Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hilmi Saraçi: Aziz Zhilivoda luftëtar dhe udhëheqës i shquar për Shqipërinë etnike (1912 – 1994) (V)

Shko poshtë

Hilmi Saraçi: Aziz Zhilivoda luftëtar dhe udhëheqës i shquar për Shqipërinë etnike (1912 – 1994) (V) Empty Hilmi Saraçi: Aziz Zhilivoda luftëtar dhe udhëheqës i shquar për Shqipërinë etnike (1912 – 1994) (V)

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 01, 2011 2:57 am



Hilmi Saraçi: Aziz Zhilivoda luftëtar dhe udhëheqës i shquar për Shqipërinë etnike (1912 – 1994) (V) U1_HilmiSaraci

Aziz Zhilivoda luftëtar dhe udhëheqës i shquar për Shqipërinë etnike (1912 – 1994)
(V)

(Monografi)

Nga Prof. Hilmi Saraçi

Qendrimi dhe lufta heroike e Aziz Zhilivodës në bunkerin e Likoshanit

Gjahtari kishte qenë nga Likoshani, një spiun i njohur i fshatit i cili kur kishte hetuar Azizin dhe shokun e tij, në vend që t’u ndihmojë, kishte paralajmëruar, duke shkrepur disa fyshekë në ajër dhe kështu ishte zbuluar bunkeri

Në bunkerin e ndërtuar në Likoshan Aziz Zhilivoda, qendronte se bashku me Tahir Kastratin nga Obrangja (Podujevë), me 12 mars 1948. Në këtë bunker u dergonte ushqimin si zakonisht Bajram e Selim Zuka. Një ditë deri sa qendronin në bunker papritmas ishin diktua (zbulua) nga një zagar i gjuetarit që kishte dalë për gjah. Gjahtari ishte frigua shumë kur kishte parë Azizin dhe Tahirin . Pas kërcënimeve që i kishin bërë këtij gjahtari që mos të tregojë se ka parë diçka kendej , e kishin lëshuar që të shkojë. Mirëpo gjahtari i ri nuk e kishte mbajtur fjalën, por drejt kishte shkua në stacionin e policisë, në Skënderaj dhe kishte lajmërua rastin. Si pas Azem Hajdinit në librin e tij “ Shaban Polluzha…” ky gjahtar kishte qenë H. Zh. nga Likoshani, një spiun i njohur i fshatit i cili kur kishte Hilmi Saraçi: Aziz Zhilivoda luftëtar dhe udhëheqës i shquar për Shqipërinë etnike (1912 – 1994) (V) U1_AzizZhilivodahetua Azizin dhe shokun e tij, në vend që t’u ndihmojë, kishte paralajmërua duke shprazur disa fyshek në ajër dhe kështu ishte zbulua bunkeri.Policia komuniste serbe menjëherë e kishin rrethua bunkerin dhe kështu gjatë shkëmbimit të zjarrit ishte vrarë shoku i Azizit, Tahir Qela”…Mirëpo sipas Xhemail Breznicës, nipit të Aziz Zhilivodës që i kishtë shpiegua daja (Azizi) gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, pasi pushka e bashkëluftëtarit të tij Tahirit, kishte qenë në defekt, ju kishte lutur Azizit që të dorëzohet, pasi që nuk ka me çka të luftojë. Azizi nuk e kishte pëlqyer dorëzimin, por megjithatë e kishte “lejua”… Mirëpo po sa afrohet për tu dorëzua, dikush nga grupi policor komunist e kishte qëllua dhe e kishte vrarë… Azizi i kishte tregua nipit, Xhemailit se djali i Tahirit që punonte në shtetet përëndimorë kishte ardhur për vizitë në Shqipëri e kishte vizitua Aziz Zhilivodën. Ai kishte pasur njohtime se gjatë luftës në bunkerin në Likoshan kishte kundërshtua dorëzimin e Tahirit, prandaj para se të dorëzohej Tahiri , Azizi nga bunkeri e kishte vrarë. Djali i Tahirit nuk kishte pasur hidhërim edhe nese Azizi do t’i kishte vrarë baban sepse po të dorëzohej i gjallë do të kishte pasur mundime të mëdha dhe pasoja të tjera për çështjen e luftës dhe të ndihmës në këtë përiudhë kohore. Kështu me Azizin kishin biseduar gjërë e gjatë dhe ishin ndarë si miq, për t’i dhënë Azizit edhe një shumë parash (300 DM)… Azizi pas një lufte të ashpër ia kishte dal që të shpërthejë rrethimin pasi kishte ra terri i natës. Në këtë luftë që kishte zgjatur deri në orët e vona të natës, forcat e armikut paten të vrarë: ” një oficer, dy ushtarë, një polic dhe një vullnetar shqiptarë.” Azizi pastaj kishte marrë drejtimin kah fshati i tij Zhilivodë, për të arritur në fshatin Grabovc ku strehohet të një atdhetar, e pastaj të një njohës i tij , siq tregon Faiku, djali i Azizit, ai ishte Ramadan Dobra, djal i nipit tonë. Gjatë kësaj periudhe, Aziz Zhilivoda ishte strehua edhe të Sinan Salihu nga Qirezi, Kajtaz Koca nga Polaci, Murat Nika nga Gllanasella, Fazli Brahimi nga Dobrashevci. Kishte edhe shumë të tjerë që kishin ndihmuar dhe kishin mbajtur Azizin. Ai kishte përmendur edhe Ferat Strofcin, një gjahtar i njohur në këtë anë dhe luftëtar i spikatur për çlirimin kundër armikut. Ferati saherë dilte në gjueti mbushte çantën me ushqim dhe në Qyqavicë takohej me Azizin, i dorëzonte ushqimin dhe e informonte për rrjedhat e luftës në teren. Më herët edhe Ferati kishte qenë luftëtar në radhet e luftëtarëve të Shaban Polluzhës dhe ishte dalluar si luftar dhe trim.

Miftar Osmani ( Bekteshi ) njëri ndër jatakët më të njohur të Aziz Zhilivodës

Kur Azizi me Sherifin dhe Sytki hoxhën kishin ardhur në Jugosllavi (Kosovë), ishin kthyer përseri të Miftar Osmani ng Dumnica e Poshtme. Ai me zemërgjerësi i kishte pranuar. Në bisedën që kishin zhvilluar, Miftari i kishte pyetur se me cilin shtet është Shqipëria? –Ata i kishin thenë se është me Rusinë… A me magjup paska bashëpunim dhe mbështetje Shqipëria(?!)-Miftari u kishte thenë. Kështu kishin shkëmbyer disa mendime për sistemin totalitar dhe birokratik të Enver Hoxhës që Azizi , Sherifi dhe Sytkiu nuk kishin dashur të bisedohet.

Hilmi Saraçi: Aziz Zhilivoda luftëtar dhe udhëheqës i shquar për Shqipërinë etnike (1912 – 1994) (V) U1_1
DY vëllezerit Bajram dhe Selim Zuka(Likoshani)
Ndër jatakët e njohur të Azizit, ishte edhe Miftar Osmani nga Dumnica e Poshtme (Vushtrri) i cili e kishte mbajtur Azizin, jo vetëm gjatë vitit 1946-1947, por edhe shumë vitë të tjera -tregon z. Xhemail Breznica që i kishte shpieguar Azizi në Shqipëri kur e kishte vizitua. Azizi në këtë rast e kishte lavdua shumë qëndërimin dhe burrërinë e Miftarit i cili për çudi kurrë nuk ishte diktua, sepse OZN-ës nuk i kishte shkua mëndja se Miftari që nuk ishte i dalluar në këtë kohë, do ta mbante Azizin. Kur Azizi me Sherifin dhe Sytkin kishin ardhë në Jugosllavi (Kosovë), ishin kthye të Miftar Osmani (Bekteshi). Ai me zemergjerësi i kishte pranua përseri. Në bisedën që kishin zhvillua, Miftari i kishte pyetur se me cilin shtet është Shqipëria.Ata i kishin thanë se me Rusin… Miftari u kishte thenë : A me magjup paska bashkëpunim dhe mbështetje Shqipëria(?!) dhe kështu kishin shkëmbyer disa mendime për sistemin totalitar dhe birokratik të Enver Hoxhës që Azizi, Sherifi dhe Sytkiu nuk kishin dashur të bisedohet për këto… Një ditë Miftari me porosinë e Azizit kishte shkua në Breznicë të thëndërri i Azizit, Ajet Breznica dhe i kishte tregua se Azizi gjendet i strehuar në shtepinë e tij. Ai e kishte porositur që t’i sigurojë “lapçinë” për të mbathur, se këmbët i kishte të ajura nga të ftohtit dhe të përgjakura nga ecja. Kishte kërkua edhe diçka për të veshur. Dhëndërri i Azizit, Ajeti në fillim nuk kishte besuar, prandaj ishte sjellur keq me Miftarin. I kishte thenë se OZN-a të ka dërgua, për të marrë informata rreth qëndërimit të Azizit dhe kështu nuk kishte dashur të përzihet në këto punë të rrezikshme, me ndërmjetsimin e Miftar Osmanit. Me të degjuar se thëndërri nuk e kishte përfillur dhe nuk e kishte marrë për të vertet porosinë e tij, një natë, para mengjesit kishte shkua në Breznicë dhe e kishte thirr dhëndërrin. Njëherë kishte mëndua që të marrë masa, mirëpo pas një çortimi dhe kërcënimi, Ajeti ishte arsyetua, prandaj ishin marr vesh dhe kishte sigurua “llapçinët” dhe një setër për dimer, pastaj kishte shkuar në drejtim të panjohur. Kur vinin nga Shqipëria Azizi me Sherifin aparatin e radio lidhjeve e lenin të Miftari dhe kurr nuk kishin dyshuar se do të ndodhë diçka, sepse ai ishte në duar të sigurta. Aparati për radio lidhje ishte me rendësi të vaçantë në këto raste.

Aziz Zhilivoda i kishte dhënë pistoletën në shënjë respekti dhe kujtimi ndaj Miftar Osmanit (Bekteshit)

Miftar Osmanit (Bektashit) i kemi shumë borq, sepse ai ishte njëri ndër më të njohurit për strehimin tonë gjatë luftës kundër forcave komunistë serbe-kishte thënë Azizi.

Djali i vetëm i Miftarit, Ismail Bekteshi, tregon shumë ngjarje të rendësishme për Azizin dhe Sherifin gjatë qendërimit dhe strehimit në shtëpinë e tyre. Baba kishte një respekt të vaçantë ndaj tyre, prandaj si i vogël me kujtohet kur u dërgonte bukën në bunkerin e ndërtuar nën koshin e misrit-tregon Ismaili dhe shton se kur me takonte rastësisht Azizi, me kapte për dore, me ledhatonte faqet dhe me bante në shpinë. Pastaj Ismaili tregon se deri vonë kishte mbetur aparati për radio lidhje i Aziz Zhilivodës. Nga bunkeri i ndërtuar , ata merreshin vesh dhe përcillëshin ngjarjet që zhvilloheshin në teren. Kur ishin ndarë më vonë, babait, Azizi i kishte dhënë pistoletën si kujtim dhe respekt që kishte pasur ndaj tij-thotë Imaili. Aziz Zhilivoda në Shqipëri, në vitin 1992 i kishte treguar nipit, Xhemailit se Miftar Osmanit (Bekteshit ) i kemi shumë borq, sepse ai ishte njëri ndër më të njohurit për strehimin tonë gjatë qëndërimit në mal. Ai ishte një trim i madh që nuk frigohej që “ta hudhë veten në bahe” për njerëzit që luftojnë kundër pushtuesit serbo komunist-kishte thenë Aziz Zhilivoda. Ndersa bashkëfshatari i tij nga Dumnica e Poshtme, prof. Ferid Dibrani tregon se Miftari ishte trim i madh. Ai nuk dinte ç’është frika. Çdo gjë që kishte për ta thënë e thonte haptazi dhe me fjalë të argumentuara, çortonte njerëzit që ishin inkuadrua dhe zhvillonin aktivitetin e tyre në pushtetin komunist. Ai thoshte:” Do ta shihni një ditë se nuk jeni në rrugë të drejtë”. Miftari ishte një personalitet i rrall, me qendërim burrëror, humanist dhe sakrifikues për idealët kombëtare-thotë Ferid Dibrani… Pasi Bejtë Gubetini nga Breznica e kishte shtepinë larg fshatit, në mal, Azizi gjithashtu kishte qëndërua një kohë dhe ishte strehua sa herë e kishte qitur rruga dhe kurr nuk kishte dyshua se Bejta do ta zbulojë dhe do ta tradhtojë. Në shtëpinë e Bejtës shkonte si në shtëpin e vet dhe kurkush nga familja nuk frigohej për ardhjen e tij, përkundrazi e respektonin dhe e ndihmonin gjithmonë- kishte thënë Azizi…

Hilmi Saraçi: Aziz Zhilivoda luftëtar dhe udhëheqës i shquar për Shqipërinë etnike (1912 – 1994) (V) U1_2
Miftar Osmani (bekteshi) njëri ndër jatakët e Aziz Zhilivodës
Sherif Igrishten , pas maltretimeve, kishin menduar që ta mbysin natën në Shtëpinë e Popit, në Vushtrri

Në kohën e pushtetit gjerman, Sherif Igrishta ishte marr me shitjen e duhanit, ilegalisht dhe gjatë kësaj periudhe ishte njohtua me Qazim Bajgorën të cilin e kishte ndihmuar në një rast. Tani në këtë kohë të pushtetit komunist,Qazim Bajgora ishte një personalitet i njohur komunist, prandaj Igrishta ishte kujtuar që të mbështetet në Qazim Bajgorën, për ta shpëtuar nga pushkatimi. Kur e kishte parë Qazim Bajgora, Igrishtën, kishte ndërhyrë dhe e kishte shpëtuar.

Aziz Zhilivoda një kohë kishte qendrua bashk me Sherif Terstenën në shtepinë e Sherif Igrishtës nga Dumnica e Epërme (Vushtrri) i cili ishte mik i Sherif Terstenës. Kohë më parë Azizi dhe Sherifi kishin pasur disa mosmarrveshtje ideologjike, sepse Sherifi e nderonte dhe e rrespektonte sistemin e Enver Hoxhes dhe nuk dëshironte që të flitet keq, siq tregon Xhemail Breznica për këto çështje Sherifi ishte prishur edhe me vëllaun Hamitin. Këtë e thotë edhe vet Hamiti i cili për këtë arsye shumë kohë nuk kishtë folur më vëllaun. Prandaj, Igrishta kishte nderhyrë dhe kishte arritur që t’i pajtojë… Për strehimin e tyre kishte dyshua OZN-a, prandaj shumë herë e kishin rrahur, maltretuar dhe burgosur Igrishtën, por Igrishta përkundër maltretimeve, mundimeve dhe borgosjeve të shpeshta, kurrë nuk ishte dorëzua, përkundrazi kishte qendërua si burrat dhe kurrë nuk kishte tregua për vendstrehimin e tyre. Djali i Sherif Igrishtes, Rexhepi (70 vjeçar) tregon për këtë kohë të vështirë dhe i kujtohet mirë, kur për veç babas që kishtë pasur turtura të mëdha, kishin pasur edhe krejt familja. Partizanët komunist serbë para mengjesit vinin dhe e rrethonin shtëpinë tonë. Hynin brenda, kontrollonin çdo vend dhe qoshe në oborr dhe brenda në shtëpi. Ishte dimer i madh, me borë dhe ngrica të mëdha, kur na zgjonin prej gjumit me kontrollimet dhe sjelljet e ashpra të tyre. Ne fëmijt e vegjel frigoheshim shumë dhe çanim pa pushua kur para syve tanë e rrihnin baban dhe ashtu të lidhur e dërgonin në stacionin e policisë në Prilluzhë dhe në Vushtrri në shtepinë e Popit, ku OZN-a kishte zyrat famkeqe të tij. Njëherë Sherif Igrishten e kishin lidhur dhe ashtu të lidhur e kishin dërgua në Vushtrri ,në OZN-e, për ta maltretuar dhe për ta munduar e pastaj kishin mënduar që ta mbysin, duke e torturuar si shumë shqiptarë të tjerë, natën kur shqiptarët i nxirnin dhe i mbytëshin mizorisht. Mirëpo dikur në kohen e pushtetit gjerman, Igrishta ishte marr me shitjen e duhanit ilegalisht dhe gjatë kësaj periudhe ishte njohtua me Qazim Bajgoren të cilin e kishte ndihmuar në një rast. Tani në këte kohë Qazim Bajgora ishte një personalitet i njohur komunist, prandaj Igrishta ishte kujtua që të mbeshtetet në Qazim Bajgorën për të shpëtuar nga pushkatimi. Kur e kishte parë, Qazim Bajgara, Igrishtën, kishte ndërhyrë dhe e kishte shpëtuar - rrëfen Rexhepi, djali i Sherif Igrishtës…

Rrethimi në shtepin e dhëndërrit të tij, Ajet Breznica

Azizi vetëm në një drejtim kishte mundësi për të shpëtuar nga rrethimi, prandaj kishte menduar si të dalë. Më parë kishte pyetur Ajetin: çka të bëjnë dhe si të veprojnë në këtë situate të vështirë të rrethimit? Ajeti ishte përgjegjur: kalle mik, nese kërkon nevoja se mua me ke pas dhe kursesi s’bënë që të dorëzohesh. Azizi nuk kishte pasur mendjen e dorëzimit, por vetëm e kishte provuar dhëndërrin, prandaj e kishte rrahur krahve për qënderimin e tij burrëror.

Hilmi Saraçi: Aziz Zhilivoda luftëtar dhe udhëheqës i shquar për Shqipërinë etnike (1912 – 1994) (V) U1_3
Sherif Igrishta
Gjatë vitit 1945/46 Aziz Zhilivoda shumë herë kishte qendërua të dhëndërri i tij në Breznicë, Ajet Breznica. Një ditë Azizi kishte ardh të lisat e fshatit me dy shokë dhe me kusheririn Ramadanin.. Në afërsi të lisave zhdirgjeshin disa bullica, Azizi kishte hyrë në mesin e tyre për të mos u diktua dhe kishte mësye që të shkojë të motra dhe dhëndërri i tij, Ajeti. Pasi kishte konstatua se nuk ka kurgju, i kishte thirr dy shokët dhe Ramadanin që edhe ata të vinë në shtëpin e dhëndrrit të tij, Ajetit.Kishin qënderua deri afër mengjesit. Ramadani dhe dy shokët tjerë kishin shkua, ndersa Azizi kishte bujtur. Kishte thenë: shkoni ju se unë po rri sonte me motrën sepse ishte mërzitur për ta parë. Mirëpo para se të agonte, forcat ushtarake komuniste kishin diktua ardhjen e tyre ( i kishte lajmërua një shpiun i fshatit se në shtëpin e Ajet Breznicës gjendet Aziz Zhilivoda ), prandaj e kishin rrethua shtepin dhe fshatin në të katër anët. Shtabin komandues forcat ushtarake komuniste e kishin caktua në shtepinë e Bel Breznicës. Në fund të oborrit e kishin kurdisur mitrolezin. Atëherë Xhemaili ishte i ri, por e mban mend mirë këtë ngjarje, këtë rrethim të shtëpisë së tij dhe dajes së tij Azizit, kur në ato çaste e kishite urdhërua daja Aziz që të dalë dhe të shikojë si qëndëron situata dhe ku gjenden ushtarët partizanë. Pastaj Ajeti kishte dalur kinse për të marrë kashtë për ushqimin e kafshëve, ndersa me vehte, nën pallten e gjatë kishte përgatitur pushken për ta vrarë ushtarin që mbante të gatshëm mitrolezin në afërsi të shtëpisë së tyre. Azizi vetëm në një drejtim kishte shansë dhe mundësi për të shpërthyer rrethimin, prandaj kishte mendua si të dalë në këtë drejtim.Më parë e kishte pytur Ajetin: Çka të bëjnë dhe si të veprojnë në këtë situate të rrethimit. Ajeti ishte përgjegjur:” Kalle mik, nese kërkon nevoja se mua me ke pas dhe kursesi nuk bën që të dorëzohesh”. Azizi nuk e kishte pasur mendjen e dorëzimit, por vetem e kishte provua dhëndërrin, prandaj e kishte rrahur krahve për qendërimin e tij… Kur roja ushtarake komuniste ishte kthyer në anën e kundërt për të shikua lëvizjet, Azizi në ato momente kishte shfrytëzua rastin dhe kishte këcya gardhin dhe kishte dalur në malin e afërt pa u diktua. Mirëpo në rast se nuk do të kishte mundësi të shpërthejë rrethimin më parë kishte vendosur njëherë të hy në shtëpinë e mixhës Bel, ku qëndronte shtabi partizan, t’i vras, pa kursye edhe Belin, nese kishte për të qëllua rastësisht në odë, por kjo nuk kishte ndodhur fatmirësisht- tregon Xhemail Breznica që kishte qenë në ato çaste dhe e kishte përcjellur këtë ngjarje… Aksionët e ndërmarra të Aziz Zhilivodës kishin pasur efekt dhe sukses, sepse pas kësaj njerëzit kishin kuptuar se nuk guxojnë të bashkëpunojnë me pushtetin komunist dhe të zbulojnë vendqendërimin e Azizit dhe të ballistëve të tjerë…

Hamit Asllani “Xheki” përgatit terenin për aratisje në Shqipëri

Shkëputja e marrëdhënjëve në mes të Shqipërisë dhe Jugosllavisë, pas paraqitjes se Inforbyrosë, Aziz Zhilivodës i krijuan mundësi që të kalojë kufirin bashk me Sherif Tërstenën, me 15 gusht 1949. Tre muaj më parë ( maj 1949), kishin përgatitur terenin dhe kishin dërguar vëllaun e Sherifit, Hamitin në Shqipëri që të kontaktojë më udhëheqësit shqiptarë për kalimin e kufirit në Shqipëri dhe për ta marrë shtetsinë shqiptare…

Hilmi Saraçi: Aziz Zhilivoda luftëtar dhe udhëheqës i shquar për Shqipërinë etnike (1912 – 1994) (V) U1_4
Sherif Tërstena
Deri në vitin 1948 mardhënjët Shqipëri Jugosllavi ishin të mira. Por me paraçitjen e Byros Infornative (1948), këto marrëdhënje ishin shkëputur. Deri në këtë kohë Azizi nuk kishte tentua që të kalojë kufirin sepse do ta këthenin Sigurimi Shtetror i Shqipërisë që bashkëpunonte ngusht dhe ishte i lidhur me OZN-en e Jugosllavisë. Shkëputja e këtyre marrëdhënjëve, Aziz Zhilivodës i krijuan mundësi që të kalojë kufirin bashk me Sherif Tërstenen me 15 gusht 1949. Tre muaj më parë kishin përgatitur terenin dhe kishin dergua vëllaun e Sherifit, Hamitin në Shqipëri në maj të vitit 1949 që të kontaktojë me udhëheqësit shqiptarë për kalimin e kufirit në Shqipëri dhe ta marrin shtetsinë shqiptare. Siq tregon Hamiti, të cilin me datën 9 maj 2005 bashk me Xhemail Breznicën dhe djalin tim Flamurin që e vozite makinën shkuam për ta vizituar Hamitin , vëllaun e Sherif Tërstenës i cili për çdo vjet vjen në Kosovë, në vendlindjen e tij në Tërstenë dhe në këtë ambijent të pastër të vendlindjes së tij e kalon stinën e verës, bashkë me të shoqën Hajrinë, të shtyer në moshë të sëmurë nga pleqëria, nën përkujdesjen e kusherirve të tij që jetojnë në Tërstenë, ndersa kur vie dimri përsëri kthehet në Shqipëri, në Elbasan, ku ka shtëpin dhe familjen më të gjerë (dy djem të martuar me fëmijë) dhe shtetësinë shqiptare. Mirëpo malli dhe dashuria për vendlindjen nuk e lenin të qetë kurrë, prandaj për çdo vit vie dhe ushqehet me ambijentin dhe bukurit e vendlindjes së tij, Tërstenës-thotë Hamiti. Ai na priti përzemersisht, por gjatë shpiegimit shihej në fytyrën e tij një trazim shpirtëror dhe dhembje për vendlindjen e braktisur dikur me dhunë, vuajtjet dhe peripetit që kishte pasur në kohën kur Aziz Zhilivoda dhe Sherif Tërstena ishin në mal dhe luftonin kundër pushtuesit komunist. Për këtë shkak disa herë e kishin rrahur, maltretua dhe e kishin burgosur, prandaj tregon kishte mendua të ik për Shqipëri… Hamiti është njëri ndër më të merituarit, sa i përket përkrahjes dhe ndihmes që kishte dhënë për kalimin e Aziz Zhilivodës dhe Sherif Tërstenës në Shqipëri. Pas një përgatitje, deri në kufirin shqiptarë kishin shkuar të tre (Azizi , Sherifi dhe Hamiti). Mirëpo Azizi dhe Sherifi e kishin përcjell Hamitin dhe ishin kthyer përseri në Kosovë, në mal, ku luftonin kundër pushtuesit. Në Shqipëri menjëherë Sigurimi Shtetror Shqiptar e kishte marrë në pytje Hamitin dhe pas disa shpiegimeve, i kishin vu prangat në duar. Kur kishte pyetur Hamiti , pse po i vejnë prangat në duar? Ata ishin përgjegjur: “vëllau yt, Sherifi dhe Azizi kanë vrarë serbë”. Hamiti ishte përgjegjur: “unë kam dalur të vëllëzërit e mi, nese ju jeni vëllëzer të serbëve, unë i meritoj prangat në duar”... Pas kësaj thotë Hamiti m’i hoqën prangat prej duarve dhe me dërguan në burgun e Tiranës ku me denuan dy muaj burg. Gjatë qëndrimit në burg, pjesëtarët e sigurimi shqiptar për çdo ditë e kishin marr në pytje. Ata më vonë, përveç të tjerave e kishin pyetur për Azizin dhe Sherifin më detajisht dhe kishin kërkua që ata më parë, të pranojnë bashkëpunimin me organët e sigurimit shqiptar e pastaj mund të vijnë në Shqipëri.” Ty do të lejojmë që të shkosh përseri në Kosovë për t’i sjellur në Shqipëri”- i kishin thenë. Kështu pasi Hamiti kishte pranuar, Sigurimi Shtetror Shqiptar e kishte përgatitur Sytki Hoxhën që në atë kohë ishte, gjithashtu punëtor i Sigurimit Shtetror Shqiptar. Sytkiu më herët kishte ikur nga Kosova në Shqipëri, në kohën e Byrosë Informative. Ai kishte qenë shef i UDB-es në Mitrovicë –dega në Vushtrri dhe si inforbirist ishte detyrua që të ikë në Shqipëri. Kështu në vitin 1949 Sytki Hoxha se bashku me tre të tjerë dhe me Hamitin kishin dalur në Kosovë. Dy të tjerët ishin ndarë nga grupi, për të mbetur vetëm Sytkiu me Hamitin për të kontaktua me Azizin dhe Sherifin. Shpejt ishin takua, pasi që Hamiti e dinte ku mund të gjenden ata, prandaj kur ishin takua dhe kishin bisedua për mundësinë e ikjes në Shqipëri, Hamiti pa prezencën e Sytkiut i kishte sygjerua në fillim që të ikin për Greqi, sepse jeta në Shqipëri ishte e padurueshme dhe shumë e vështirë. Mirëpo Azizi dhe Sherifi nuk kishin pasur qëndrime të njëjta sa i përket këtij propozimi, sepse po të kuptonte Sytkiu këto mëndime, më vonë do të rridhnin probleme për iniciativen për të dalur jasht kufirit të Kosovës. Kështu më në fund ishin marr vesh që të dalin në Shqipëri- tregon Hamiti. Në Shqipëri kishin rrjedhur disa informata se në Kosovë Aziz Zhilivoda dhe Hamit Asllani e kanë vrarë Sytki Hoxhën, mirëpo në atë kohë ishte vrarë Skënder Presheva që kishte dalë me një grup tjetër në Jugosllavi (Kosovë), prandaj kjo kishte qenë një dezinformatë…

Hilmi Saraçi: Aziz Zhilivoda luftëtar dhe udhëheqës i shquar për Shqipërinë etnike (1912 – 1994) (V) U1_5
Aziz Zhilivoda
Përgatitja e Aziz Zhilivodës për divërzant në Jugosllavi (Kosovë)

Aziz Zhilivoda para se të shkonte në Shqipëri kishte pyetur më parë: A do ta lejojnë që ta mbante armën? Kështu në fillim kishte pasur besim të madh dhe i vetmi në atë kohë nga emigrantët shqiptarë kishte të drejtën e mbajtjes së armës…

Tashti pasi kishin dalur në Shqipëri, organet e sigurimit i kishin pritur mirë dhe nuk i kishin çarmatosur, përkundrazi u kishin lejuar armet që t’i mbajnë me veti. Në fillim i kishin dërgua: Hamitin në Kukës , ndërsa Azizin dhe Sherifin në Durrës. Më vonë, pas dy muajve Hamiti kishte shkua në Durrës. Në Durrës sëbashku me Azizin dhe Sherifin kishte qenë edhe Ajet Haxhiu- tregon Hamiti, për të shtuar se pastaj gjatë përgatitjeve për një bashkëpunim sa më të mirë me Sigurimin Shqiptarë dhe për të dalur në Jugosllavi si divërzant, kishin shkua edhe nëpër qytete të tjera si në Vlorë, ku nga Vlora, pas një përgatitje, për herë të parë kishin dalur si divërzant Azizi, Sherifi dhe Ajet Haxhiu, në Jugosllavi (kosovë). Mirëpo më vonë, Hamiti i paknaqur nga sundimi totalitar birokratik në Shqipëri, kishte vëndosur që të kthehet përseri në Kosovë pa u konsultuar me askënd. Këtë e kishte bërë për arsye se malli për vendlindjen dhe për Kosovën e kishin trazuar në shpirt dhe në zemër. Kështu një ditë i kishte marr tre djemt, më parë i kishte thënë gruas, Hajrisë se po shkon me djemt në plazhë dhe se do të kthehet dikur dhe kishte mësyer kufirin shqiptaro- jugosllav. Në kufi e kishin zbulua, e kishin kapur dhe e kishin kthyer pasi në ato momente binte një breshër i madh. Hamiti për t’i shpëtuar djemt nga breshëri kishte hy në karaudhë të kufitarët të cilët pas sqarimeve e kishin kuptua qellimin e tij. Pastaj e kishin denuar pesë vjet burg (1970- 1975). Aziz Zhilivoda ishte përpjekur për ta lirua. Siq thotë Hamiti i kishte zbutur denimin pasi që në këtë përiudhë Azizi gëzontë një besim të madh në pushtetin komunist shqiptar. Mirëpo më vonë një gjakovar e kishte paditur Azizin se gjoja ai e kishte ditur rastin e ikjes së Hamitit. Kështu Hamitin e kishin mundua dhe e kishin torturuar për ta kapur Azizin se ai e ka mësuar dhe e ka ditur se Hamiti do të dalë në Jugosllavi (Kosovë). Mirëpo Hamiti kurqysh nuk kishte pranuar një përpjekje të tillë… Edhe Sytki Hoxha më vonë ishte përpjekur të ikë nga Shqipëria, por ishte zënë dhe ishte denuar për këtë përpjekje me 7 vjet burg…
Në kohën kur Bashkimi Sovjetik kishte prishur marrëdhënjet me Jugosllavinë, si duket gjatë kësaj periudhe Stalini kishte premtuar se do të angazhohet për këthimin e Kosovës Shqipërisë dhe në këtë mënyrë udhëheqja shqiptare mendonte ta përmirësojë gabimin e bërë në vitin 1946, kur Kosova kishte mbetur nën kufinjët e Jugosllavisë së Titos.
Aziz Zhilivoda para se të shkonte në Shqipëri kishte pytur më parë: A do ta lejojnë që ta mbajë armen? Kështu në fillim kishte pasur besim të madh dhe i vetmi në atë kohë nga emigrantët shqiptarë, kishte të drejten e mbajtjes së armes. Kishte një autoritet të veçantë, prandaj kishte mundësi që t’i zgjedhë disa çështje të parashtruara nga emigrantët shqiptarë nga Kosova. Gjatë qendrimit dhe veprimtarisë së tij në Shqipëri, UDB-a Jugosllave ishte e interesuar gjithmonë për ta likuidua Aziz Zhilivoden, prandaj nëpër mes njerëzve të vet të paguar ishte përpjekur që ta vrasë, me atentate të përgatitura, mirëpo nuk kishte pasur kurrë
sukses, sepse Azizi gjithmonë ishte i armatosur dhe shumë i kujdesshëm ndaj tradhtarëve që kishte pagua UDB-a. Megjithatë Aziz Zhilivoda fillon të jetojë e të veprojë duke vazhdua përseri veprimtarinë e tij patriotike, për çlirimin e Kosovës nga pushtuesi, për një Shqipëri etnike. Ishte inkuadrua në rrjedhat e angazhimit dhe detyrave të parashtruara nga pushteti komunist shqiptarë. Kështu në fillim disa vite me radhë ishte i angazhuar që të dalë përseri në Jugosllavi, në rrolin e divërzantit dhe të përcjellë situaten dhe gjendjen e sistemit komunist Jugosllav bashk me Ajet Haxhiun , Sherif Tërstenën e të tjerë. Qellimi i tyre ishte që në Kosovë të ndikojnë në popull dhe të nxisin paknaqësinë ndaj okupatorit sllavo komunist, prandaj pushteti aktual shqiptar i kishte përcaktuar disa grupe dhe individ që të dalin në cilësinë e divërzantit dhe kështu të ndikojnë për një kryengritje të shqiptarëve të Kosovës, sepse sipas sygjerimeve dhe përcaktimeve që kishin marrë nga pushteti aktual shqiptar me anën e kësaj forme mund të realizohet çlirimi i Kosovës dhe bashkimi me Shqipërinë. Gjatë këtyre lëvizjeve të pazakonta, të vështira dhe të rrezikshme, Aziz Zhilivoda kishte krye me sukses detyrat e Sigurimit Shtetror shqiptarë dhe me një trimëri të veçantë kishte kryer disa aksione, për t’u këthyer përseri në Shqipëri “pa një therë në këmbë”. Megjithatë në histografinë e sotme shumë gjera kanë mbetur të paqarta nga kjo periudhë (1949-1955). Ky brez i luftëtarëve të Kosovës siq ishte Aziz Zhilivoda ishin aratisur në shtetin amë, në Shqipëri me plot vullnet dhe dashuri me qellim që të organizohet dhe të vazhdojë lufta për çlirimin e Kosovës. Në këtë drejtim udhëheqja aktuale shqiptare ishte angazhuar dhe kishte premtuar se me anën e këtyre metodave divërzante do të realizohen qellimet për ndërhyrje të Bashkësisë Ndërkombëtare. Aziz Zhilivoda gjithmonë ishte i gatshëm që të luftojë dhe të sakrifikojë për çlirimin e Kosovës, për Shqipërinë etnike…

Hilmi Saraçi: Aziz Zhilivoda luftëtar dhe udhëheqës i shquar për Shqipërinë etnike (1912 – 1994) (V) U1_6
Ajet Haxhiu
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi