Të martën “rrëzohet” Qeveria e shpërndahet Parlamenti
Faqja 1 e 1

Shqipe Osmani, BOTA SOT
Iniciativa e AKR-së për votëbesim ndaj Qeverisë do të lëkundë mbase për herë të fundit Qeverinë e Kosovës dhe do të shpejtojë mbajtjen e zgjedhjeve nacionale.
Një vendim të rëndësishëm për vendin do ta marrin ligjvënësit të martën. Ata do të shkurtojnë apo do të zgjasin jetën e Qeverisë aktuale, më saktësisht deputetët do të vendosin nëse vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, që janë caktuar me datën 13 shkurt, apo në zgjedhje të jashtëzakonshme. Para një vendimi të tillë deputetët i dërgoi mocioni për Qeverinë i iniciuar nga Aleanca Kosova e Re , mocion të cilën e mbështetën 40 deputetët e Kuvendit, e të cilën Kryesia e Kuvendit vendosi ta parashtrojë në Kuvend për votim të martën në një seancë të jashtëzakonshme. Mirëpo, pavarësisht vendimit të Kryesisë për seancë votëbesimi për Qeverinë, lista e nënshkruar nga 40 deputetët për mocion është kundërshtuar nga LDK-ja dhe AAK-ja, për shkak të dyshimeve se ka emra të falsifikuar. Lista prej 40 nënshkrimeve ka mbetur të verifikohet deri të martën , derisa iniciuesit e mocionit kanë dëshmuar se nuk ka falsifikim të emrave , por lista shumë shpejtë do të verifikohet, meqë bëhet fjalë për lëshime teknike, të cilat nuk janë problem të evitohen.
Mosvotimi i Qeverisë së pakicës
Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, të premten pas mbledhjes së Kryesisë bëri të ditur se kryesia ka vendosur që mocioni i votëbesimit për Qeverinë, i ngritur nga AKR-ja, të parashtrohet në një seancë të veçantë të martën e javës së ardhshme.“Pas mocionin e AKR-së të nënshkruar nga 40 deputetë, si kryesi dhe si grupe parlamentare vendosëm që të thirret seanca për këtë mocion të martën, në orën 12.00”, tha Krasniqi duke shtuar më tej se arsyeja e këtij mocioni është verifikimi nëse kjo Qeveri e pakicës e ka besimin e deputetëve apo jo. Krasniqi, ndërkaq nuk është deklaruar nëse Qeveria e tanishme është joefikase nëse ajo nuk ka mbajtur asnjë mbledhje pas prishjes së koalicionit. Ai tha se Qeveria nuk funksionon vetëm me mbledhje, sepse motori i qeverisjes është administrata, e cila tha Krasniqi, i ka kryer detyrat e veta . Ai ka vënë në pah se nëse ligjvënësit votojnë për mosbesim ndaj kësaj Qeverie, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. “Natyrisht se Qeveria nuk po punon me kapacitet të plotë, sepse tashmë nuk është e qeveri koalicionit, por e pakicës. Megjithatë, kjo është arsyeja e mocionit për të verifikuar se kjo Qeveri e pakicës a e ka mbështetjen apo jo. Nëse seanca e së martës voton për mocionin e mosbesimit për Qeverinë, atëherë procedurat tjera janë zgjedhjet e jashtëzakonshme”, është shprehur Krasniqi. Krasniqi, ka theksuar gjithashtu se në rast kalimi të mocionit për mosbesim të Qeverisë, do të respektohen të gjitha procedurat ligjore dhe ato që shkruhen edhe në Kushtetutë.
LDK dhe AAK dyshojnë në manipulime të nënshkrimeve
Përfaqësuesit e LDK-së, derisa kundërshtuan dhe hodhën dyshime për falsifikime të nënshkrimeve, apo manipulime me emrat e deputetëve, duken se janë shenja të cilat tregojnë se kjo parti , deri dje partnere e kësaj qeverisje, mbase nuk do ta hedhë votën për mosbesim ndaj qeverisjes minore. Ismet Beqiri, shef i GK të LDK-së derisa ka kundërshtuar legjitimitetin e listës së mocionit për votëbesim të Qeverisë, ai nuk e ka mohuar, por as nuk e ka pohuar, nëse LDK-ja do të votojë për mosbesimin ndaj qeverisjes aktuale. Sipas tij për votimin apo jo të mocionit do të vendos partia.
“Mocioni i votëbesimit ndaj Qeverisë me arsyetimin e dhënë në tekst edhe për LDK-në është i paqëndrueshëm, sepse është e qartë pse është i paqëndrueshëm, nuk është ndonjë arsyetim për ne i mjaftueshëm për diçka të tillë. Dhe çështja që po ashtu u ngrit, që duhet ta verifikojmë, sepse është shumë mundshme një njëri t’i ketë shkruar pesë emra pa u nënshkruar”, ka thënë Beqiri.
Shefi i Grupit Kuvendar të AAK-së, Ardian Gjini përsëriti qëndrimin e AAK-së lidhur me mosnënshkrimin e mocionit të votëbesimit duke theksuar kështu se arsyetimi për mocionin e ngritur është jo i denjë për një parti opozitare, derisa thekson ai se arsyetimet si keq qeverisje do të ishte më e denjë për opozitarët të cilët gjithmonë kanë kërkuar rënien e kësaj Qeverie, e cila ka dëmtuar shumë vendin. Gjini, ka bërë të ditur se asnjë nga deputetët e AAK-së nuk e kanë nënshkruar mocionin, por nuk ka mohuar se të martën nuk do të votojnë për mosbesim ndaj Qeverisë.
“Asnjë nga deputetët e GP të AAK-së nuk e kanë nënshkruar mocionin nuk është e vërtetë ajo që ka dalë në media. Arsyeja për mosnënshkrimin e këtij mocioni, është arsyetimi që ka dhënë AKR-ja në këtë mocion. Pjesa e arsyetimit për AAK-në, është e padenjë për një parti opozitare. Ne kemi kërkuar për më shumë se dy vjet që kjo Qeveri duhet të shkojë në shtëpi, që kjo i ka sjellë dëme të mëdha Kosovës, në shumë raste të pariparueshme, na ka sjellë në pozitë inferiore ndaj vendeve të rajonit dhe me këtë qeverisje është krijuar hapësirë që investitorët të largohen ”, është shprehur Gjini.
Mocioni në të mirë të vendit
Akuzave të përfaqësuesve të LDK-së dhe AAK-së se lista e nënshkrimeve është e manipuluar i është kundërvënë , nënkryetari, gjegjësisht anëtari i Kryesisë së Kuvendit nga AKR-ja Ibrahim Gashi, duke qartësuar se lista nuk është e manipuluar , porse bëhet fjalë për disa lëshime teknike, të cilat siç tha ai do të evitohen pa ndonjë problem. Gashi, po ashtu nuk pajtohet më qëndrimet e partive të lartëpërmendura se arsyetimet në tekstin e mocionit janë të qëndrueshme dhe adekuate.“Do të mbahet seanca të martën dhe sigurisht edhe aty do të ketë rast secili të shprehë qëndrimet e veta. Unë mendoj që arsyetimi për mocionin është shumë i qartë dhe është i mbështetur në Kushtetutë. Vërejtjet që u dhanë lidhur me vërtetësinë e nënshkrime, mbeti që të vërtetohen plotësisht dhe unë mendoj që deri në seancë, ata deputetë që kanë shkruar me dorën e tyre emrin, por që nuk e kanë vënë edhe nënshkrimin, do ta vënë, dhe kjo është një çështje krejt teknike që nuk ka asnjë dyshim se do të zgjidhet deri të martën”, është shprehur Gashi, duke shtuar se AKR-ja ka ngritur këtë mocion vetëm për të mirën e shtetit dhe kjo, sipas tij, do të dëshmohet në të ardhmen. Arsyetimi i AKR-së për mocion ndaj Qeverisë është tejkalimi i krizës aktuale politike e instititucionale,dhe shmangie nga rreziku i thellimit të krizës institucionale në vend pas dorëheqjes së Sejdiut nga posti i presidentit dhe pas largimit të LDK-së nga koalicioni qeverisës. Nëse Kuvendi i Kosovës do të miratonte mocionin e votëbesimit për Qeverinë, atëherë Kuvendi do të shpërbëhet.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Zogaj: Qeveria do të rrëzohet, por kujdes nga Qeveria e Re
» Bie Qeveria, shpërndahet Kuvendi i Kosovës
» Sot mund të rrëzohet qeveria dhe të shpërbëhet Kuvendi
» PARLAMENTI I NDOTUR - QEVERIA E PISTE
» Kurti: Qeveria rrëzohet nëse duan deputetët

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi