Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Obama me thirrje të re për Egjiptin

Shko poshtë

Obama me thirrje të re për Egjiptin Empty Obama me thirrje të re për Egjiptin

Mesazh nga Agim Gashi Mon Feb 07, 2011 1:12 pm

Obama me thirrje të re për Egjiptin

Obama me thirrje të re për Egjiptin OBA-MJ6076


Presidenti amerikan Barak Obama thotë se ai beson që Egjipti nuk mund të kthehet prapa në gjendjen që ka qenë para kryengritjes kundër presidentit Mubarak dhe se ishte koha për ndryshim. Këtë deklaratë presidenti e bëri gjatë një interviste televizive për kanalin Fox.
Obama iu referua grupit kryesor të opozitës, Vëllazëria Myslimane, duke thënë se ishte vetëm një fraksion dhe nuk kishte mbështetjen e shumicës.
Egjipti i ndryshuar
Presidenti Obama duket se po këmbëngul që Egjipti ka ndryshuar tashmë. Ai tha se vendi nuk do të kthehej prapa në gjendjen që ka qenë dhe se ishte e qartë që populli i Egjiptit kërkonte zgjedhje të lira dhe të ndershme. Presidenti përsëriti qëndrimin që e kemi dëgjuar shpesh javën e fundit se tranzicioni politik duhet të fillojë tani dhe ai duhet të jetë i rregullt dhe kuptimplotë.
Megjithatë, Obama vazhdon të mos e thotë shkoqur nëse presidenti Mubarak duhet të largohet menjëherë, apo do të duhet të qëndrojë në post për momentin. Obama foli edhe për Vëllazërinë Myslimane, roli i të cilës në protesta është diskutuar shumë, por nuk kuptohet mjaft në Amerikë.
Presidenti tha se kishte aspekte të ideologjisë së grupit që ishin anti-amerikane, por ai shtoi se Vëllazëria Myslimane ishte një prej shumë grupeve në Egjipt.
Ndërkaq Vëllazëria tha se pas takimit me qeverinë se regjimi nuk ka bërë lëshime substanciale.
Një korrespondent i BBC-së në Kajro thotë se protestuesit në rrugët e Kajros nuk janë në humor për kompromis. Ata duan që presidenti Mubarak të japë dorëheqjen menjëherë dhe parlamenti që ata e quajnë të mashtruar të shpërndahet.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi