Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Drejtuar: KLASES POLITIKE SHQIPTARE

Shko poshtë

    Drejtuar:             KLASES POLITIKE SHQIPTARE Empty Drejtuar: KLASES POLITIKE SHQIPTARE

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 25, 2011 10:29 pm

    Drejtuar:             KLASES POLITIKE SHQIPTARE Files.php?file=flamuri-gjergjit_756471494

Drejtuar: KLASES POLITIKE SHQIPTARE
Për Dijeni: INSTITUCIONEVE NDERKOMBETARE DHE MEDIAVE


SHOQERIA CIVILE 2011

Të ndalohet përshkallëzimi i konfliktit politik dhe ti hapet rruga stabilitetit, integrimit europian dhe konstruktivitetit politik

Në 24 Janar 2011, 90 organizata të shoqërisë civile i drejtohen me një deklaratë t përbashkët klasës politike me qëllim tejkalimin e përshkallëzimit politik që ndodhi në 21 Janar 2011 ku gjatë një proteste të opozitës u shkaktua dhunë, u vranë 3 qytetarë dhe u plagosën me dhjetra qytetarë dhe forca të rendit.

Shoqëria civile i kujton klasës politike qëShqipëria ka nevojë për stabilitet dhe shtet ligjor dhe institucione demokratike.

Shoqëria Civile shqiptare dënon cdo akt të dhunës ndaj institucioneve dhe kërkojmë nga këto institucione të mos tejkalojnë forcën.

Shoqëria civile mbështet deklaratat e faktorit ndërkombëtar dhe jep përkrahje për institucionet demokratike për rikthimin në Parlament në shërbim të qytetarëve.

Organizatat e shoqërisë civile shprehin ngushëllimet ndaj 3 familjeve të viktimave të ngjarjeve të 21 janarit dhe shpreh solidaritet me të gjithë të lënduarit nga këto ngjarje

I kërkojmë klasës politike që për momentin të ndërpresë demonstrimin e forcës nëpërmjet mitigjeve si një model të vjetëruar.

Klasa politike duhet të distancohet nga çdo thirrje për ballafaqime apo përballje publike apo politike.

Klasa politike duhet të përmbajë përgjegjësi për aktivistët e saj dhe pasojat e veprimeve të tyre dhe të shmangë që në fillim pasojat e mundshme dhe të padëshirueshme.

I bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë që të distancohen, të injorojnë apo të kundërshtojnë ccdo thirrje për demostrime të forcës pasi çdo veprim në këto situata bie në kundërshtim me interesat e drejtpërdrejta të Shqipërisë dhe të popullit.

Organizatat e shoqërisë civile kërkojnë që Presidenti i Republikës të marrë rolin e tij si përfaqësues i unitetit kombëtar dhe të kërkojnë nga Partitë Politike që të ulen në një tavolinë të rrumbullakët.

Shoqëria Civile fton Presidentine Republikës të thërrasë Këshillin e Sigurimit Kombëtarpër të vlerësuar efektet dhe pasojat e çdo veprimi politik nga secila anë, përfshi institucionet kushtetuese.

Të hetohet pa ndikime politike e gjithë ngjarja e 21 janarit dhe njëkohësisht të hetohen të gjitha palët e përfshira në ngjarje.

Duke mbështetur hetimin e plotë e të paanshëm të ngjarjes, shoqëria civile shpreh solidaritet me forcat e rendit dhe të gjithë garantuesit e tjerë të respektimit të ligjit dhe rendit publik

Institucionet e zbatimit të së drejtës të bashkëpunojnë në mënyrë harmonike në mbështetje të ligjit, duke zbatuar detyrimet që rrjedhin prej tij.

Klasa Politike në mënyrë urgjente të bashkëpunojë, duke vendosur në plan të parë interesat kombëtare dhe interesat e qytetarëve si dhe integrimin europian, përpara interesave partiake.

Liderët politikë të ndërpresin gjuhën e urrejtjes, pasi kjo gjuhë ndikon në klimën e përgjithshme politike dhe shoqërore.

Proçesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian është i pandashëm por nuk dhet të përdoret si gjuhë për të përligjur dhunën dhe gjakderdhjen politike në vend pasi cënojnë rëndë standardet e vendosur ndërkombëtarisht dhe perspektivën europiane

Kërkojmë që imazhi i Shqipërisë nuk mund dhe nuk duhet cënuar dhe palët duhet të punojnë mbi promovimin e saj dhe jo kundër saj. Shoqëria civile angazhohet të punojë për rehabilitimit e imazhit të vendit për dëmin e pësuar në 21 Janar nën moton: “Shqipëria nuk është kjo”

Liberalizimi i vizave në 15 dhjetor ishte një hap plotësisht europian për çdo qytetar shqiptar. Në këtë kontekst i kërkojmë aktorëve politik në vend të mos cënojnë këtë “Marëveshje” thelbësisht integruese.

Politika shqiptare e të dy krahëve të votojë në parlament ligjet që janë një detyrim për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Rrjeti i Shoqerise Civile Shqiptare që solidarizohet me këtë deklaratë:

1.
Unioni Shqiptar per Cilesine e Jetes - ALQU
2.
Keshilli Rinor Shqiptar - KRSH
3.
Qendra per te Drejtat e Njeriut
4.
Qendra Akses Albania
5.
Qendra per Zhvillimin dhe Demokratizimin e Institucioneve
6.
Shoqata per Mbrojtjen e Konsumatoreve - ZMK
7.
Qendra per Transparence dhe Informim te Lire
8.
Qendra per Arsim Demokratik
9.
Instituti per Studime Ligjore dhe Politike - IPLS
10.
Qendra Aleanca Gjinore per Zhvillim
11.
Qendra per Edukim dhe Pjesmarrje Qytetare - CEP
12.
Keshilli Kombetar Studentor - KKS
13.
Shoqata Aksion Plus
14.
Shoqata per Integrim dhe Zhvillim
15.
Shoqata Gra te reja ne Aksion
16.
Federalistet e Rinj Europian - JEF
17.
AEGGE
18.
Shoqata e Liberaleve te Rinj Shqiptare
19.
Keshilli e Agrobiznesit Shqiptar - KASH
20.
Shoqata SANUS
21.
Klubi Studentor Ambientalist Shqiptar
22.
Shoqata ProAlbania
23.
Shoqata Jetimet ne Fokus
24.
Shoqata Art-Kontakt
25.
Organizata Per Zhvillim dhe Emamcimpim
26.
Shoqata e Grave me Probleme Sociale
27.
Shoqata "Paraplegjikeve dhe tetraplegjikeve me traume ne shtyllen kurrizore"
28.
Rrjeti i Studenteve te Diplomuar ne Greqi
29.
Shoqata "Kombetare e Jetimeve te Shqiperise"
30.
Shoqata " Unioni Kombetar i Parandalimit dhe Rihabilitimit"
31.
Shoqata " Instituti i Marredhenieve Publike"
32.
Shoqata "Almedicus"
33.
Shoqata "Avokatet Penaliste te Shqiperise"
34.
Qendra e te Drejtave qe Buron nga Ligji
35.
Shoqata "Life Quality Albania "
36.
Shoqata "Qendra Komunitare Multifinksionale"
37.
Shoqata "Feniks"
38.
Shoqata "Ardhmeri Pa Vese e Dhune"
39.
Shoqata "Radiologet"
40.
Fondacioni "Kujdesi per Shendetin"
41.
Shoqata "Baywatch"
42.
Shoqata "Fermeri"
43.
Shoqata"Walk Together"
44.
Shoqata "Taekwondo"
45.
Shoqata "Endoskopise Gjinekologjike"
46.
Qendra "Per nje Vizion Bashkohor Rrom"
47.
Shoqata "Grate dhe Femijet ne Nevoje"
48.
Shoqata "Albanian American Medical Society (AAMS)"
49.
Shoqata e Infermiereve "Harrison"
50.
Qendra "Davidi"
51.
Shoqata "Federata Rajonale e Perdorueve te Pyjeve dhe Kullotave komunal Qarku Gjirokaster"
52.
Qendra per Zhvillim,Integrim dhe Edukim Social"
53.
Shoqata Sportive Shomesporteshe Alb Sport Tirana
54.
The Experts
55.
Instituti per Emigracionin
56.
Shoqata " Art dhe Sport"
57.
Shoqata " Infermiereve dhe Mamive te Shqiperise"
58.
Shoqata " Pro Mjedisit"
59.
Shoqata " Instituti Shqipetar per Riintegrimin e Emigranteve"
60.
Shoqata "Rinia Evropiane"
61.
Shoqata "Laberia"
62.
Shoqata "Polifonia Shqipetare"
63.
Shoqata e Mjekeve Infeksionist te Shqiperise
64.
Shoqata Vlada e Myzeqese
65.
Shoqata per Reabilidimin e te Semureve me SIDA
66.
Shoqata Jushi Sh
67.
Shoqata e Mjekeve te Familjes
68.
Shoqata ADAD
69.
Qendra Mediatike " Shqiperia Europiane "
70.
Shoqata Pertej Barrierave
71.
Instituti i Menaxhimit te Fermave
72.
Shoqata Bio-Adria
73.
Shoqata Blini
74.
Shoqata Grate e Reja
75.
Shoqata per Femijet ne Nevoje
76.
Klubi Social Korce
77.
Shoqata Alb – AID Kukes
78.
"Shoqata Gruaja Rome e se Nesermes"
79.
TLAS
80.
Agjencia "AJMMI"(Agjencia Joniane e Mjedisit, Medias, Inforamcionit)
81.
Shoqata "Gazetaret Profesioniste Joniane"
82.
Shoqata VIV AIDS
83.
Rrjeti Ambientalist Shqiptar
84.
Zyra Qytetare Per Mbrojtjen e Mjedisit - ZQMM
85.
Qendra e Rehabilitimit Per Te Gjithe
86.
SHMPF
87.
Shoqata Human Rights For Children
88.
Albanian Network Group
89.
Albanian Art Institute
90.
Shoqata e Sociologëve Universitarë Shqiptarë
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi