Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lepaja: Minatorët po sakrifikohen prapë për Kosovën

Shko poshtë

Lepaja: Minatorët po sakrifikohen prapë për Kosovën Empty Lepaja: Minatorët po sakrifikohen prapë për Kosovën

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 20, 2015 11:31 pm

Lepaja: Minatorët po sakrifikohen prapë për Kosovën


Lepaja: Minatorët po sakrifikohen prapë për Kosovën Largea_lepaja-minator-euml-t-po-sakrifikohen-prap-euml-p-euml-r-kosov-euml-n_hd1421779830


Analisti Fadil Lepaja ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të mbrojë interesat e Kosovës dhe të mos lejojë sakrifikimin e minatorëve.
Ai ka thënë se ka kaluar koha kur minatorët kanë pasur nevojë të sakrifikohen e mbyllen nëpër horizonte të minierave në mbrojtje të interesave të Kosovës.


Lexojeni të plotë postimin e Lepajës në Facebook:


"Nese ka nevoje te sakrifikohen edhe njeher minatoret e Trepces, askush nuk mundet te me binde se Kosova eshte e lire.
Ka kaluar koha kur minatoret kane pase nevoje te sakrifikohen, dhe te mbyllen neper horizonte, per minierat! Qeveria e Kosoves eshte ajo e cila duhet te mbroje interesat e Kosoves. Qeveria duhet te bisedoje me minatoret dhe te i siguroje ata lidhur me shqetesimet e tyre.
Per ceshtje strategjike per vendin, duhet te tejkalohen interesat e ngushta politike dhe te gjitha vendimet duhet te meren me konsensus sa me te gjere, e jo te mbivotohen!
Te gjithe ministrat pavaresisht nga nacionaliteti duhet te jene lojal interesave te vendit dhe te punojne me strategjine e qeverise te Kosoves e jo me ate te grupeve joformale nga shtetet fqinje!.
Askush nuk guxon me me i perbuze e me i fye qytetaret e Kosoves dhe te jete ne qeveri! Dorheqja duhet te jete akt moral. Nese Serbia dhe udheheqja e saje politike nuk gjeti force te kerkoje falje per krimet qe i beri shteti serb ne Kosove, atehere se paku ministrat serb duhet te permbahen nga deklarimet e papergjegjshme dhe qe nxisin kriza e konflikte.” (sic), ka shkruar Lepaja në Facebook.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi