Dr.Përparim Demi: Rreziku i imagjinuar shqiptar
Dr.Përparim Demi: Rreziku i imagjinuar shqiptar
Rreziku i imagjinuar shqiptar
Ambasadori i Federatës Ruse në Beograd, Aleksandar Konuzin, vlerëson se projekti “Shqipëria e Madhe” paraqet rrezik për rajonin e Ballkanit. Konuzin thekson, se në të kaluarën Ballkani ka përjetuar periudha të konflikteve të rënda të armatosura me baza nacionale. “Për këtë shkak, kundërshtimi sa më i shpejtë i idesë së shqiptaro-mëdhenjve dhe i ideve të tjera të ngjashme të rrezikshme është më mirë”, ka thënë Konuzin për gazetën “Dnevnik” të Novi Sadit.
Nga Dr. Përparim Demi
Ja se si vazhdon manipulimi i opinionit edhe sot e kësaj dite dhe shikoni se kush është autori i këtij manipulimi shekullor. Sipas politikës zyrtare ruse, shqiptarët janë ata që paraqesin rrezikshmëri. E thotë këtë ambasadori Konuzin, duke specifikuar se konflikte4 në Ballkan kanë bazë nacionalen Atë që haron ta thotë ky emisa2 i Moskës eshtë se gjatë luftës`Ballkanike, luftës së parë dhe të dytë botërore, shqiptarët nuk kanë qënë palë ndërluftuese. Është e vërtet një gjë, që të gjitha këto luftra janë zhvilluar në teritoret e banuara nga shqiptarët dhe se dëmet e luftrave gjithmonë ranë mbi kurizin e popullsisë shqiptare.
Në luftën Ballkanike palët ndërluftuese ishin Sërbia, Bullgaria, Greqia, Italia, Mali i zi dhe Austria, në një kohë kur Shqipëria nuk kishte shtet akoma. Këto shtete luftuan ndërmjet tyre për ndarjen e teritoreve shqiptare ndërmjet tyre. Pas lufte Ballkani u quajt ”fuçi baruti”. Kush e cilësoi si të tillë, dipllomatët europian pasi nuk gjenin dot zgjidhje, që të kënaqte lakmit e këtyre shteteve. Atyre nuk u vajti kurrë në mëndje të krijojnë shtetin e vërtet shqiptar dhe të refuzojnë pretendimet e shteteve ballkanike fqinje të Shqipërisë. Njohja e shtetit Shqiptar ndodhi për arsye të mospajtimit dhe kundërshtimet që kishin, sidomos agresiviteti i Sërbisë dhe Greqis që kërkonin llokmën e madhe, gjë që zëmëroi Italinë, Austrinë dhe Bullgarinë. Pas luftës ballkanike, prap iu rikthyen ndarjeve të teritoreve të Shqipërisë londineze, por ishte ndërhyrja e vendosur e presidentit Willson që e pengoi këtë në konferencën e Parisit.
Bullgaria u përplas me Sërbët në teritorin e Shkupit dhe Kumanovës, dhe me Grekun në zonën e Prespës dhe Korçës. Italia luftoi me grekun për Vlorën dhe bregdetin. Kështu u dogjën fshatrat shqiptare dhe u vranë shqiptarët pa i shpallur luftë kurkujt. Çetat shqiptare u përpoqën sa mundën të mbronin popullsinë civile nga shfarosja që bënin trupat pushtuese në teritorin shqiptar. Si sërbët dhe grekët duke përfituar nga gjëndja, krahas luftës së frontit që kishin, nuk haronin të vrisnin sa më tepër shqiptarë civil për të siguruar tokë të lirë për kollonët e tyre. Kuptohet rezistenca shqiptare ishte e pafuqishme të përballonte ushtritë e armatosura deri në dhëmb të fqinjëve të tyre. Pra kush përbënte rrezik për Ballkanin ? Sipas rusit – shqiptarët nacionalista. Jam i sigur që për ta sikur shqiptarët të mos egzistonin nuk do kishte luftë në Ballkan, ky ishte faji jonë, që egzistonim. Do ti thoshja këtij zotërie se gabohet rëndë, pasi lakmitë e fqinjëve tanë nuk mbaronin dhe ata prap se prap do luftonin ndërmjet tyre për teritoret që pretendonin. Rusët, genocidin ndaj shqiptarëve e quajtën si diçka normale, si një e drejtë e Sërbisë dhe e Greqisë, pasi ata janë mësuar me pogromet e tyre ku humbën jetën me miliona muzhikër nëpër stepat e tyre. Spastrimin etnik ata e quajn plotësisht të justifikueshëm pasi këtë praktikë e kanë zbatuar me shekuj në vëndin e tyre, që nga koha e carëve dhe deri tek Stalini.
Ambasadori rus na akuzon se ngulim këmbë të jetojmë të lirë, kjo për të përbën një rrezik të madh për Ballkanin. Bashkimi i shqiptarëve e trëmb, pasi nuk është i sigurt për interesat ruse në Ballkan. Me prepotencën e një fuqie të madhe ushtron presion ndaj Europës, duke e paralajmëruar për ”rrezikun” imagjinar dhe pasojat që do rrjedhin prej tij. Për këtë pikë ka arsye pasi shqiptarët proamerikanë i bëhen pengesë. Do e këshilloja këtë politikan megalloman të zgjidhë problemet që kanë me çeçenët dhe gjeorgjianët, pasi pikërisht është politika e tyre kolonialiste që vazhdon tëprodhojë viktima si në jug ashtu dhe në qëndër të Moskës. Lej ta lënë Ballkanin e qetë se jemi vetë zot dhe do dimë ti zgjidhim problemet tona. Iku koha e luftës ballkanike kur s'kishim shtet dhe skishim asnjë përkrahje. Duan apo nuk duan, do e marrin parasysh faktorin shqiptar në zgjidhjen e çdo problemi ballkanik. Europa po nuk e ka kuptuar këtë nuk do jet kur rehat me këtë zonë juglindore të saj. Ka ardhur koha që kjo të shtrohet për zgjidhje definitive dhe përgjithmonë.
(Bukuresht, 30.01.2011, ORA News)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Përparim Demi: Maskarada e shkombëtarizimit
» Dr. Përparim Demi:Maskarada e shkombëtarizimit
» Përparim Demi: Bisedime me halle
» Agim Gashi dhe Përparim Demi
» DR. Përparim Demi:E vërteta e të pavërtetave
» Dr. Përparim Demi:Maskarada e shkombëtarizimit
» Përparim Demi: Bisedime me halle
» Agim Gashi dhe Përparim Demi
» DR. Përparim Demi:E vërteta e të pavërtetave
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi