Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hajdin Sahiti - luftëtar e udhëheqës i forcave vullnetare për Shqipërinë Etnike

Shko poshtë

Hajdin Sahiti - luftëtar e udhëheqës i forcave vullnetare për Shqipërinë Etnike Empty Hajdin Sahiti - luftëtar e udhëheqës i forcave vullnetare për Shqipërinë Etnike

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 25, 2009 12:04 pm

Hajdin Sahiti - luftëtar e udhëheqës i forcave vullnetare për Shqipërinë Etnike U1_300px-Ethnic_albaniaHAJDIN SAHITI - LUFTËTAR E UDHËHEQËS I FORCAVE VULLNETARE PËR SHQIPËRINË ETNIKE (1889-1952)
Nga Selman ETEMI
Lugu i Leshanit (që përfshinë teritor gjeografik prej fshatit Grabanicë, komuna e Klinës, e deri në afërsi të Pejës), ishte dhe mbeti qerdhe që rriti shumë trima e burra atdhetarë, e, që luftuan e u sakrifikuan për Vatan e Komb të vet shqiptar.
Në radhën e atyre burrave të shquar për mençuri, trimëri, drejtësi dhe sakrificë ishte edhe Hajdin Sahiti, nga Jabllanica e Leshanit. Ai u rrit dhe u edukua në një familje me tradita humanizmi dhe atdhedashurie. Në këtë pjesë të Dukagjinit pati shumë familje të shquara për bujari, trimëri dhe besë. Këto, ishin baza fillestare por dhe edukuese për brezat në vijim, në frymën e nacionalizmës kombëtare. Nga këto buroi atdhedushuria dhe besëlidhja për ta dashur dhe mbrojtur atdheun. Ndër të parat e këtyre familjeve ishte edhe ajo që lindi, rriti dhe krijoi nacionalist të përbetuar në të mirë të Kombit të vet edhe Hajdin Sahitin. Pati fatin dhe u lind në një Familje që Kombit i mbeti çdoherë përkrah dhe pararojë. U lind në vitin e përbashkët (1889) me lindjen e trimit dhe heroit kombëtar Azem Bejta. U linden në të njëjtin vit, luftuanë për të njëjtin ideal e qëllim dhe mbetën të përbashkët në po të njejt!

Hajdini, që nga mosha e re ishte brumosur kombëtarisht dhe me një atdhedashuri të veçantë. Ai me vet rriten e vet, ishte kalitur dhe pasuruar me plot dije, trimëri e gadishmëri. Këto i shfrytëzoi për të mirën e vendit dhe Kombit të vet, i cili ishte i okupuar nga sllavët dhe në rrezik copëtimi, asimilimi dhe dëbimi nga trojet etnike shekullore.
Çdo vështirësi, e që ndërlidhej me interes Kombi e Tokës shqiptare, kjo Familje dha dhe sakrifikoi shumë. Ishte dhe mbeti shembull se si duhet dashur dhe sakrifikuar për Atdheun dhe Kombin. Andaj, pjesëtarët e kësaj familjeje i dolen zot vatanit sa herë që ai u rrezikua nga armiqtë shekullorë. Ky përcaktim i tyre u dëshmua edhe në Luftën Çlirimtare të Kosovës 1998-1999.
Ideolog dhe strateg i strukturimit të forcave luftarake
Hajdin Sahiti që në moshë të re u bë ideator për realizimin e programit të Rilindjes Kombëtare për çlirimin dhe bashkimin kombëtar. Ai pa ndërpre bënte përpjekje dhe pati ndikueshmëri tek të tjerët, e sidomos te burrat e trimat në Lugun e Leshanit, ku thelloi te ta idenë për domosdoshmërinë e ruajtjes së kufijve veriorë të vendit. Që, njëherë e përgjithmonë të dilet nga zgjedha dhe sundimi i sllavëve. Pra, rrethanat e kohës dhe gjendja e mjerueshme e krijuar nga armiqë rreth e përçark Hajdinin e obligon edhe më tepër të dëshmohet frytdhënshmërisht për Kombin e vet. Andaj mund të themi, se ky ishte njëri nga organizatorët e parë dhe kryesorë që formoi dhe konstituoi forcat e para rezistuese në Lugun e Leshanit kundër armikut shekullor vllav. Fjala e tij dhe ideja për formimin e kësaj force vullnetare që t’i dilet atdheut në mbrojtje, iu përgjigjen shumë burra nga kjo pjesë e Dukagjinit.
Në përfundim të Luftës së Parë Botërore Kosova me vise ra sërish nën sundimin e Serbisë, përkatësisht të Mbretërisë Serbo Kroate Sllovene, e cila nga viti 1929 do të quhet Mbretëria e Jugosllavisë. Në vitin 1919 pullsia e Lugut të Drinit dhe me gjerë u ngrit në kryengritje nën udhëheqjen e Sadik Ramës se Gjurgjevikut. Në këto përpjekje u angazhuan edhe Hajdin Sahiti dhe bashkëfshatarët e tij.
Pas dështimit të kryengritjes, gjendja edhe ashtu e rëndë, u vështirësua edhe më shumë. Dhuna dhe terrori i xhandarmërisë dhe i organeve paramilitare serbe arritën kulmin. Luftëtarët e qendresës shqiptare që udhëhiqeshin nga Azem Bejta e sfiduan për disa vite rresht pushtuesin. Por pas vrasjes se Azem Galicës më 1924 dhe përfundimit të luftimeve të armatosura, shumë luftëtarë të lirisë kaluan në Shqipëri dhe në Turqi, kurse pjesa tjetër u dorëzuan. Të fundit u denuan me burgje shumëvjeçare ose edhe u amnestuan.
Gjatë viteve 30-të edhe shqiptarët arriten të zgjedhnin disa kryetarë komunash dhe ndonjë deputet në parlamentin shtetëror të atëhershëm. Kështu, Hajdin Sahitin populli e zgjedhi kryetar në komunën e Kliçinës. Për të, sikundër edhe për kryetarët e tjerë shqiptarë ishte e vështirë kjo detyrë, sepse, në njërën anë ishin një lloj mekanizmi i pushtetit të atëhershëm e nga ana tjetër mundoheshin ta mbronin popullin nga keqtrajtimet dhe dhuna e përditshme. Mbrojtja e njerëzve të pafajshëm dhe organizimi i një qendrese të heshtur por mjaft të efektshme kundër pushtuesit ishte objektiv edhe i Hajdin Sahitit. Ai ia doli që me një mjeshtri dhe taktikë të stërholluar të vazhdonte misionin e një veprimtari të paepur në favor të çështjes kombëtare, për çka fitoi simpatinë dhe gëzonte autoritet të pakontestueshën në tërë Lugun e Leshanit.
Pozita e tij si kryetar ishe shumë e ndërlikuar sespse edhe në këto anë sikundër edhe në mbarë Kosovën pushtuesi me anë të reformës agrare kolonizuese, e cila kishte filluar edhe më herët, përpiqej të dëtyronte shqiptarët të shpërnguleshin nga Kosova dhe në vend të tyre të sillte kolonë serbë dhe malazez, për të ndërruar kështu strukturën kombëtare të saj. Mirëpo këto plane dështuan falë qëndresës shqiptare dhe fillimit të Luftës së Dytë Botëriore. Në prill të vitit 1941 u shpartallua Mbretëria e Jugosllavisë nga ana e shteteve fashiste, Gjermanisë, Italisë dhe Bullgarisë të cilat edhe e copëtuan atë.
Pjesa më e madhe e Kosovës, një pjesë e Sanxhakut, Plava Gucia, Malësia e Tuzit, Ulqini, viset shqiptare në Maqedoninë Perëndimore si dhe Çameria iu bashkuan shtetit shqiptar të pushtuar nga Italia, kurse pjesa më e vogël mbetën nën sundimin e Serbisë (Qarku i Mitrovicës) dhe të Bullgarisë. Bashkimi me Shqipërinë u përjetua si një çlirim i plotë nga një robëri e rëndë. U hapën shkollat dhe u vendos administara në gjuhën shqipe. Shqiptarët përjetuan që në trojet e tyre të valonte flamuri me shqiponjen dykrenare. Në rrethanat e reja para atdhetarëve të vertetë shtrohej si detyrë konsolidimi i shtetit, ngritja e arsimit dhe mbi të gjitha mbrojtja e kufijve etnikë nga mësyemjet e vazhdueshme të formacioneve çetniko-partizane serbe e malazeze. Andaj Hajdini si burrë me autoritet u angazhua që me njerëzit e krahinës së tij të formonte reparte vullnetare të armatosura, e që do të ishin të gatshme ta mbronin kufirin.
Thirrjes se tij për organizimin e një force vullnetare që t’i dilet zot Atdheut iu përgjigjen shumë burra të Lugut të Leshanit e deri në Pejë. Nëpër të gjitha fshatrat e kësaj zone sikundër edhe në viset e tjera shqiptare u formuan reparte vullnetare të cilat, ndonëse qëndronin në shtëpitë e tyre, ishin të gatshme që me thirrjen e drejtuesve të tyre të shkonin në mbrojtje të kufijve etnikë. Kështu vepronin edhe vullnetarët e Lugut të Leshanit të udhëhequr nga Hajdin Sahiti. Ata u shkuan në ndihmë mbrojtësve sypatrembur të viseve të rrezikuara që nga Gryka e Rugovës, Plava e Gucia, Bihori, Pazari i Ri, Tutini, Kacuberri, Rozhaja etj., forca këto që ishin të udhëhequra nga trimat luftëprijës, si Bik Dresheviqi, Qamil Dukagjinci, Sak Fazlia e të tjerë.
Bashkëveprimi me udhëheqës të formacioneve të mbrojtjes shqiptare
Hajdin Sahit dhe vullnetarët e tij bashkëvepruan me drejtues të njohur të forcave vullnetare të Plavës dhe Gucisë, të Rugovës, të Sanxhakut, Rozhajës, Podgurit, Anadrinës, të Lugut të Baranit, të Drenicës, të Shalës së Bajgorës, të Llapit, të Prizrenit me rrethinë, të Hasit dhe të Llapushës, si Zhuk Haxhia, Sak Fazlia, Rizë Zymeri, Demë Ali Pozhari, Mulla Zekë Berdyna, Metë Bajraktari, Ramë Binaku, Lan Selimi, Ahmet Sali Shatri, Mehmet Gradica, Shaban Polluzha, Bislim Bajgora, Qazim Bajraktari e shumë burra e trima tjerë kombëtarë.
Hajdin Sahiti me trimat e tij luftuan në Çakorr, në Pazarin e Ri, në Tutin, në Mokna, në Smilovicë, në Kacuberr, në Rozhajë dhe kudo që rrezikohej kufiri etnik. Por Hajdin Sahiti me njerëzit e tij zhvillonin aksione të përbashkëta dhe qëndronin në vijat e para të frontit me legjendën e trimërisë rugovase Sak Fazlinë dhe luftëtarët e tij sypatrembur si në Mokna, Çakorr, Smilovicë e shumë vende e fushëbeteja tjera. Ai koordinonte veprimet taktike luftarake edhe me burrëtrimin, luftëtarin e komandantin e vullnetarëve të Llapushës, Alush Smajlin.
Hajdin Sahiti me mjeshtrinë luftarake dhe guximin e paepur që kishte, por, dhe të njerëzve të tij, mbeti i pashlyer në kujtesën e pjesëmarrësve në luftë të përbashkët. Mbeti figurë e çmuar lart për trimërinë dhe mjeshtrinë luftarake të dëshmuar në këto beteja, që, për qëllim kishin mbrojtjen, çlirimin dhe bashkimin e trojeve shqiptare.
Kamuflimi si partizan dhe ,,vetëdorëzimi”
Pas ripushtimit të Kosovës nga Jugosllavia, në nëntor të vitit 1944, luftëtarët e qëndresës shqiptare vazhduan luftën e armatosur kundër pushtuesit të veshur me petkun komunist. Hajdin Sahiti në pamundësi që të bashkohet me çetat e armatosura nëpër male, për të shpëtuar nga OZN-a xhakatare inkuadrohet në Batalionin e Mal Sadikut të Brigadës IV të Kosovës. Por ishte vështirë dhe gati e pamundur që një veprimtar i njohur si Hajdin Sahiti të mos u binte në sy hafijëve të OZN-as, e cila e kërkonte pikërisht për shkak të angazhimit të tij në luftimet e përmendura për mbrojtjen e kufijve etnikë. Nga ana tjetër, komandanti i batalionit nuk kishte forcë që të mund të kundërshtonte vendimin e eprorëve më të lartë të brigadës, të cilët si zakonisht ishin gati të gjithë serbë ose malazez, si Ilija Gjukiqi, Tomë Zhariqi etj. Prandaj duke parë se është i rrezikuar, largohet nga njësiti i Mal Sadikut dhe del në mal ku vaz!
hdon të bëjë jetë kaçaku deri nga fundi i vjeshtës së vitit 1945. Por kaçakllëku i tij përfundoi me ndërmjetësimin e Adem Arifit nga Osdrimi i Pejës, i cili bisedon me organet e pushtetit për kushtet e dorëzimit të Hajdin Sahitit, të cilat i garantojnë jetën por jo edhe lirimin e plotë. Prandaj ai vetëdorëzohet dhe një kohë mbahet në burgun e Pejës, kur përkundër faktit se ishte nën syrvejim të rreptë vazhdon me propagandimin e programit të Lëvizjes Kombëtare në mesin e të burgosurve, shumica e të cilëve ishin atdhetarë dhe veprimtarë të shquar të çështjes kombëtare. Pas daljes nga burgu Hajdin Sahiti e vazhdon angazhimin e vet në favor të çështjes kombëtare, në mënyra që i kërkonte koha por dhe nevoja.
Angazhimi në Këshillin për Pajtimin e Gjaqeve dhe të Ngatërresave
Për ndershmërinë, mençurinë, trimërinë dhe respektin që kishte Hajdini në këtë pjesë të Dukagjinit sukses të veçant dhe të madh dha edhe në pajtueshmërinë dhe në zgjidhjen e shumë problemeve e konflikteve. Ishte kohë që tek shqiptarët respektoheshin vendimet e marra nga Islihati, e që në atë kohë edhe Hajdin Sahiti ishte faktor dominant dhe respektiv në të. Çdoherë kishte qenë i drejtë në vendimmarrje, i urtë në bisedë por i rrept e kundërvënës në padrejtësi. Qëllim kishte, më tepër parandalimin e konflikteve, e, që për kohën nuk ishin të pakta, konstruksione bënte vet pushteti i atëhershëm që konflikte të tilla edhe të ndodhnin në mesin e shqiptarëve.
Nga ky Islihat sanksionohej çdo gjë e dëmshme, qoft dhuna, vjedhjet, thyerje bese, shkelje nderi qoft ndaj Familjes apo individuale, por edhe Kombit. Po të vëmë një paralele Islihatit dhe kohës sot, mund të gjejmë edhe mangësi, por duke llogaritur se ka vepru në bazë të rrethanave të kohes që mbretëronte atëherë, nuk mbeti edhe pa suksese të shumta. Ai për këtë qëllim veproi edhe me shumë burra respektivë, siç ishin: Haxhi Bajraktari, Adem Arifi, Bekë Spahiu e shumë të tjerë. Ku me ndermjetësimin e tyre arriten që shumë familje shqiptare bënë pajtueshmërinë mes vete. Në Këshillin Pajtues e që e përbënin shumë burra të këtij mesi, vend të veçant kishte patur atdhetari Hajdin Sahiti.
Hajdini, si me diplomaci, sakrificë, por dhe me pushkë në dorë i doli zot Atdheut dhe Kombit të vet. Luftoi dhe u sakrifikua bashkë edhe me rrethin e vet veprues. Ishte dhe mbeti simbol atdhetarie. Vdiq në marsin e vitit 1952. Deri në fund të jetës qe luftëtar i paepur për kauzën e çlirimit dhe të bashkimit kombëtar. Por ai la trashëgimtarë të denjë që i dolen zot atdheut, me pendë e me pushkë. Prandaj, familja e tij e gjërë Abazi nga Jabllanica e Leshanit gëzon respekt jo vetëm në Lugun e Leshanit e në Rrafshin e Dukagjinit por në mbarë Kosovën. Hajdin Sahiti dhe pasardhësit e tij duhet të kenë vendin e merituar në historiografinë e mirëfilltë kombëtare shqiptare.
Kohë të gjatë nuk u fol e as që u shkrua për të tillë trima. Këtë e bëri ish sistemi diktatorial, që, për idealistët dhe luftëtarët e Shqipërisë etnike të mos flitet e shkruhet, asgjë të mos dihet. U mendua, se i mbuloi myku i harresës së qëllimtë të imponuar. Kjo veprimtari, luftë e sakrificë, me tërë vlerën që pati, qe mbyllur në sirtarë të çeliktë të kohës, tani të praruar, dhe sot vlera ndaj antivlerës triumfoi. Tani Kosova me mëvetësinë e vet, edhe pse nominale, po na shpie më afër jetësimit, realizimit dhe plotësimit të amanetit dhe qëllimit, përçka dhe u luftua me qindra vjetë nga më të mirët e Kombit, siç ishte edhe i madhi Hajdin Sahiti-Abazi.
Ky shkrim është vetëm një nismë modeste për të ndrequr një padrejtësi që u është bërë shumicës së veprimtarëve të mirëfilltë të çështjes kombëtare dhe pasardhësve që vazhduanë rrugën e të parëve
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi