Anë të mira dhe më shumë pasoja negative
Faqja 1 e 1

Jetmir Zyberaj
FACEBOOK –
Nuk mund ta mohojmë një fakt kur flasim për përdorimin e internetit,kjo ka të bëjë me efektet anësore-negative tek përdoruesit e tij. Këtij ndikimi i është bashkangjitur tashmë tek masa e gjerë e shoqërisë edhe rrjeti i Facebook-ut. Që nga koha e themelimit të tij e deri më tani miliona individ e “vrasin” gjënë më të shtrenjtë, kohën, me biseda me shokët, neglizhim dhe lënie anash të gjërave parësore siç është leximi, me reklamimin dhe ekspozimin herë pas here të gjërave personale, me komentimin e pamasë të fotografive të shokëve, me komunikim deri në orët e vona me shokët, etj. Një mani dhe varësi e tille vjen pikërisht si rezultat i këtyre mundësive që ofron facebook dhe faktorëve të tjerë si në vijim:
- Komunikim pa asnjë limit me shokë,të afërm, në mbarë botën, krijimi i mijërave kontaktëve të reja me individ në mbarë botën, ndarja e momentëve të haresë, gëzimit, por edhe ato të dëshpërimit e vuajtjes me shokët e tyre, ndarja e mesazhe vizive, zanore me ata, në të qindin e sekondës, mundësia për debate dhe replika për tema të ndryshme, ekspozimi i pamasë i fotografive dhe komentimi i tyre,si dhe i gjërave tjera personale(shpesh intime), një arkivim i dokumenteve dhe kartelave audio-pamore, varësi për “pëlqimin” i tyre nga ana e shokëve, (me të ngjyrosuren mëny “Like”), mundësia për shkarkimin e videove (qofshin ato personale apo të huaja), informimi për më të rejat, për shumë individë ishte qenësore dhe shumë “kritik” përdorimi i tij (përmes rrjetit facebook,u bashkuan babë e bijë, të cilët nuk mund ta gjenin njëri tjetrin për 50 vite radhazi), Facebook disponon mbi 70 gjuhë të ndryshme të botës, duke e lehtësuar kështu komunikimin ndërmjet individëve, është radhitur në numrin e 20 kompanive amerikane më të besuara në lidhje me çështjet e privatësisë që ofron ai,
Faktorët e lartcekur dhe shumë të tjerë, e bëjnë individin që të “zhytet” në një mani e cila shumë lehtë krijon varësi tek individi dhe efektet negative të tij do të jenë të pa shmangshme.
Si u bë ndër rrjetet më me ndikim dhe më të popullarizuara në botë ? Çdo fenomen social ka implikime (direkt ose indirekt) në aspektet psikologjike të individit. Implikimet dhe efektet e tilla variojnë në kohë dhe në mundësinë e transmetimit direkt tek individi. Edhe rrjeti Facebook filloi ndikimin e tij në kohën kur askush nuk priste një gjë të tillë,duke filluar kështu nga një rreth i ngushtë i individëve te caktuar.
Themeluesi i tij (Mark Zuckerberg, 2004),kur është pyetur në lidhje me qëllimin e hapjes së kësaj faqeje në fillim, kishte theksuar që nuk kishte menduar asnjëherë për një popullarizim të këtij rrjeti pasiqë siç kishte cekur edhe ai, “e kishte hapur për komunikim me shokët” duke mos provuar zgjerimin e tij e aq më pak për një popullaritet siç ka arritur aktualisht. Mirëpo,si rezultat i rrethit të tij të ngushtë social,së pari i kolegëve të tij universitar, e më pas zgjerimi i tij tek të afërmit e tij ,për të kaluar tek masa e gjera ishte një e papritur. Sikurse efektet psikologjike të drogës që fillojnë nga një dozë e vogël, për të krijuar varësinë tek individit, edhe efektet e Facebook,që rrjedhimisht filluan nga ato sociale dhe shumë ngushtë, kaluan në efekte psikologjike dhe tek shume individ, krijuan shpejtë varësinë për përdorimin e tij.
Një popullarizim i tillë, i papritur, ishte çështje kohe. Filloi nga individi për të kaluar tek masa e gjerë. Kështu filluan edhe kompanitë më me renome në botë(yahoo,google,Microsoft, etj) të cilat tashmë kanë ndikim të jashtëzakonshëm dhe përkundër ndikimeve të pakta negative ,ato e kanë bërë jetën e individit sot më të lehtë,duke i ofruar mundësi për zhvillimin e potenciale të tij.
Mirëpo, të flasësh për përdoruesit e saj, për “maniaket e varur” nga teknologjia,do të thotë të flasësh për ata që përkundër të arriturave që kanë nga ky shfrytëzim i teknologjisë, nëse kalon në një masë të pakontrolluar mund të bartë edhe shume pasoja negative, duke filluar nga aspekti social, psikologjik,fizik dhe shumë të tjerë.
Në përdorimin e Internetit përfshihen të gjitha grupet sociale,por ata që ndikohen më shumë nga ai janë grupmoshat e reja,pikërisht si rezultat i personalitetit të tyre i cili është ende i paformuar plotësisht dhe shumë më i prirë për t iu ekspozuar ndikimeve të ndryshme.
Efektët social-negative,që mund të kenë implikime të mëdha,në vështirësimin e jetës së individit : Izoliminin e individit dhe shmangien nga shoqëria (Harmen dhe të tjerë,1997), dobësim të motivit social,që radhitët si ndër të parët për mbijetësën e individit dhe zhvillimin e personalitetit të tij, largimin e tij nga aktivitetet e lira, ndikim në aspektet e komunikimit social,sidomos në gjuhën e shkruar (duke mos lënë ndikimin e tij edhe tek gjuha e folur), ndikim në motivin për mësim, që sot shihet rezultati tek të rinjtë që kanë një interesim nën mesatar për lexim dhe mësim, një përdorim i tepërt i internetit e krijon stres,që llogaritet si faktori kyq i izolimit të individit pas përdorimit të kësaj teknologjie sot, tendencat për shmangien nga lidhjet farefisnore dhe me të afërmit, që mund të qojë në ngecjet për zhvillim të individit, në anën tjetër përdorimi i tepërt i internetit ka ndikime edhe në aspektin fizik tek individi si: Përdorimi i tij ndikon në aspektin e të pamit të individit dhe dobësim të aftësisë perceptuese, krijon dhimbje të mëdha të kurrizit, dhimbje në kyqët e duarve dhe të gishtrinjëve, lodhje dhe dhimbje të qafës, ndryshime në peshë etj. Është radhitur si ndër faktorët kryesor në Obezitet (OBSH,2001) etj.
Përkundër ndikimeve të shumta, aspekti më i prekur mbetët ai psikologjik i cili shpesh është i imponuar nga procedimi i tërë i informative të cilat vijnë dhe internalizohen në të mbajturit mend tek individi,si rezultat i përdorimit të internetit.Paaftësia për një organizim të informatave të inividit krijon tek ai stress dhe lodhje psikologjike , lodhje psikike, shpesh ngecje në zhvillim mendor,(si rezultat i neglizhencës së të mësuarit dhe leximit), nervoza dhe agresiviteti janë simptoma që mund të shfaqën tek individët në rast kufizimi ose shmangie nga përdorimi i tij, paaftësi për mësim,si rezultat i lodhjes psikike, ndrydhje dhe zvogëlim i aftësive kognitive dhe potencialit njohës, etj. Implikimet e tilla në rast mosparandalimi mund të e vështirësojnë jetën e individit,duke ndikuar negativisht në formimin dhe zhvillimin e personalitetit të tij.
Zhvillimi i teknologjisë informative dhe i mjeteve të komunikimit përbën njërin nga aspektet e procesit të globalizimit, i cili ka shënuar hapa të mëdhenj në avancimin e këtij procesi. Ndikimet e këtij zhvillimi po vërehen edhe tek shoqëria e jonë, e cila sot është bërë pjesë e pandashme e përdorimit të teknologjisë nga të gjitha shtresat. Në këtë kontekst edhe rrjeti social,më me ndikim, facebook, është bërë pothuajse rutinë dhe pjesë e përditshmërisë së tyre. Prej qindra e miliona përdorues,sa ka ky rrjet sot,shumë prej tyre janë edhe nga shoqëria jonë. Kur flasim për shkaqet që sot kanë quar deri tek varësia e përdorimit të tij, mund të theksojmë se janë përafërsisht të njëjta sikurse edhe në shoqëritë e tjera, të Evropës dhe botës në tërësi dhe që si të tilla kanë rezultuar pikërisht nga fryma e internetit dhe përdorimit të pakontrolluar të tij. Mirëpo, për të veçuar te shoqëria jonë,faktori ekonomik mund të rangohet si i pari në listën e shumë faktorëve të tjerë. Është për t’u specifikuar sepse nëse marrim dhe i krahasojmë përdorimin e tij ndër individ brenda vendit dhe me individët në shoqëritë ku ky faktor është më i zhvilluar,mund të themi që e kanë të limituar kohën dhe si rezultat i saj edhe kontrolli i përdorimit të internetit shpesh iu imponohet dhe si i tillë është më i lartë.
(Autori është student i psikologjisë).

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Sa më shumë kohë që do të kalojë, aq më shumë do të rritet e lartësohet gjeniu i kombit Dr. Ibrahim Rugova
» Sa më shumë digjen pyjet, aq më shumë lulëzon biznesi i qymyrit
» Fadil Demaku: Sa më shumë e njoh Fatmirin aq më shumë e dua Hashimin
» Pushimi me pasoja i Kuvendit
» Nënshkruhet protokolli EULEX-Serbi

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi