Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Familja e Hekuran Dedës, thirrje për drejtësi

Shko poshtë

Familja e Hekuran Dedës, thirrje për drejtësi Empty Familja e Hekuran Dedës, thirrje për drejtësi

Mesazh nga Agim Gashi Wed Feb 02, 2011 2:46 am

Familja e Hekuran Dedës, thirrje për drejtësi

Familja e Hekuran Dedës, thirrje për drejtësi FAMILJA-E-TE-VDEKURIT

Dhembja e familjes së një prej viktimave të protestës së 21 janarit dhe apeli i të afërmve për drejtësi, u vendos në qendër të fokusit të emisionit të pasdites në Top Channel.

Kamerat tona shkuan në një rrugë të përbaltur, në një zonë 12 kilometra larg Tiranës, të quajtur Laknas. Në shtëpinë e të ndjerit Hekuran Deda, vizitorë të shumtë ngushëllojnë familjarët e traumatizuar nga ngjarja.
”Shkoi me duar në xhepa, vetëm për të parë se çfarë po ndodhte”, thotë babai i Hekuranit, i cili ende nuk është në gjendje të besojë atë që ndodhi.
Familja Deda është një familje e varfër, si shumë të tjera në Shqipëri. Mjerimi është i qartë në banesën e tyre modeste, ku tre kurora jetojnë duke u ngucur dhe duke ndarë kafshatën e bukës me njëri-tjetrin.
Ishte pikërisht kjo varfëri ajo që detyroi 38-vjeçarin që të dilte në rrugë, për të protestuar kundër këtyre kushteve të padurueshme dhe aspak bindjet politike siç kanë pretenduar disa.
”Në zgjedhjet e fundit, ne kemi votuar për Partinë Demokratike”, është deklarata befasuese e babait të të ndjerit. “Por, ata nuk kanë bërë absolutisht asgjë për ne. Megjithatë, djali nuk ka qenë asnjëherë simpatizant i ndonjë partie.
Ai s’ka shkuar kurrë më parë në ndonjë grevë, nuk kishte protesutar kurrë më parë me ndonjë banderolë. Pastaj, jemi të vrarë edhe më shumë nga ato që janë thënë për ne.
Përse nuk erdhi Kryeministri Berisha në varrim? Ne kurrsesi nuk do t’i kishim thënë që të largohej, as në momentin e parë, nëse ai do të kishte ardhur në spital nuk do ta kishim bërë diçka të tillë”.
Hekurani, i zhvendosur pranë Tiranës me familjen prej Kalasë së Dodës në kërkim të kushteve më të mira të jetesës, jetonte në emigracion në Greqi. Ai ishte kthyer përpara pak kohësh për të bërë pasaportën dhe priste të nisej së shpejti në vendin fqinj.
Jeta nuk ishte treguar asnjëherë bujare me babain e divorcuar të dy-vajzave, njëra 14 dhe tjetra shtatë vjeç. “Nuk e dimë nëse e kanë marrë vesh fëmijët dhe gruaja, nuk i kemi asnjë numër telefoni”, thotë në dëshpërim vëllai i vogël.
”Atij i duhet të lëvizte gjatë të gjithë kohës, të punonte në skaje të largëta për të jetuar dhe e kishte të pamundur të vizitonte vazjat. Besojmë se do e kanë marrë vesh nga televizori, por nuk e dimë me siguri këtë”.
Vëllai i madh, edhe ai emigrant në Greqi, e ka të pamundur të përmbajë hidhërimin dhe lotët, përpara kamerave. “Erdhëm bashkë përpara dy muajsh, por ai qëndroi pak më shumë për të bërë pasaportën”, thotë ai me ngashërim.
”Vëllai nuk ishte socialist. Ishte jeta e vështirë dhe papunësia ato që e bënë të dilte në demonstratë. Fillimisht doli për kafe në Kamëz, nuk na tha gjë që do të dilte në demonstratë.
Më morrën në telefon në Greqi dhe më thanë që hajt se kanë plagosur Hekuranin. Siç isha i veshur nga puna morra autobuzin për të ardhur. Kur erdha në spital mësova që kishte vdekur.
Në spital na morri veçmas Spartak Ngjela dhe na çoi në morg. Na thanë që ishte bërë eksperitiza, por nuk na sqaruan tamam se si kishte vdekur Hekurani”.
Vëllai i madh, ka edhe një apel për të bërë ndaj Kryeministrit Berisha. “I bëj thirrje Kryeministrit që të mendohet mirë, sepse vëllai dhe viktimat e tjera nuk janë zogj pulash që kalben në tokë.
Ata janë njerëz dhe atij duhet t’i vijë turp kur del e flet ato gjëra që i nxë goja. Ne nuk jemi as kriminelë, as bandita dhe as kokëpalarë. Shteti duhet të gjejë fajtorin”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi