Hilmi Saraçi: Aziz Zhilivoda luftëtar dhe udhëheqës i shquar për Shqipërinë etnike (1912 – 1994) (VI)
Faqja 1 e 1
Hilmi Saraçi: Aziz Zhilivoda luftëtar dhe udhëheqës i shquar për Shqipërinë etnike (1912 – 1994) (VI)
Aziz Zhilivoda luftëtar dhe udhëheqës i shquar për Shqipërinë etnike (1912 – 1994)(VI)
(Monografi)
Nga Prof. Hilmi Saraçi
Aksionet divërzante të Aziz Zhilivodës në Jugosllavi (Kosovë)
Si divërzant, Azizi një ditë kishte mësyer për në shtëpinë e Shaban Gelës nga Mihaliqi. Mirëpo pa prit e pa kujtuar rreth oborrit, në kopshtin me perime ishin stacionuar dy policë serbë komunistë. Kur i sheh policët , Azizi nuk zbrapset, megjithë befasinë, por me një gjakftohsi përmbahet. Afrohet dhe u kishte bërtitur në gjuhen serbe: “shta radite ovde” (çka bëni këtu) dhe pasi e njëhte mirë gjuhen serbe, kishte filluar që t’i çortojë se do të merr masa ndaj atyre që u ka caktua, sepse unë e kam marr personalisht detyrën për ta zënë Aziz Zhilivodën. (Azizi ishte i veshur me uniformë të ushtarakut të lartë Jugossllav).
Në vitin 1953 Aziz Zhilivoda me dy shokë të tjerë kishte marrë urdhërin nga Sigurimi Shtetror Shqiptarë dhe kishte dalë në Jugosllavi (Kosovë) si zakonisht me detyra të caktuara. Kështu si divërzant ishte veshur me rrobe të eprorit ushtarak jugosllav dhe sipas rrethanave edhe me rrobe të organit që ruante pyllin (pylltarit).Mirëpo gjatë kësaj kohe OZN-a e kishte diktua me kohë se Azizi ka dalë në Jugosllavi (Kosovë), prandaj kishte angazhua policinë që të përqendërohet në ato vende ku mendonte se Azizi me shokë do të këthehej dhe do të strehohej. Shaban Gela nga Mihaliqi më herët kishte qenë ballist dhe bashkëluftëtar i Aziz Zhilivodës, prandaj OZN-a kishte dyshua, prandaj kishte angazhua me kohë policinë për ta përcjellur terenin hapsiror për rreth shtëpisë së Shabanit. Kështu kur një natë kishte mësye Azizi për në shtëpinë e Shaban Gelës, si zakonisht, pa pritur e pa kujtuar, rreth oborrit, në kopshtin me perime ishin të stacionuar dy policë serbë, komunist. Kur sheh Azizi policët nuk zbrapset, megjithë befasinë, por me një gjakftohtësi përmbahet, ishte afrua dhe u kishte bërtitur në gjuhen serbe: “ shta radite ovde” (çka bëni këtu ). Azizi pasi e njihte mirë gjuhen serbe kishte fillua t’i çortojë se do të marrë masa ndaj atyre që u ka caktua, sepse unë e kam marr këtë detyrë për ta zënë përsonalisht Aziz Zhilivodën… Policët serbë komunist kur shohin Azizin me uniforme të eprorit të lartë ushtarak, frigohen dhe lëshojnë pozicionet dhe shkojnë pa asnjë kundërshtim.Pastaj Azizi me shokët e armatosur me pushkë automatike, hyjnë brenda, marrin ushqim dhe sende të tjera pastaj drejtohen kah “Ura e Frengut” mbi Sitnicë që ishte në mes të Mihaliqit dhe Prilluzhës. Ata më parë e kishin sygjerua dhe porositur Shabanin, të zotin e shtëpisë që sa më shpejt të shkojë dhe të lajmërojë në polici se me dhunë i kishin hyrë brenda ballistët , me Aziz Zhilivodën, për ta arsyetua veten dhe për të mos merren masa, më vonë ndaj tij. Shabani menjëherë kishte shkua në Prilluzhë dhe kishte lajmëruar rastin në stacionin e policisë, ndersa Azizi me shokët e tij kishte vazhdua rrugën në drejtim të Fushë Kosovës dhe nga Fushë Kosova në drejtim të maleve të Sharrit për të arritur në rrethinën e Tetovës ku e kishte një mik të hershëm. Pas një udhëtimi të vështirë kishin hyrë në një mal pa ditur se ku kishin arritur.Në këtë mal kishin takua një maqedonas që po prente dru. Azizi me shokë tashti, ishte i veshur me uniformë të pylltarit, prandaj i afrohen maqedonasit që prente dru dhe i kërkojnë lejen për prerjen e druve. Maqedonasi i friguar dhe i hutuar, nuk kishte pasur leje, por e kishte tregua letërnjohtimin dhe ishte lutur që mos ta denojnë, sepse ky mal është pronë e tij personale. Kështu tashti kishin kuptuar mirë se ku gjendeshin, prandaj e kishin lirua maqedonasin të shkojë pa u “denuar”. Në Tetovë kishin gjetur shtëpinë dhe mikun e herëshëm që e ndihmonte në këto raste të vështira, prandaj shkojnë për tu strehua, ku qëndrojnë një kohë të gjatë, sepse kufiri për kalim në Shqipëri ishte i siguruar shumë nga forcat kufitare komuniste serbe. Kështu kishin pritur deri sa të bije borë dhe të merrë fëtohtë i madhë. Pas një pritje kishte ardhur dimri , me të ftoht dhe acar të madh. Azizi me shokë, nëpër këto kushte të papërshtatshme kohore, kalon kufirin dhe del në Shqipëri.
Udhëheqja shqiptare kishte menduar se është zënë Aziz Zhilivoda
Në vitin 1952, gjatë veprimtarisë së tij si divërzant në Jugosllavi, në Bjeshkët e Berishës, duke shkuar rrugës, pa pritmas ndeshet me dy policë të pushtetit komunist. Azizi menjëherë u drejton automatikun. Policët i ngritin duart lartë dhe dorëzohen. Kur e kishin kuptusr se ishte Aziz Zhilivoda, u kishte ra të fikët…
Mirëpo udhëheqja dhe sigurimi shtetror shqiptarë kishte dëgjua, deri sa ishte Azizi në Jugosllavi (Kosovë) nëpër mes lajmeve të “Tanjugut” se janë zënë tre divërzantë të Shqipërisë, të cilët janë burgosur në burgun e Prishtinës, por për shkak të hetimeve të mëtutjeshme emrat nuk përmenden. Pas këthimit të sukseshëm, Azizi me shokë ishte takua me Enver Hoxhën, Mehmet Shehun dhe Beqir Ballukun dhe kishin konstatua se ajo ishte një propogantë serbo komuniste. Gjatë këtij paralajmërimi, Beqir Balluku i kishte thënë Enverit se kjo është një propogantë e kulluar serbo komuniste, sepse Azizi kurrë i gjallë nuk do të dorëzohet… Në vitin 1952 gjatë veprimtarisë se tij si divërzant në Kosovë, në Bjeshkët e Berishës duke shkua rrugës, papritmas ishte ndeshur me dy policë të pushtetit komunist. Pasi Azizi ishte i armatosur deri në dhëmb ua drejton automatikun. Policët i kishin ngritur duart lartë dhe ishin dorëzua. Kur e pyesin se kush është, ai ishte përgjegjur se është Aziz Zhilivoda. Dy policëve, nga frika u kishte ra të fiktë. Azizi nuk kishte dashur që t’i vrasë, por u kishte marrë shulat e pushkëve dhe i kishte detyrua që të shtrihen në bark, pastaj u kishte thenë se Aziz Zhilivoda nuk vret policë siq jeni ju, por vret udhëheqës, komandant ushtarak dhe shefa të OZN-ës. Pas disa metrave u kishte gjua shulat e pushkëve dhe iu kishte thenë që t’i marrin. Hamit Asllani “Xheku” tregon një rast kur Azizi dhe Sherifi kishin dal si disa herë në Jugosllavi (Kosovë), si duket në vitin 1952. Në afërsi të Suharekës (Therandës), pushteti komunist e kishte caktuar një grup ushtarësh (njëri prej tyre ishte shqiptar) në pusi për t’i zënë (vrarë), sepse kishin qenë të njohtuar. Azizi dhe Sherifi ishin të veshur edhe kësaj radhe me tesha të ushtarakëve Jugosllav. Kur shohin se kanë ra në pritë, përmbahen dhe Azizi si njohës i gjuhes serbe kishte folur në gjuhën serbe se kanë ardhur për të kontrolluar terenin dhe kërkon që njëri prej tyre, nga grupi t’u tregojë rrugën më tutje.Kështu njëri prej tyre i kishte përcjell dhe u kishte “tregua” rrugën. Mirëpo në këto momente Sherifi kishte folur në gjuhën shqipe më Azizin. Ushtari serb kishte kuptuar se këta janë shqiptarë dhe kishte tentuar që t’i vrasë, por Azizi si njohës i përdorimit të armës ishte më i shpejt, prandaj e kishte vrarë në vend ushtarin serb.
Deri në vitin 1955 Aziz Zhilivoda, Ajet Haxhiu dhe Sheriff Tërstena, kishin dalur në Jugosllavi si divërzëntë të Sigurimit Shtetror Shqiptarë
Një udhëheqës i UDB-ës, me emrin Radoica ishte përgatitur një ditë për t’i zënë Aziz Zhilivodën dhe Ajet Haxhiun që kishin ardhur nga Shqipëria dhe qarkullonin në hapsirën e fshatit Vaganicë (vendlindja e Ajet Haxhiut). Mirëpo nuk kishte pasur guxim t’u dalë për ball dhe të ndërmerr një aksion të tillë, prandaj ishte kthyer me ekipin e tij në Mitrovicë…
Aziz Zhilivoda për herë të fundit kishte dalur në Jugosllavi (Kosovë) me 1955. Në këto kalime të kufirit si divërzant, Azizi kishte dalur më parë me Sherif Tërstenën dhe Ajet Haxhiun. Pasi që Ajeti ishte i njohur dhe i shkollur, sigurimi shtetror shqiptar, gjithmonë e caktonte udhëheqës të grupit divërzant, mirëpo si kalonin kufirin dhe dilnin në Jugosllavi (Kosovë), Ajeti i thonte Azizit që të merr iniciativen dhe të udhëheqë operacionet, pasi që ai ishte njohës i mirë i tërë terenit dhe stratek i luftës. Ajet Haxhiu i lindur me 1935 në Vaganicë të Mitrovicës në moshën rinore kishte dalur në Shqipëri dhe ishte përballur ,kështu me vështirësi dhe përjetime të rënda gjatë jetës . Kushëriri i tij Sylë Haxhiu (90 vjeçar) nga Vaganica, me vendbanim në Mitrovicë tregon shumë ngjarje për Ajet Haxhiun dhe fëmijërinë e tij. Kur kishtë ardhur Brigada Partizane Shqiptare në Jugosllavi, Ajeti e kishte lutur komandantin shqiptar që ta merrnin në Shqipëri. Pasi ishte ende i vogël, nuk kishin dashur që ta pranojnë kërkesën e tij. Ajeti kishte qajtur dhe ishte lutur pa nda, prandaj komandanti ,më në fund e kishte pranuar dhe e kishte marr me veti. Kështu herët kishte tregua shenja të një personaliteti të squat, sepse shpeshherë gjatë bisedave ndërhynte dhe korrigjonte gabimet e të tjerëve në familje dhe më gjerë-tregon axha Sylë, për të shtuar se heret kishte fillua të merret me disa aktivitete që tregonin se në shpirtin dhe zemren e tij vlonte dashuria për kombin e vetë dhe për Shqipërinë etnike. Aktivitetin dhe angazhimin e tij herët e kishte fillua që ta përcjellë OZN-a dhe mendonte për ta burgosur një ditë. Hamit Asllani tregon se Ajeti në Shqipëri kishte një autoritet dhe besim të vaçantë, ishte njëri që hynte pa trokitur në zyren e Enver Hoxhës dhe kishte pozita të larta shtetrore. Ndërsa kusheriri i tij, Syla, në vijim tregon se në kohet e vona vëllau, Mehmerti i kishte falur një djal, pasi në jetën bashkëshortore, Ajeti nuk kishte pasur fëmij.Tani ky djal është rritur, ka kryer Fakultetin Juridik dhe jeton në Shqipëri. Pasurinë e patundëshme tani e posedon i vëllai, Mehmeti në Vaganicë –tregon Axha Sylë, për të theksua se Ajeti deri me vdekjen e tij ishte shok i ngushtë i Aziz Zhilivodës. Ndersa Kasim Haxhiu (1937) nga Vaganica,tani me vendbanim në Mitrovicë, kusheri i afërt i Ajet Haxhiut dhe shokë i pandashëm në kohën e fëmijërisë, tregon si kishin marrë mësimet e para nga mixha i tyre Ahmeti që ishte një hoxhë i njohur në fshat. Pastaj edhe Kasimi kishte kërkua si Ajeti që komandanti i Brigadës Partizane Shqiptare ta marrë në Shqipëri. Mirëpo nëna e Kasimit nuk e kishte lejuar. Ishte koha kur këto Brigada Partizane Shqiptare tërhiqëshin për në vendin e tyre në Shqipëri. Kasimi në këtë rast përkujton shumë ngjarje nga fëmijëria e tyre e përbashkët, për të shtuar se Ajeti ishte shok i ngusht i Aziz Zhilivodës. Ai e mban mirë në mend, kur Aziz Zhilivoda bashk me Ajetin vishin kendej, në fshatin e tyre dhe përkujton se UDB-a gjithmonë kishte hetuar ardhjen e tyre.. Një udhëheqës i UDB-ës, me emrin Radoica ishte përgatitur për t’i zënë, mirëpo nuk kishte pasur guxim të dalë përball dhe të ndërmarrë një aksion të tillë. Ishte kthyer me ekipin e tij në Mitrovicë-tregon Kasimi, për të shtuar se e kishte parë Ajetin në kopshtin e shtëpisë, por ishte natë dhe derisa përgatitësha që ta shoh dhe të bisedoj, Ajeti dhe Azizi ishin larguar me të shpejt… Pas ndryshimeve demokratike në Shqipëri, gruaja e Ajetit, Drita kishte ardhur në vizitë në Kosovë, ishte takuar me Kasimin dhe me vëllaun e Ajetit, Mehmetin. Ajo në këtë rast kishte shpieguar shumë ngjarje që kishin të bëjnë me jetën dhe veprimtarinë e Ajet Haxhiut dhe të Aziz Zhilivodës. Kasimit i kishte treguar se bashkëshorti i saj, Ajeti në kohet e fundit ishte prishur me Enver Hoxhën, prandaj nuk kishte besim si dikur në pushtetin komunist dhe nuk kishte pozita të larta në pushtet, ishte tërhequr nga pushteti. Kasim Haxhiu tregon , kur djali i axhes Hasan Haxhiu, në vitin 1946 ishte në radhët e njësitëve partizane, kishin marr aksionin për kapjen e Azizit në magazinën e shkatrruar nga bombardimet, në dalje nga Mitrovica, afër fshatit Frashër ku ishte strehuar. Mirëpo derisa mendonin se do ta kapnin , Azizi si mjeshtër dhe strateg në të gjitha rastet e vështira, kishte bërtitur: “ Shpejtoni se në këtë anë është Azizi, unë do t’i dal përball” dhe kështu partizanët vrapojnë në këtë drejtim, ndersa Azizi hyn në radhet e njësitëve partizane komuniste dhe shpëton. Mirëpo kur del nga rrethimi, kishte hudhur bombën dhe kishte treguar se ai ishte Aziz Zhilivoda… Edhe Hamit Asllani , bashkëluftëtar i tij thotë se Ajet Haxhiu gjatë qendërimit në Shqipëri, përveç që gëzonte një besim dhe autoritet të madh në shtetin shqiptar, ai ishte një ideolog dhe udhëheqës i njohur sepse me iniciativën e udhëheqjes më të lartë shtetrore ishte shkollua, kishte kryer Akademin Ushtarake në Moskvë (Rusi). Ishte ndër shokët më të mirë të Aziz Zhilivodës. Kështu një kohë të gjatë edhe Aziz Zhilivoda ishte përpjekur për të fituar një besim dhe përkrahje nga pushteti komunist shqiptarë dhe deri me burgosjen e tij, gëzonte dhe kishte një autoritet dhe besim të madh…
Njohtimi dhe martesa me gruan e dytë, Mirushën
Azizi dikur ishte njohtuar dhe ishte martuar me Mirushën që kishte mbetur vejushë, i kishte vdekur burri. Ishte martuar me Mirushën me qellim që mos të ket fëmijë, sepse “ mjaft kam lënë fëmij jetima, pa babë, nën përkujdesjen e të tjerëve-kishte thenë Azizi. Mirëpo pas një kohë, Mirusha i kishte lindur vajzën , Mergimën.
Në vitin 1955 ishte njohur me gruan e dytë, Verën (Mirushën). Ajo në atë kohë ishte një punëtore në kooperativën bujqësore. Kishte mbetur e vejë, sepse para disa kohesh i kishte vdekur burri.Azizi ishte martua me Verën (Mirushën) me qellim që mos të ket fëmijë, sepse “mjaft kam lënë fëmij në Kosovë, pa babë, nën përkujdesjen e të tjerëve”- kishte thenë Azizi. Mirëpo Mirushja pas një kohe kishte lindur vajzën Mergimën ( e kishte pagzua me emrin Mergime i përmalluar për vendlindjen dhe Kosovën) . Pas një kohe Vera kishte dasht që të ndahet nga Azizi duke thënë se Azizi ishte shumë i rrept në qenderime. Mirëpo familja e saj e kishin sygjerua që mos ta bëjë këtë, sepse Azizi menjëherë do ta vrasë.Pastaj ajo deri në vdekje e kishte respektua dhe kishte jetua në harmoni bashkëshortore..
Ajet Haxhiu |
Pas rrëzimit të Rankoviqit filloi të fryejë era e lirisë për shqiptarët e Kosovës
Nipi i tij ,Xhemaili e kishte vizituar disa here dajën. Për herë të fundit e kishte vizituar me 1992, bashk me djalin e madh të Azizit, Ragipin. Azizi ishte gëzua shumë për këtë vizitë të djalit. Ragipin e kishte puthur disa herë në faqe dhe kishte thenë:” po të puthi si kur ishe i vogël”… dhe kishin qajtur me lot nga përmallimi…
Në vitet e 70-ta në Kosovë kishte filluar të fryej një erë çlirimtare. Shqiptarët e Kosovës tashti pas rrëzimit të Aleksandër Rankoviqit dhe sistemit të tij të egër (1966), merrnin frymë më lehtë. Ringjallet jeta kulturore, arsimore, politike e shqiptarëve dhe Kosova fiton një autonomi më të madhe (substancionale) në vitin 1974. Shqiptarët të etshëm për ta parë dhe për ta vizituar shtetin amë, Shqipërinë, kishin filluar të shkojnë dhe ta vizitojnë pa ndërprerje. Kështu Azizin gjatë kësaj kohe, më parë, e kishin vizituar të afërmit e tij , Qerkin Krasniqi dhe Ferat Krasniqi. Më vonë nipi i tij, Xhemaili e kishte vizitua disa herë, së fundi në muajin shtator të vitit 1992 bashk me Ragipin, djalin e madhë të Azizit. Azizi ishte gëzua shumë për këto vizita, i kishte pritur me zemer të gjerë dhe ishte çmallur gjatë qendërimit të tyre- tregon djali i tij Ragipi dhe djali i motres, Xhemaili, për te shtua se Ragipin e kishte puthur disa herë në faqe, kishte thenë: “Po të puthi si kur ishe i vogël”…dhe kishin qajtur me lotë nga përmallimi. Ata e kishin nderua me disa dhurata që kishin blerë në Kosovë. Gjatë këtyre vizitave Azizi në një rast kishte thën: “Nuk kam jetë të këthehem një herë në Kosovë, në fshatin tim, në vendlindje (Zhilivodë) të ngjitem në Qyqavicë, në rrafshlartën mbi fshat (“Seqë”) , ku kam kaluar kohën e rinisë, ku kam luftua kundër armikut dhe aty të vdesë…” Mirëpo përkundër dëshires që kishte që të vdes në Kosovë dhe të varroset në vendlindjen e tij kjo deshirë nuk ju realizua…Në periudhën kur Aziz Zhilivoda ishte lirua nga burgu, e kishin vizituar shumë miq e shokë të tjerë, sepse personaliteti i Azizit kishte hyrë në shpirtin dhe në zemrën e shqiptarëve të vërtet, prandaj vizitorët përveç që dëshironin për ta parë, ata interesoheshin për të kaluarën dhe jetën e tij si luftetar dhe atdhetar i madh. Dr. Xhevat Pllana njëri ndër delegatët e njohur të Kuvëndit të Kosovës që me pjesëmarrjen e tij kishte dhënë kontribut për shpalljen e Kushtetutës së Republikës së Kosovës në Kaqanik, në gusht të vitit 1992 kishte shkua nga egzili, në Shqipëri për ta vizituar Aziz Zhilivodën dhe për së afërmi të bisedojë dhe të kuptojë diçka më tepër për veprimtarinë e tij si luftëtar dhe atdhetar. Dr. Pllana qysh kur ishte i vogël kishte dëgjua për Aziz Zhilivodën, prandaj këtë deshirë tani e kishte plotësua me këtë vizitë të bërë. Ai për këtë takim tregon se Azizi e kishte pritur përzemërsisht dhe në këtë rast , për veç luftës dhe rezistencës kundër forcave komuniste serbe, i kishte shpiegua edhe për përipetit që kishte pasur me sistemin komunist në krye me Enver Hoxhën, kur ishte burgosur dhe kur para se të lirohet nga burgu dikush nga organët e sigurimit shqiptar e kishte helmua. Mirëpo falë një shoku të ngushtë nga burgu në Balsh, me profesion mjek, i cili me të kuptuar se ishte helmuar, kishte intervenuar dhe ishte kujdesur intenzivisht për shpëtimin e tij nga vdekja dhe kështu kishte dalë nga burgu pa pasoja. Dr. Pllana tregon se në këtë kohë Azizi edhe pse i shtyer në moshë, ndihej mirë, prandaj gjatë bisedës kishte përseritur disa herë dëshiren e tij për çlirimin e Kosovës nga pushtuesi serb. Në një rast Dr. Xhevat Pllanës i kishte thënë se me 28 Nëntor 1992 “unë do të vi në qendër të Prishtinës, ku flamuri kombëtar shqiptar do të valojë”…
Ndersa Asllan Sallahu nga Krasaliqi, tani me vendbanim në Bukosh (Vushtrri) tregon kur babai i tij, Sherifi kishte kontaktuar me Hamdi Beqen nga Nishori i Suharekës i cili kishte qenë mysafir të Aziz Zhilivoda në Shqipëri dhe kishte treguar përshtypjet nga ky takim me Azizin dhe me Isë Zymberin (nga familja e Ahmet Delisë). Hamdiu kishte shprehur admirim dhe respek të madh për Azizin dhe i kishte tregua se megjithë peripetit dhe vuajtjet që ka hasur gjatë jetës, ai ishte vital, i qendërueshëm , me pamje serioze dhe krenarije- një personalitet që nuk ngihet njeriu për ta parë dhe për ta dëgjua fjalën e tij. Hamdiu kishte tregua edhe për Isë Zymberin dhe për disa të tjerë që kishte vizituar, por Azizi i kishte mbetur në zemer dhe në shpirt…
Faiku, djali i Azizit me veshje kombëtare |
Kur e kishin burgosur Aziz Zhilivodën, më parë e kishin thirrur në Zyrën e Sigurimit Shtetror Shqiptarë. Posa kishte hyrë brenda, menjëherë e kishin kapur disa veta dhe ju kishin gjua në shpinë… Mirëpo Azizi kishte kundërshtuar dhe kishte pyetur: “kush po me burgos, Sigurimi Shtetror shqiptarë apo UDB-a Jugosllave?!…
Gjatë periudhes (1972) në Shqipëri kishin filluar përseri të ndermerren aksionet kunder “revisionistëve” dhe “tradhtarve” të popullit shqiptarë. Ishin burgosur dhe ishin pushkatuar personalitete të njohura shtetërore, bashkëpunëtorë të Enver Hoxhës. Këtë qerim hesapesh në kreun shtetëror shqiptar dhe më gjerë, Aziz Zhilivoda nuk e kishte pëlqye dhe nuk e kishte përkrahur, përkundrazi kishte folur nëpër biseda në shoqëri dhe kishte reagua. Në kohën kur ishte ndertua ura hekurudhore Librazhdë- Pogradec, projektin e saj e kishte bërë një inxhinjer i ri i cili në këtë projekt ishin paraparë të ndërtohen dy shtylla të forta. Mirëpo para se të lëshohet në përdorim e kishin arrestua inxhinjerin dhe më vonë e kishin pushkatua, duke e akuzua se njëren shtyllë e ka punuar me hile. Për këtë Azizi nuk ishte pajtua edhe pse në atë kohë kishte pozitë të forte në pushtetin komunist shqiptarë. Për këto mospajtime dhe shumë të tjera Azizi u kishte shpiegua më vonë nipit të tij, Xhemail Breznicës dhe Xhemail Berishës nga Ferizai Kështu në viten 1972 sigurimi shtetror shqiptarë e kishte burgosur dhe e kishte denuar me 10 vjet burgim dhe me 8 vjet burgim shtepijak të cilat i kishte mbajtur.
Kur e kishin burgosur Aziz Zhilivodën, më parë e kishin thirrë në Zyrën e Sigurimit Shtetror. Posa kishte hyrë brenda, menjëherë e kishin kapur, ju kishin hudhur në shpinë… Mirëpo Azizi kishte kundërshtua dhe kishte pytur:” kush po me burgos, Sigurimi Shqiptar apo UDB-a e Jugosllavisë?!.. Ata ishin përgjegjur se po të arreston Sigurimi Shtetror i Shqipërisë.” Unë mendova se me urdhërin e UDB-es po me burgosni”-kishte thenë Azizi. Pastaj nuk kishte kundërshtua që të arrestohet dhe burgoset me 1972 në burgun e Balshit. Gjatë gjykimit nuk kishte pasur prova të mjaftueshme, por megjithate e kishin denuar -tregon bashkëluftëtari i tij Hamit Asllani (Tërstena), për të përshkrua burgun e Balshit si ferr i vërtetë. Në këtë burg në një dhomë qëndronin më se 170 të burgosur. Ishte tmerr i madh dhe vështirë për të mbijetuar. Dhoma ishte e papastër me plotë insekte, veçanërisht dalloheshin “stenicat” të cilat ecnin nëpër mur. Kur na sjellnin gjellën , binin në pjatën tonë me gjellë. Ne të uritur me gjithë stenicat që notonin në gjellën tonë e hanim dhe e pinim gjellën- tregon Hamiti..
Në shtëpi Azizi kishte lënë gruan dhe vajzëns , Mergimën e cila tani ka të kryer shkollën e mesme për dentiste. Mergimja pas burgosjes së babait, Azizit, ishte mërzitur pa masë, prandaj nga kjo mërzi një ditë ishte sëmurë në baza nërvore, sepse në këtë kohë nuk kishte mbeshtetje dhe përkrahje, kështu disa huliganë kishin filluar që të ngucnin dhe ta trazonin shpirtin e saj të mërzitur për baban e burgosur…
I shtyrë në moshë, i braktisur dhe i lënë pas dore
Nga vdekja e Aziz Zhilivodës, djali i dytë Faiku me familje, të afërmit, miqët dhe shokët e Azizit disa herë kanë biseduar për mundesinë e këthimit të eshtrave të Azizit dhe nipit të tij, Kolonel Ahmet Krasniqit në Kosovë, në vendlindjen e tyre në Zhilivodë dhe në shenjë nderimi dhe respekti ndaj tyre, të ngritet një përmendore dhe të realizohet deshira dhe amaneti i atdhetarit të madh të popullit tonë.
Pas burgut të mbajtur kishte filluar të jetojë në kushte të vështira me gruan e dytë Verën (Mirushën) dhe vajzen e tij Mergimen … I shtyer në moshë, pa një përkrahje të duhur të pushtetit dhe të shoqërisë. Edhe shokët që dikur i kishte sikur e kishin braktisur dhe nuk guxonin që të shoqërohen me te. Kur kishte shkuar një herë të A. H. -shok dhe bashkëluftëtar i tij nga Kosova, ai sikur nuk kishte pasur guxim që ta pranojë në zyrën e tij, ku ushtronte një funkcion të lartë shtetror… Azizi ishte këthyer i revoltuar dhe më nuk kishte pranuar që të takohet dhe të bisedojë. A. H. kishte tentuar që të kontaktojë më vonë dhe të përmirësojë gabimin që kishte bërë, por Azizi nuk kishte pranua-tregon djali i tij,
Faiku, për të shtuar se edhe disa shokë të tij të luftës nga Kosova nuk kishin pasur qendrim të mirë ndaj Aziz Zhilivodës…
Në kohen e Ramiz Alisë dhe më vonë në kohen e Sali Berishës, ishte formua një komision për të vlerësua pafajsinë e njerëzve të burgosur në kohen e Enver Hoxhës. Kështu gjatë kontrollimit dhe vlerësimit të dosjes së Aziz Zhilivodës, kishin konstatua pafajsinë e Aziz Zhilivodës. Pas vdekjes,thotë Xhemaili dhe Hamiti ishte dhënë një kompenzim. Në Elbasan Azizi kishte pasur një shtepi modeste me 10 ari troll. Sipas Xhemail Breznicës, Azizi i kishte disa fqinj te këqij. Derisa ishte gjallë Azizi, këta nuk kanë guxua të paraqiten haptas kundër Azizit. Mirëpo kur kishte vdekur ai, këta fqinj kishin fillua të trazojnë dhe të dëmtojnë familjen e Azizit, bënin presion të madh ndaj Mergimës dhe dhëndërrit të tij Murselit. I kishin thyer gardhin, i kishin prerë bagremat në oborr dhe disa drunj që ishin rreth oborrit, mirëpo Murseli nuk kishte dashur të “hy në një thes me ta”- tregon Xhemail Breznica dhe Hamit Asllani… Kështu i lodhur nga pleqëria, i papërkrahur dhe i demoralizur me rrjedhat e sundimit komunist byrokratik dhe stalinian, pas 10 viteve që kishte mbajtur burgun, vdes nga një sëmurje e rendë, me 5 mars 1994 në Elbasan dhe varroset në mënyrë modeste si qytetar i rëndomtë gjithashtu, në Elbasan. Tri, katër ditë pa vdekur kishte caktua vendin ku duhet të varroset, pasi dëshirën për ta varrosur në vëndlindje (Kosovë) nuk ishte e mundur të realizohet. Ndersa shoqja e tij Mirushja pas dy viteve kishte vdekur (1996), gjithashtu në Elbasan. Para se të vdiste Azizi , në vizitë kishte shkua motra e e tij, Fata. Ajo ishte kujdesur për vëllaun deri kur kishte vdekur dhe me lot në sy e kishte përcjellur për në banesën e fundit. Tani varri i Aziz Zhilivodës, mëmzi dallohet, sikur ka mbetur në mëshirën e kohës, pa një përkujdeje të duhur, me një pllakës guri, si varrezat e njerëzve të rendomtë…
Familja, djemtë Faiku, Ragipi dhe Shaipi, të afërmit dhe miqët e tij në Kosovë (Zhilivodë) kishin hapur të pamit, për t’i pritur kështu shumë shokë, miq dhe të tjerë nga mbarë Kosova dhe më gjerë për ngushllime dhe për ta nderuar dhe përkujtua personalitetin e tij si luftëtar dhe atdhetar i madh i popullit shqiptarë. Nga ajo kohë djali i dytë Faiku me familjen, të afërmit , miqët dhe shokët e Azizit disa herë kanë biseduar për mundësinë e këthimit të eshtrave të Azizit dhe të nipit të tij, kolonel Ahmet Krasniqit në Kosovë, në vendlindjen e tyre në Zhilivodë dhe në shenjë nderimi dhe respekti ndaj tyre, të ngritet një lapidar dhe ta realizojnë deshiren dhe amanetin e atdhetarit të madhë të popullit tonë…
Antarë, nipër e mbesa nga familja e Aziz Zhilivodës |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Hilmi Saraçi: Aziz Zhilivoda luftëtar dhe udhëheqës i shquar për Shqipërinë etnike (1912 – 1994) (I)
» Hilmi Saraçi: Aziz Zhilivoda luftëtar dhe udhëheqës i shquar për Shqipërinë etnike (1912 – 1994) (V)
» Hajdin Sahiti - luftëtar e udhëheqës i forcave vullnetare për Shqipërinë Etnike
» Hilmi Saraçi: Në përkujtim të dy luftëtarëve të shquar të rezistencës kombëtare Ukshin Kovaqica dhe Smail Sfarça
» Xhafer Leci:KA NDËRRUAR JETË HYSEN BUCA - LUFTËTAR PËR SHQIPËRINË ETNIKE
» Hilmi Saraçi: Aziz Zhilivoda luftëtar dhe udhëheqës i shquar për Shqipërinë etnike (1912 – 1994) (V)
» Hajdin Sahiti - luftëtar e udhëheqës i forcave vullnetare për Shqipërinë Etnike
» Hilmi Saraçi: Në përkujtim të dy luftëtarëve të shquar të rezistencës kombëtare Ukshin Kovaqica dhe Smail Sfarça
» Xhafer Leci:KA NDËRRUAR JETË HYSEN BUCA - LUFTËTAR PËR SHQIPËRINË ETNIKE
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi