Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Monda Korca: Dy poezi "Shperthimi im - dhe - Dashuri ne shi !- Nga -Raimonda Moisiu

Shko poshtë

Monda Korca: Dy poezi "Shperthimi im - dhe - Dashuri ne shi !- Nga -Raimonda Moisiu Empty Monda Korca: Dy poezi "Shperthimi im - dhe - Dashuri ne shi !- Nga -Raimonda Moisiu

Mesazh nga Agim Gashi Thu Feb 18, 2010 3:03 pm

Monda Korca: Dy poezi "Shperthimi im - dhe - Dashuri ne shi !- Nga -Raimonda Moisiu N1208896826_30450280_2031491
Monda Korca: Dy poezi "Shperthimi im - dhe - Dashuri ne shi !- Nga -Raimonda Moisiu

1-SHPËRTHIMI IM


-Poezi-

Qënia ime, jo më

- në varkën e vetmisë.

Ankthi im në sytë e jetës -

i shtangur dhe i mashtruar nga

vështrimi dhe ngushëllimi i verbër i

frikës poshtë këmbëve të mija. Atje

- ftohtësirë…frikë…frikë shumë.

I ndjej si vijnë

lulet e përgjumura të venitjes së dëshirave.

Qënia ime kërkon një strehë, ku

me gishtërinjtë e butë, të

zgjojë dremitjen e mbretërisë; atje

ku nuk ka diell e hënë por

vetëm lumturi.

Qënia ime kërkon t’u japë frymë,

aromës së luleve të casteve të dashurisë,

pasi të gjejë rrugen e kopështit të tyre.

Shpërthimi im dëshiron

të vallëzojë, në

blerimin e pyllit,

në valët e detit,

të flasë me guackat,

të flasë me tokën,

të përkulë kërcellin e qiparisit,

pas frymëmarrjes së tufës të dafinave.

-.-

Qënja ime dëshiron të mëkatojë,

nën dritën e hënës. Të

mëkatojë duke bërë dashuri me

lakuriqësinë e dlirësisë, mbuluar me

vellon e shiut të lotëve.



Raimonda Moisiu

Hartford CTUSA

-.-

2-Dashuri ne Shi! (Per Shen Valentin)


Sa "shekuj" ne kishim pa u pare,

Po prane njerit-jetrit na solli ky shi

Ky shi nervaprishur sikur njerezit perqark

Puth une

Puth ti.


Litaret e shiut po rrihnin me kamxhik

Keta vitet qe kishim humbur qe te dy

Njerezit nen cadra si kepurdha gjumash'

Me puthje mua,

Te puthja ty!


Vec llampa neoni si vajza lenesha

Se nata e shiut e erret, ish

Te shterngoja, me shterngoje

Puth une, puth ti


Vec nje plak se c’u ndal te cepi i bulevardit

Nen mimozen e celur po na shihte si skuth

A shi, a lote, ridhnin nga syte e plakut....

Une puth!

Ti puth!

Nga Raimonda Moisiu, Hartford Ct USA
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi