuk ishte i tij, ndërkohë që pikërisht ky titull ka shkaktuar dëmin më të madh në pozicionet e Kosovës dhe Shqipërisë me akuzat që ka bërë ky dokument.
Pjesa tjetër e votimit, për fat të keq nuk shkoi në favor të deputetëve shqiptarë dhe të atyre që na mbështetën, për shkak se, siç duket qartë, edhe në institucione multilaterale siç është Këshilli i Evropës, mbizotërojnë disa aleanca dhe forma të solidarizimit mes popujve dhe shteteve të cilat jo gjithnjë i shërbejnë qëllimit për të zbuluar apo konfirmuar të vërtetën si parim universal, vlerë kjo bazë e Këshillit të Evropës” tha Ermira Mehmeti, anëtare e delegacionit të Maqedonisë në Këshillin e Evropës.
”Në këtë ndërrmarje ne jemi mbështetur totalisht nga delegacioni anglez, nga ai Italian, një mbështetje relative nga delegacioni turk dhe individë të tjerë. Dhe tashmë është kthyer në një raport për ‘Hetimin e akuzave të hamendësuara për çështjen e trafikimit” tha Kastriot Islami, anëtar i delegacionit të Shqipërisë në në Këshillin e Evropës.
Të pa-organizuar, të vonuar e kësaje here, pa mbështetje reale të shteteve të fuqishme aleate, shqiptarët dëshmuan pafuqinë e tyre edhe brenda një institucioni ku përfaqësuesit e pjesës dërrmuese së tyre janë anëtarë me të drejta të plota. Delegacioni kosovar, i vetë-ftuar dhe me cilësinë e vizitorëve, priste në kafe shqiptarët e tjerë që vetë-lavdëronin fjalimet e tyre patriotike brenda sallës së debateve.
“Do të duhej të punohej më shumë, më shumë angazhim dhe përkushtim sepse nisma ka ekzistuar që para dy vjetësh dhe që atëherë është ngarkuar Dick Marti të bëjë raportin lidhur me akuzat e bëra. Por sidoqoftë kjo është mjaft domethënëse për atë se shqiptarët mund të jenë bashkë në situata të caktuara” tha Xhavit Haliti, anëtar i kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
Megjithë bashkimin e tre delegacioneve për një çështje që tregon se ka prekur të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë, përfaqësuesit e tyre pranuan për Alsat M se nga kjo seancë duhen nxjerrë mësime për të ardhmen, si dhe duhet punuar në kohë dhe me seriozitet për çështjet mbarë-kombëtare.
Këshilli i Evropës miraton raportin Dick Mart
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës miratoi me 166 vota pro, 8 kundër dhe 14 abstenim, raportin e Dick Martit për hetimin e pretendimeve për trajtime çnjerëzore dhe trafik të paligjshëm të organeve në Kosovë.
Pas votimit, Marti përsëriti se raporti i tij nuk i drejtohet popujve të Kosovës dhe Shqipërisë, ndërsa nuk hezitoi të krahasojë Hashim Thaçin me Ben Ali-në e Tunizisë.
"Unë besoj se Asammbleja e ka kuptuar në mënyrë perfekte se ky raport nuk është dhe nuk ka qenë kurrë një raport kundër Kosovës, kundër Shqipërisë e mbi të gjithë në asnjë mënyrë kundër popujve të këtyre dy vendeve.
E kundërta është e vërtetë pasi në faqen e fundit të këtij raporti kam shkruajtur se ambicia ime është të jem zëdhënësi i këtyre burrave dhe këtyre grave që jetojnë në rajon, që kanë të drejtë për mirëqenie, që kanë të drejtën për të pasur një demokraci të vërtetë dhe që kanë të drejtë për të pasur një klasë politike të pastër, të ndershme dhe efikase” tha ick Marty, raportues i Këshillit të Evropës
(Strasburg, Ernest Bunguri, Alsat-M)

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» MacShane: Raporti i Dick Martit, turp për Këshillin e Evropës
» Blendi Fevziu: Shqiptarët e pafuqishëm të Maqedonisë!
» Raporti: Shqiptarët financuan terrorizmin
» Shqiptarët, përballë një beteje të papërfunduar
» Vera Pelaj: Shqiptarët, nuk arrijnë të bëhen bashkë as përballë Serbisë!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi