Kristaq Shabani:RRUGETIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL-E FOKUSUAR POETJA SHEJMONDE PACARADA LNPSHA "PEGASI" ALBANIA
Faqja 1 e 1
Kristaq Shabani:RRUGETIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL-E FOKUSUAR POETJA SHEJMONDE PACARADA LNPSHA "PEGASI" ALBANIA
Kristaq Shabani:RRUGETIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL
E FOKUSUAR POETJA SHEJMONDE PACARADA LNPSHA "PEGASI" ALBANIA
U nisëm shtegut të pacak, për të arritur ëndrrën...
Mendim i thelluar i Shejmondë Pacaradës në krijesën e re.
Poetja që përjeton stinët e huaja me emër Ilirie…
Veniten emrat e huaj përpara emrit ilir… Ndjen krenari në gjithë pemën e saj gjeanologjike që në embrion,... Mbetet e kendvështruar nga syri i ndritshëm … E përplotur me ëndrra, e nisur në preludin e shtegut të pacak,… kërkonte zgjimin e agimit të bardhë, e bërë kockë dhe eshkë nga vetmia… Hipur mbi frymimin e ëndrrës. E vetmisë për kë ?! Për vendin e lënë, njerëzit larg… për buzëqeshjen e luleve të përcëlluara nga zjarrmi i shkaktuar nga mendjet e sëmura dhe vrastare. Një metamorfozë e jetesës nën humbje identiteti dhe kundërshtisë për jetim e krenuar. Shejmondë e dashuruar përherë me diellin e vendit të saj dhe me inatin e mirë që hënën e ngrënë dhe të kafshuar nga të ardhurit e paligjshëm ta kthejë në identitetin e ndritshmërisë dhe të plotësisë së përkatësisë. Një nga poetet që frymëmarrja e saj nxitet dhe frymon nga mushkëria e Kosovës. Mbetet pa mushkëri Kosova, nuk frymon Pacarada. Është një rast epokal me një përfaqësi të tillë dinjitoze. Poetja me bronke Mëmëdheu… Një vajzë tipike shqiptare ,... Një arkitekte që arkitekturon idetë e saj në një ideim dafinor… E shihni portretin e saj fizik dhe poetik dhe mbajeni si idhull! Një shqetësim i brendshëm, i harmonizuar, kërkues, nxitës dhe gjithëfitues. Gjimnazistja e përjashtuar për rebelim idesh, në “poltron” sot të luanit britanik, arkitekturon me një të buzëqeshur lirie të drituar…
Dhe shpërndan “rrezatim mençuror” për t’i shërbyer sadopak vendit të saj kurorësi trëndafilash aromëlirie. Vajza kosovare krijon qendrat e saj poetikë mbi një pentagram notash të sythuara… Mallimi i saj s’resht me pikësynimin e madh në mendje për një liri totale të vendit të saj “dikur” të pranguar, ka një ëndërrim të madh e pse jo të parealizueshëm ai copëtimtrojesh të kthehet në origjinë dhe në sofrën e pritjes së këtij gazmimi të përjetojë fitoren dhe të ngrëjë dollinë e të tërës… në një festim gjithëkombist… Një mendje e bukur e natyrëzuar në një trup bukur.
Në pëlqesë Universi i saj mendimor me agimet e bardha…Me ndjenjë një pasqyrim i të pashpirtërve që mbysnin pa drejtësisht mendimin dhe burgonin shpirtin me fanitjen e paskurpullt …lëkurë e helmatisje gjarpëri... Pronorët “ATA” dhe “NE” shndrisin në altarin e përpjekjes madhore dhe statuohen në Statujën e Lirisë, duke ngjallur këngën e vrarë në torturë nga më çnjerëzoret… Memorja folëse: Shtegu i pritjes ... Me gjethet e thinjura të kohës mbuluar...
Vrasja e ëndrrave nga ata që s’duhet kurrë të vinin…Ëndra e pavrarë e bacë Ademit, i cili dhe i gjakosur është shndërruar në dishepull popullor.... Syri i foshnjës i pafjetur (nga robërimi)...
Marrimi i të marrëve që prekën tokën e të praprekshmëve, njerëzit e tjetrit dhe përdorimi i metodimeve inkuzicionare në një shekull të quajtur “modernitet”, rikthim në “prapambetësinë“ komunë. … Një shqetësim atdhetar që nuk e kanë pronë dhe liderët u thënçin. Në sytë e saj të ndritshmë lulojnë me mjëra konxhe gjithë klorofiliane dhe vegjetative…
Ky vëllim me një titull madhor ”Kam emër Ilire” të “diplomon” në identitet…
2.
Stilizmi erotik (kontekst lirik)i Pacaradës përvijohet me tone origjinale pa njohur kurfarë kopjimi : Në të ëmblat dallgë, krahë fluture zbritur,… Betohu, se do më duash dhe kur dhimbje kam,... Frymë ëmbël do zgjohet, edhe shpirti i Uritur! (me U të madhe). A thua falet mëkati i shpirtit?
A do frymojë sërish ëndrra ime? Një stil i veçanësuar erotik me një tharm e ndjesi të paimituar... Një personifikim i bukurisë dhe i dëshirës shqiptare. Shejmonda është një femër prestigjioze me gjithë tiparet dardane, të cilat i sfilon në podium hirësie dhe driton me një dritë tejdritës...
Dilemim i ngritur e i thirrmuar figurativisht e psikologjikisht emotivisht në këto “pazazhime “ dhe ide të majuara e të kulmuara...
Një ndërtim ndryshe në vargëzim, në mënyrën e të thënurit dhe të përcjelljes tonative duke përdorur një çekiç “pneumatik” dëgjues dhe zhurmues me tingullim të bukur... Mëkatarët do ta paguajnë helmimin dhe torturimin ndaj kësaj toke, pjesë e një toke ilirie. Vajza me emër ilirie buqetëzon legjendat, traditat, zakonet, himnin, valëzimin dhe respekton në tejdeje nderimin e gjaktë... Një triumfim i madh në një shkurt të shkurtër, por çuditërisht legjendar.... E vetmja dritesë është kur harmonizohen mendimet dhe prin simboli, lëshohen pëllumbat e paqetimit nga kafazet e drunjtë...
Kristaq F. Shabani I.W.A, W.P.S
Gjirokastër, Albania, shkurt 2011
POEZI NGA LIBRI I SAJ NE BOTIM "KAM EMER ILIRIE "
I . NISIN ËNDRRAT PËR TË FRYMUAR
AKT
Dy trupa qelqi të pathyer
Me të ngrohtë e shuajnë etjen,
Dehje avujsh dhe frymë ngatërruar,
Akt i zhveshur...
Pasion dhe zjarr i pashuar.
Po, dy trupa qelqi...
Një akt i vetëm,
Gjithçka...
Shkrirë në ethe, por jo shuar
Dhe qielli i i hapur zgjuar rri
Nga hëna...edhe nata qenka ndriçuar.
Londër 23.08.2010
SHPIRT NË KËNDIM
Fatin ia kishin vjedhur,
Kur sapo lindi,
Dhe emrin përgënjyer
Ndër vite pa shkëlqim!...
Sytë verbuar me hirin e errësirës,
Frymën shtrënguar gjoksit të thatë,
Fuqinë me zinxhirë të çeliktë lidhur,
Gjuhën gozhduar në çastin e shprehjes...
Gishtat thyer, ende pa arritur penën,
Trupin e njomë mijëra herë copëtuar,
Mijëra herë e vdekur...
Por shpirti i saj, këndonte lirshëm...
Çdo shpatë thyhej, ende pa e prekur...!!
Londër, 19.07.2010
ARDHJA E ATYRE QË KURRË S’DUHET TË VININ
Ata vinin
Me një egërsi shpirti
Dhe me rrufe urrejtjesh
Vrisnin shpirtra ëngjëjsh,
Vrisnin...
Ëndrrat me diell përkëdhelur.
Ata vinin me traktor të kuq,
Me zhurmë e bujë trëmbnin stinët,
Helmonin zemra pëllumbash,
Vrisnin, ëndrra ëngjëjsh
Vrisnin, të nesërmen tonë plot dritë...
Ata vinin, me krismë e pushkë,
Mbështjellë me lëkurë gjarpëri
Dhe tokën digjnin gjer nën dhe’
Harruan të marrët:
“Këtu Zot jemi ne!...
Këtë dhe’ e kemi fole!”
Ata vinin..., Por u thyen...,
U trëmbën...
U kryqëzuan në rrjetë turpi,
Kokëulur
Me duar të përlyera me gjak...
Genocid...
U mbushën faqet e historisë
Ngeli gjurmë vragë
Gjaku i pafajësisë.
Londër, 06.04.2010
DASHURI
Prekja s’ka kufi
Dhe buzët digjen mbi
Lëkurën e valë.
Gjithçka rrëshqet, trupi dridhet
Ndjenjë ,
Buruar nga shpirti zjarr,
Dënesë , dhe zëri humbet
Heshtje ...
Veç puls i zemrës rreh ...
Edhe hëna lakmon nga lart,
Kur nata zhvishet
Në qetësi...
Dhe kot e quajmë akt i marrë
E ndjejmë me shpirt ...Është dashuri.
Londër, 09.01.2011
DJEPI KOHOR
Mbledh ëndrrat , dëshirat shpresat...
Për t’i dhënë ngjyrë djepit të kohës,
që digjet nga e hirta,
Për ta shëruar dhimbjen gri,
Tek kafshon botën time...
Ndiej...në shpirt
Zjarrin e etjes,
Për një ëmbëlsi jete
Dhe bota ndryshkur e gozhduar
Në djepin e kohës
Nuk lëviz.
Heshtje...
Sytë kërkojnë lëmoshë drite,
Thyhen në natën e qelqët
Të trembur nga vetmia,
Djepi i kohës
Përkundur vetëm nga ai rrebesh
Trishtimi...dhe dëshirat lënguese...
Një furi errësire bredh,
Me zhurmën mbytëse e rrënuese
Dhe sërish mbledh fuqinë...,
Zgjohem...
Vjedh ngjyrat e kopshtit
Dhe botës ia dhuroj,
nga ai djep kohe,
Sërish ëmbël të zgjon.
Londër, 04. 04. 2010
DUA TE IKI
Dua të iki nga kjo botë e çmendur,
Përdhelur nga rëra, si një valë
Dhe pse çmendur jam e tëra,
Për ty dhe ëndrrën, ndiej shumë mall...
Dua të iki, gjithçka të lë pas,
Kur bota të më harrojë,
sërish për t’u rikthyer,
Ndoshta atëherë,
dhe ti ke për ta kuptuar
Se dua pak, nga ajo dashuri e vyer...
Dua të iki, se vërtet jam çmendur,
Nga ëndrra e shthurur që s’është më ëndërr,
Do të lutem për ty, gjersa të kthehem,
Sërish në ëndrrën time, ti të jesh dhëndër.
Londër, 03.05. 2010
JAM
Jam fjalë, kam peshën e gurit,
Jam frymë, kam lashtësi shekujsh,
Jam emër nga Iliria lindur e pagëzuar,
Jam tingull lahute, derdhur stinëve të bardha,
Jam këngë nga zë kanarinë thurur,
Jam flamur me bulzë gjaku ndritur,
Jam flutur me krahë shqiponje,
Lartësive ngritur,...
Londër , 25. 07.2010
TA JETOJMË KËTË NATË
Do të dua, këtë natë,
Ta ndaj veç me ty,
Do të dua këtë çast dashurie,
Ta përjetojmë të dy,
Dhe kjo këngë, që lind e pastër,
Të mos ketë mbarim,
S’dua të ketë ikje
S’dua të pres kthim...
Do të dua kjo dashuri e zjarrtë,
Të jetë veç për ty,
Do të dua gjithçka në këtë natë
Të thuhet për ne të dy
Dhe ai zë nga brenda
Të shpërthejë plot zjarr...
Të jetojmë këtë natë,
Mu si dy të marrë!
Londër 11.01. 2008
KAM EMËR ILIRIE
Kam buzëqeshje qendisur nga dielli,
Kam tingull lahute, këngëve ndër stinë derdhur,
Kam lotin e kristaltë kryqëzuar nga hëna,
Kam shikim yjesh derdhur trojeve të lashta,
Kam fuqi zemre, gjunjëzime urrejtjesh fal...
Kam emër ILIRIE, lindur nga ai hi lashtësie.
Londër, 07. 05. 2010
Shejmondë Basholli – Pacarada e lindur në komunën e Vushtrrisë, KOSOVË. Shkollën fillore e mbaroi në shkollën “Ali Kelmendi” në Vushtrri, ndërsa të mesmen e filloi në gjimnazin “Muharrem Bekteshi”. Në vitin e parë e përjashtuan nga shkolla, pasi shkroi një hartim me titull “Një ngjarje që s’harrohet”, me të cilin të gjithëve, në atë shkollë, u përkujtoi demonstratat e vitit ‘81. Punimi ishte i fuqishëm me frymë patriotike dhe, për regjimin e atëhershëm, ishte gjë e ndaluar. Për këtë akt hartimor e klasifikuan si shovene, irridentiste e tjera emërtime si këto. Gjyqi komunal dhe më vonë ai krahinor u morën me këtë çështje. Gjatë kontrollit të forcave serbe në shtëpinë e saj zbuluan dhe librin dorëshkrim, po me të njëjtin titull si i hartimit. Kjo bëri që kjo çështje të acarohej. Në shkollë e vlerësuan me notë të dobët në sjellje. Këtu filloi zanafilla e robërisë së Shejmondës, e cila solli pasojën e dëbimit nga shkolla, pengesën e mëtejshme të studimeve.
Kjo masë solli dhe ndalimin e botimit dhe çdo lloj punësimi. Më vonë, me ndihmën e babait të saj dhe ca miqve të tij u realizua ndërrimi i dokumentave të shkollimit, duke arritur të vijojë shkollimin në Prishtinë në shkollën e ndërtimit “Shtjefen Gjecovi”. Në Prishtinë, duke përdorur pseudonime, filloi të bashkëpunojë me revistat si: “Kosovarja”, “Bota e re” dhe Zëri i Rinisë”
(Natyrisht botoi punime jo patriotike). Më 1988 u largua nga Kosova për në Budapest (Hungari). Atje jetoi dy vite dhe studioi gjuhën gjermane në një kollegj privat. Në vitin 1990, së toku me bashkëshortin shkoi në Zvicër. Në vitet e mëvonëshme jetoi në Gjermani dhe Austri, duke punuar në një firmë holandeze. Në vitin 1998 u vendos përfundismisht në Londër (Angli), ku dhe përfundoi fakultetin e Arkitekturës në Westminister University, në vitin 2004.
Jeton dhe punon në Londër me familjen e saj. Bashkëpunon me revistën “Fjala e lirë”.
Shejmonda Pacarada është anëtare e LNPSHA “PEGASI” ALBANIA dhe ka marrë pjesë aktive në veprimtaritë e mëdha letrare të kësaj Lidhjeje moderatore letrare.
Vepra të autores:
1. “Gjurmë e së kaluares” vëllim poetik, “TOENA” Tiranë.
2. “Kam emër Ilirie” (I have an Illyrian name) shqip - anglisht “Marin Barleti” Tiranë 2011, botuar nën kujdesin e LNPSHA “PEGASI” ALBANIA, përkthyer nga Dritan Kardhashi W.P.S
Ka në proces botimi librin në gjininë e prozës
“Dielli i jetës sonë”.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kristaq Shabani:RRUGETIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL LNPSHA "PEGASI" ALBANIA E FOKUSUAR POETJA FLORA KELMENDI, SUEDI
» Kristaq Shabani:RRUGËTIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL E FOKUSUAR POETJA SHQIPTARE (KOSOVË) ALBINA IDRIZI ANËTARE ELNPSHA “PEGASI” ALBANIA
» Kristaq Shabani:RRUGETIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL-I FOKUSUAR PUBLICISTI ASTRIT REÇKA , LNPSHA "PEGASI" ALBANIA, KOORDINATOR I LIDHJES
» Kristaq Shabani:RRUGËTIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL-I FOKUSUAR POETI DHE PUBLICISTI NEXHAT REXHA , ANËTAR I LNPSHA “PEGASI” ALBANIA
» Kristaq Shabani:RRUGËTIM PROFIL “PEGASI” INTERNACIONAL-E FOKUSUAR SYRIHA ADEMOVI, LNPSHA ”PEGASI” ALBANIA MENDIM TALENTOR I KRIJUSES SHKODRANE
» Kristaq Shabani:RRUGËTIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL E FOKUSUAR POETJA SHQIPTARE (KOSOVË) ALBINA IDRIZI ANËTARE ELNPSHA “PEGASI” ALBANIA
» Kristaq Shabani:RRUGETIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL-I FOKUSUAR PUBLICISTI ASTRIT REÇKA , LNPSHA "PEGASI" ALBANIA, KOORDINATOR I LIDHJES
» Kristaq Shabani:RRUGËTIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL-I FOKUSUAR POETI DHE PUBLICISTI NEXHAT REXHA , ANËTAR I LNPSHA “PEGASI” ALBANIA
» Kristaq Shabani:RRUGËTIM PROFIL “PEGASI” INTERNACIONAL-E FOKUSUAR SYRIHA ADEMOVI, LNPSHA ”PEGASI” ALBANIA MENDIM TALENTOR I KRIJUSES SHKODRANE
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi