Kristaq Shabani:RRUGËTIM PROFIL “PEGASI” INTERNACIONAL-E FOKUSUAR POETJA SHQIPE HASANI KOSOVË
Faqja 1 e 1
Kristaq Shabani:RRUGËTIM PROFIL “PEGASI” INTERNACIONAL-E FOKUSUAR POETJA SHQIPE HASANI KOSOVË
Kristaq Shabani:RRUGËTIM PROFIL “PEGASI” INTERNACIONAL-E FOKUSUAR POETJA SHQIPE HASANI KOSOVË
Përgjoj eklipsin në qiellin e sferave
me sy pi buzëqeshjen e parë...
SHQIPE HASANI
RRUGËTIM PROFIL “PEGASI” INTERNACIONAL
E FOKUSUAR POETJA SHQIPE HASANI KOSOVË, ANETARE E LNPSHA “PEGASI” ALBANIA
PJESËMARRËSE DHE KUMTUESE NË SIMPOZIUMIN NDËRKOMBËTAR “MUZA POETIKE PEGASI 2011” ME OBJEKT “ LIRIZMI NË LETËRSI”
15-18.04 TIRANE- PRISHTINE DHE NE VEPRIMTARINE “PRAGSIMPOZIUM” GJIROKASTER 13 PRILL 2011 NE GJIROKASTER...
Shqipe Hasani një shpirt tokësor dhe ajror lirik, fantazist dhe prekës
Poete e lirikës “ekstreme”, kur shprehet : ...derisa lulen e puthjes sate në zemrën time ta çelësh...
Nga Kristaq F. Shabani I.W.A, W.P.S
Një brumim interesant që vjen pas një “lajthitje” të mirë me një organizim zjarrtar: ikje nga natë thikash, balada të rrëngjethuara me plasje mallimi... një evidentim karakteristik dhe i motivuar me elegancë: shpërthim i dhimbjeve të moçme, dhimbje të varura në kryefund dhe me përfundesë në një kremtim krenimi ëndrrash..: kufi me gjakim të njëjtë..., dehje dhe ngjallim të viteve të ikura,...
Shqipe Hasani ka një shpirt tokësor dhe ajror lirik, fantazist dhe prekës, ku me “zjarrtarin” e saj vargëzues ndez shtatë ditë jave, prushon shtatë netë dashurimi e frymimi duke kambanizuar shpirtin e saj lirik në një goditje rrahësi shpejtësisht në të shtatë aetët përrallore në një përpirje thithëse tërëore... Poeten, s’është çudi,
Të mërkurën e shenjtë do ta vënë në skenë si Kleopatrën;
mund të jetë e sakrifikuar edhe në muret e prillit.. Me aftësinë e saj nuk sekreton, por sekreti dëftohet: Përgjoj eklipsin në qiellin e sferave, pi buzëqeshjen e parë ( në javimin e dashurimit të madh )
Poete e lirikës “ekstreme”, kur shprehet : ...derisa lulen e puthjes sate në zemrën time ta çelësh... (Një gjetje nivelore... e tejarrirë...) të të kafshoj të tërin, pa i shpallë arsye dhimbjes. Këto unë mund t’i quaj pa hezitim si “kolonata” të lirizmit shkëlqimtar... Këto “lodrime” origjinale lirike kryefjalëzojnë te fantazirealja prezente. Loja e dikurshme harron fundin, zanafilla nis me prekje duarsh (emisarët e delegimit të ndjenjëzimit që “shkatojnë turbullirat e ligjitimit dashuror) ,
derisa gjinjtë më rrjedhin qumësht dashuror(origjinalitet tipikë krahësimore) orkidën e ofshamave e lë në pikënisje (gjallim figurativë)...;
robëreshë bëhesha në akuarel midis zgjëndrrës dhe pritjes, duke luftuar vetminë e hidhur.
Shqipja në mentalitetine saj lirik ka një indikator të çudimtë..
Thurrësi indikative... Nata e dashurimit hedh përqafimin e natës titullore. Rrugëtim në horizonte, djegësim e një yllëzi dhe një dritim i qendërzuar dhe perifik.. E pat fatin ylli djegien dhe fanitet ekstaza , e cila avullon çuditërisht vargje ngjyrë blu... Endje fatesh...
Shqipja ka një teknikë prestigjioze në paraqitjen e saj lirike ndaj është e zëshme dhe e lakuar në kahje pozitiviteti, pas një boshllëku artific....
Një poete që ka ç’të thotë dhe në të pastajmen pasi burimi i saj lirik është i pashtershëm. Kjo është ideja e këtij miniprezantimi, sa për të çelur portat e njohjes. Poezia e Shqipe Hasanit kërkon të “udhëtojë “ në shkëmbimin universal të vlerave..., ndaj ajo duhet të përkthehet në gjuhë të tjera .
Nëpërmjet këtyre intervistave të saj sel në pah bota e saj , jeta dhe e ardhmëria .
Intervistë
Dy motrat e një rrëfane
Më 5 qershor të këtij viti në Gjakovë u mbajt Mitingu tradicional i Poezisë, ku libri i Shqipe Hasanit “Akuareli i dhembjes” u shpall vëllimi më i mirë poetik i botuar brenda dy mitingjeve. Me këtë rast me Shqipen biseduam për veçantitë e brezave krijues, për botën që mëton krijuesi, për vendin e gruas në letërsi (si krijuese e si heroinë) etj.
1. Koha e çmendur dhe koha normale
KALENDARI: Kush është Shqipe Hasani? Ç’e karakretizon brezin e saj krijues dhe vetë atë?
SHQIPJA: U linda në Prishtinë, ku u shkollova dhe vazhdoj të jetoj. Prindërit e mi patën ardhur në kryeqytet nga Prapashtica e Gallapit. Edhe prindërit e mi bartnin te ne, fëmijët, përrallën për vendlindjen, shumëfish të zbukuruar, natyrisht. Ndoshta kjo vendlindje, gati e mitizuar, që përsëritej në tregimet e prindërve, zgjoi në mua tundimin për vargun e parë e vjershën e parë. Domethënë, diçka e tërthortë më hapi portat e botës së artit, që kurrë s’mund të këndohet, as të shkruhet e tëra. Vetëm fragmente të saj mbesin në varg, në tregim, në dramë siç mbesin majat e maleve pas një lëkundjeje tektonike.
Koha e fëmijërisë sime? Ishte më e varfër, natyrisht, por me më shumë shpresa e optimizëm. E mbaj mend se edhe fëmija ende në shpërgënj e dinte se ishim të okupuar dhe se synim yni, pra i gjithë etnisë, ishte që të hiqnim zgjedhën e shkelësit. Dhe, çuditërisht, askush s’dyshonte se një ditë do ta përzinim okupatorin përtej Përpellacit, ndonëse ishte i fuqishëm dhe mizor. Këtë nuk e vinim në dyshim. Preokupim yni ishte të projektonim kohën e lirisë. Si do të dukej? Ç’fytyrë do të kish? Sa do të na dhimbte bukuria e saj? Dhe këtë e bënim bashkërisht: prindërit, nxënësit, mësuesit. Secili sajonte një pjesë të tregimit dhe të gjithë bashkërisht krijonim oden e llamburitëse për epokën e lirisë. Nga fëmijëria, më ka mbetur në kujtesë veçanërisht mësuesi Munish Hyseni. Ai, jo vetëm me sjelljet e tij që shkonin përtej mirësisë së mësuesit e prindit, por veçanërisht me mënyrën e ligjërimit, na sillte më afër dhe na bënte më të prekshme kohën e lirisë. Kurrë s’më shqiten nga mendja recitimet e tij, zëri i tij që binte tamam si këmbanë kushtrimi. Kjo na bënte ta ndjenim lirinë që do të vinte si barin e pranverës, që rritej përeth nesh brenda natës. Të gjitha këto kanë hyrë në vjershat e mia drejtpërsëdrejti, ose tërthorazi. Të gjitha këto janë bërë florë e vargut tim.
Koha e brezit tim? Si krijuese u formova kryesisht në vitet nëntëdhjetë të shekullit të kaluar. Pra, në kohën e aparteidit, kur shkelësi, si etni, na kish nxjerrë jashtë ligjit. Domethënë, qe një kohë e mynxyrshme, jo vetëm në kuptimin e mohimit total të lirisë. Të them fillimisht se deri atëherë, në letërsinë shqipe të këtij krahu, kishte nisur të krijohej një rend i mbarë vlerash. Pati shkrimtarë të mohuar e të ndaluar, natyrisht, por kryesisht qe krijuar një hierarki mbi kriterin e vlerës. Vitet nëntëdhjetë, përveç zezonave të tjera, sollën edhe një çrregullim total të këtij rendi vlerash. U bënë lesh e li vlerat me pseudovlerat. Vërshuan, krahas krijuesve të njëmendtë, që ishin më të paktë, edhe skribomanët, madje edhe asi shkarravitësish që mezi i dinin 36 shkronjat e shqipes. Dhe ta pushtuan tejembanë panteonin e brishtë të letërsisë sonë. Hynë në garë deri edhe mëhalla me mëhallë se cila do të nxirrte më shumë poetë dhe veçanrërisht cila do t’i kishte ata “më patriotë”. Në këtë kohë të çmendur më të harruarit mbetën krijuesit e vërtetë. Në këtë kohë të mbrapsht lindën kastat e para të “poetëve” partiakë, që s’kishin asgjë të përbashkët me artin e vërtetë. Nuk them se këta “gjeni” e vonuan lirinë, por e dëmtuan mjaft imazhin e saj. E përmenda këtë vetëm shkarazi një aspekt të çmendjes që solli aparteidi serb, pasojat e të cilit do t’i vuajmë edhe shumë kohë. Në këtë kohë u formova unë, prandaj krijimet e brezit tim kanë në vete shenjën e saj.
2. Murosja e dhembjes
KALENDARI: Çfarë është dhe çfarë do të dëshiroje të ishte bota fiktive e krijimeve tua?
SHQIPJA: Në vjershat e mia të deritashme ka me tepri vaje, klithma, kortezhe. Kjo ka ngjarë ngaqë unë kam jetuar brenda një kohë kur etnia ishte e jashtëligjshme. Prandaj, në vargun tim s’mund të kishte më shumë diell, më shumë kthjelltësi, më shumë fanitje dashurore. Jetonim mote jonormale, prandaj edhe ajo që krijuam bart shenjën e jonormales. E do të kisha dashur të kishte ngjarë ndryshe, natyrisht. Të vilnim në vjershën tonë më shumë bardhësi, më shumë diell, më shumë lirikë erotike. Por, këto, mjerisht, mbetën në margjina, për shkak të dilemës hamletine që na rrinte mbi kokë të rrosh a të mos rrosh.
Çfarë do të dëshiroja për botën e artit tim? Gjithçka që s’do të kishte luftë, dhunë, dhembje të skajshme.
KALENDARI: Kanë thënë, megjithatë, se dhembja edhe e fisnikëron njeriun.
SHQIPJA: Por, jo të gjitha dhembjet. Prindërit e fëmijëve të vrarë, për shembull, që qe dhjetë vjet kërkojnë kufomat e më të dashurve, mbi të gjitha në zemër mbajnë ndjenjën e hakmarrjes. Dhe këtu mund të fshihet thelbi i një lufte të re. Nuk do të jenë fajtorë viktimat, natyrisht, por, gjithmonë ekziston rreziku i mbrujtjes së një konflikti të ri. E poetët duhet ta zbusin këtë dhembje. Prandaj duhet të gjejnë edhe si ta ngushëllojnë nënën kërcure, edhe si ta bëjnë atë ta dojë paqen më shumë se luftën. Ta murosë, për shembull, dhembjen e vet, në themelet e së ardhmes së brezave, të atyre që sapo kanë lindur dhe të atyre që do të linden. Po flas cili duhet të jetë misioni i artistit, paçka se me vjersha pak gjë mund të bëhet. Sidomos në kohën kur më gati kurrkush s’lexon.
3. Nëna ndien si toka
KALENDARI: Po pse? Desha të them pse njeriun ynë i ka kthyer librit shpinën me kaq përbuzje?
SHQIPJA: Ka shumë shkaqe. Mbi të gjitha defektet që shkaktoi aparteidi. Në atë kohë lexuesit iu imponuan më shumë shkarravitësit, sesa krjuesit e vërtetë. Dhe ai u neverit, dhe ai e braktisi librin, ngaqë në një çast zhgënjimi mendoi se letëria s’qenka veçse një paçavure. Është fjala për lexuesin ende të paformuar, natyrisht. Të formuarit vazhduan traditën e leximit, por mbetën gjithnjë e më të paktë dhe gjithnjë e më të vetmuar.
Shkaku i dytë mendoj se është shartimi i mendësisë orientale në psikën e njeriut tonë. Kjo nisi në kohën e aparteidit, kur Milosheviçi dëshironte t’i paraqiste shqiptarët para botës si fundamentalistë islamikë. Dhe ata, fundamentalistët, me lejen e shkelësit tonë, natyrisht, sollën këtu ferexhe, pantallona të shkurtër, mjekra të Bin Ladenit. Këta nuk e duan librin. Përkundrazi, e urrejnë, sidomos librin me frymë evropiane. Ata duan të na shtyjnë në terrin e skajshëm, kur më s’do ta njihnim vetveten. Kur më s’do ta dinim në kemi lindur në Afrikë, apo në tokën e perëndive të lashta pellazge. Por, ka edhe shkaqe të tjera, natyrisht. Prapë them se do të na duhet shumë kohë ta sjellim lexuesin në rrjedhën normale. E kohën normale duhet ta sjellin institucionet tona, në radhë të parë Ministria e Kulturës, pastaj Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës etj. Dhe shpresoj se kështu do të ndodhë.
KALENDARI: Ç’ishte për ju çmimi për librin më të mirë me poezi botuar brenda dy mitingjeve?
SHQIPJA: Një sadisfaksion i madh për punën time dhe për mundin tim. Një dëshmi se, megjithatë, vlera e vërtetë del në dritë herëdokur. Kisha marrë disa herë çmime lokale, por ky ishte i pari çmim në nivel kombëtar. Për këtë falënderoj jurinë e LSHK-së, veçanërisht zonjën Flora Brovina. Kjo do të jetë nxitje për mua dhe për brezin e ri, sidomos për krijuesit e vërtetë, për ndarjen e tyre të ngadaltë, por të sigurt nga skribomanët.
KALENDARI: Jeni bashkëshorte e nënë. Sa ka ndikuar kjo në krijimtarinë tuaj?
SHQIPJA: Po, jam e martuar dhe kam dy vajza –Bleonën e Drilonën. Me të qenit nënë kam përmbushur një nga misonet hyjnore të gruas. Dhe kjo, natyrisht, ka pasur dhe do të ketë ndikim pozitiv në projektimin e botës fiktive të artit. Të jesh nënë do të thotë të ndiesh si toka edhe dhimbjen e bukur të mbirjes së lules, edhe shushurimën e gjethit, edhe zogun që këndon në pemën tënde. Prandaj nuk pajtohem me gratë që janë kundër nënërisë. Nuk pajtohem me egoistet, që kanë në vete diçka nga mizoria e zanave.
KALENDARI: Po nesër?
SHQIPJA: S’është fshehtsi t’ua them se do t’i përkushtohem, përveç poezisë, edhe dramës. Loja dhe kënga janë më afër njëra tjetrës. Dy motra të një rrëfane, do të thosha.
KALENDARI: Urojmë që t’ia dalësh mbanë!
SHQIPJA: Faleminderit!
Bisedoi: ARBEN VESELAJ
Jetëshkrimi
SHQIPE HASANI u lind në Prishtinë më 18 dhjetor 1971. Po në kryeqytet mbaroi fakultetin filologjik (gjuhë e letërsi shqipe). Qysh si nxënëse nisi të merrej me letërsi. Shkroi për fëmijë e të rritur dhe botoi poezi në revistat “Pionieri”, “Jeta e re” etj.
Poezitë e Shqipes u përkthyen edhe në anglisht, kroatisht, turqisht etj. Përveç poezi, kohëve të fundit Shqipja ka nisur të shkruajë edhe dramë e prozë. Është anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.
Deri tash Shqipja botoi këto vepra:
“SHIU I VETMISË”, “Pena” (1997)
“QIELLI I VARREVE”, “Rilindja”, (2000)
“AKUARELI I DHEMBJES”, (2008)
“PREMTIMI I LËNË PENG”, LSHK (2009)
Pjesë nga vlerësimi i jurisë së LSHK-së
Poezitë e librit të Shqipe Hasanit“Akuareli i dhembjes” (me ciklet“Akuareli i dhembjes, “Ndoshta jam Rozafa”, “Ike në pranverë” dhe “Motive me atdheun”), degëzohen në tre motive kryesore, që do të mund t’i ripagëzonim: kangjelet për atdheun, kangjelet për nënën dhe kangjelet për dashurinë. Aty gjithmonë ka prushimë lulesh, lot zemrash, rekuieme nostalgjish, klithma, yje, zezona, luftëra, qëndresë, morte, ngadhënjime, psherëtima, të qara të lumtura etj., që së bashku ndërtojnë filozofinë e lashtë të njeriut për vendlindjen, mallin për nënën jetëdhënëse dhe artin e të dashuruarit. Të gjitha këto në vjershën e Shqipes tingëllojnë më të ngrohta, më intime, më spontane e më të natyrshme, ngaqë në zemrën e gruas mëmëdheu, nëna e dashurimi gjithmonë lëshojnë rrënjë më të thella. Në vargjet e Shqipes në përgjithësi dhe në vjershat e këtij libri në veçanti, drita e këngës vjen nga brenda, ndërton natyrshëm motivin duke pleksur lirikën, filozofinë e asociacionin dhe duke formësuar po kaq natyrshëm piramidën semantike me një bazë që rri mbi mbi etnopsikilogjinë e etnisë dhe me një majë që prek qiellin e një përgjithësimi modern.
Të themi në fund se kangjelet e këtyre tre motiveve në librin “Akuareli i dhembjes” i Shqipe Hasanit, janë shkrirë natyrshëm në tërësinë semantike duke i dhënë diaonisë së tij shumësinë e simboleve dhe duke ruajtur mëvetësinë e një zëri të avancuar të poezisë sonë.
Natë e Shën Valentinit
Të ndiej
Më pushton natë e të dashuruarve
Mbeta udhëtare
Horizonteve alpine
Digjet yll i yllësisë
Një çikë drite bie
Mbi murin e portës
Në ekstazë vetmie jam
Vargjet avullojnë ngjyrë blu
Qytetit enden fatet
Ndiej shpëtim përballë dimrit të yjve
Kambana bie ilirisht
Ditarit tim i rrëqethen fjalët
Më gjej mjegullës së dendur
Duke rrëfyer për shqetësimet
Aty jemi
(Nga libri i shpërblyer)
Shqipe Hasani: “Akuareli i dhembjes”
Përshtypëzime nga vëllimi dhe reklamime
Vëllimi poetik “Akuareli i dhembjes” është libri i tretë i poetes së re, Shqipe Hasani. Kjo autore, më parë ka botuar edhe dy vëllime me poezi “Shiu i vetmisë” dhe “Qielli i varreve”. Në poezitë e librit, autorja ka portretizuar rivalen e ndrydhur e të dërmuar të atdheut, me plagët që qarkullojnë sot. Libri konceptohet në katër njësi ciklike: Akuareli i dhembjes, Ndoshta jam Rozafa, Ike në pranverë, Motive me atdheun. Librin “Akareli i dhembjes” e botoi “Flormed”, Prishtinë, 2008.
Përgatiti: Esat VATOVCI
Gazeta “Paqja” nr. 26 ç janar 2009
Akareli i dhembjes”
Shqipe Hasani, këto ditë, pra lexuesve paraqitet me librin e tretë “Akareli i dhembjes”. Autore edhe e dy librave me poezi “Shiu i vetmisë” dhe “Qielli i varreve” Shqipja edhe në këtë vëllim me poezi shpalos shpirtin e saj lirik, ku shquhen sidomos dhembja dhe shtresimi i mungesës brenda saj. I ndarë në katër cikle poetike: Akareli i dhembjes, Ndoshta jam Rozafa, Ike në pranverë dhe Motive me atdheun, kjo poeteshë, ashti siç thekson edhe recensenti i librit, Nehat S. Hoxha, në këtë vëllim shpalos një hartë të gjeografisë së atdheut në mënyrë tejet të stisur. “Në veçanti spikat një sintaksë poetike e dorës së vet. Lirikat që të pushtojnë me ëmbëlsi të rrallë edhe dhembjet e zbutura deri te krenaria e stërvitur”. E botoi shtëpia botuese “Flormed”, 2008. ç Naime Beqiraj
Gazeta “Lajm” 25 korrik 2008
Shqipe Hasani: “Akareli i dhembjes”
Para pak ditësh, krijuesja tashmë e afirmuar, Shqipe Hasani, para lexuesve tanë është prezantuar me përmbledhjen e saj më të re me poezi “Akuareli i dhembjes” . Në këtë përmbledhje, e cila ndahet në katër cikle me më shumë se 40 poezi, poetja sjell botën e saj të brendshme. Motive nga më të ndryshme, e një stil tejet brilant.
“Në këtë vëllim shpaloset një hartë e gjeografisë së atdheut në mënyrë tejet të stolisur. Tryeza e lëndës endet po në këto postulate”, ka shkruar recensenti i librit Nehat S. Hoxha. Krijuesja Hasani deri më tani ka botuar edhe vëllimet me poezi, “Shiu i vetmisë”, “Pena” dhe “Qielli i varreve”. Libri ka 65 faqe. E botoi “Flormed”, Prishtinë, 2008.
Gazeta “Kosova Sot”, përgatiti: Isa VATOVCI
Ilir Sefaj: Edhe dhembja ka ngjyrat e saj!
E Marte, 09-06-2009, 06:27pm (GMT1)
Edhe dhembja ka ngjyrat e saj!
Shqipe Hasani: “Akuareli i dhembjes”, poezi, botoi “Flomed” Prishtinë, 2008
Nga Ilir SEFAJ
“Akuareli i dhembjes” mban titullin libri më i ri poetes prishtinase, Shqipe Hasani. Është ky një libër poezish brenda kopertinave të së cilës janë të renditura një numër i konsiderueshëm i poezive ku secila në vete jep një ide, krijon një pamje, jep një ngjyrë të dhembjes. “Akuareli i dhembjes” është metaforë e poetes e cila dhembjes i jep konturat e diçkaje që vjen, jeton e vdes me njeriun, mirëpo si e tillë ajo ka ngjyrat e saj. Dhembja pra merr përmasat e saja të vërteta tragjike, ajo ka emër e mbiemër, emri i saj herë-herë është vdekje, ndarje, e herë-herë mbase edhe dashuri, ndjenjë emocion e kështu me radhë. Libri ka një strukturë të tillë ndërtimi, pra është e ndarë në cikle poezish si: Akuareli i dhembjes, Ndoshta jam Rozafa, Ike në Pranverë, Motive me atdheun; ku secili cikël në vete përmban sharmin e një krijuese meditante e cila di që në mënyrë vërtet artistike të jep pamje reale të njeriut në kozmos. Kjo poezi është përpjekje serioze e poetes dhe në masë të shkëlqyeshme e arritur në artin e fjalës së shkruar, pra duhet vënë pikë faktit se kur flasim për sensin krijues të kësaj poeteje flasim për vlera të mirëfillta letrare e artistike. Në njërën apo mënyrën tjetër, autorja bën që me poezinë e saj të ngrit dilema, çka në të vërtet është njeriu, cili është misioni i tij i parë, dhe final në jetë. Poezia e kësaj poeteje është mishëruar me vendin dhe hallet e njeriut të saj. Në vargun e saj ndjehen ditët e mira të diçkaje të re që po lind në truallin e saj: “Zemra ma thotë një këngëç përsëri festojmë Kosovë”, intonon poetja.
Mërgimi, kjo barrë e cila e shoqëroi një kohë të gjatë njeriun tonë, sikur zgjon në shpirtin e poetes një ankth, pra mërgimin në penën e Shqipe Hasanit është sinonim i vetmisë, largësisë, kujtimeve, frikës, dhembjes shpirtërore; “Vitet e mërguara i kaplon dhembjaç Sifizi i mbulon me gurë e djersë” .
Dhembja, kujtimet, nata, frika, largësia faktikisht përshkojnë “Akuarelin e dhembjes’ ose ciklin e parë të poezive brenda librit i cili mban të njëjtin titull.
Vargu i kësaj poeteje është i mishëruar me vuajtjet e njeriut të saj, ajo bashkndjen me nënat, motrat, vëllezërit, fëmijët e njerëzve të gjakut të vet.
Ashtu sikurse edhe për shumë nëna e fëmijë bonjakë të Kosovës, në shpirtin e një poeteje sa të talentuar aq edhe humane, fjala Liri sikur e ka një hije të zezë e cila do të zhduket vetëm atëherë kur do të mbarojë odisejada e dhimbshme e gjetjes së njerëzve të humbur të cilët lanë peng lirinë e Kosovës.
Të një gjuhe të figurshme, të një stili të gdhendur deri në pambarimësi, të një metaforë të goditur, janë edhe vargjet brenda ciklit të dytë të poezive; ‘Ndoshta jam Rozafa’.
Individualitetin krijues të poetes e hasim në secilin varg të saj, në secilën shkronjë të saj, vargu i kësaj poeteje është unik në të gjitha pikëpamjet, kam përshtypjen se këtë unikatësi, këtë jokonvencionalitet e ruan tematika që trajton në poezinë e saj Shqipe Hasani, poezi e cila për mendim tim ka fituar statusin e një poezi të pavdekshme.
Poetja kërkon që njeriun gjithnjë ta përcjellë dashuria, kjo ngrohtësi shpirtërore. Kurrë nuk është vonë të duam, ngase vetëm ndjenja se ne duam dikë përmbysë të gjitha t ligat e kësaj jete, e cila shpeshherë di të jetë e pamëshirshme në rrethana të caktuara.
Vetëm ndjenja se duam dikë, se kemi një mision, rezulton me vargje të tilla: “Askush nuk e di sa e qetë jamç Rrëfimi dhe realiteti le të bekohen çLumturia defilonç Për të dashuruaritç Kurrë mos u përmbystë kjo botë”.
Në ciklin e poezive “Ike në Pranverë” njëra nga poezitë i kushtohet dëshmorit të kombit Agim Ramadanit. Autorja ngrit një lapidar për dëshmorin, vetëm se kësaj radhe me një varg i cili mbase do të mund të futej në radhën e vargjeve antologjike që krijoi pena e krijuesve me nam; “Atdhe quhet fjala dhe emri yt”, intonon poetja.
Në ciklin e katërt dhe të fundit të këtij libri poezish, autorja i këndon atdheut.
Termi Atdhe në penën e poetes lakohet më shumë kujdes, ngase ky emër është sinonim i dashurisë së pafundmë, dashuri kjo e cila është mishëruar në vargun e saj, mesazhin e së cilës gjeneratat e reja duhet ta ruajnë si thesarin më të çmuar; “Tokës së kuqe i jap shpirtinç Kosovën kurrë s’mund ta fali”.
Si postskriptum i kësaj që u tha më lartë vijmë në përfundimin se, poetja Shqipe Hasani me sharmin e saj prej një krijuese të vyer, do të mund të renditej në majën e krijuesve të talentuar, individualitetin krijues të së cilës do ta kenë lakmi shumë pena që dha arti i fjalës së shkruar.
Arsim Halili: Intervistë me Shqipe Hasanin – poete
E Enjte, 04-06-2009, 06:31pm (GMT+1)
Intervistë me Shqipe Hasanin – poete
Krijimtaria – bujtina ime shpirtërore
“Vepra me vlera hapë shtigjet e botës që marrin karakter pozitiv, dhe me zë kumbues jehon”- thotë poetja Shqipe Hasani.
Nga Arsim Halili
Një prezantim të shkurtër
Jam Shqipe Hasani nga Prishtina. Kam të mbaruar shkollën e mjekësisë, Fakultetin Filologjik – dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Prishtinës. Gjatë studimeve jam punësuar në Qendrën Klinike Universitare – Klinika për Radiologji dhe Onkologji ku punojë teknike e Rëntgenit. Krahas periudhave që është dalluar puna ime, krijimtarinë e kam pas bujtinë shpirtërore e cila ka funksionuar nëpër revistat e ndryshme letrare, mandej edhe në botimet e vëllimeve të cilat sot preken dhe lexohen. Ato janë: “Shiu i vetmisë”, “Qielli i varreve”, “Akuareli i dhembjes” dhe “Premtim i lënë peng”
Zanafilla e krijimtarisë suaj artistike?
Është me rëndësi për ta shpalos zanafillën e krijimtarisë se ajo më duket që kur unë jam lindur, ajo lindi me mua. Por, pa varësisht, periudhave të cilat më përcollën poezinë e barta me peshën, përjetimin, muzën, përkatësisht, shpirtit ia gjeta një kënd, ku rrinë aty, e fshehur nën gjakun poetik.
Cilat motive i trajtoni në shkrimet Tuaja?
Motivet në vëllimet e botuara janë të ndryshme. Secilës kohë i kam bërë përpjekje, t’ia përshtatë vargjet e mija, veç është e vërtetë se origjinaliteti i hapur, në secilën vepër, ka bërë jehonë, dhe është dalluar universi im ndaj botës reale.
Për këtë, edhe lexuesi i cili nuk ma njeh personalitetin, përmes vargut del në pah, me dhembjen e kohës, me mërgimin e shekullit, me luftën e atdheut dhe me lirinë e shumëpritur, si dhe me lirikën, qoftë me atë patetike apo erotike etj,. Vetëm se, mund të them se çdo motiv e ka vlerën e vet me tema të nduardurshme.
Mund të na flisni për vështërsitë, por edhe për efektet pozitive?
Vështërsitë e krijimtarisë, sidomos për një krijuese, flas (femrën) e stome, janë ato të theksuara, sepse për ta siguruar kohën e shkrimit apo leximit, duhet ta derdhësh mundin. Duhet të kujdesesh që fëmijët ti mbash pranë si nënë, nëpunëse, amvise, kështu që gjithçka lobohet rreth meje dhe përgjigjet për mua, por të gjitha për t’i arrit nuk është vështirë kur e ke ndjenjën dhe vullnetin e punës, dhe nga ajo të dallohesh me suksese të arritura, është diçka shumë e madhe dhe shumë pozitive, por edhe efektive, si dhe kërkimtarë në hyjninë e letërsisë.
Në cilin zhanër ndiheni më rehat?
Poezia më fle më shumë në shpirtë. Përveç poezive për të rritur, shkruaj edhe për fëmijë. Mandej, edhe prozë, novela, por ajo që rri varrë i varur në qerpikë syri dhe lëvizë gjaku nëpër vrullin e trupit, është poezia që mund ta quaj pjesë e shpirtit.
A keni përshtypjen se disa krijues bëjnë art vetëm për emër apo duhet ofruar vërtetë vlerë lexuesit?
Shikuar në hollësi, apo në përgjithësi, secili krijues i cili identifikohet me emër, që rrugëton nëpër labirintet e letërsisë, nuk duhet të mbështetet në faktin se ka botuar vepra dhe është i njohur, mirëpo duhet krijuar hapësirë tek çdo lexues se nga ato vëllime veprash, qoftë me një apo me më shumë vepra, mund të citohet vlera artistike e veprës së krijuar është bazike që arrin kulminacionin për të fituar përshtypje nga lexuesi.
Me një fjalë, them se vepra me vlera hap shtigjet e botës që marrin karakter pozitiv, dhe me zë kumbues jehon. Thjeshtë, për ta njohur emrin, duhet ta njohin arritjen efektive të veprës, e për këtë le t’i mbetet kohës.
Shkruani për të rritur apo edhe për fëmijë?
Deri tani kam botuar vëllime për të rritur, krahas kësaj duke u nisur nga realiteti që ta njoh botën e fëmijëve, shkruaj edhe për fëmijë nga se të kompletuar e kam një përmbledhje që mendoj ta botoj në fillim të vitit të ardhshëm, sipas planit që e realizoj.
Cili është idoli juaj prej krijuesve të mëdhenj?
Në letërsi idol i kam shumë krijues të mëdhenj botëror, ndërsa nga ata të letërsisë së sotme me kënaqësi lexoj veprat e shkrimtarit Qerkin Ismajli, Ramadan Haziri, Reshat Sahitaj, Ragip Sylaj, Rushit Ramabaja, etj,.
Çka planifikon Shqipja për të ardhmen?
Po e ardhmja ime ka një spektër të gjerë në letërsi, deri në fund të këtij viti shpresoj të botojë romanin që jam në përfundim të tij, dhe ta shoh një perspektivë më të madhe në botën krijuese të letërsisë.
Bashkëpunimi Juaj me krijues të tjerë?
Shumë pak i lë hapësirë bashkëpunimit me krijues, sepse vet natyra ime femërore, përmban në vete një mori obligime, angazhime të jetës personale, ditëve të përditshme, sepse një pjesë e kohës më ngel në punë, e pjesa tjetër në përkushtim të familjes. Vetëm sa i përket kohës së lirë, qoftë në bashkëpunimin me krijues jam shumë e mangët.
Sa po trajtohet apo (ndihmohet) në shoqëri krijuesi?
Në rrethanat e sotme, çdo krijues ka vështërsitë e veta në ekstazë të hapur, po flas për botën krijuese të femrës që, ajo që më preokupon është mospërkrahja e plotë, e cila hasë në sfida të ndryshme dhe vështërsia e saj defilon nëpër sakrifica të një botimi.
Çka do t’u kishit sugjeruar krijuesve të rinj?
Me rrjedhën e kohës, me njohjen e krijuesve të rinj, citoj: “Sa më shumë të lexojmë, aq më shumë do të pasurohet shpirti jonë krijues, ngase edhe arti ka vlerën e vet që stimulon ndjenjat emocionale e shpirtërore dhe të japim botës mesazhe të qarta për mes vokacionit të bukur poetik”.
Mesazhi Juaj?
Më shumë përkrahje për krijuesit, më shumë përkrahje për femrën krijuese, më shumë origjinalitet!
Shqipe Hasani tashmë është një emër poetik i ardhur deri këtu pa stërmundime dhe shtyrje, por me një profil vetiak, falë talentit linës dhe që ka energji për të sprintuar më tej... ë për të rivalizuar, pasi ka një botë shpirtërore dimensionale dhe një përkushtim dinjitoz...
Kujtesa e udhëtares
Sonte s’kam ikur nga nata e thikave
vetëm kujtimeve që ma bluan veten
reliket e përziera
baladat rrënqethëse
ma plasën mallin Rrugës së Kombit
Më shpërthyen dhimbjet e moçme
përtej valixhes së shpirtit
përtej mallkimeve që prishin heshtjen
var i lash në kryqin e fundit.
Aty mbeti një stinë e plagosur
një atdhe robërimi
një fëmijëri e mitur
nën këmbanat e frikëshme
me njërën dorë Kosovës lindore
tjetra nën Ibrin e shtrirë
Vallë a ishim nafakë e djallit
apo marsh nën shpresat e pritjes
veç ky qiell Shqipërie më ngushëlloi
m’i kremtoi ëndrrat
m’i ushqeu muzgut të mbrëmjes
midis ofshamave të lindjes
ma fali emrin, dritën e syve
të shoh kufirin me gjak të njëjtë.
Psalm i Kleopatrës
Të mërkurën e shenjtë do të më vënë
në skenë si Kleopatrën
pse erdha në shekullin e Pegasit
pse lava sytë ëndrrave që i pashë
pse i fala vargun e zemrës
pse putha pa mëshirë diellin dashurisë
të enjtën do të më këndojë si Kleopatrën
Aq më bën, xheloze
se të premten e zhvirgjërimit
do të më zgjosh me fustan të gjakut
do të më bësh roje nën flokun e gjatë
do të më fshehin në shtratin e trëndafiltë
derisa të të dua gjithë natën
e mos të nginjem.
Gjithë javën tjetër qaj dhe gjykohem
që s’të kam njohur më parë
që s’të kam gjetur në peng të dashurisë
me shpirtin e Çezarit
Dikur të pijmë: veren e dasmës
atë ditë të dehemi, ngjallemi për vitet e ikura.
Shtatë netë dashuri
Shtatë ditët e fundit
dua të lumturohem
nëpër netët e zhveshura
në një karrocë druri
apo diku mbi gjethe të lagura nate
të shtrirë në vals të dashurisë
Të frymoj në sfidën e epsheve
të prek qimet e mjekrrës së thinjur
derisa rrënqethet
ashti im lirik.
Do ta hap tunelin e dritës
do të dashurojë shtatë netë përrallore
në daç më përbij të tërën
apo më kryqëzo mureve të prillit
orgazma e dashurisë
digjet në gjakun – dhembjes sime.
Me sy pi buzëqeshjen
Midis kënaqësive sekrete
nganjëherë droj nga mëkatet
me fatin e së cilës gjuha nuk e heton
sikur të jetoj në shekullin e verbër të Homerit
Përgjoj eklipsin në qiellin e sferave
me sy pi buzëqeshjen e parë
akullin e dymbëdhjetë dimrave
shkrij në shpirtin djaloshar
të të kafshoj të tërin
pa i shpall arsye dhimbjes
E tillë jam në pranverë
të dergjem në strehën e dashurisë
derisa lulen e puthjes sate
në zemrën time ta çelësh
botën nuk ta lë qetë
nga dita e lindjes ndjej
dashurinë s’mund ta frenojnë
as dallgët e kohës.
Lëkurë djersëve lirike
Sa herë t’i ngjitem trupit
fustanit m’i nxjerret nga një fije
të mbështes në parmak të dritares
me perdet e lëvizjes krijojmë
hartën e kujtimeve me imazhe
të shtrydhura ndjenjash.
Loja e dikurshme harron fundin
zanafilla nis me prekje duarsh
derisa gjinjtë më rrjedhin qumësht dashuror
orkidën ofshamave e lë në pikënisje
Vazhdo natë e mallshme
nëpër lëkurë të djersëve lirike
nëpër gjak të dashurisë
ndalu aty ku ndizet zjarri
të bukurën shpirti di ta shijoi.
Ngjyrave të mërgimit
Pres të qetohen shirat e vjeshtës
me hijen ngushëlluese
mbështetem murit si një lozonjare
t’i shoh gishtërinjtë e mi
njëzet vite më parë
ku e prekja zemrën tënde.
Në secilin kënd mbeti një gjurmë
në kepe të shpresave një lule
lagjeve të dashurisë një kujtim
ecjeve njëmijë mrekulli dashurish.
Nuk pashë gjurmë lojës askund
as trëndafila që rriteshin me riga shiu
në trup mbaja vetëm bluzën e zezë
plot mall, me ngjyra mërgimi
robëreshë bëhesha në akuarel
midis zgjëndrrës dhe pritjes
duke luftuar vetminë e hidhur.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kristaq Shabani:RRUGËTIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL E FOKUSUAR POETJA SHQIPTARE (KOSOVË) ALBINA IDRIZI ANËTARE ELNPSHA “PEGASI” ALBANIA
» Kristaq Shabani:RRUGETIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL-E FOKUSUAR POETJA SHEJMONDE PACARADA LNPSHA "PEGASI" ALBANIA
» Kristaq Shabani:RRUGETIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL LNPSHA "PEGASI" ALBANIA E FOKUSUAR POETJA FLORA KELMENDI, SUEDI
» Kristaq Shabani:RRUGËTIM PROFIL “PEGASI” INTERNACIONAL-E FOKUSUAR POETJA SEVEME FETIQI (GJERMANI)
» Kristaq Shabani:RRUGËTIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL-I FOKUSUAR POETI QERIM RAQI KOSOVE... (SUEDI)
» Kristaq Shabani:RRUGETIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL-E FOKUSUAR POETJA SHEJMONDE PACARADA LNPSHA "PEGASI" ALBANIA
» Kristaq Shabani:RRUGETIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL LNPSHA "PEGASI" ALBANIA E FOKUSUAR POETJA FLORA KELMENDI, SUEDI
» Kristaq Shabani:RRUGËTIM PROFIL “PEGASI” INTERNACIONAL-E FOKUSUAR POETJA SEVEME FETIQI (GJERMANI)
» Kristaq Shabani:RRUGËTIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL-I FOKUSUAR POETI QERIM RAQI KOSOVE... (SUEDI)
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi