Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ruzhdi Berisha – Rudi ***** Podujevë: FJALA E KRYETARIT TË KLUBIT LETRAR ZAHIRI

Shko poshtë

     Ruzhdi Berisha – Rudi ***** Podujevë: FJALA E KRYETARIT TË KLUBIT LETRAR ZAHIRI Empty Ruzhdi Berisha – Rudi ***** Podujevë: FJALA E KRYETARIT TË KLUBIT LETRAR ZAHIRI

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 01, 2011 9:23 pm

     Ruzhdi Berisha – Rudi ***** Podujevë: FJALA E KRYETARIT TË KLUBIT LETRAR ZAHIRI 161670_100000714825950_4655227_n


Ruzhdi Berisha – Rudi ***** Podujevë: FJALA E KRYETARIT TË KLUBIT LETRAR ZAHIRI


Klubi letrar Zahiri, sot po e nderon legjendën tonë dhe heroin e popullit kombëtar shqiptar Zahir Pajazitin. Unë si kryetar i klubit letrar “Zahiri” ndjehem shumë i privilegjuar që klubi po mban emrin e komandantit dhe dëshmorit tonë të parë Zahir Pajazitit. E morëm këtë emër për ta nderuar dhe çmuar veprën e lavdishme që i la brezave Zahiri. Zahiri na mësoi se si duhet mbrojtur atdheun,si duhet vdekur burrërisht e kombëtarisht për atdheun tonë të dashur. Dikush mund do të mund të pyeste se pse klubi mban ermin e Zahirit, dhe përgjigja do të ishte kjo: E mban emrin, se Zahiri përveç luftëtar, ai ishte edhe dashamirës i arsimit dhe vlerave Universitare ,kjo dëshmon edhe regjistrimin e tij ne Universitetin e Prishtinës dhe filozofinë e tij politike dhe strategjinë luftarake. Zahiri guximin dhe përkushtimin e iniciativën e tij i drejtoi nga kriminelet dhe zullumqarët që po lëviznin Brenda-për-brenda Kosovës. Zahiri ishte një trim i madh që dëshmon vepra e tij sot, Zahiri ishte një atdhetar më traditë stërgjyshore, që kurrë me armikun nuk ishin pajtuar dhe përherë kishin qenë në konflikt. Zahiri u largua nga jeta duke kënduar këngën “ Liria erdhi për atdheun tonë “ dhe duke luftuar për Atdhe. Ra heroikisht për të mos vdekur kurrë, ai edhe sot dhe përjetë do jetojë bashkë me ne, thellë në shpirtin tonë. Zahir Pajaziti ishte ideali jonë, ishte vepra që ne sot po e shfletojmë fletë-fletë, dhe çdo fletë duket me e bukur se tjetra. Veprat dhe kontributi i Zahirit nuk kanë të ndalur, dhe tani ne po mundohemi sadopak në rrugëtimin tonë shkrimor ta nderojmë legjendën dhe figurën tonë historike Zahir Pajazitin…

Tek dritarja takoja lotin
Qaja për dëshmorin
Shikoja sytë e tu
Në rrezen e hënës

Gjaku i tyre u be lavdi
Që më mban kushtrimi
I paepur në shi
Rrezja juaj solli Liri

Urime ditëlindja komandant!     Ruzhdi Berisha – Rudi ***** Podujevë: FJALA E KRYETARIT TË KLUBIT LETRAR ZAHIRI 167602_181396138560879_100000714825950_445685_5384960_n
RUZHDI BERISHA - RUDI

TE VARRI I ZAHIRIT

{ Kujtimi ngushëllohet me dritën tuaj}
...
Afër varrit tënd vije përherë
Për ty lutem të prehesh në paqe
Trim i pa-epur për Liri

Je në piedestalin e lirisë
Je në kryeqytetin e atdheut
Je aty ku mbrohen kufijtë

Je në vendin ku duhesh të jesh
Je aty ku të shikojmë të gjithë
Po aty rri i pa-lodhur
Me pushkë në dorë

Afrohem afër e të shikoj
I shikoj sytë e tu plot zjarr
E shikoj në ty shtetin shqiptarë

Ti je mbuluar me flamur
Me flamurin kuq e zi
I larë me gjakun tënd
Të jetojmë sot në Liri

Zahir Pajaziti kishte një amanet
Që të gjithë ta mbrojmë vendin e vet
Të jemi të bashkuar në Liri
Që të fort ta kemi ne Ushtrinë

Lavdi veprës tuaj Zahir Pajaziti


     Ruzhdi Berisha – Rudi ***** Podujevë: FJALA E KRYETARIT TË KLUBIT LETRAR ZAHIRI 47408_148496455184181_100000714825950_263001_196967_n
Foto nga Sofra poetike
Fotografia 1069 nga 1232 Kthehu te grupi · Shiko të gjitha fototPrapaTjetra.
Klikoni në fytyrat e personave në fotografi për t'i etiketuar.


RUZHDI BERISHA - RUDI

ÇLIRIMTARËT


{ UÇK }

Në ballë të luftës ngrite pushkën lartë
Në ballë të Atdheut qëndrove krenarë
Në ballë të flakës u dogje me zjarr

Shqiptarë ne breza e vite
Qëndrove në front më pushkë
Në ideal tonë përjetë shqiptarë
Ta mbrojmë emrin tonë të parë

U vra e nuk u tremb kurrë
E mora vdekja e u mbulua
Me flamur dy krenar
Kështu dhanë jetën këta Çlirimtarë

Populli vlerëson Çlirimtarët
Që dhanë jetën për Liri
Mos shkelni mbi gjakun e tyre
Tashmë ai është mbi


     Ruzhdi Berisha – Rudi ***** Podujevë: FJALA E KRYETARIT TË KLUBIT LETRAR ZAHIRI 167571_185880141445812_100000714825950_474163_1253808_n
Ruzhdi Berisha - Rudi


MOTI IKU

Çdo vit ditët ndryshojnë nga pak
Jeta nuhatet me erën qiellore
A thua vallë moj bukuria dheut
Pse po i ndalni rrezen diellit

Kalendari i numëron motet
Ditari i jetës i shkruan dhembjet
Unë digjem për dashurin e motit
Andaj jeta po i ndërron kahet

Moti me futë në një rrugëtim tjetër
E pyeti vetën ku gjendem vallë
Pse këto vite ikin në kalendar
Sa gjatë do jemi gjallë

Moti iku ne po plakemi
Dhembjet digjen për dashuri
A thua vallë ku do tretemi
Moti iku mbeten varret për njeri

01 . janar 2001


     Ruzhdi Berisha – Rudi ***** Podujevë: FJALA E KRYETARIT TË KLUBIT LETRAR ZAHIRI 166693_185883108112182_100000714825950_474207_4442034_n
RUZHDI BERISHA - RUDI


ZGJOHUNI O BASHKOHUNI O SHQIPTARË

Ka kohë që gjumi na ka zë e nuk po zgjohemi
Të parët u flijuan për një liri të etnisë tonë
Ku mbeti besa e dhen para flamurit kuq e zi
Mos vallë jemi duke e tradhtuar nënën Shqipëri

Mos ta pyesim Evropën lavire që me shekuj na ka nda
Mos ujkut ti shkojmë për shtati e ne mes veti me u përça
Por të bashkohemi në një sofër më Nënën Shqipëri
Kosovë Preshevë Tuz Arbëri Iliri e Çamëri
Të gjitha copat e diellit në një Shqipëri

Një komb ishim dhe do mbesim pjesët te trupit s’dua te mi presin
Ma ndan dorën dhe me cunguan edhe sytë mi verbuan
Me hedhën pluhurin e tradhtisë me shqip-folësit e tiranisë
Mjaft me politika e gënjeshtra nëpër kafehane
Por të bashkohemi rreth një nëne

Si mund të jetë foshnja pa gji si mund te shikon njeriu pa sy
Trup pa zemër nuk kam pa por ne ende po fjetëm pra
Mos pritni kush të na bashkoj për veç shpata te na forcoj
Se bashkimi nuk bie nga qielli por ne tokën tonë po rrezon dielli

Gjyshi ma la amanet shpatën dhe flamurin kuq e zi
Me la besën e jo tradhti me tha: biri im lufto me pendë për Liri
E nuk ka liri të shqiptuarve pa bashkimin e trojeve tona
Se kështu i kishte bërë bota ejani ti plotësojmë ëndërrt tona

Zgjohuni se na iku koha Zgjohuni sa nuk perëndoj dielli
Thërrisni trimat shqiptarë ti bashkojmë trojet tona
Djem-vajza por si zana lumë qe ju rriti nëna
Ejani të ngritëm një kala ti largojmë këta gurë
Që me shekuj na kanë nda të bashkohemi

Më një flamur...

Ja i bashkuar Jo i ndarë më mirë i vdekur se i gjallë


Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi