Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kristaq Shabani:INKURAJIM TALENTE TË RINJ LNPSHA “PEGASI’ ALBANIA

Shko poshtë

Kristaq Shabani:INKURAJIM TALENTE TË RINJ LNPSHA “PEGASI’ ALBANIA Empty Kristaq Shabani:INKURAJIM TALENTE TË RINJ LNPSHA “PEGASI’ ALBANIA

Mesazh nga Agim Gashi Fri Feb 18, 2011 12:06 am

INKURAJIM TALENTE TË RINJ LNPSHA “PEGASI’ ALBANIA
Kristaq Shabani:INKURAJIM TALENTE TË RINJ LNPSHA “PEGASI’ ALBANIA 180035_10150101330798186_678723185_6235637_2565701_n

E FOKUSUAR
Hasime Hoti Finlandë, pjesëmarrëse në Simpoziumin Ndërkombëtar
“MUZA POETIKE PEGASI 2011 ”ME OBJEKT “LIRIZMI NE LETERSI”
TIRANË – PRISHTIN Ë15-18 PRILL 2011-02-16”LIRIZMI NË LETËRSI”

Kristaq Shabani:INKURAJIM TALENTE TË RINJ LNPSHA “PEGASI’ ALBANIA 49703_678723185_7208_n
Nga Kristaq F. Shabani I.W.A, W.P.S*

Në poezinë e sapo dalë të Hasime Hotit ndjen ritmin kohor, qëndrimin vetiak, mallin e largët , dashurinë e paderdhur, por që djeg shpirtin, ndjen shpirtin mërgimtar që vuan , pikëllimi për njerëzit e afërm të ikur, “lamtumirën e pa thënë, tradhtimin e zemrës, ndjesinë e dashurimit të fortë , vitet e ikura në një rrugëtim të kotë… Vëllimi i Hasimes është një nisje dhe një shpërthim për t’u përpjekur në artin magjik të Letërsisë…

“SHPIRTI THËRRET ZEMRËN”
Një poezi shkurtimë e cila ka elemente motivues, elemente krahasues dhe sakrifikues, betimorë, duke nxjerrë në pah motivin kryesor..

“DRITARJA E MERGIMIT”
Çaste të forta meditimi e sidomos për një shpirt të bukur femre, e cila e ndjen më shumë mërgesën; e ndien largësinë e cila i shumfishohet nga realiteti ndarës... Poezia ka prezencën e natyrës, por dhe të ardhjes së saj në stina, ndoshta dhe të mërzitshme ku kontraktohet lëvizja... Acar, mall, lot mendim për të qenë bashkë në ngrohtësinë shpirtërore të vendit , të njeriut të afërm, të fshirjes së mungesës njerëzore që në koret e hemisferave prodhon mall të pashtershëm dhe të paimagjinueshëm, në aspekte profilor e të çuditshme. Poetja e re kërkon zemër për të qëndruar larg dhe do kohë me qëllimin e mirë: për të kthyer kurorën e dijes në atdheun esaj... E ndjen veten pa krahë, të pamundur fluturimin. Krahasimet e ngrirë kënga i duket në mërgesë dhe metafora më djeg malli.... Rri atje te dritarja e mërgimit me këtë gjendje që gjithmonë pret ...

“SHPIRTI”
Një humbje ylli, lulet e pikëlluara në tejkulm.. lot që rrjedhin nga gurrnajat, pikim lotësh, shpërthesat zjarrmi… Shpirti i poetes së re ndodhet në presion dhe furtunë të pandalshme
“TË VIJË AI ÇAST”
Një lutësi e madhe. Një falje që mund të sjellë çastin e shumëpritur dhe të dashuruar me gjuhën … dhe forcën e shumfishtë..
*
Në poezitë erotike Hasimja zbulon botën e saj të çiltër, mospëlqesën e precipitimit të marrëdhënieve në tradhtime. Ajo shpalos pra sinqeritetin femëror të përligjur që e kërkon dhe këtë sinqerim në kahjen tjetër, për të krijuar celulën e fortë dhe për të përgatitur çeljen e bukur të ardhmërisë... Kjo poezi reflekton dashurinë fortë të vajzës për shokun e jetës, pas përzgjedhjes...
Një ciklë i përzgjedhur ky nga vëllimi i saj, i cili tregon tentimin për të kërkuar më shumë në magjinë e e poezisë.. dhe kjo është e besueshme në seriozitetin Hasime Hotit, e cila ka ndërlidhur profesionine saj me bukurine e ndjenjave të hedhura e pwr t’u bërë prona te lexuesit. Duke qene në Finlande ajo është një emisare e gjuhës shqipe atje dhe gërmat shqipe dritojnë...
Hasime Hoti është poete qe premton me talentin e saj....

SHPIRTI THËRRET ZEMRËN

Si engjëll arrite më zbardhe jetën
Kurrë s'do ketë mbarim dashuria
Për ty jam gati , e fal dhe veten
se ti për mua je gjithësia !
28.11.2009

DRITARJA E MERGIMIT


Jam ulur në një cep dhe shikoj nga dritarja.
Me blerim pranverë meditoj vjeshtën që vjen
Dhe acarin e dhjetorit me mallin për JU!
Lotët më rrjedhin nëpër faqe të dashurit e mi
Është vështirë të jem larg jush.
Do arrij çasti të jemi bashke?!
Mungesën tuaj e ndjej thellë
Më qëndroni pranë, me jepni zemër
Jetën ta përballoj
Të rikthej kurorën e dijës në Atdhe!
Larg jush! prindërit e mi – jam pa krahë!
Në tokën e huaj e ngrirë më duket kënga,
Së malli për ju dhe tokën – më djeg!
Pa pra!
18.11.2009


SHPIRTI

Po flas me dhëmbje
E shqetësim
E humba yllin e zemrës
Yllin e shpirtit tim
Tash edhe lulet me duken
Që kanë pikëllim
Fryn një furtunë
Në shpirtin tim
Ndiej dhëmbje me zjarr
Lotët rrjedhin si gurrë
Do të shkruaj vargje zjarmi
E zemra nuk të harron kurrë
Lotët çdo ditë pikojnë
Ti humbë zemrën pas tjetrës
Sytë, as zemra s'të harrojnë
Kthehu thotë shpirti në natën e vonë
12.1.2010

TË VIJË AI ÇAST
Përkulem ! Dhe në heshtje lutem të vijë ai çast!
I them gurit të ftohtë fol të shkrihen damarët!
Se trupi po me dridhej nga ndjesia!
E ngrirë kështu, në vetmi as veten nuk po e njoh
Pa krahë në këtë, largësi hap shtigjet e mbijetesës
Të realizohet ëndrra, të ngritet atdhedashuria!
Dua të kthehet dashuria për jetën time atje.
Të jemi së bashku me gjithçka , gjithmonë .
Të ndihemi të fuqishëm për gjuhën dhe gjakun tonë!
Pse kjo ndodh kështu, në këto shtigje mërgimi ?
Kuptimi do të ketë arsye, do të ketë mirësi.
Të vijmë e të jetojmë , të bëjmë për Ty, pamundësi!.

XHAXHALLARËT E MI

Jeni të gjallë, ju xhaxhallarët e mi !
Edhe pse nuk mund të iu gjejë askund .
Gjithmonë për ju ndjej mall në gji
Në foto kur iu shikoj, malli më trand
Ju gjithmonë në zemrën time jeni të gjallë
Xhaxhallarët e mi - iu kujtoj çdo çast,
E vogël isha kur ikët , po ku shkuat vallë ?
-E vrisja mendjen e pikëlluar n'atë rast !
Të gjithë nga familja kokëvarur , derdhnin lot
Tani që u rrita e kuptova përse ju mungoni !
Në dasmën time e di se do t'iu pres kot !
- Desha të jeni e të më uroni ...
18.03.2010

NE PO NDAHEMI

NE PO NDAHEMI I DASHUR Vetëm FIZIKISHT
POR SHPIRTËRISHT KURRË
GJITHMONË DO TË JETOJMË NË SHEKUJ!
NDAHEMI SE TË TJERËT
NUK NA DUAN TË MIRËN
NUK DUAN TË VDESIM SË BASHKU
SI MUND TË JETË KËSHTU
PSE FJALËT E HUAJA NDIKOJNË KAQ SHUMË
DASHURIA JONË ËSHTË E PËRJETSHME!
DO T’I MALLKOJ ZOTI TË GJITHË ATA
QË PATËN HILE NË KËTË NDARJE
KURRË S'DO TA ARRIJNË KËTË PËRÇARJE!
TË DASHURUAR
NE VAZHDOJMË KËNGËN E HESHTJES
DERI TË VDESIM DO TË JEMI SË BASHKU
ME SHPIRT E ZEMËR JEMI LIDHUR GJTHMONË
KËSHTU DO TË JETË
HËRET DHE VONË.
22.03.2010

NDJEHEM MBRETËRESHË

Heshtur në dhomën time
Humba të kaluarën që iku
Çaste kujtimë më bënë shoqëri !
Në mendje gjithmonë të kam
Aty çdo çast vazhdo të pushosh.
Dua të të kem pranë-Të pres!
Kam ndjenja të zjarrta për ty!
Dashuria nuk shuhet kurrë.
Të ëndërrojë çdo natë
E të pres të vish
Se atëherë ndjehem Mbretëreshë!
08.03.2010

LAMTUMIRË !!!

"Është e shkruar nga inspirimi im
për një dashuri të humbur,
por kurrsesi për dashurinë time!"
Sa e lënduar jam në jetë
Që të deshta me zemrën plot,
S’më le rrugë tjetër n´këtë botë
Pos lamtumirë të të´them me lot.

Ishte ajo një dashuri
Plot besim e plot mashtrime,
Ah, tradhëti qofsh e mallkuar
Sa më bëre me trishtime.

Më ke lënduar në´zemër e shpirt
Unë të deshta pa asnjë hile,
Por s’paska jetë as dashuri
Me atë zemër aq katile!

Një dashuri papritur u shua
Që ma kallte zemrën mua,
Mos e kthe kokën nga unë
Se as unë më nuk të dua.

Do të´më mungojë prania yte
Do të vuaj në qetësi
Por dëgjoje zërin tim
Se s’ka jetë me tradhëti!


THELLË NË ZEMËR

Thellë ne zemer-
Ndjej mungesën tënde
Ti me ike dikur
Por kujtimet mbetën...
Tani nga qielli
Me shikon
Si engjëll i bardhë
Je shndërruar !
E di sa mall e dhembje
Ndjej në zemër
Sa shumë për ty
Syri im loton
Ti ike papritmas,
Por ta dish që në zemër
Gjithnjë do te të kem!
Dashuria për ty kurrë nuk shterron!


VITET E HUMBURA

Katër vite
Menjëherë i fike
Pa lamtumirë
Ike
Mbeti vetëm hidhërimi
Mbeti kujtimi
Po, jo mallkimi
Do të vijë ai çast pendimi...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi