Thaçi nominohet mandatar i qeverisë
Thaçi nominohet mandatar i qeverisë
Thaçi nominohet mandatar i qeverisë
Duke u bazuar në nenin 90, në nenin 84 pika 14, në nenin 95 paragrafi 1 të Kushtetutës së Kosovës, si dhe në Vendimin Nr. 231 – 2011, datë 7 shkurt 2011 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës 2010, presidenti në detyrë i Kosovës, Jakup Krasniqi ka nxjerrë vendim për nominimin e Hashim Thaçit, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, mandatar për formimin e Qeverisë së Kosovës.
Presidenti i Kosovës në detyrë, Jakup Krasniqi ka vendosur të emërojë kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Nëpërmjet këtij vendimi që u bë publik sot, zoti Thaçi ftohet që në afatin më të shkurtër kohor, të bëjë koalicionet e nevojshme me partitë politike për të formuar koalicionin për qeverinë e re dhe të dalë me propozim para Parlamentit të Republikës së Kosovës. Parlamenti do të mblidhet të hënën, kur sipas rendit të ditës duhet të zgjidhet udhëheqja e tij dhe të bëhet betimi i deputetëve.
Por, vendimi i presidentit në detyrë Jakup Krasniqi, duket se hap mundësitë që në të njëjtën mbledhje të votohet edhe për qeverinë e re dhe presidentin e ri të vendit. Ditët në vazhdim pritet të sqarojnë më shumë dakordimin e Partisë Demokratike që të hyjë në koalicion qeverisës me Aleancën Kosova e Re, partitë e pakicave dhe Listën Ibrahim Rugova që ka një deputet në Parlamentin e Kosovës. Po ashtu Partia Demokratike është dakorduar që t’i jap postin e presidentit Aleancës Kosova e Re e cila për këtë post ka nominuar kryetarin e saj, Behgjet Pacolli.
Kryeministri në largim, Hashim Thaçi ka paralajmëruar se java që po vjen do të jetë periudhë e fillimit të punës së qeverisë së re e cila siç ka theksuar ai, do të përballet me një periudhë sfidash që kanë të bëjnë me funksionimin e shtetit dhe zhvillimit ekonomik, qëndrueshmërisë politike dhe në veçanti integrimet evropiane.
Çështja e integrimit të Kosovës ishte pjesë e vizitës disaditëshe të Zëvendësdrejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Komisionit Evropian për zgjerim, Stefano Sannino, i cili tha sot se Kosova ka ardhmëri evropiane, por duhet të përmbushë reformat e vështira që krijojnë qëndrueshmëri dhe përparim. Ai tha se Komisioni Evropian mirëpret punën me qeverinë e Kosovës në realizimin e aspiratave evropiane. Zoti Sannino tha se Kosova ka bërë përparime thelbësore në përmbushjen e kritereve për përfshirje në dialogun për liberalizimin e vizave.
“Ne besojmë se kjo do të ndodhë shumë shpejt. Shpresojmë se tash me krijimin e qeverisë së re do të kemi mundësi të ulemi dhe të përcaktojmë qartazi se çfarë duhet bërë për të ecur më shpejt në këtë drejtim”, tha Sannino, por pa saktësuar se kur mund të fillojë ky proces.
Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin perëndimorë që ka mbetur jashtë procesit të liberalizimit të vizave.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» LDK nuk do të votojë pro Qeverisë Thaçi dhe zgjedhjes së presidentit
» Thaçi edhe delegacioni i Qeverisë në Restelicë
» Pacolli nominohet për President, Lila për Kryeministre
» Zef Ndrecaj:Leter e Hapur derguar Qeverisë së Kosovës, Kryeministrit, Zotit Hashim Thaçi
» Sefedin Krasniqi:DONIKA QË I TËRBOI ENVERISTËT , I TRAZOI ZYRTARËT E QEVERISË THAÇI E I ÇMENDI UDB-ashët

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi