Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ismet Hebibi:Cikël poetik

Shko poshtë

Ismet Hebibi:Cikël poetik Empty Ismet Hebibi:Cikël poetik

Mesazh nga Agim Gashi Thu Feb 10, 2011 2:06 am

Ismet Hebibi:Cikël poetik 180482_110028899072808_100001970953263_73093_1891909_n
Ismet Hebibi:Cikël poetik 173275_100001970953263_7769139_n
Ismet Hebibi:Cikël poetik

ZOTI I LIRISË


Shqiponjadykrenare n’ Flamurtonin valon

heroikisht Krenare ligjëron
Zotheronjë himnizon

këngë e lashtë Përmallon
t’ vdekurit n’ çast i Zgjon?!

shumë vjet Gëzojmë
shumë Mote vajtojmë

ku mbeti Çamëria kaltërjoniane?
fshehet Ilirida Aleksandermadhe?

përse pa Tivarin Ulqinin e Balshëve
Tuzin e Martin Camajt Malëcin e Madhe?!

n’ ëndërr burrërisht m’flet Ali Pashë Gucia:
“mos i harroni n’gërmadha Trojet e mia!!!”

a ende s’qenka bashkuar Dardhania
Kosovalindore Toplica tok përtej Naisusi

kanë t’ drejtë edhe nëse Thojnë
sa pak kemi bërë për Atdheun tonë!!

Zëzoti gjëmon bubullimajehojnë
shkrepin vetëtimat n’ Vitedrite

Flamuri Ilirisë himn e bastion
krenar e Heroikisht valon

Zoti
n’Qiell
si Shqiponja sogjeton!...

SHENJTI I SHQIPTARISË

Trimit Lidhjes Perzerenit- Mic Sokolit

Gjoksin topit ia hapi
si Tomorri si Alpet Shqipëtare

s’ ishte dhishepull i Budës
as kamikaz i Japonisë

Emri i tij panik e Frigë
për asqerin osman armik

kësulat e Kuqe me tufë
ua bënte flakë e Shkrumë

tokën e dashur Shqipëtare
Greminë para këmbëve janiçarëve

i pamposhtur e Heroik
si kështjellë Skenberbeane

Kulla e tij si përhera
stoike e Ballëlartë

pikon Vrerë përbrenda
pikon Mjaltë përjashtë!

VIRGJËRESHA E PËRJETËSISË

e vetmja je e Pastërt
n'Botën smogbërrlogut e interesit

dashuri je vet Magjia
suprizë e Suprizave botërore

si kupa e Qiellit e përkryer
e madhërishme si Oqeani

plot Fshehtësi të ëmbla
e hire Mrekulliplote

përkdhel Suprinëdallgat
bëhem Mbret i miklimit

t’ puthi n’gjoks e pas veshi
në emër të Perëndisë

nxjerri nga Thellësit tua
më të çmuarin Margaritar

si Shpirtin tënd të bardhë
Virgjëridashurinë e amshuar

e Vetmja ti shëndrit
kur Dielli ka eklips

mos m’harro kurrë Dashuri
m’ përjetëso Virgjërabukuri!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi