Ismet Uka: Minatorët e zgafelles se minierës se Stantergut...
Faqja 1 e 1
Ismet Uka: Minatorët e zgafelles se minierës se Stantergut...
Minatorët e zgafelles se minierës se Stantergut e cila gjendet ne zemër te Shalës se Bajgores me grevën e tyre madhështore bën qe regjimi i Millosheviçit jo vetëm ti thej dhëmbët por edhe aj regjim te shkoj drejt thye qafen..
Nga Ismet Uka- Vushtrri
Ishë Minator i Kombinatit Trepça.
Po afrohet 20 shkurti dita kur u mbajt greva e Minatorëve tani jo si datë përkujtuese por datë historike dhe vendimtare, për shqiptaret e Kosovës te shtypur dhe te nëpërkëmbur gjatë historisë se ish Jugosllavisë pra, shqiptaret ne ketë shtet edhe se jetonin ne token e vet ata nga serbet dhe te tjerët konsideroheshin si qytetar te rendit te dytë. Pra, okupatori serb çdo here e donte Kosovën ne gjirin e vet por Kosovën e donte pa shqiptar ose me shqiptar te dëgjueshëm dhe analfabet qe ne vend te nënshkrimit ne dokumente zyrtare ta qitshin gishtin.
Kosova dhe shqiptaret e saj gjatë bashkë jetesës me popujt sllav përjetuan momente shumë te rënda sepse shpesh here nga pushteti jugosllav dhe aj serb merreshin masa turturuse kundër shqiptarëve. Menjëherë pas çlirimi nga Gjermania fashiste ne vitin 1945 ne Kosovë u vendos administrimi ushtarak dhe shumë shqiptar u likuiduan nen akuzën se kanë luftuar ne anën e ballistëve e kundër forcave anti fashiste qe ne luftën anti fashiste morën pjesë edhe shqiptarët e Kosovës. Qe pas çlirimit definitive ishte marrëveshja qe shqiptarët e Kosovës ti bashkëngjiten Shqipërisë shtetit amë. Kjo marrëveshje u fuqizua me anë te dhunës nga regjimi serb dhe me dhunë u detyruan shqiptarët e Kosovës ti bashkëngjiten Serbisë.
Ne vitin 1956 filloj fushata për mbledhjen e armeve, në popullatë kjo fushat ishte paramenduar nga regjimi Rankoviçist vetëm për te bar torturë mbi shqiptaret e Kosovës kështu qe ndodhi një torturë shumë e egër mbi shumë shqiptar. Ishte kohë e varfrëris se madhe atëherë ne Kosovë por regjimi serb shumë shqiptar, kishte vendos ti torturoj me kit pretekst dhe te futke frig ner ta dhe te shpërnguleshin për Shqipëri ose Turqi. Kishte momente ku qytetari shqiptar torturohej deri ne vdekje për torturat kaq çnjerëzore qe bëheshin kundër popullatës shqiptare ne at kohë ne Kosovë opinioni ndërkombëtar shumë pak kishte mundësi te informohej sepse mjetet e informimit ne Kosovë ishin ne kollaps te vërtet dhe as qe kishte bërë përpjekje kush qe ti zhvilloj ato. Fatkeqësisht valles se keti represioni ju kishin bashkëngjit edhe shumë shqiptar te cilët ishin te punësuar ne UDB-ën jugosllave ne at kohë.
Pa marr parasysh dhuna dhe represioni i cili u bënte mbi popullatën shqiptare ne at kohë prapë forcat patriotike ne radhët e popullit shqiptar te Kosovës gjenin forcë qe te mposhtnin friken dhe te dilnin me kërkesa te ndryshme qe popullata kishte nevojë për to si për shkolla, për punësim dhe shumë kërkesa tira politike qe ma vonë me sakrificë te madhe popullata kosovare ne kuadër te Jugosllavisë Kosovën do ta bënte faktor te rëndësishëm ekonomik kulturor dhe politik. Qe për pozitën te cilën e fiton Kosova ne federatën jugosllave shumë republika ne përbërje te Jugosllavisë dot shprehnin pa pajtueshmëri a veçmas Serbia, Mali i zi dhe Maqedonia. Serbia me fanatizëm te fort politik, intelektualo kishtar dhe akademik dot punoj kundër kësaj pozite te Kosovës qe e morri ne federatën jugosllave me kushtetutën e vitit 1974.
Forcat politike dhe intelektuale te shqiptarëve te Kosovës injorancën e regjimit serb qe javë bënte shqiptarëve si popullatë numerikisht e tret ne jugosllavi nuk mund ta duroshin dhe shumë here popullin e organizuan ne demonstrata me kërkesë për barazi politike si te gjithë popujt tjerë ne jugosllavi. Këto kërkesa regjimin serb e aktivizonin edhe ma shumë e shtonte dhunën mbi popullin shqiptar a veçmas mbi intelektualet, nxënësit dhe studentët duke i arrestua dhe duke i torturua ne mënyrë shumë te egër. Ne vitin 1968 studentët e fakulteteve qe ishin ne Prishtinë organizuan demonstrata ku u kërkua qe pozita e krahinës socialiste autonome e Kosovës te avancohet ne republikë dhe Kosova ti ketë te gjitha institucionet e veta duke i përfshi edhe simbolet kombëtare siç është flamuri, himni por edhe institucionet ma te larta shkollore siç është universiteti. Kërkesat e studentëve shqiptar nuk mbeten edhe pa ndikim ne politiken jugosllave ky presion disi amortizohej duke i zhagit dhe vonuar te drejtat por masë këtyre demonstratave u lejua përdorimi i flamurit shqiptar dhe filloj themelimi i universitetit te Prishtinës pra këto demonstrata i zgjuan nga gjumi i luksit shumë politikan kosovar dhe u aktivizuan ne betejën politike për te drejta sa ma te barabarta te Kosovës me njësit tjera ne federatën e Jugosllavisë. Duhet pranuar se pas lufte anti-fashiste Kosova numëronte ne gishta te dorës kuadrat e shkolluar qe mujshinë mej përballua proceseve politike ekonomike kulturore dhe arsimore qe duhej te zhvilloheshin ne Kosovë. Kurse, ndihma qe duhej dhanë Kosovës ne kit drejtim ishte çdo here e hezituar nga organet shtetërore jugosllave. Kishte përpjekje serioze qe Kosova te pengohej nga ana e regjimit serb qe ekonomikisht mos te zhvillohet.
Gradualisht Kosova vinte duke i shti ne funksion edhe kuadrat e reja si ne politik, ekonomi, kulturë, sport, kuadro tani më te dala nga bankat e fakulteteve e shkollave te larta qe vërtet ishin vizionar te devotshëm te zhvillimit dhe përparimit te Kosovës.
Si rezultat i presioneve politike kurrë te pa pushuara kundër organeve federative si rezultat i këtyre presioneve politike erdh edhe te kushtetuta e vitit 1974 qe krahinën socialiste autonome te Kosovës e beri element te federatës jugosllave ku pozita e Kosovës si ne aspektin juridik por edhe at politik nuk dallonte shumë nga njësit tjera qe përbënin federatën jugosllave.
Duke par Serbia se ingjirencar shtetërore qe i kishte mbi Kosovën ma i hpi dhe Kosova tani po i rrëshqet për çdo herë prej përbërjes se saj filloj punë intensive brenda Serbisë kundër pozitës kushtetuare te krahinave autonome duke u arsyetua se Serbia duhet te jetë unike dhe Serbia gjithsesi duhet ta ketë te drejtën qe ta ndryshoj kushtetutën e vet edhe pa pëlqimin e krahinave autonome. Filloj kjo fushat kundër Kosovës menjëherë pas vdekjes se Titos ne vitin 1981 ku ne ketë vit ndodhen edhe demonstrata masovike te qytetarëve shqiptar nxënësve dhe studentëve ku u kërkoje qe Kosova te avancohet ne statusin e republikës.
Serbin, demonstratat e vitit1981edhe ma tepër e shtyn qe ta intensifikoj dhunën kundër Kosovës ne vend qe te avancoheshin te drejtat e shqiptarëve dhe tu epeshin ato te drejta qe e meritojshin bënte presion edhe ne republikat dhe krahinat tjera te Jugosllavisë qe te mendojnë qysh mendon Serbia dhe ne Kosovë u shpall gjendje lufte ku Kosova u militarizua ne mënyrë te çeliktë dhe filluan arrestimet, torturat dhe dënimet me burg te rinis, nxënsive dhe student te universitetit te Kosovës. Filloj diferencimi ideo politik i kuadrove neper te gjitha institucionet si dhe ne OP te Kosovës. Nga momenti i demonstratave te vitit 1981e deri ne vitin 1999 atëherë kur mbaroj lufta Serbia ne Kosovë kurrë ma se ka hjek dhunën dhe represionin mbi popullin shqiptar dhunën e zhvillonte me metoda ma te vrazhda te mundshme. Shkurtimisht pas këtyre demonstratave afirmimi i shqiptarëve ne te gjitha drejtimet stagnoj sepse zhvillohej dhunë e madhe mbi te gjitha institucionet dhe shumë kuadro profesionale te shqiptarëve u larguan nga puna dhe largimi nga puna vazhdonte edhe ma tutje u krijua një huti nga kjo dhunë e shfrenuar qe lejohej te bahet mbi kuadrat shqiptare dhe shqiptaret Serbia i qiti jashtë ligjit dhe për ta nuk përgjigjej askush fare njerëzit e pushtetit bënin qa te donin me ta. Duke u arsyetua dhe duke ju mbështet lloj lloj etiketash te pa qenë, vetëm e vetëm për ti nënshtrua edhe intelektualet shqiptar dhe ata punën e tyre te ja përshtatin politikes serbe, por kjo kurrë nuk ndodhi, Serbia ishte çdo here ne kërkim e sipër për te gjetur modusin se si te rrënohet kushtetuta e vitit 1974 sepse kjo kushtetutë thoshte për te gjitha është fajtore sepse shqiptarëve u kemi dhanë shumë te drejta.
Me ardhjen e Millosheviçit ne pushtet ne vitin 1986 filloj fushat edhe ma e egër dhe e rrezikshme për qytetaret e Kosovës a veçmas intelektualet kosovar ishin ne shënjestër te politikes nacionaliste Milloseviqjane. Organizonte tubime masovike kundër Kosovës neper shumë vise te Serbisë ku haptas sulmohej rendi kushtetutar i Kosovës, serbet e Kosovës i udhëzonte qe ta intensifikojnë luftën politike kundër fqinjëve te vet shqiptar dhe te futin frig ndër ta dhe ta braktisin Kosovën sa ma shumë shqiptar qe është e mundur. Organet federative dhe kryesia e Jugosllavisë qëndronin vetëm sa për sy e faqe ku ushtrinë dhe policinë ne tersi i futi nen komandën e vet ku edhe stafi komandues i ushtrisë dhe policisë jugosllave për shqiptaret filluan te mendojnë ashtu qysh mendonte Millosheviqi. Pra, shqiptarët e Kosovës nga njësit tjera federative konsideroheshin si paravan për ti rregulluar interesat e tyre te mbrëmshme dhe për tu nda nga përbërja jugosllave duke mos ju përzier Serbisë fare se çka dot bëj me Kosovën. Mirëpo, Serbia duke e përdor kartën e Kosovës pretendonte qe ne jugosllavi te krijonte serbin e madhe dhe te jetë republikë dominonte ne jugosllavi.
Kur e pan udhëheqjet e nisive tjera federale se Serbia Kosovën po e përdor si paravan për ti fut edhe ato nën ingjirenca te vet udhëheqja e këtyre nisive filluan te mendojnë ndryshe por edhe te veprojnë ndryshe politikisht por çdo here duke i fry zjarrit ne Kosovë me qellim qe Kosova te ndizej kurse republikat ne fjalë te shkëputeshin pa fie mundimi. Mirëpo, tani kuptimi i kësaj politike nga ana e tyre ishte e vonshme sepse Millosheviqi veç çështjet organizative politiko ushtarake i kishte kryer dhe e dinte çka donë dhe ku duhet te ja filloj nëse është nevoja . Kosovën e militarizoj ne aso forme qe s’kishte edhe buburreci ku te fshihej akuzat kundër udhëheqjes se Kosovës për çdo dit i paramendonte dhe i bënte sa ma te ashpra dhe ne nëntor te vitit 1988 vendosi qe shumë udhëheqës ne komitetin krahinor te LKK ti ndërroj me an te dhunës por edhe organet krahinore te kuvendit te Kosovës i kishte pik synim. Kur minatorët e Stantergut dëgjuan për qëllimet e Serbisë atëherë e lan punën ne zgafelle dhe ja mësyn Prishtinës me 17nëntor te vitit 1988 .Ky marsh i minatorëve te Stantergut ishte i organizuar mirë dhe në këmbë ja mësyn Prishtinës me qellim për ti mbrojt udhëheqjen e institucioneve te Kosovës qe ishte unike e kundërshtonte tezen e nacionalizmit serb qe Kosova ma nuk duhet te ketë kushtetutë.
Këti marrshi te Minatorëve te Stantergut drejt Prishtinës qe tani u bën qe 22vjet ju bashkëngjiten i madhe e i vogël, pleq e te rijnë, nxënës dhe student rrugët e Kosovës qe qonin drejt Prishtinës nga te gjitha regjionet ishin përplot popullatë qe ja kishin mësy Prishtinës për ti përkrah minatorët e Stantergut ne qëllimet e tyre populli shqiptar ishte hogjemonizuar dhe ishte unik ne kërkesat e veta. Menjëherë këti marrshi te Minatorëve ju bashkëngjiten edhe punëtoret e nisive tjera punuese ne Trepçë ku përkraheshin minatorët dhe kërkesat tyre, marshit gjithashtu ju bashkëngjit e ter punëtoria kosovare, si dhe nxënësit dhe studentët e universitetit te Prishtinës. Tani ma frika ishte mposhtur ne radhët e popullatës nga policia dhe ushtria serbe ma askush nuk pritonte ta jepte edhe jetën për ta mbrojt renin kushtetutar te atëhershëm te Kosovës por edhe udhëheqjen e saj qe Serbia donte ta shkarkonte duke e përdor dhunën. Tani ky marsh i minatorëve drejt Prishtinës ja bëri me dije Serbisë qe nuk dot kalon aq letë me shqiptarët e Kosovës, 17 nëntori i vitit1988 mblodhi aq shumë njerëz ne Prishtinë qe ne krye te ati tubimi prishin Minatorët e Stantergut tubimi zgjati deri ne orët e vona te natës derisa morën garanci te tubuarit qe çdo gjë qa dot veprohet dot veprohet me procedura te rregullta qe dot merren ne institucionet e Kosovës.
Gjatë ditës se 17 nëntorit te vitit1988 te gjitha repartet e kombinatit Trepça e ndërprenë punën ne mungesë te fuqisë punëtore sepse ata veç ma ju kishin bashkëngjit marshit te minatorëve drejt Prishtinës. Trepça numëronte diku rreth 17 500 punëtor kurse marshit ju kishin bashkangjitur rreth12 500 punëtor. Te nesërmen me tu kthyer punëtoret ne vendet e punës menjëherë serbet filluan te dhanë konkludime te ndryshme rreth tubimit dhe marshit te minatorëve. Tubimit te minatorëve serbet i dhanë ngjyrë nacionaliste kundër Serbisë dhe Jugosllavisë dhe ne ketë tubim edhe se ne te nuk u dëgjua kurrfarë parulle tjetër përpos thirrjes për bashkim vllazënim dhe barazi te plot te shqiptarëve me te tjerët. Pra, serbet edhe parullat ku kërkohej barazi politike e shqiptarëve i konsiderofshin si nacionaliste.
Kualifikimet e tilla te cilat vishni nga rrymat anti shqiptare ne Trepçë askush nuk i pranoj as ne degët e sindikatës as ne degët e partisë. Gjendja politike e sigurisë aq fort u acarua sa qe ishte rrezik qe te ndodhte edhe konflikt fizik i punëtorëve shqiptar dhe serb. Trepça tani ma mbas këti marrshi madhështor te minatorëve gradualisht rrëshqitke prej një punishte te madhe prodhuese drejt një çerdheje ku rriheshin dy koncepte te kundërta politike, koncepti serb i cili tentonte qe shqiptaret me forcë ti ngulfat dhe t’jav imponoj robërinë kurse ishte koncepti tjetër qe minatorët e kishin shti si opsion barazi për shqiptaret sikur për te gjithë ose ndasi përjetësisht nga politika diskriminuese e cila zhvillohej kundër shqiptarëve te Kosovës, Ma për punë dhe prodhim nuk mendoje askush nga punëtoret shqiptar sepse vërehej qe politika serbe ndaj shqiptarëve te Kosovës nuk po ndryshon udhëheqja serbe ne krye me Sllobodan Milloshoviqin pa marr para sysh çmimin qe duhej te paguante, kishte vendos ta formoj serbin e madhe dhe dy krahinat te mbesin si dekor ne krah te vet pa kurfar kompetencash.
Filloj fushat e egër politike ne Trepçë kundër kuadrove shqiptare dhe u tërhiqej vërejtja se duhet punëtorëve t’ju bëjnë presion qe ti pranojnë ndryshimet kushtetutare qe synojke Serbia ti bënte por edhe gjithë se si te kujdesen për realizimin e detyrave te punës sipas planit ne te kundërtën do te ndërmerren masa ndëshkuese ndaj secilit udhëheqës shqiptar qe këto detyra i len pas dore. Morali i punës dhe vullneti nder punëtor te Trepçës aq fort ish ra sa qe askush nuk mendonte si te punohet apo prodhohet po si te depërtohet te barazia politike e shqiptarëve ne jugosllavi me te tjerët, ditët kalonin dhe gjendja veç sa acarohej sepse Serbia e beri te çart se për ndryshimet e propozuara dot bën çdo gjë nëse është nevoja do ta përdor edhe forcën policore dhe ushtarake e ndryshimet ne kushtetutë do ti bën gjithsesi.
Gjithashtu edhe Rusia për këto ndryshime te dhunshme te cilat Serbia synonte ti bënte i rrike ne krah dhe me çdo kusht tentonte qe edhe federatën jugosllave si krijesë artificiale ta mbaj gjallë sepse shpërbërja e saj nuk i konvenonte, për mbetjen gjallë te federatës jugosllave Rusia dhe Serbia gjeten edhe aleat ne Evropë por edhe ne arenën ndërkombëtare bile çka bën Serbia me shqiptar natë kohë as nuk i interesonte bile Evropës. Ne Trepçë me vëmendje përcillej politika qe zhvillohej ne federatën jugosllave, ndaj Kosovës njësitë tira federale me Kosovën bashin pazare te fshehta me Serbin kurse publikisht deklaroheshin se shqiptaret kanë te drejt te jen te barabartë ne jugosllavi kurse ne anën tjetër çdo masë represive qe Serbia propozonte qe ta ndërmarrin organet federative kundër Kosovës e miratojshin. Pra, vinte rrethi duke u ngushtuar dhe koncepti serb për ndryshimet kushtetutare afrohej koha qe duhej te aprovohej gjithsesi ose te merret masa ma e ashpër kundër Kosovës ishte edhe opsioni tjetër qe te futej prapë administrimi ushtarak dhe te pushohen te gjitha institucionet vet qeverise te krahinës se Kosovës te asaj kohe. Duke par minatorët e Stantergut qe politika serbe kundër Kosovës vetëm po vjen duke u ashpërsuar me datën 20 shkurt te vitit 1989 ndërrimi i tret ne minierën e Stantergut refuzon te dal nga zgafellja duke shtruar kërkesë politike për organet jugosllave dhe serbe qe te heqin dorë nga dhuna qe po e bëjnë kundër shqiptarëve dhe ti futin ne opsion barazinë edhe për shqiptaret si për popujt tjerë qe ishin ne federatën jugosllave.
Mbyllja e minatorëve ne zgafellen e minierës nga pushteti serb tentohej te mbahej ne fshehtësi te madhe, mirëpo informatat përcilleshin prej punëtori ne punëtor kështu qe te gjithë punëtoret e tjera nisive punuese te Trepçës për grevën e minatorëve e kuptuan duke shkuar ne punë ne turnin e par. Menjëherë minatorëve neper te gjitha nisitë punuese ju dha përkrahje e madhe duke refuzuar qe t’ja fillojnë punës, pra te gjithë punëtorët e te gjitha nisive punuese ne Trepçë ne shenj përkrahje te minatorëve hyn ne grevë dhe u zotun qe punës mos t’ja fillojnë deri sa te dal edhe minatori i fundit shëndosh e mirë nga zgafellja e minierës.
Për minatorët e Stantergut filloj përkrahja e madhe nga te gjitha shtresat e popullatës kosovare, mediumet kosovare ne gjuhen shqipe informonin ne mënyrë shumë objektive,
secila shtëpi shqiptare ne Kosovë brengosej për shëndetin e minatorëve te Trepçës. Pushteti serb mur një grusht te rënd nga greva sepse mendonte se tani kish arrit te fut frig nder qytetaret e Kosovës dhe kushtetutën po e ndryshon pa zhurmë te madhe. Mirëpo, greva ja demantoj llogarit e gabueshme pushtetit serb, greva e paralizoj jetën normale ne ter Kosovën, grevës ju bashkëngjiten i madh dhe i vogël duke përfshi te gjitha shkollat dhe universitetin dhe shumë kuvende komunale te Kosovës.
Pushteti serb ishte ne tronditje te madhe dhe ne një panik qe e qiti nga kontrolli filloj mos tu besoj as nisive policore te cilat i kishte sjell ne Kosovë se mos nuk e kanë bar represionin ashtu qysh kanë qen te këshilluar. Filloj lëvizjen ushtarake konvojet me tanke dhe automjete te blinduara i nisi drejt Kosovës, ne Kosovë nga këto lëvizje u krijua një zhurmim i hatashëm.
Lëvizjet ushtarake drejt Kosovës ma tepër bëheshin natën, këto lëvizje u vrejëshin nga punëtoret e Trepçës qe nisitë punuese i kishin afër autostradës Prishtinë Beograd. Por konvojet ushtarake futeshin edhe nga ana e Nishit ku tentohej te mbillej friga nder popullatën shqiptare.
Mirëpo këto lëvizje nuk ishin edhe për tu nënçmuar por tani ma popullata ish zotua qe kërkesat e minatorëve për barazi ti përkrah deri ne fund, brenda ne nisitë punuese ishte rrezik qe te ndodhte konflikt fizik ndërmjet punëtorëve serb dhe shqiptar, punëtoret serb mbanin tubime te posaçme duke kërkuar qe te merren masa ndëshkuese kundër punëtorëve shqiptar nga ana e pushtetit dhe tu krijohet hapsin për punë. Mirëpo, punëtoret shqiptar ishin shumicë dhe te vendosur qe ti hyn edhe qërimit te hesapeve ne mënyrë fizike e makinat te pushojnë se punuari deri sa minatorët mos të dalin nga zgafellja.
Metalurgjia e plumbit ishte ne Zveçan ku përbërja nacionale e popullatës ishte ne favor te serbëve .Metalurgjia bënte edhe furnizimin e shumë nisive tjera me repromaterial erdhën informata se popullata serbe ne Zveçanë ka fillua te tubohet për te ja mësy metalurgjisë se plumbit dhe prodhimin me e fillua duke i larguar me dhunë punëtoret shqiptar. Ndaj këti veprimi qe tentohej te ndërmerrej nga ana e serbëve te Zveqanit e qe organizatoret ishin te ditur menjëherë ju tërhoq vërejtja se veprimet e tilla janë te rrezikshme dhe qojnë drejt një konflikti qe qon edhe drejt gjak derdhjes por ne punëtoret shqiptar nëse sulmohemi jemi te detyruar te mbrohemi ne vendin e punës se nga këtu s’kemi ku të shkojmë. Kjo përgjigje e vendosur e punëtorisë shqiptare te metalurgjisë se plumbit bëri qe kjo alternative e rrezikshme serbe mos te zbatohet.
Kishim informata te sakta se pa marr parasysh pasojat qe dot ndodhshin qëndrim i udhëheqjes serbe ishte se kushtetuta duhet te ndryshohet gjithsesi dhe krahinat tani ta kanë ven kushtetutës vetëm një statut dhe ashtu edhe ndodhi.
Mirëpo ne Trepçë kurrë nuk pushoj aktiviteti drejt realizimit të të drejtave te barabarta te Kosovës me nisitë tjera te Jugosllavisë dhe ligjet dhe masat qe i ndërmori Serbia nga dalja e kushtetutës se zhablakut ato masa ne Trepçë nuk u pranuan nga ana e punëtorëve shqiptar.
Edhe se represioni, dhuna ndaj tyre ishte shumë e vrazhdë, nga greva doli si rezultat largimi masovik i punëtorëve dhe intelektualëve shqiptar nga LKJ(Lidha e Komunisteve te Jugosllavisë) pra, Kosova u çlirua nga një ideologji qe kishte krijuar një krijesë artificiale shtetërore qe nen preklamimin e barazisë nacionale shqiptarët çdo here me represion tentonte ti mbaj nen sundimin e vet dhe mos tua jap kurrë te drejtat te cilat u takojnë. Ne anën tjetër greva bëri qe shqiptaret e Kosovës te mbesin te bashkuar dhe ashtu te bashkuar te qëndrojnë deri ne fitoren përfundimtare te lirisë. Pra, greva e minatorëve te Stantergut bëri qe themelet e shtetit te Kosovës te vendosen mu ne ketë minierë dhe nga këtu tani shqiptarët filluan qe vet te jen kreator te politikes se vet kombëtare ku gjithsesi lufta e UQK-ës dhe gjaku i derdhur i dëshmorëve do ta sjellin lirinë dhe pavarësinë e plot te Kosovës qe tani populli i Kosovës po e gëzon i lirë po e ndërton dhe zhvillon Kosovën.
Ne ketë shkrim u mundova ti paraqes disa ndodhi qe na u krijuan gjatë etapave te përmendura, mirëpo qëllimi i këti shkrimi ma tepër ka te bëj me përkujtimin e 22vjetorit te grevës se minatorëve te Trepçës e cila ndodhi ne zgafellen e minierës se Stantergut. Pra, edhe tani bashkimi si i atëhershëm i kombit rreth minatorëve është aktual por tani duhet te bashkohemi rreth institucioneve te Kosovës dhe duhet punuar qe puna e tyre te jetë sa ma efikase dhe ne interes te te gjithë qytetarëve te Kosovës. Prandaj është detyrë dhe obligim i çdo qytetari te Kosovës qe punën e vet ta orientoj ne krijimin e një shteti funksional qe funksionimi i tij te bazohet ne ligj dhe kushtetutë drejt forcimit te institucioneve dhe zhvillimit te një shteti ligjor, por ky obligim dhe kjo barrë bien më se tepërmi ne ata qe populli javë dha besimin për me udhëheq shtetin, përmes votës se lirë gjatë zgjedhjeve te lira dhe demokratike.
Ismet Uka- ish punëtor i metalurgjisë se plumbit tani pensionist i parakohshëm.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Vullnet Mato: SINJALISTE E MINIERËS
» Lepaja: Minatorët po sakrifikohen prapë për Kosovën
» Bahtiri: S'ka marrëveshje - Minatorët vazhdojnë grevën
» AVOKATI DOKTOR ASLLAN KARAJ - FENIKS NGA QIEJT E ERRËT TË MINIERËS, NGA QIEJT E XHINDOSUR TË DIKTATURËS, NË QIEJT E QETË DHE TË KTHJELLËT TË ZVICRËS
» ISMET HEBIBI:P O E Z I E L I T A R E
» Lepaja: Minatorët po sakrifikohen prapë për Kosovën
» Bahtiri: S'ka marrëveshje - Minatorët vazhdojnë grevën
» AVOKATI DOKTOR ASLLAN KARAJ - FENIKS NGA QIEJT E ERRËT TË MINIERËS, NGA QIEJT E XHINDOSUR TË DIKTATURËS, NË QIEJT E QETË DHE TË KTHJELLËT TË ZVICRËS
» ISMET HEBIBI:P O E Z I E L I T A R E
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi